Qeveria: Do i kërkojmë Strasburgut shtyrjen e afatit për zgjidhjen e çështjes së pronave

8 Maj 2014, 20:00Politika TEMA

Kur afati i fundit i caktuar nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pronave është vetëm një muaj nga fundi, avokatura e shtetit po përgatit dokumentacionin për të kërkuar shtyrjen e tij pas datës 17 qershor. Ky fakt konfirmohet nga zv.ministri i Drejtësisë Idlir Peçi, në një intervistë për Top Channel.

“Ne do kërkojmë shtyrjen e afatit për aq sa është plani i veprimit, qershor 2015. Por edhe atëherë nuk është se mbaron kompensimi. Ne synojmë që atëherë të fillojë një proces transparent që t’i japë fund problemit, që ka nisur e s’ka mbaruar asnjëherë”, deklaron Peçi.

Por çfarë parashikon plan-veprimi i qeverisë?

“Ky plan ka piketë të parë inventarizimin e gjendjes aktuale, pa skanimin e të cilës ne nuk mund të kemi një ide të qartë se si t’i japim zgjidhje problemit. Të nxirren faturat e kompensimit, të gjejmë sa u kemi borxh qytetarëve. Piketë është dhe një reformë 1-vjeçare, me hapa konkretë ligjorë e institucionalë. Ligji aktual krijon paqartësi, prandaj qytetarët shkojnë në Strasburg”, saktëson Peçi.

Për shkak të precedentit të ngjashëm me çështjen e pronave, parashikohet që të zbatohet e njëjta formulë si në Rumani.

“Vetë shteti ynë i ka kërkuar gjykatës së Strasburgut që të reagojë. Kjo tregon që ka problem sistemi. Të njëjtën rrugë me atë të Rumanisë mund të ndjekim dhe ne dhe të jemi të sigurt se do t’ia arrijmë të shtyjmë afatin”, nënvizon Peçi.

Ndërkohë që për penalizimin më të fundit prej 8 milionë eurosh të vendosur nga Gjykata e Strasburgut, zv.ministri i Drejtësisë shton se i takon Ministrisë së Financave të ekzekutojë vendimin brenda afatit tremujor.

Ndërkohë që për 60 çështje të ngjashme të kthyera nga Strasburgu, për të cilat i kërkohet Shqipërisë që të ofrojë propozimin e saj për zgjidhje përpara se të dalë me vendim, zoti Peçi shprehet se po negociohet me palët.

“Për shkak të dokumentacionit të negociatave nuk mund të shprehem, por të gjitha opsionet janë në tryezë”, shtoi numri dy i Drejtësisë./TCH

16 komente në “Qeveria: Do i kërkojmë Strasburgut shtyrjen e afatit për zgjidhjen e çështjes së pronave”

  1. loni says:

    kerkoni dhe nja 20 vjet te tjera per problemin e prones se 23 vjet nuk na dolen qe te zgjidhnim problemin e prones na duhet edhe nja 20 vjet te tjera qe jo vetem pronaret kan vdekur por nuk kan lene as trashgimi se kujt do tja lejn ate prone,apo do ti kaloj shtetit dhe do ti marri familja berisha qe ka leshuar nga mireqenia qe kan vene gjate ketyre viteve,nje tuf berishjane hajduta pronash qe ti marrin.

    1. adriatik says:

      Ky shtet plehrash ka 20 vjet qe mashtron, plus 50 vjet baballaret e ketyre krimineleve torturuan nje popull te tere.

      Urgjent te vije ushtria gjermane ose amerikane te cliroje shqiperine nga keto plehra islamiko-komunisto-skraparllinjo-vucidolase.

  2. tourkofagos says:

    dhe mashtrimi vazhdon…………2014,’16,’17,’18,’19,’20…….!!!!

    1. pordhofagos says:

      Paske mesu dhe me numuru. He me te lumte… kujtoja se thjesht druvar me bisht.

  3. TARRASI says:

    E drejta e prones qendron para cdo te drejte tjeter z Kryeminister i Repuklikes Popullore Komuniste te Shqiperise. Po si nuk e the nje fjale te vetme per pronaret apo si nuk te shkoje mendja ti ftoje te dyja palet e interesuara ne Kryeministri, apo pronaret nuk jane shtetas shqiptare.
    Prona merret nga qeveria vetem pasi te jete paguar me vleren e plote te tregut dhe vetem per nevoja publike ne te gjitha vendet demokratike te botes e madje edhe ne Kinen komuniste por ne Shqiperine staliniste kjo praktike duket se nuk ka ardhur akoma.
    Po per akordin me Gjykaten e Strasburgut si nuk e the nje fjale z Kryeminister. Po per parate qe duhet te paguash per vendimet e Gjykates se Strasburgut qe po shkojne ne miliarda Euro kur dhe ku do ti marresh nuk the gje gjithashtu.
    Vendimet e Gjykates se Strasburgut vazhdojne te behen pirg se bashku me miljardat e Eurove te papaguara e ju vazhdoni akoma te grabisni pronat e qytetareve shqiptare me vendime Qeverie Komuniste Staliniste duhet thene se perndryshe fyejme komunistet kineze.
    Qofshi ju qe jeni. D.M.TH mashtrues me te pafytyre nuk mund te kete qene as Enver Hoxha. Ndonjeri mundet te thote po Saliu . Per te verteten jane pothuaj njelloj por Saliu nuk ka thene ndonjehere se do jua kthej pronat por nxirrte kelyshin e tije Mediun te mashtronte si Rama gjate fushates.
    Qeveritare Shqiptare mos harxhoni parat e ppullit shqiptar duke shkuar ne Bruksel gjoja per integrimin se kur nje qeveri shkel te drejtat themelore te njeriut as ne Unionin Afrikan nuk e pranojne jo me ne Europe , pra thjesht shkoni per te fshehur parate e vjedhura e per turizmin tuaj e deri edhe per te pare kupat e europes ne futboll.
    Se dyti shqiptaret duhet ta kene te qarte te majte e te djathte me prone apo pa prone me qeveri komuniste neokomuniste apo demokrate se vendimet e Gjykates se Strasburgut do te paguhen deri ne lekun e fundit nese shqiptaret deshirojne te kene shtet Shqiptar gje qe nese vazhdojne keshtu ta dime te tere se nje dite edhe mundet te mos e kemi fare as keshtu bandit e grabites sic e kemi.
    Pronaret qe i kane kaluar hallkat e proceseve gjygjsore shqiptare ti drejtohen Gjykates se Strasburgut pa e humbur nje dite me he te mos presin mashtruesin e radhes me mashtrimin e ri.
    Persa i perket pronarve qe akoma jane qe 24 vjet ne procesin e zhvatjes se lekeve nga keta qeveritare te pafytyre e shppirt , por jo ne procesin e njohjes se prones pasi nekomunistet nuk kane ndermend te njohin krimet e baballareve te tyre e as te kthejne pronat e grabitura nga po ata kriminele te mos vazhdojne te paguajne me por te kalojne procesin sa me pare dhe ti drejtohen Strasburgut edhe ata.
    Ndersa brenda vendit ish pronaret te rithemelojne shoqatat e tyre ne tere shqiperine dhe te paralajmerojne qeverine me greva nje orshe e duke i pershkallezuar deri ne greve urie kombetare duke i ndaluar se bashku me institucionet nderkombetare vazhdimin e rigrabitjes se pronave nga regjimi nekomunist qe i kane lene vendin njeri tjetrit.
    Bijte dhe bijat e pronarve e te persekutuarve qe ne te shumten e rasteve i perkasin te njejten shtrese te njoftojne per kete rigrabitje te prones se tyre kancelarite perendimore nga vendet ku jetojne e punojne pasi ne te shumten e rasteve tashme jane shtetas perendimore.
    Baballaret kriminel te ketyre neokomunisteve pa fytyre e dinjitet njeriu na kane grabitur pronen, internuar, persekutuar e ne te shumten e rasteve na kane lene jetim apo jetim me prinder te gjalle pasi i kane mbyllur ne burgje prinderit tane me me shume se 30 vite e nuk duhet bere gjaku uje.
    Bashkevuajtes kemi me vete te Drejten, Zotin e Perendimin prandaj duhet te behemi te gjalle e te mos tulatemi nga mashtrimet pa fund te ketyre te pafytyrve qe i leshojne vendin njeri tjetrit ne kurrizin e popullit shqiptar qe mashtrojne pa u skuqur e pa u zverdhur qe 24 vjet me radhe e me tej se do hanim me luge floriri.
    Ata shqiptare qe kujtojne se perfitojne nga ky mashtrim i qeveritareve te pafytyre po ju them se kostoja e kaosit permanet ku e mbajne Shqiperine keta antishqiptare e kalon disa fish vleren e truallit te shtepise suaj se bashku me shtepine .
    Aji qe eshte shqiptar e di mire qe nuk eshte toka as trualli i tije e as i Qeverise grabitse te radhes prandaj mos vazhdoni te vetemashtroheni por blini trojet e tokat tek pronaret e vertete mbi te cilat jetoni sot nese nuk jane tuajat dhe keni per te fituar disa fish. Se pari fitoni qetesine fizike e mendore per ju e brezat qe do lini mbrapa. Se dyti fitoni qetesine me shpirtin tuaj nese realisht besoni pak ne Zot se nuk merret gjeja e tjetrit. Se treti po ju garantoj se fitoni financiarisht me se paku tre fishin pasi akoma cmimet ne Shqiperi jane shume poshte.
    Pyesni veten apo komshiun se sa e ka blere dynymin e tokes apo truallit mbas 91? Me 4-5 miljon te vjetra e sot me siguri mundet ta shesi 60-70 milion pra per 20 vjet kane fituar me shume 10 fishin.
    Shqiptare pronare apo jo pronare megjithse per te verteten sipas statistikave 87% e shqiptareve jane pronar te nje trualli sado te vogel mos vazhdoni te mashtroheni nga qeveritare ordiner qe duan tju mbajne ne kaos e vellavrasje me qellimin e vetem qe tju grabisin te sotmen e te ardhmen.
    Jam i bindur se dikur do ta kuptoni por do jete teper vone e qeveritaret e djeshem e te sotem nuk keni ku ti gjeni pasi me kohe do jene duke ngrene parate tuaja ne nje qoshe globi.
    Liria , demokracia, prona, dinjiteti gezohen vetem atehere kur lufton e perpiqesh cdo dite qe ti keshe. Cdo gje e ka nje fund edhe keta grabites te pafytyre qe ju kane hypur ne qafe duhet ta kene nje fund. A ka nje popull ne Europe qe e kane detyruar me varferi e kercenime nga me te ndryshmet te braktise Atdheun gjysma e popullsise pervec shqiptareve. Gjysma e mbetur nuk votojne pasi kane 24 vjet qe nuk e perfillin ndonjehere voten e popullit . Ata cfare mbesin i kercenojne me buk apo i blejne varferine javore me nje thes miell te vjedhur nga buka e tyre dhe ne fund shpallin mes kacafytjesh gjoja sundimtarin e radhes pasi nuk jane gje tjeter vetem dy pjese e nje bande kriminale.
    Kaq legjitim jane keta te pafytyre te pa ers me me gjak bastard qe as mendojne nje minut per Shqiperine e Shqiptaret por gjithnje te perulur para padronve te tyre qe kane rreth 100 vjet qe gjithnje e kane qene jashte kufirit shteteror.
    Ngrihuni shqiptare e shporrni vemjet e rradhes qe vazhdojne t’ju pijne gjakun me me intensitet se te paret e mos vazhdoni te vritni vllain per nje gardh se kemi vendin me te bukur qe Zoti ka dhene mbi dhe e te jetojme ne paqe e vllazni me njeri tjetrin e pse jo edhe te begate se i kemi tera mundesite.
    Ish-Sekretarja e Shtetit mikja e madhe e Shqiptarve Hillary Clinton tha se shqiptaret i kane potencialet qe te jetojne si populli me i pasur i botes.
    Zgjohuni shqiptare se jemi populli me i ri i Europes i mireshkolluar se paku gjer tani e me nje vend qe nuk e ka kush ne bote qe nuk e kane quajtur kot mesi i dheut.
    Rraca e shqiptarit me gjakun e Kastriotit nuk ka qene nuk mundet te jeojne me sidromen e skllavit.

    1. tourkofagos says:

      ketu e 600 vjet rri me bythen perpjet…..popull zulu!

    2. Ta futi says:

      Po mer idjot po. Artikulli jot ja kalon edhe atij te Meros. Te ka zene purtha ty tani dhe nuk pret dot. Ke 23-vjet qe e pret me durim “xhaxhin” Sali qe ti japi pronat dhe papritur e ke humbur durimin. Are you from the past?

  4. shqiptar says:

    Nuk e kuptoni o derra qe keta jane ATA.Te dy palet bejne lojen e Ramiz Alise.Saliu genjen me shume ai I beri hatanete djathtes nacionaliste qe eshte e domozdoshme per nje komb normal

  5. Philip says:

    Kur partite te mos drejtohen me nga komunistet katundare te zgjedhur nga Enver Hoxha per te ardhur ne Tirane per te bere punet e diktatures, apo bijte e atyre komunisteve katundare qe jane njesoj si eterit e tyre, atehere fillon te ecen Shqiperia.

  6. A says:

    Pronaret qe ne fillim u treguan te dobet se u genjyen, u mashtruan ne menyre te vecante nga nje demagog komunist si SALI BERISHA dhe nga nje maskareshe qe vinte nga rradhet e te persekutuarve politik, por qe faktikisht ishte tradhetare e kesaj shtrese, mashtruese, e paftyre, agjente dhe bashkepunetore e sigurimit te shtetit diktatorial komunist me pseudonimin “desinjatorja” JOZEFINA TOPALLI (COBA).
    Pronaret nuk u treguan vital si para ardhesit e tyre sepse ishin lepurusha te rrahur, pra pa personalitet sepse hanin sapunin per djathe me vetedije te plote si frikacake, servila, megjithese i kishin te qarta udhezimet dhe direktivat e Katovices qe ne fillim. Qe do te rrinin duke pasur neper duar letra dhe dokumenta pa fund dhe flisnin edhe kur ecnin rruges me vehte. Kete i beri Partia Demokratike me SALI BERISHEN ne krye qe shkerdheu para dhe mbrapa keto fare psikopatesh.
    Kjo u arrit edhe me ndihmen e disa tipave gjoja te persekutuar si SIMON MIRAKA, RESHAT KRIPA dhe te tjere te cmendur.
    Pamvaresisht kesaj me keto lajme qe po na vine edhe EDI RAMA dhe Partia Socialiste nuk kane ndermend te bejne gje.
    Ne qoftese pronaret behen burra duhet ti kerkojne pronat nje me nje, jo vetem kaq por edhe demin e shkaktuar ekonomik qe nga viti 1990 e kendej dhe qe behen 24 vjet. Te kerkohet urgjentisht kthimi i prones nga ana fizike + demi ekonomik + asnje afat te mos shtyhet. Sepse sa breza njerezor duhet qe te kthehet prona. Pronare mblidhni veten dhe tregohuni burra. Deri tani jeni treguar pa personalitet dhe te neperkembur ne te gjitha drejtimet e mundeshme, pra jeni bere per turp.

  7. Andrea says:

    Perse duhet te akuzohet dhe te cdemtoje Shteti Shqiptar ne lidhje me pronat e zaptuara?! Ish-pronaret le ta zgjidhin ne gjykate me ZAPTUESIT e pronave te tyre, sepse nuk eshte Shteti Shqiptar Ai qe iu ka marre pronat. Shteti pergjigjet vetem pse ka bashkepunuar dhe nuk ka reaguar ne vendosjen e Drejtesise, por ankimi i ish-pronareve ka te beje direkt me zaptusit reale, ndaj ZAPTUESIT duhet te paguajne per gjithecka te jashte – ligjeshme dhe te padrejte qe kane kryer menjehere pas v.1990. Nuk ka pse shumica e popullit te paguaje nepermjete shtetit te tij, gjobat e vena nga Gjykata e Strasburgut, per problemine e pronave.

  8. Petro says:

    Hajdutet nuk jane vetem Berishjane.Jane dhe Nanoist, Ramist, Metist, pra Ramizist.E para gje qe duhet te bejne eshte ta decentralizojne kompensimin e prones.Jane bere abuzime te medha.Kompensohen njerez anonim, kur dihej qe Shqiperia ka qene mbushur me fshatar te varfer.Ktheheni ne cdo qark pronen.Bejeni objek te nje drejtorie si ka qene.S ka pse te kompensohet nje pronar kuksian ne Tirane apo Durres, nje kolonjar apo permetar ne Vlore, Sarande apo Tirane.Do vullnet politik, njerez te afte dhe kontroll vertikal te rrepte.Kjo katrahure qe vazhdon te behet po i largon nje pjese te pronareve nga kerkimi i te drejtave te tyre.I ka merzitur neper dyert e pushtetit, te hipotekave te arkivave per te disaten dore.Dhe ky eshte qellimi.Jam i bindur se po te shihen mire dhe ne site, edhe ata qe kane fituar gjyqin e Strasburgut, nje pjese i kane dokumentat me vendime gjyqesore.Kompensohen per toka ne male apo te spostuara ne fashen bregdetare duke u rritur vleren, kur para 70 vjetesh kishin frike t i afroheshin derit, apo te hiqnin brekushet.Mos te flasim pastaj per Bregun ku jane sulur te gjithe si qente, kush e kush te rrembeje ndonje cope.Rrumpalle.Keshtu do te shkojme ne BE?!…

  9. kane kaluar 24 vjete dhe trasta burgut ,tani i erdhi oreksi per te shlyer detyrimet !? ketu ,dicka nuk shkon mire !nuk mund t’i kerkosh nji qeverije qe akoma nuk ka ardhur ne vete ,duke rregulluar’bombardimet;
    qe lane pas banda fashiste !eshte teper absurde.
    kjo gje kerkohej pas 5-6 vjetesh me nji qeverisje normale !

  10. beni says:

    Cfare mendoni o shteti Shqiptar ,se Strasburgu eshte gjykate e larte ne Tirane,dhe mund te beni cfare te doni dhe ti zvarrisni ceshtjet,behuni gati te zbatoni vendimet e strasburgut,gjeni paret ku te doni ,dhe punoni mire per te zgjidhur qe ne shqiperi ceshtjet civile drejte,se me keq do e keni ,se ka fajin strasburgu dhe europa,por vet shteti dhe gjykatat teper te korruptuara.

  11. lili says:

    Andréa,
    Keni nje kuptim te cuditshem per cka eshte shteti:pronaret kerkojne nga shteti shqiptar qe e drejta e tyre ,nderkombtarisht e garantuar per trashegimin e prônés,te garantohet nga shteti sic ndodh ne cdo vend.ne qofte se ne duhet te dallim vete me bâ vetgjyqesi,pse jo po kete le ta thot shteti se nuk do apo nuk punet,e jo shteti nepertmjet kryeministrit le legalizoje grabitjen e prônés private…. Ju mendoni se luani me drejtesine nderkombtare edhe me Strasburgun,qe eshte shtylla per te Drejtat e njerit,si me gjyqetare tuaj ne Shqiperi?harroni kete,se edhe shtet ma me peste si Franca denohen asgje,nga profesionista qe Kane Nderin e tyre si person e si profesionist mbi cdo gje:ata nuk shiten si tek ju ne shqiperi!

  12. lili says:

    Andréa,pse shteti shqiptar,garant i gjerave,nuk detyron zaptuesit me paguar?pse duhet ti te paguajsh nepermjet taxat e tua vjedhjet e zabtimet e disave?pse shteti ketu nuk po shemb ato ndertime pa le ne toke te tjeterkujt e po i shemb diku tjeter?
    Sepse diku tjeter Jane te interesuar pushtetaret tone po me vjedhe e grabit apo sepse duam me shtu barren e denimeve qe cdo dite Strasburgu po i vé déri sa te kuptojne ishkomunistet tone se pronaret Jane edhe do mbeten pronaret légitime .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje