Grasso: Pasuritë e organizatave kriminale t'i jepen të varfërve

6 Maj 2014, 18:50Politika TEMA
Grasso: Pasuritë e organizatave kriminale t'i jepen të

Pasuritë e sekuestruara nga aktivitetet kriminale t’i ofrohen njerëzve në nevojë. Propozimi është bërë nga Presidenti i Senatit Italian Pietro Grasso në një konferencë për mediat në Tiranë në përfundim të vizitës dyditore.

“Duhet që të sekuestrohen pasuritë e organizatave kriminale dhe këto t’u ofrohen personave që kanë nevojë, veçanërisht në periudha të tilla krize”, theksoi Grasso.

Referuar reformave që po ndërmerren në Shqipëri, ai pohoi se kemi informacion se po ndërmerren reformat e duhura, duke përmendur këtu edhe reformën administrative- territoriale. Por sipas kreut të Senatit italian reformat janë shpresëdhënëse, por të pamjaftueshme nëse njerëzit nuk i zbatojnë.

Në lidhje me trafikun e drogës, një çështje shumë e debatueshme në politikën shqiptare, Grasso tha se prej kohësh ai ka pasur informacione për trafikun e drogës dhe në raport me shtetet e tjera.

“Unë për situatën kriminale kam një informacion që të para një viti. Por unë mund t’ju them, se ka patur një lloj kalimi të drogës nga Ballkani, nga deti dhe toka. Madje kemi bërë disa hetime, dhe na ka rezultuar se ka ekzistuar një pikë grumbullimi të drogës mes Kosovës dhe Shqipërisë për t’i shpërndarë më pas në Europë”, u shpreh Grasso.

Presidenti i Senatit Italian foli për sistemin gjyqësor, ku theksoi se pavarësia e tij është shumë e rëndësishme.

“Një sistem gjyqësor i pavarur është shumë i rëndësishëm. Për sistemin gjyqësor duhet një polici gjyqësore e pavarur që varet nga prokuroria. Në Itali KLD-ja kontrollon edhe prokurorinë. Në Shqipëri jo. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë”, u shpreh Grasso.

Gjatë vizitë në Tiranë, Presidenti i Senatit Italian iu akordua titulli ‘Doctor Honoris Causa’ me motivacionin: “Për kontributin e shquar në luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për përpjekjet e tij në forcimin e shtetit të së drejtës”.

Pietro Grasso ka pasur një kontribut të gjerë në fushën e drejtësisë.

Në 1984 u caktua gjyqtar i asociuar në procesin e bujshëm gjyqësor kundër mafias, i cili filloi në shtator të vitit 1985 dhe përfundoi në dhjetor të vitit 1987, pas 22 muajsh seancash gjyqësore dhe 35 ditësh filmime.

Pas vrasjes mafioze të gjykatësit Giovanni Falcone, Pietro Grassso mori vendin e tij si anëtar në Komisionin Qendror për programet e mbrojtjes së dëshmimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Në vitin 1993 ai bën pjesë në Prokurinë Kombëtare Antimafia.

Në vitin 1999 emërohet Prokuror Kombëtar për Antimafian, periudhë pas së cilës ai u emërua Kryeprokuror i Prokurorisë në Palermo.

Në tetor 2005 u emërua Prokuror Kombëtar i Antimafias.

Që nga viti 2013 mban mban postin e Kryetarit të Senatit të Republikës Italiane.

9 komente në “Grasso: Pasuritë e organizatave kriminale t’i jepen të varfërve”

  1. arsen says:

    Po tja maje bytha na njonit….Po
    Pse ju ne Itali keshtu keni vepruar?
    Paskeni 1 vit qe i dini te gjitha dhe tani i thoni?
    Aferim!
    Berlusconin keni 10 vjet qe nuk e denoni dot, megjithse ja dini te gjitha. Bunga-Bunga ua ka bere Italine

  2. . says:

    ——————————————————-

    Shume e drejte.

    Dhe pasurite e familjes kriminelit Sali Bisha,
    t’i jepen apo t’i kthehet asaj pjese te varfer
    te popullit qe 23 vjet i vodhi dhe i mashtroi
    krimineli Sali Bisha.

    ————————————————————

  3. erjon says:

    Te strehoen ato familje qe Sali Berisha i nxorri ne rruge.
    Deri me sot asgje nuk eshte bere per ata njerez,te cilet vuajne me te padrejte mungesen e nje catie mbi koke gje qe eshte e drejta me themelore e njeriut.
    Sali Berisha u soll ne menyre me cnjerezore me keta njerez te thjeshte e te ndershem qe nuk kishin bere asnje faj.
    Edi Rama ka rastin ta ndreqe kete padrejtesi apo poshtersi dhe te marre bekimin e ketyre njerezve qe vuajne prej dy vjetesh.

  4. alkeo says:

    ia the Ilirit kete.

  5. shqiptar i ndershëm says:

    Te gjitha pasurite e bera me korrupsion nga oligarkia e djathte dhe e majte ne Shqiperi duhet te sekuestrohen dhe tu shperndahet shqiptareve te varfer ose te behet prona te shtetit.

  6. nuri says:

    Me cilin tallet ky Italiani, i thote Kryetekorruptuarit me Bllok I. Meta te luftoje korrupsionin. Ik more Italian legen per te mos te thene mafioz i felliqur.

  7. SHQIP says:

    e ka muabetin per Ilirin jo per te gjatin se te gjatit ja ka prere kembet Iliri

  8. At’here s’do kete me te pasur ne Shqiperi…

    1. qytetari says:

      Ne Shqiperi duhet te kete te pasur por te pasur qe jane pasuruar me djersen e tyre dhe me pune te ndershme.
      Ata qe jane pasuruar nepermjet rrugeve te jashteligjeshme dhe krimit duhet te denohen dhe pasuria ti sekuestrohet,keshtu nese duam te kemi nje shtet demokratik ku mbi te gjitha respektohet LIGJI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje