Operacioni “Servisi”/ Kapet 24-vjeçari, kishte plagosur një të ri nga Lazarati

7 Maj 2014, 08:06Politika TEMA

Agjentët e Krimeve në Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të marra për vendodhjen e një personi të shpallur në kërkim, i dënuar për plagosje të rëndë me dashje, zhvilluan operacionin e koduar “Servisi”, që përfundoi me arrestimin e Eridit Haxhiajt.

24-vjeçari u kap në zonën industriale të Gjirokastrës në afërsi të një servisi.

Ai është dënuar me 3 vite burg.

Haxhiaj plagosi me armë zjarri në muajin prill të 2012, Sh. B, nga Lazarati.

Në momentin e kapjes, Eridit Haxhiajt, iu gjet një pistoletë tip TT së bashku me një krehër me 7 fishekë pistolete, që i mbante pa leje.

2 komente në “Operacioni “Servisi”/ Kapet 24-vjeçari, kishte plagosur një të ri nga Lazarati”

  1. galin says:

    I lumte policise se shtetit per efikasietin

    1. Elsa says:

      Krenare per policine e shetit e cila tanime eshte me efikase se kurre ndaj krimit te organizuar dhe ne mbrojtje te rendit e ne sherbim te qytetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje