Servet Pëllumbi: Po bëhet zhurmë e stisur për Enver Hoxhën

9 Maj 2014, 10:03Politika TEMA

Ish- kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, në një prononcim për gazetën Panorama, komenton debatin e ditëve të fundit për figurën e Enver Hoxhës.

Ai thotë se ky është një debat i stisur, që kërkon të fshehë problemet e vërteta në vend.

“Zhurma e tanishme më duket e stisur dhe e papërgjegjshme. Qëllimi i saj duket se është mbytja e çështjeve të mprehta të politikës së sotme në ‘detin e trazuar’ të historisë. Kjo fatkeqësisht nuk është hera e parë që ndodh.

Drejtuesit aktualë të PS nuk ka pse hutohen. Më e rëndë bëhet kjo kur bashkë me emrin e Enver Hoxhës synohet të fshihen epopeja e lavdishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe mundi e djersa e një populli të tërë në vite. Me zhurmën e nisur që tani, politika po e thellon ndarjen nga populli, i cili di të mbajë ‘shënimet e duhura’,” tha Pëllumbi.

9 komente në “Servet Pëllumbi: Po bëhet zhurmë e stisur për Enver Hoxhën”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Mazhoranca e sotme,mos sillet si femije i ndrojtur,ku ta nxjerrin per shetitje,bashkepuntoret e fashizmit,panvarsisht se ne vend te dores hitleriane tani kane dy gishta perpjet.
    Historia e Shqiperise nuk mund te tjetersohet apo çensurohet si ne “Kenget e shekullit”,qofte e hidhur apo e sukseseshme !
    E.Hoxha dhe A.Zogu jane pjese e historise,na pelqen apo nuk na pelqen,i kemi “dhendure” !

    1. feniks says:

      SHKRIMI ME REALIST I GJYKIMIT PER ENVER HOXHEN!!!
      Enver Hoxha dhe dështimi ynë
      Nga: DRITAN HILA
      Enver Hoxha dhe dështimi ynëKa mbi njëzet vjet, sa herë vijnë festat jubilare që kanë lidhje me çlirimin e vendit, debati degjeneron në emrin e Enver Hoxhës … Tridhjetë vjet pas vdekjes, vazhdon t’i imponohet jetës së vendit: ne festojmë 5 Majin e caktuar nga Ai, çlirimin e vendit të udhëhequr nga Ai, përvjetorë festash ku protagonisti, direk apo indirekt ka qenë Ai. Ndërkohë, mallkojmë e shajmë, kë komandoi me dorë të hekurt vendin, duke harruar të pyesim pse ndodhi e gjitha kjo dhe a ishte Ai fajtori i vetëm? Se nëse sundimi i tij ishte më represivi në Lindje, kjo erdhi edhe për fajin tonë, mungesën e reagimit qytetar, mungesën e elitave dinjitoze, shitblerjes së tyre proverbiale, kolaboracionizmit të tyre historik, nënshtrimit të tyre gjenetik. Çerek shekulli pas rënies së rendit që Hoxha themeloi, shqiptarët kanë filluar e qajnë sistemin e tij arsimor, kujdesin shëndetësor, rendin, funksionimin e administratës? Edhe pse shqiptarët që mbaruan shkollat e larta, i degdiste në zona të thella pas mbarimit të studimeve, tani kujtojnë sigurinë e vendit të punës, sesa plasjen nëpër humbëtira; sigurinë e bukës së gojës, megjithëse me standard mizerabël, sesa bollëkun e tanishëm; kanë nostalgji për shërbimin bazik mjekësor sesa janë të gëzuar për mundësinë që të frekuentojnë mjekësinë në shtetet fqinje apo atë private; iu pëlqen terrori i dikurshëm shtetëror më shumë se ai i maskave apo gjobave në kushtet e lirisë; ndiejnë mungesën e administratës së tij represive dhe prezente në çdo qelizë të jetës por eficiente, se të kësaj të sotmes, ku për të mbaruar punë, nëse nuk “lyen rrotën”, të mbin bari mbi varr e punë nuk mbaron. Njëzet e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, shqiptarë nga jugu e veriu, kanë harruar mbylljen, represionin, varfërinë, dhe kanë filluar i japin shkëlqim një sistemi që nuk do t’i urohej askujt ta provonte. Pas gjithë kësaj kohe lirie, ishte e pritshme që sistemi i ri të dëshmonte supremacinë e tij. Fatkeqësisht, çfarë ka prodhuar, është zhgënjimi. Brezi që përjetoi ’90-ën kishte shpresën e madhe të ndryshimit. Sot, shquajmë për mungesën e idealeve dhe në ekstremin e saj, gjetjen e idhujve vrasës. Mbi 400 shqiptarë që luftojnë nën flamurin e xhihadit në Siri, janë dëshmia e dështimit tonë. Hashashi po kthehet në të vetmin simbol të rimëkëmbjes sonë ekonomike pas rënies së madhe. Pas kaq kohësh, e djathta shqiptare, duhej të kishte gjetur kurajën të pastrohej nga mitet e saj të rreme dhe të përvijohej në një hulli europiane. Por ende drejtohet nga një ish-komunist, si shprehja më shkëlqyese e pafuqisë së saj qindravjeçare, dhe ky nuk është faji i Sali Berishës, por i tyre. Enver Hoxha vinte nga një familje e madhe gjirokastrite, por kjo ka rëndësi vetëm si e dhënë biografike. Udhëhoqi formacionin dominues të Luftës së Dytë, duke e rreshtuar vendin me fituesit. Përkrahja jugosllave, nuk ia zhvlerëson talentin e tij politik. Historia e përbotshme dhe e jona është e mbushur me raste të tilla. Kohëzgjatja e sundimit të tij, nuk ka lidhje vetëm me represionin. Represioni i sistemit që ngriti, nuk ka lidhje vetëm me personalitetin e tij. Personaliteti i tij, nuk ishte i vetmi ngjizës i regjimit. Dhe regjimi i tij, nuk ishte binjako omozigot i komunizmit lindor. Enver Hoxha, është një fenomen kompleks shqiptar, që nuk shpjegohet dot në mënyrë sempliste. Nëse ai ishte antivlera, e vetmja mënyrë që të bëjmë të harrohet dhe takojë historisë dhe historianëve, është ngritja e një sistemi të ri vlerash. Nëse artistët, shkencëtarët dhe shkrimtarët e lindur gjatë sundimit të tij kanë dobësi të kohës apo sistemit, por megjithatë vazhdojnë të dominojnë, vlerat e reja nuk fitohen duke goditur ata, por duke ngritur sisteme të reja funksionale. Nëse e shkuara ishte e keqe në gjithçka, këtë ne nuk e vërtetojmë dot, vetëm se duke prodhuar vlera dhe sisteme të reja më humane dhe produktive. Në të kundërtën, do të rrimë e merremi me datat e ditët që caktoi ai, duke e bërë të gajaset nga bota e përtejme me shterpësinë tonë krijuese dhe pafuqinë ndërtuese, pa pasur Atë në krye.
      Bravo GSH!!!

  2. Uji i ftohte says:

    Edhe pozita edhe opozita kur nuk kane asnje rezultat devijojne opinionin publik me emrin e Enverit apo ndonje teme tjeter siq bente Berisha,do i sjellim eshtrat e Nene Terezes,do heqim shamite,…

  3. Linda says:

    Bjellorus i vertete,race slave.

  4. VETERANI says:

    Ish ballistet e zogistet, e tani pinjollet e tyre ,duke pare se etrit nuk ja dolen dot Enver Hoxhes me pushke gjat luftes,me sabotime ne ndertimin e veprave pas luftes,me vrasje te njerezve qe perhapnin arsimin e kulturen ,filluan mashtrimin duke e duartrokitur me shume se komunistet e populli qe e donte ,pasi po shikonte se c;do gje po behej ne te mire te popullit. Pati nga ata balliste e zogiste ,qe kritikuan qendrimin e etrerve te tyre dhe u ben antare te PPSH. Tani keta pinjoll te etrerve te tyre balliste e zogiste ,kane ngritur dy gishtat lart e ne bashkpunim me agjente e tradhetar te atdheut ,te cilet ishin ne pushtet e tani ne opozite duan te erresojne periudhen e Luftes nacional Clirimtare nepermjet luftes kunder figures se Enver Hoxhes.
    POpulli, ashtu si ua dogji letrat ne dore per mohimin e dites se flamurit e Vloren Heroike,figurat e shquara te kombit SHQIPTARE, edhe pse ngriti bustin e nje tradhetari,hajduti e kurvari, do tua djegi letrat e bashke me to edhe ata qe i mbajne keto letra . Figura e Enver Hoxhes nuk eshte zbehur ,po perkundrazi do te ndricoje edhe me shume si njeriu qe punoi e ndertoi Shqiperine duke luftuar pse jo dhemb per dhemb edhe me ata qe hanin buken e i permbysnin kupen,SI SALI BERISHA,KU NJERI ME TE GJITHA VYRTYTET ME TE ZEZA QE KA KJO BOTE.
    RROFTE 70 VJETORI I CLIRIMIT !

  5. sherifi says:

    Populli shqiptare,sidomos ajo pjese e popullit qe e ka jetuar ate kohe,mesa duket o z.Pellumbi di ti vleresoi gjerat me mire se politikanet,di dhe ti ndaj se kush ishte e mira dhe e keqja e asaj kohe,vete populli e kuptoi qe me ate lloi sistemi nuk mund te vazhdohej me tej,dhe po ky popull kerkoi dhe solli ndryshimet politike ne shqiperi si ne gjithe gjysmen e globit qe ishte ne sisteme totalitare.
    persa i perket zhurmes per Enver Hoxhen,kjo eshte thjeshte nje perde tymi per te mbuluar pislleqet e kohes qe po jetoim, Enver Hoxha,si do qe te stiset problemi,do apo nuk do saliu,mesila,ngjela e shum te tjere,e ka vendin ne historin e ketij vendi se udhehoqi nje ushtri nacional-clirimtare dhe drejtoi vendin per 45 vjete,pa i permendur ketu te mirat dhe te keqiat ka ka bere per hire te sistemit,pa i permendur ketu dhe ndryshimet rrenjesore qe pesoi shqiperia e kenetave,malarjeve,ndricimin ku dhe sote megjithese qindra hidrocentrale,nuk barazohen as me njerin prej tyre persa i perket kapaciteteve, ndersa per te qene te sinqert me veten keto 23 vjet me shume eshte vjedhur pasuria kombetare se sa eshte vene ne sherbim te ketij populli.

  6. luli i vocer says:

    PER HERE TE PARE SERVET KATOVICA DUKET QE ESHTE I KULLUAR E THOTE GJERA TE VERTETA.Kjo politiqi axhami ka marre fund nga e mengjera ne te djathte.Vendi po shperbehet e populli ka ngelur lakuriq keta zihe si do mbahet grushti e kush do e mare i pari ta strehoje ne shtepi bustin e Enver Hoxhes.

  7. SHIU says:

    Historia e luftes dhe e punes esht shkruar me gjak dhe nuk mund te tjetersohet nga pasardhesit e tradhtareve te kti vendi apo batakçinjve te me vonshem,nuk zbehet lufta heroike e popullit kunder nazifashizmit me ne krye komandantin legjendar ENVER HOXHEN,sado qe te perpiqen pasardhesit e ballisteve zogisteve dhe bashkepuntorve te sherbimeve te huaja qe i ka mbuluar historia e kti kombi me turp,nuke zbehin figuren e ENVER HOXHES i cili shkaterroj pa meshir te gjith tradhtaret e kti kombi dhe antishqiptaret, qe sot i tmerron akoma emri i tij,komunizmi nuk kthehet por figurat legjendare te historis nuk do te harrohen asnjerer nga kujtesa e kti populli,ne do te krenohemi gjithmon me to se jan e vetmja krenari kombetare nga koha SKENDERBEUT.

  8. PYETJA says:

    Po ja risin vlerat qe ka patur ne 50 vjetet e sundimit.Po bejne si Saliu,si Edi qe te permenden ato te mira qe i solli shqiperise.Pa dashur po i tregojne popullit se kasta e re pas 90,e djathte,apo e majte ka patur nje qellim,grabitjen e pasurive te ketij populli,grabitjen e djerses dhe gjakut te brezave.Po tregojne se jane lilipute,perpara punes dhe vepres se tij,po me nje ndryshim te madh: NJE KASTE KRIMINELESH QE U PASURUAR E U BENE MILIONERE E MILIARDERE ME FORMAT ME TE POSHTRA QE NJEH NJEREZIMI.Kete po mban shenim populli i nderuar Profesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje