Holanda, një prej vendeve skeptike për zgjerimin e Bashkimit Europian, shprehet optimiste për axhendën e reformave të qeverisë shqiptare, megjithatë kërkon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Interesimit të “Vizion Plus” për qëndrimin e Holandës për çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme holandeze i janë përgjigjur se vlerësimi përfundimtar do të bëhet vetëm pas publikimit të Progres Raportit të Komisionit Europian, në qershor të këtij viti.
“Holanda do të vlerësojë përparimin e Shqipërisë pas publikimit të Progres Raportit të Komisionit Europian, që pritet në qershor. Holanda është optimiste nga axhenda e reformave të qeverisë dhe fton Shqipërinë që të tregojë rezultate konkrete, si për shembull, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Në samitin e Këshillit Europian në Bruksel, në dhjetor të vitit 2013, Holanda ishte një ndër pesë shtetet e BE-së, që kërkoi më shumë kohë për të vlerësuar arritjet e vendit tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Holanda, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Danimarka kërkuan shtyrjen e këtij vendimi në samitin e muajit qershor.
Puna e qeverise eshte per tu pergezuar. E meritojme
me vjen mire qe reformat e nisura nga Qeveria Rama po bindin BE qe shqiperia ta marre statusin
me ironi pa ironi..bravo Rama
dhe ka te drejte, vetem llafe, korrupsioni galopant prej dekadazh, shkaterrimi galopant prej dekadash, askush nuk denohet, temerr….