Gjykata e Apelit në Tiranë, në datë 6 maj ka vendosur për çregjistrimin e markës nga kompania “BAVARIA N.V” për pijen energjike B-52.
Sipas përfaqësueses ligjore të kësaj kompanie, avokates Sonila Elezi, ky është një vendim i padrejtë dhe një shkelje shumë e rëndë.
“Legjitimimi i shkelësit të së drejtës dhe falsifikuesit të markës tregtare e bën edhe vetë gjykatën palë në këtë shkelje”, u shpreh ajo.
Trupa gjykuese, e përbërë nga Metush Saraçi, Hysni Demiraj dhe Gjin Gjoni u shprehën kundër traditës 300- vjeçare të kësaj shoqërie.
Përfaqësuesit ligjorë të B-52 thonë se pas këtij vendimi fshihet një aferë korruptive dhe sjellin si argument rastin e gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili ndiqet penalisht për fshehje të pasurisë.
Në vitin 2006, shoqëria “BAVARIA N.V” ka marrë të drejtën të tregtojë në tregun shqiptar produktet e saj, mes të cilave edhe pijen energjike B-52.
Produkti në tregun shqiptar tregtohej nëpërmjet administratorit Lavdosh Torrmetaj.
Distribucioni i këtij produkti bëhej nga kompania “Arseni shpk”, e cila drejtohej nga administratori Torrmetaj.
Gjatë kohës kur merrej me distribucionin e pijes B-52, Lavdosh Torrmetaj krijoi një imitim të këtij produkti, të cilin e tregtonte nëpërmjet kompanisë “Arseni shpk”.
Në 2009 shoqëria “BAVARIA N.V” vihet në dijeni që produkti i saj është kopjuar dhe tregtohet në tregun shqiptar nga distributori i saj.
Produkti i falsifikuar fillimisht prodhohej në Maqedoni, dhe pasi u zbulua si aktivitet i paligjshëm, u zhvendos në Shkodër. Ajo i kërkoi kompanisë “Arseni shpk” të ndërpresë këtë aktivitet ose në të kundërt do i shkëpusë marrëdhëniet tregtare me të. Prej këtu ka nisur kalvari i përplasjeve nëpër gjykata i kompanisë “BAVARIA N.V” dhe “Arseni shpk”.
Që prej vitit 2011, konsumatori shqiptar është gjendur përpara 3 produktesh B-52.
E para është në kanoçe blu, të cilën kompania “BAVARIA N.V” nuk e prodhon që prej 2010, por që imitacioni i saj vazhdon, dhe dy produkte që për një sy të pastërvitur me marka janë identike në logo dhe ngjyra gri dhe të kuqe.
Kanoçja origjinale dallohet nga numri i bar kodit 8, kodi i produktit si dhe nga vendi i prodhimit Holanda.
Imitimi i kësaj kanoçeje ka po këto ngjyra po ka bar kodin 5 dhe vendin e ambalazhimit në Shkodër.
Përfaqësuesit e kompanisë “BAVARIA N.V” shprehen të shqetësuar për konsumatorin shqiptar, i cili është i pambrojtur karshi produkteve të cilat nuk janë të regjistruara dhe të kontrolluara.
“Në këtë treg informal ku legjitimohen shkelësit, njerëzit vërtet nuk e dinë se çfarë konsumojnë”, u shpreh avokatja Elezi.
Gjendur përballë këtyre fakteve shoqëria “BAVARIA N.V” do të kërkojë me ngulm në dyert e gjykatave një proces të rregullt dhe të ndershëm.
Çështja do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë dhe në rast parregullsish mund të shqyrtohet edhe në gjykatat jashtë Shqipërisë.
Avokatja Elezi shprehet se do të mbrojë reputacionin dhe të drejtat legjitime të kompanisë në territorin shqiptar.
“Nëse aderojmë në një Konventë Evropiane kemi të drejta dhe detyrime që rrjedhin nga ky aderim. Kompanitë paguajnë një tarifë kur vijnë në tregun shqiptar dhe shteti është i detyruar t’i mbrojë. Një nga kushtet kryesore për hyrjen në Unionin Evropian është të respektojmë pronësinë intelektuale”, u shpreh ajo.
Gjon Gjoni,ky Lei Fen i demokracise……
Ah Gjin ah mor Gjin turpi kombit shqiptar jeni ju Gjinat …
Nje si puna juaj duhet me var ne mes te sheshit cdo dite qe te tjeret te ven mend.
kte ven e ka morr lumi me koh se mos vetem b 52 po coca cola e kopjuar po djathi me niseshte po vaji ullirit esence po qumshi qe vetem qumesht ska fare brenda e kshu t gjitha t tjerat kur ska shtet kshu esht do ham sapunin per djath si po e hajme me mijra produkte ne treg te scaduara dhe fallco gazeta thote B52
n cdo vend t bashkimit europian denohesh me ligj burg gjobe dhe sekustrim i gjithshka qe prodhon ky eshte shteti thjesht nje kopjim cd dhe ti hedh ne treg te kap e drejta autorit e jo me nje kompani e njohur ne gjith boten me marken e saj ti e kopjon pa te shitur ajo patenten dhe te drejten e prodhimit BURG BURG BURG pastaj e paguajm ne me shendetit tone se s dim cfar kosumojme e pime e hame.
@anti
Lei Fen-i jepte shoqerise,ky e ropen deri ne palce shoqerine.Ky eshte ndryshim shume i madh.Emertimi i tille i ben nder ketij maskaraj,hajduti dhe te korrptuari…
Eeeeeeeee…..!!falsifikimi….beh…!! po ne si njerez jemi fallco…ne si shtet jemi fallco…!! shikojeni si del Blerina,doktoresha nutricioniste dhe na tregon arritjen e madhe B52 FOR SLIMING…Haahahahahahahaha,per te qeshur dhe per te qare…..dhe duam te hyjme ne Europe…!! oooooo Milet…po nuk shkohet ne Europe me Gjin Gjonin….oooooooomilet !!
Histori tipike shqiposh te pa bese..pasi u mirebesuan e u bene njerez nga kompani te fuqishme duke e patur mendjen tek e keqja negativja vjedhja e mashtrimi,kopjojne produktin,qe eshte marke e regjistruar e duke paguar Gjin Gjonet&co..legjitimohen,kurre ska per tu bere ky vend!
Ne cdo gur haleje qe te ngresh do gjesh Gjin Gjonin ose Sali Berishen. Ndaj mban ere te qelbur ky vend.
Popull, degjoni te rene e fundit. Ceshtja penale ndaj Gjin Gjonit ne Elbasan paska shkuar me porosi. Prokurori i Elbasanit qenkerka shok i Xenit, pra terthorazi i Gjin Gjon pushtetkalburit. Edhe ne eventualitetin me te keq, gjykata Elbasan dhe ajo. E Apelit Durres, perbehen nga gjyqtarete deklaruar me teseren e PD. Ata. Te Apelit jane nderkohe, ne shumice, edhe anetare te Kolegjit Zgjedhor, pra te paprekshem.
Keshtu qe asgje nukdo te ndodhe.
Nderkohe KLD apo Ministri i Drejtesise, megjithese ne publik dolen nje sere marreveshjesh tregtare te bera nga Gjini, perseri ata nuk e vene ujin ne zjarr per te verifikuar , te pakten, nese gjyqtari ka shkelur ligjin qe e ndalon te merret me aktivitet fitimprures gjate kohes qe eshte ne detyre, apo jo. Kjo do te thote shume per te ardhmen ne detyre te ketij personazhi tipik te padrejtesise shqiptare.
Shkruaj sot, qe ironikisht eshte dita e drejtesise ne Shqiperi. Ta gezojme te gjithe kete dite.
Deri kur Gjon-ve dhe Lavdosh-ve, qe perbejne 85% te popullsise, ti ike era e dhive nga trupi, nuk ngrejme dot koken cuna. Ky eshte fati i ketij vendi.
Ne krye te drejtesise eshte vendosur nje hale me mustaqe.Drejtesia vonon por nuk harron.
Cdo padrejtesi do te shlyhet gjer ne aspren e fundit.
Histori tipike shqiptaresh…….qe te hane buken dhe te permbysin kupen!
Vetem gjykata dhe prokuroria e ka lene kete vend prapa gjithe vendeve tjera ?
Me vjen keq qe populli nuk e kupton ose ben sikur se ka kuptuar.
Gjerat qe po ndodhin ne shqiperi nuk ndodhin ne asnje shtet te botes.