Akuzat për drogën/Komisioni hetimor zhvillon mbledhjen e konstituimit

9 Maj 2014, 13:16Politika TEMA

Komisioni hetimor parlamentar për akuzat e ngritura nga Partia Demokratike mbi implikimin e Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike nisi zyrtarisht funksionimin me mbledhjen e parë ku u zgjodh si Sekretare e Komisionit deputetja e LSI-së Silva Cara.

Kryetarja e Komisionit, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, u shpreh se, “qëllimi i punës së Komisionit është zbardhja e të vërtetës së akuzave të PD”.

Gjithashtu, objekt i punës së komisionit do të jetë marrja e masave për rregullime ligjore në këtë fushe dhe mbledhja e provave që faktojne ose jo akuzën dhe referimi i materialit në Prokurori, nëse do të jetë e nevojshme.

Komisioni u përfshi nga debatet në lidhje me zgjedhjen e Sekretarit, pasi deputetët e PD-së kërkuan që ky pozicion ti përkiste opozitës. Ata propozuan zgjedhjen në këtë funksion të deputetes Voltana Ademi, propozim që u rrëzua me votat e mazhorancës e cila ka shumicën në komision.

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri u shpreh se, “nëse ju doni ta mbani edhe sekretarin, ku përveç kryetarit keni edhe mazhorancën, pra ne s’kemi ç’të themi më”.

Por, kryetarja Felaj theksoi se, “po zbatojmë ligjin, hajde votojmë. Ndërsa Strazimiri reagoi duke thënë se, “nuk thashë që është shkelur ligji, por që ju i keni të gjitha, prania jonë s’ka kuptim. Ju doni edhe sekretarin, keni mazhorancen keni dhe kryetarin”.

 

4 komente në “Akuzat për drogën/Komisioni hetimor zhvillon mbledhjen e konstituimit”

  1. . says:

    ——————————————————————
    O tullac trim i kriminelit Ali Bisha,
    8 muaj me pare keshtu ke bere Ti, qe sot
    ende keni kapur Institucionet e Pavarura
    prandaj hidhesh duke sharre, ofenduar dhe k
    ercenuar se nuk futesh ne burg.

    Dita po afron dhe Drejtesia e Vertete do veproje.
    —————————————————————–

    1. Besnik says:

      -Misioni i Komisionit eshte zbardhaj e se vertetes se akuzave te PD jo jo implikimi i ceshtjs edhe me teper me gjera boshe !

  2. Lahuta says:

    Ketu mbaron edhe puna e ketij komisioni, pasi sido qe ai te vendos opozita e ka gati lehjen e radhes.

  3. Bardhi Tolabi says:

    Epo kur eshte ligji,perse duhet te besh debat more tullaci-servil dhe bythelepires i Saliut?Apo per t’u gjetur Kola ne pune,sepse e keni ne gjak si ne pushtet,si ne opozite,vetem zhurme keni bere.E ka dhe kjo aresyen e saj,per te mbuluar krimet,vjedhjet,korrupsionin dhe kontrabanden leshoni mufka te tilla dhe njerezit merren me to dhe jo me problemet e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje