Letër e hapur/ Ish-sekretarit të PPSH dhe bashkëkryetarit të Partisë Demokratike, shokut Sali Berisha

7 Maj 2014, 08:52Politika TEMA

Po mbushen 24 vjet nga koha kur vendose të flakësh teserën e Partisë së Punës dhe të kryesosh partinë e të djathtëve në Shqipëri. Po bëhen 24 vjet që flet, bërtet e çirresh kundër Enver Hoxhës, duke e shndërruar antikomunizmin në kredon tënde politike. Por në këto 24 vjet ka ndodhur pikërisht ajo që ti ke patur më shumë frikë se do të ndodhte: Figura e Enver Hoxhës është lartësuar gjithnjë e më shumë dhe figura jote ka rënë gjithnjë e më shumë.

Në të vërtetë, do të ishte e vështirë të krahasoje figurën tënde me atë të Enverit, edhe pse starti është i pabarabartë. Ai erdhi në politikë si komandant i një ushtrie që çliroi vendin, ndërsa ti erdhe nga oborri i Ramiz Alisë i mbushur me mllefin ndaj Komandantit që nuk të zgjodhi si mjekun e tij personal.

Erdhe ti në atë fund dhjetori dhe, për hir të së vërtetës, solle shumë shpresa për popullin, që kishte nisur të vuante si pasojë e degradimit që i bënë sistemit njerëzit që morën pushtetin pas vdekjes së Enverit. Me dorën që nuk e laje që kur kishe takuar Enver Hoxhën, ngrite dy gishtat në tribunë dhe premtove se kurrë më nuk do të rikthehej ai regjim gjakatar. Mblodhe rreth vetes bij plangprishës dhe pionierë të Enverit, ish-anëtarë të PPSH-së dhe ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe premtove një Shqipëri ku të gjithë do të ishin të lirë e të sigurt. Por na gënjeve o Sali.

Shqipëria jote është Shqipëria e ’97-ës. Askush që nga koha e Haxhi Qamilit nuk kishte arritur të shkatërronte një shtet e një komb aq shpejt sa ia arrite ti. Askush që nga koha e Esta Pashë Toptanit nuk e kishte shitur detin, tokën e ajrin aq bukur sa e bëre ti. Kurrë nuk na e ke thënë sa paska qenë numri i viktimave të Enverit për 40 vjet, por jam i bindur se janë shumë më pak se viktimat e tua dhe të shokëve të tu që na kanë qeverisur në këto 24 vjet. Ata që vrau Enveri ishin ca si puna jote, që i janë qepur në kurriz këtij populli si shushunja dhe nuk i ndahen derisa t’i thithin edhe pikën e fundit të gjakut. Dhe nuk e rregullon dot biografinë tënde politike duke hedhur baltë mbi Enver Hoxhën, qoftë me gojën tënde, qoftë me ata fëmijë të politikës që i nxjerr në tribuna.

Nuk është faji i Enver Hoxhës pse qëndron shumë më lart se ti në histori. Edhe ti e pate shansin tënd, por në vend ta udhëhiqje popullin drejt një jete më të mirë, sikurse bëri sa ishte gjallë Enveri, e udhëhoqe drejt greminës, drejt shkatërrimit ekonomik dhe degjenerimit moral, i vure kazmën nga themelet një shoqërie që kishte nisur të prodhonte një elitë intelektuale (ndër të cilët dhe ti) dhe e mbushe vendin me analfabetë me arsim të lartë. Kërkove të bëhesh mbret vetëm dy vjet pasi kishe vënë menderen në kolltukun e Presidentit të Republikës, por populli ta përplasi surratit atë palo kushtetutë. Atëherë besoj se e kuptove se nuk arrin dot as te niveli i satrapit Zog, se me Enverin je vite dritë larg.

Ishim vërtet të varfër në kohën e Enver Hoxhës, por edhe ai nuk ishte më i pasur se ne. Nuk i la gruas dhe fëmijëve as toka, as vila, as pallate. Nuk i vuri fëmijët e tij të bëheshin ortakë me grekë e serbë dhe as të merrnin përqindje për investimet në Shqipëri. E pra, fëmijët e tij ishin shumë më të aftë profesionalisht se fëmijët e tu, por nuk u bënë dot të pasur. Barazia e Enverit ishte barazi për të gjithë, ndërsa barazia jote ishte vetëm për familjen tënde. Dhe pavarësisht se unë e them me bindje se Enver Hoxha është heroi ynë kombëtar, jam i bindur se këtë mendim po e shprehin gjithnjë e më shumë shqiptarët. Dhe një nga arsyet është pikërisht sepse askush pas tij nuk arriti dot të sigurojë një shtet të lirë, të pavarur dhe të sigurt për qytetarët e tij.

Ajo që ti ke frikë se do të ndodhë, do të ndodhë vërtet. Ti do të harrohesh në histori, ndërsa Enveri do të jetojë përjetë. Por nganjëherë është më mirë të harrohesh o Sali. Nëse historia do të të përmendë një ditë, do të tregojë se ishe vegla e shteteve të huaja që realizoi gjunjëzimin dhe shkatërrimin e Shqipërisë. Se ishe komunisti që mashtroi për vite të tëra antikomunistët. Se ishe persekutori që tërhoqe në llumin e vet edhe “të persekutuari”. Se ishe ai që ëndërroi të bëhej si Enver Hoxha, por nuk i arriti as te maja e thoit. Më mirë të harrohesh, se sa të kujtohesh si tradhtar i vendit tënd.

Të gjithë ne ndryshojmë nga pak, o Sali. Vetëm ti nuk ndryshove në këto 24 vjet. Ja unë, për shembull, nuk jam më sekretar i parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, të ish-partisë tënde, por jam përfaqësues i Frontit të Majtë. E ke marrë vesh besoj se tashmë të majtët e vërtetë janë bashkuar në një front të përbashkët për të ndaluar një herë e mirë shkatërrimin që po i bën këtij vendi ti dhe shokët e tu. Se popullit po i hapen sytë o Sali dhe po e kupton se kush je ti dhe ata që ndërrojnë kolltuqet njëri pas tjetrit dhe që kanë frikë, qoftë zgjuar apo në ëndërr edhe nga fotografia e Enverit. Se ajo nuk është thjesht një fotografi. Është simboli i ndëshkimit për gjithë hajdutët dhe kriminelët, të shiturit dhe tradhtarët, mashtruesit dhe matrapazët politikë, të vetëquajtur të majtë apo të djathtë. Është një fotografi që po ta shfaqin përditë përpara syve, për të treguar se ora e së vërtetës, ora e llogarive, po afron. Të paktën shpresoj të mos ta kesh humbur atë teserën e dikurshme të PPSH-së. Do të të ndihmojë të lehtësosh krimet e tua.

Të uroj të të vijnë mendtë të paktën tani në pleqëri o shoku Sali. U thuaj dhe atyre kalamajve që i komandon me telefona të mos merren më me Enver Hoxhën. Tregoju dhe atyre sharlatanëve politikë që ke mbledhur rreth vetes se nuk pyet luani pse i shkule një qime. Dhe mos e bëj si dhelpra me rrushtë.

Ish-shoku yt i Partisë së Punës

Marko Dajti

53 komente në “Letër e hapur/ Ish-sekretarit të PPSH dhe bashkëkryetarit të Partisë Demokratike, shokut Sali Berisha”

  1. Analist Politolog Qim Hasimovic Nurellari says:

    Korrespondence e dy pensionisteve.

    1. Pilo Lala says:

      Ky qenka i marre.
      Si mund te krahasosh Enver Hoxhen me lapanjoze qe ikin e vijne si Sali Berisha, Nano, apo ndonje tjeter.
      Te jesh Leader, duhet te kesh drejtuar luftera.
      Prandaj Amerika mban Linkoln si Presidentin me te madh.
      Prandaj Shqiperia mban Skenderbeun si Udheheqesin e madh Shqiptar.
      Nqse Edi Rama do e ktheje Shqiperine ne rrugen qe duhet, edhe mund te rradhitet ne klasen e Leader Shqiptare.
      Berisha eshte ne nivelin e Esat Pashe Toptanit.

  2. Neorealizmi says:

    Saliu nuk ka qene asnjehere komunist, ashtu si nuk eshte tani demokrat. Jane thjesht maska dhe role qe i merr nje njeri skuth, meskin, i pafytyre per te pasur pushtet. Bile ndonjehere dyshoj nese ka qene ne te vertete me profesion doktor. Eshte dobesi e popullit shqiptar qe bie viktime e njerezve me karakter te tille. Per me shume e te djathteve te ndershem e te vertete qe e kane fuqizuar gjithmone me votat e tyre.

    1. Pilo Lala says:

      Nuk ka shkruar asnje rrjesht. Eshte nje manipulist dinak.

  3. VL.HAS says:

    Marko Dajti , Pershendetje nga VL HAS! Edhe perse nuk njehemi personalisht , jemi te nje mendeje me ty , ndaj dhe nje here qofte ky shkrim i yti moment jo vetem thjeshte reflektimi por kethese per drejt rruges se vertete te se ardhmes se vendite tone te neperkembur e te shkaterruar nga bandat e SALI KRIMINELIT !

    1. Tironsi belgjike says:

      Ore a jeni mire nga trute e kokes? I harruat tollonat, zgjimin ne 4 te mengjesit per nji shishe qumesht, 25 vjet burg per agjitacion e propagande, kur I vrisnin njerezit si qen ne kufi kur donin te iknin?

      1. Bekimi says:

        Shko mer majmun, se i ka dalë boja atij refreni, si Mandit Nishtullës me “të ka lali shpirt, të ka lali xhan”

      2. love says:

        Pervec kesa, si mund te justifikosh burgosjet e vrasjet e Diktatorit?
        Cdo njeri ka te drejte te jetoje, qodte mashtrues, qofte hajdut, qofte i poshter. Diktatori ka burgosur njeres pse kane thene: mbaruan vezet ne dyqan.

        Mjaft me krahasimet me Enver Hoxhen. Buken e misrit me sheqer nuk e ka provuar ky shkruesi…
        80% njerezve qe jetonin ne fshat jetonin shume prane kafshes sidmo ne verilindje.

        Ne 2014 nostalgji per diktatoret, kur neper bote ka njerez qe nuk durojne dot as demokracine.

        BOHEM du te jem te bredh e te jetoj ku te me zere dita e te mos duroj asnje kopuk manipulator!!!

    2. Open your mind says:

      Kjo eshte me te vertete fatkeqesi e madhe.Diktatori vleresohet me shume se ty o psikopati Sali.Kaq i ndyre dhe i vampir ke qene per popullin tend,sa i ben njerezit,qe dhe diktatura tu duket lule,para rregjimit tend fashisto-mafioz.Shkaterrove dhe perdhunove cdo gje te mire qe kishte ky vend i bukur.Talebanet qe te rrethonin ty,nuk lane pyll me kembe,lumenj pa shkaterruar,vend pa ndertuar,gje pa vjedhur.Iu turret Shqiperise me nje babezi dhe urrejtje pushtuesi dhe kafsherore.Nqs me te vertete ekziston nje zot,atehere ai duhet te te denoje sipas menyres se vet,per gjithe keto te keqija qe i ke bere ketij vendi ne 23 vjet.historia tregon se ne te gjithe fqinjet tane na kane pushtuar,shkaterruar dhe copetuar,por asnjeri prej tyre nuk i ka shkaktuar vendit tone kete dem qe i shkaktove ti o psikopat akut.Mallkuar qofsh ne breza.

  4. Falcon says:

    Brilliant !

  5. Rikardi says:

    Kryetari i PKD-së, Frroku takon kreun e Senatit italian, Pietro Grasso – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=56664&k=2#sthash.SLYroisK.dpuf

  6. Liri says:

    Te lumte pena dhe mendja! Nje pershkrim brilant i historise fame-keqe te Sali Berisha-s…………….

    1. tori says:

      O Mero Dajti, po ce perzien mbiemrin ore dhe del automatikisht monster dhe na nxjerr shkrime te tilla, po s’keni lene llaf pa thene keto 23 vjet kundra Berishes vetem per faktin qe doli kunder komunizmit dhe enveristeve qe sot kane mare zemer nga bijte e tyre qe drejtojne maxhorancen e sotme. Sherbimin qe po ju ben sot ketyre monstrave te kuqe o Mero do ta lash pasi ata nuk e harrojne kohen kur i lepiheshe Doktorit dhe s’ke lene gje pa shkruar per ta dhe bijte tyre, me pozicionin qe ke marre vazhdo keshtu se e ke ne te mire te Berishes.

      1. @tori says:

        Saliu ka qene eshte dhe do te mbetet nje nga komunistet me te ndyre dhe me te pabese qe ka prodhuar ky komb.
        Familja e tij eshte nje cerdhe hajdutesh dhe kriminelesh sic eshte dhe Babi I tyre.
        Pa u zhdukur kjo monster jo vetem nga e djatha por edhe nga ky vend gjithmone do te kete problem.
        Shkofte ne hell kjo kolere!

      2. Ndreke Ndoci says:

        Bukur ! Keshtu e duan keto qe perdorin edhe maska e sot servilosen ndaj pushtetit ! Sali Berisha vertete per syrin e veshin tone n ujk beri sa e si duhet , por te nderuar komentues a e keni vendosur veten tuaj ndonjihere ( me aq sa mundeni ) ne vend te S. Berishes ? A e dini se sa ka mundur te beje ne fakt S. Berisha ? A e dini se demokraci do thote vote ? A i ka pase sa e si duhet votat S. Berisha ? Eshte kollaj me pa punen e tjetrit por eshte shume veshtire per ta bere ate ! Te mos ngaterrojme deshirat me mundesite te nderuar komentues ! Po ju kritzen c’fare e si do kishit bere ne se do ishit ne vend te S. Berishes ! Eshte kollaj me dhane mend e sidomos japin krejte kollaj ato qe skane e ato qe kane i ruajne shume ! C’fare keni bere ju zoteri ne kohen e monizmit dhe sot ? Krahasojuni me ate cka ba S. Berisha dhe pasi te na tregoni aktivitetin tuaj mund te flitni ! Nji fjale e urte thote : ” Me mbaj Kopilin t’i them shoqes Kurve ” ! Mbetshi me shendet !

  7. Ilir says:

    Bravo, megjithese cfaredo qe te thuash nje njeri i semure nuk mer vesh

  8. altin says:

    Marko te lumt.Me mire vone se kurre.Shkrim i shkelqyer,por jo i plote nuk eshte kjo figura e Sali Berishes 40% te meritave i ke shkruar zotit Sali,ke harruar shume gjera nga e kaluara dhe nga aktiviteti i dyshimte i tij para dhe mbas demokracise.
    Kam parasysh shkrimet e profesor Bedri Islamit…..
    Te lutem mbas e gjykon ta plotesoni figuren e Saliut edhe per kete aktivitet,harruat dosjen qe N.Hoxha ka bere prezente per vjerren e tij…lidhjet e tij jo te dyshimta por te vertetuara …mbase eshte me interes …. ti kujtohet edhe nje here …..

  9. Më ke lënë pa gojë o Marku i Dajtit !Më bëre të këndoj : Enver Hoxha e mprehu shpatën/ Edhe nji herë o për situatën/ Kjo asht shpata qi u rri te koka/ T’gjithë aqrmiqve o qi ka bota.
    O Mark, unë të them vetëm një gjë; Besoj se je fatmadh që nuk arrite të bëhesh bashkëpuntor i afërt apo shok i ngushtë i armëve të Enverit në Byronë Politike se sot nuk do të ishe më i gjallë midis nesh. Nuk do t’i kishim dëgjuar as ne himnet e tuaja për vrasësin më të madh të shqiptarëve në histori. Nuk mund të ngrihet lart një kriminel duke e krahasuar atë me një tjetër. Nuk ka zgjedhje midis mortajës dhe kolerës.

  10. idealist says:

    Racë muti, që ngado që ta kapësh, kutërbon… Saliu me partinë e vet, vërtet ka qënë dhe është haleja që mbledh të gjitha fekalet…

  11. nora says:

    Nuk duhet te flase vetem zone jete partie me te dhe ta diskrititojne ate me ato diskutimet e zjarrta per PARTINE DHE UDHEHEQESIN E TIJ ENVER , nuk kemi pse te presim historine MJOFTON VITI 1997 , GERDECI QE SE DINTE KU BINTE AI PO DJALI PO DHE 21 JANARI 2011 , SALI BERISHA ESHTE KRIMINELI ZOTI MARK I PD DHE JO PASKAL MILO .

  12. nora says:

    ATA QE BENE JETE PARTIE ME TE

  13. FANI says:

    TE lumte pena , se sa ke shkruar jane me se te verteta,

  14. Artan says:

    Enver Hoxha do kujtohet me shume per te keqijat sesa te mirat e po ashtu edhe Shoku Berisha.
    Keto figura te nje kombi duhet te jene simbole te mosperseritje as njeri e as tjeteri
    Keta Komunistet qe permendin Enverin vetem ne nje gje kane te drejte qe Enveri sju la gje femijeve pas shpirtit sic e beri edhe Hysniu, Mehmeti, Kadriu, Tao Tao Ramosi edhe shume te tjere. Ky eshte fakt
    E Saliqaret e pushtetit te ri i kane femijet ne zhytur ne luks epo nuk eshte keq kur i kane te zote po nese i kane te zhytur ne luks ngase babai mami dajua apo kushdo tjeter ishte ne pushtet i duhet marre PRONA PASUARIA KATANDIA sepse eshte e jona e juaja!
    Veten keshti do kete rend te drejte e mesim per brezat ne vazhdim qe Shqiptaret te mos etiketohen HAJDUT me ne vend e jasht Vendit

  15. genti says:

    Neroni kujtohet se dogji Romen ,Saliu do kujtohet qe dogji Shqiperin.Te keqiat qe i ka bere ketij populli e ketij vendi Saliu historikisht nuk ja kane bere dhe pushtuesit e huaj.

  16. Tironsi belgjike says:

    Perfundimisht jeni gazete komuniste

    1. G says:

      Me komuniste se Zeri i Popullit te DIKTATURES.

    2. vishja plot says:

      Cilen pjese te se drejtes dhe lirise per te shkruajtur dhe shprehur nuk arrin te kuptosh Tironsi belgjike? Pse duhet te kemi frike te pranojme se ne Shqiperi ka akoma komuniste? Pse duhet te mohojme qe nje pjese e mire e shqiptareve e kujtojne Enver Hoxhen per mire? A nuk eshte fakt qe Berisha me zullumet dhe krimet e tij ka zbutur urrejtjen e te persekuturve ndaj regjimi komunist te Enverit? Duke uluritur kunder komunizmit, nuk verteton automatikisht qe ti je me i mire. Duhet ta provosh. Saliu provoj te kunderten.
      Media eshte tribune e shtypit dhe mendimit te lire. Nuk cilesohet komuniste, fashiste apo balliste nje gazete qe teston dhe sjell opinionin e publikut te gjere. Perkundrazi eshte gazete ne thelb demokrate. Kjo eshte demokracia. hedh opinionin tend dhe duhet te presesh me pas reagimet qe jo gjithmone jane aprovuese.
      Tironsi belgjike, ne duhet te mesohem me keto gjera, sepse vetem keshtu Shqiperia mund te hedh nje gur te rende ne te ardhmen e saj.

    3. dritani says:

      Tironso kthehu nja 2 vjet ktu dhe flasim.

      Kur ishe me pantallona t’shkurtra prindrit te varshin nji çels ne qafe dhe i vishe verdalle TIrones deri m’dhjet te darkes si ta deshte kokrra e qejfit. Kishe fusha me lujt dhe parqe me shetit. Tani kalamojt rrin’ mbyll dhe kur dalin duhet me 2 bodyguard se cfare s’mund t’iu ndodhe. Rrembime, droge, prostitucion.
      Shkollen, Shpine e Pionierit i kishe t’sigurume robo. Tani duhet me nda nji rroge per kurse baleti, futbolli e ku di un’ s’e cfare. Universitet ke Kristalin. Mjafton me shkrujt vetem emrin.
      Mos flas per spitale se nuk mbaro muhabeti. Apo pensionet, invalidet etj qe cfiliten zyrave te mbushura me hiena.

      Se cfare beri Enveri e dime. Ishte diktature dhe kjo s’diskutohet pasi e thoshte me ndershmeri ne Kushtetute: Shqiperia eshte vend i diktatures se proletariatit.

      Po tani Tironso ne eren e Salit cfare jemi?! Dhe kan kaluar 25 vjet. Bej bilancin e Salit dhe te Enverit ne vitin 1970.
      Sigurisht sistemi ekonomik ishte jo i duhuri po ndoshta per ate lloj populli te asaj kohe ishte sipas festes. 10% e popullsise dinin shkrim dhe këndim. Grate e imagjinon vete.

      Po te jap nje shifer Tironso. Quhet demografi. Ne vitin 1986 Shqiperia ishte 3 milion banore. Tani ka 2.9 milion. Ke ndonje ide se pse?!

      Tani boji pyetje vetes: Pse flasim pas nje çerek shekulli akoma per Enverin?

  17. kujdes says:

    E lejon ligji kete parti dhe keto veprime dhe pse?

  18. Doktori Korce says:

    Sali Ram Berisha ka qene agjent serb dhe ngelet..ai mund ti sherbeje kujdo vetem te ndihet pak I madh pasi vuan nga ndjenja e inferioritetit…ky krimb ka qene qe kur qe student ne fakultet te mjeksise..vetem me spiunlliqe dhe servilizma merrej..tipik tropojan sic I pershkruan I madhi Fan Noli

  19. Vladimir says:

    Te gjithe kur duan te dalin pak ne dukje shkruajne kundra njeri tjetrit per tu bere interesante .
    Fjalori shqiptar eshte shume i pasur me epitete.
    Ate qe i beri Enver Hoxha Shqiperise nuk ka pene qe ta shkruaje ,por c’fare i beri Saliu me bandat e tije nuk guxon pena ta shkruaje .

    Se e njeaneshme eshte gazeta Tema nuk e di por e falenderoi sinqerisht pe na jep mundesine e nje opinioni te lire .
    me respekt Vladimir NY.

  20. . says:

    ——————————————————————
    Nuk krahasohet Enveri me Sali Bishen,
    qe dogji, shakaterroi, vodhi, vrau 6500
    shqiptare ne Demokraci.
    ——————————————————————

    ——————————————————————
    Enveri mbrojti Shqiperine, ngriti shtet, ndertoi
    dhe zhvilloi Shqiperine … etj.

    I vetmi gabim ishte:
    Izolimi dhe luta-klasave ne Komunizem.
    ——————————————————————

    1. Tani says:

      Izolimi dhe lufta e klasave nuk ishin pak, sepse duken sikur jane vetem 2 fjale. Ky saliu eshte pikerisht produkti i asja shoqerie, eshte “NJERIU I RI” qe ajo dokrine pergatiti.

  21. . says:

    ———————————————————————
    Po te krasosh “Sistemet” del
    qe Enver Hoxha qendrom shume me lart se
    krimineli-satrap verior s-Ali Bisha.
    ———————————————————————

    1. love says:

      Pervec kesa, si mund te justifikosh burgosjet e vrasjet e Diktatorit?
      Cdo njeri ka te drejte te jetoje, qodte mashtrues, qofte hajdut, qofte i poshter. Diktatori ka burgosur njeres pse kane thene: mbaruan vezet ne dyqan.

      Mjaft me krahasimet me Enver Hoxhen. Buken e misrit me sheqer nuk e ka provuar ky shkruesi…
      80% njerezve qe jetonin ne fshat jetonin shume prane kafshes sidmo ne verilindje.

      Ne 2014 nostalgji per diktatoret, kur neper bote ka njerez qe nuk durojne dot as demokracine.

      BOHEM du te jem te bredh e te jetoj ku te me zere dita e te mos duroj asnje kopuk manipulator!!!

  22. Tani says:

    Enver Hoxha ishte kriminel, mos na e lartesoni figuren e tij. Ky tjetri eshte po njesoj. Plehra qe ne edhe historia duhet t’i denoje.

    1. M says:

      Tani te falenderoj

  23. Kruja says:

    PO perseris disa here ne kete forum nje gje te vetme!
    Lexoni “The Republic”, nje nga Dialoget e Medhenj te Plutos, per te kuptuar c’fare eshte Shteti I se Drejtes dhe dhe cilet jane udheheqesit qe I perkushtohen nje shoqerie te drejte.

    Lexoni dicka ju lutem qe te mos humbim kohe duke zbuluar rroten. Idete dhe mesimet vijne cuditerisht te fresketa dhe aktuale nga historia ketu e 2000 vjet me pare.

  24. samir says:

    Sala i dha emer te keq vendit ne tere boten e qyteteruar.Perse:Futi drogen ne Shqiperi,Futi shitjen e njerzeve si ,,zhvillim per vendin,Shtoi kriminalitetin , aq sa nuk ka siguri dhe njerzia eshte e tromaksur nga lajmet qe per fatine mir apo te keq tv e japin te parin. Arsimi ka rene ne nivelet me afer zeros sa qe po merren diplomat me 2000 deri 5000evro,brenda vitit dhe ec e dergo femijen ne shkolle, Korrupsioni ha kok robi. Po quhet i vlefshem per shoqerine tani ai qe di te vjedh, mashtroje, te behet servil drejusit dhe te mos paraqitet ne pune. Kjo eshte fatkeqesia qe aktualishte eshte instaluare ne vendin tone. Eshte e veshtire per tu cinstaluare e keqja.Ja ky eshte regjimi qe solli sala me obortaret e tije , qe i bejne iso nga frika e dosjeve.

  25. ina says:

    MENYRA SE SI U DREJTUA VENDI PER23 VITE ME RADHE E BENE KETE POPULL QE TE KTHEJ KOKEN DHE TE KUJTOJ ME NOSTALGJI ATE KOHE QE MEGJITHESE PATI SHUME TE META U ARRIT TE BEHEJ SHTET.QE MBAS 1990 NUK KA PASUR SHTET ,TE GJITHA PARTITE POLITIKE KANE MENDUAR PER INTERESAT E TYRE DHE JO TE POPULLIT.PERFUNDIMISHT NUK SHOHIM ASNJE DRITE JESHILE DHE KA SHUME PAK GJASA QE KY VEND TE BEHET.LUM KUSH IKU DHE KUSH KA MUNDESI TE IKI TURP TE GJITHE KLASES POLITIKE MAJTAS E DJATHTAS,TURP PER TE GJITHE ATE LUKONI GAZETARESH E OPINIONISTESH QE U PASURUAN DHE PO PASUROHEN DUKE I BERE FRESK PARTIVE POLITIKE.NE VEND QE TE MERREN ME HALLET E POPULLIT QE JANE TE PANUMURTA HEDHIN NGA NJE SHASHKE SI KJO E 5 MAJIT DHE RRINE E MERREN ME TE .A THUA SE KJO ESHTE AJO QE I DUHET SOTE NJERZVE QE SKANE PUNE E BUKE TE HANE,QE SKANE UJE E DRITA SI NE MESJETE. EDHE NJEHERE TURP ,TURP,TURP,KLASES POLITIKE.

  26. Frank Florida says:

    Shkrim shume i sakte ,nuk mund te krahasohet Enver Hoxha me nje tradhetar si Sali Serbi i cili e shkateroi Shqiperine dhe njerzit te cilet nuk respektojne ligjet dhe rregullat por mundohen me Cdo mist e menyre per te shfrytezuar e vjedhur vecanerisht ata qe jane veshur me pushtet

  27. Baro Liçaj says:

    Nuk behet krahasim i Enver Hoxhes me Sali Berishe shktarrimtarin e Shqiperise ! Hidhini nje sy gjithe veprave industriale ne Shqiperi , qe u ndertuan me aq mund dhe djerse edhe tani jane kthyer ne germadha te pas nje lufte te gjate . Sali Berisha do te mbahet mend gjate si njeriu me negativ ne kete vend !

  28. Frasheri says:

    Lavdi E N V E R I T

  29. Admir says:

    Brravo Mero DAjti hahahaha

  30. Denoncim says:

    i papam, edhe pse nuk me merr malli per kohen e Enverit, gjithshka duhet te shkoje ne vendin e vet…

  31. arbeni nga tepelena says:

    diktatura eshte shum e rend,te vret sepse ndaj quhet diktature.demokracia eshte nje shkalle shume me e lart se diktatura,dhe normale qe sjell zhvillim,mirqenie.te krahasosh para 90 dhe pas me te njejtin njesi matse eshte gabim.para 5-6 dekadash ne vendin me antikomunist,dhe me demokratik ne usa zezaket trajtoheshin si kafshe,pa te drejta,dhe uleshin si bagetti ne fund te autobuzit,dhe te ndare nga pjesa tjeter.ne diktature kunder nuk del dot se e kupton qe te vret,ne demokraci e salise kunder nuk i del se te heq nga puna,te thyen dhembet si imamit,apo iken jashte ne azil si z.brozi e.t.j. ne 39 vendi kishte 7 traktore,dhe 300 te diplomuar me arsim te lart,me arsim shendetsi thuajse 0.se cfare u arrit ne ate koh ata mbi 40 vjec e mbajne mend mir.se ne ate koh asnje pidh motre doktor,shofer pijanec,hajdut e.t.j. nuk mund te vriste dike apo me keq doktora analfabet qe vrasin femije e pacient dhe ia hedhin pa u denuar,apo si ai i para disa diteve qe u denua me 16 muaj burg per vrasje .degjova ministren e mbrojtjes se nuk do kemi me avione,ushtria e dini mire se si eshte katandisur,ne jemi nje vend me te vertet ne goje te ujkut nje budall nuk e kupton kete,me ne dhe nje vend si mali i zi na ka ber zbor,dhe maqedonia me gjysmen shqiptare dhe tall bythen me ne.kombi shqiptar eshte 100% ne goje te ujkut sllaveve ne veriperndim lindje dhe ne jug te rraces me te pa bes greke qe punon nate e dite per te zaptuar sa me shum e per te zhdukur po te kete mundesi kombin tone ose te jemi njesojsi kurdistani.ne 94 me acarimin e situates greket kane mbledhur ne athine vorioepiriotet ti armatosnin me ka then nje person vete qe ka qene.sigurisht kemi vetem pak me teper se 10 vjet nga masakra e sllobodanit ne rast se ndonje mendon se ai ishte i fundit kunder nesh atahere ai o eshte budalla ose eshte mendje leht.edhe a.zogu e dinte friken nga armiqte tane dhe u mundua te permisonte mardheniet nje fakt eshte se u dha tok gjith dropullinjeve qe ishin bujqer,hysmeqar pa tok.ne kemi lene mbi gjysmen e territorit,qe jane asimiluar,lart ne serbi,ne maqedoni ku para 2 ditesh e mbani mend familjen shqip qe u largua ,dhe ne greqi ku cameria dhe zona te tjera,jane zaptuar.une nuk besoj se enveri e kishte ushtrine te ndeshej me ameriken,rusine apo angline besoj se kuptohet per ke.por mendoj se gabimi numer nje qe ka ber ai regjim ishte lufta e klasave qe mbasi vriste dike interrnote gjith fisin kjo nuk ndothte ne asnje vend tjeter ,dhe ishte cnjerzore.si dhe kuptohet qe gjen sa te duash ane negative te atij sistemi.por nje gje jam 100% i sigurt se shqiptaret akoma nuk e kane shijuar demokracine pasi asnjehere keto vite nuk e kemi patur,besoj se nuk ka demokraci me keto gjykata,me keta kurva politikane.dhe me duket se fane noli ato 5 amendamentet i ka ber fix per keta kolltukofaget tane.

  32. tan KAVAJA says:

    AH cma ke ngrof shpirtin me kte shkrim .

  33. dritani says:

    Fatkeqësisht ka të drejtë…

  34. babo says:

    Po te ishim pjese e Gjermanise apo Italise do ishim shume keq, nuk do kishim te hanim , te visheshim, as makina , as shtepi, pa pune, do jetonim me tollona, do mbanim rradhen per qumesht, e cte them keq e mos me keq,e cte them…. te pakten tek Enveri ja kaluam shume mire 55 vjet, as Zviceranet e Suedezet nuk kane jetuar si ne,,,,,,,
    Bravo partizanet e Enveri qe na ndau nga Europa, tani do perpiqemi te hyjme prape………………………………..

  35. Petriti, says:

    Demokracine e duan te gjithe pa perjashtim,por cka shruan zotnia kusdoqofte Ai,duhet pare ne kendveshtrimin e gjendjes aktuale te ketyre 23 viteve,kur gjendja ekonomike,morale,familja,shoqeria eshte mbuluar nga krimi,vjedhja,fenomene te droges,trefikimit te vajzava e femijve per organet e brendshme,hajduteria e pa shoqe e pushtetareve,e bene zoterine qe shkruan ,dhe keto jane te verteta.Kush e ka pergjegjesine per kete gjendje??????,vetem politikanet e qeveritaret qe kane qene ne pushtet.
    Kryeministri aktual,e ka ne dre te rregolloje situaten,te krijoje besim te populli due relizuar ne fakt luften kunder te keqijave qe kane zaptuare kete popull,pas nderrimit te sistemit.
    Ne se e bene mire do mbetesh udheheqes LEGJENDAQR,ne se jo do perfundoje dsi gjithe te tjeter e ketyre 23 viteve.
    Populli ka b esim,beje detyren z.Edi Rama se ke mazhorancen dominuese nga ky popull ne mjerim.

  36. Palushi says:

    I nderuar z. Dajti
    Berisha eshte nje produkt i ideologjise komuniste, as Sali Berisha e as Enver Hoxha nuk jane hero kombetar, perkundrazi keta jane e keqja me e madhe e Shqiperise. Ate qe ia beri Enver Hoxha Shqiperise, pas Luftes se dyte boterore kur bota perendimore filloj te zhvillohej, nuk do ia bente as nje pushtues. Peranodria Osmane ishte ajo qe e coroditi popullin shqiptar dhe e ndau dhe e la prapa nga identiteti europian te cilit i takon dhe i dyti ishte Enver Hoxha qe e la Shqiperine prapa per 50 vite duke e rreshtuar me lindjen. Kjo politike qe sot ka shqiperia, eshte produkt pikerishte i nje regjimi poshterues kriminel komunist. Ta quash nje diktator hero eshte turpi me i madhe, kjo deshmon qarte nivelin e ulet intelektual, akademik dhe me teper njerezor, sepse njeriu i dinjitetshem njeriu qe dine te mendoj racional, njeriu qe eshte i lire, kurr nuk do e quante nje diktatore hero. Menyra se si u udheheq vendi per 23 vite eshte pikerishte pasoj e Komunizmit dhe DIKTATORIT Enver Hoxha.

  37. Xha Sulo says:

    Oh te lumte goja o Marko. Vec nje gje nuk shkoqis une plaku: Qe ishim aq mire ne kohen e Dulles ..dhe sa u hapen kufijte, 1.000.000 shqiptare ja mbathen nga syte kembet!?!? Aq sa nuk ka familje pa kurbetci sot. Pis milet! Lere pastaj ku shkuan, ne ate ferrin e ndyre kapitalist….Kur te vish ne pushtet sh.Marko, do sillesh si Dulla? Do ta shtetezosh perseri pronen private? Atehere bujrum-se une vete nuk kam gje, ate qe kisha ma grabiten pjellat e sitemit te Dulles. Merrja pronen te gjitheve, ashtu si Dulla, dhe e ke voten time. O 100% me Dullen, o mos na bej kakerdhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje