Pronat/Rama: Do zgjidhim atë që për 20 vite i shkatërruat. Majko: Turp kombëtar (VIDEO)

8 Maj 2014, 14:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shpreh angazhimin e Qeverisë për të zgjidhur problemin e pronës në Shqipëri.

“Atë që 20 vite pronarët kanë pritur ta realizojnë përmes jush dhe ju nuk e realizuar ne e kemi marrë përsipër ta futim në rrugën e zgjidhjes përmes një reforme që kërkon 1 vit kohë për të konsoliduar bazat e një procesi që do të hyjë në rrugën e vet të natyrshme, në harmoni të plotë me Gjykatën e Strasburgut”, tha Rama gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, ku u diskutuan dhe miratuan ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Duke iu drejtuar opozitës, e cila shprehu kundërshti për ndryshimin, Rama tha se në 20 vite pronarët ju i mbyllët nëpër vrimat e hartave tuaja, vrimat i keni mbushur me pronarë të dalë nga barku i qeverisjes demokratike.

Në vijim të fjalës së tij, Kreu i Qeverisë theksoi se “kemi trashëguar një arkivë me numra protokolli pa letra brenda, apo ku letrat e njërit pronar ishin në dosjet e pronarit tjetër, ku dokumentet e zhdukura janë në sasira të frikshme nga dosjet e administruara për të cilat pronarët vetëm gjatë kësaj periudhe janë vënë në dijeni”.

“Në këto muaj të qeverisjes sonë është realizuar një kërkesë themelore e Gjykatës së Strasburgut, që është hedhja dixhitale e të dhënave hartografike për pronën. Nuk keni bërë as gjënë më të vogël për të realizuar këtë kërkesë”, u shpreh Rama duke iu drejtuar sërisht opozitës.

Tashmë, tha ai, kemi një regjistër elektronik me të dhëna të sakta për çdo dosje dhe referencë gjeografrike për vendimmarrjet nga vitit 1993 deri në vitin 2014 për çdo qytet. Duke vënë theksin në situatën e rëndë të procesit të kthimit të pronave, Rama tha se  Shqipëria është i vetmi vend pa referenca të unifikuara gjeohapësinore. Sipas tij, në Nëntor- Dhjetor të 2013-ës, ne shpërndamë fondin për 50 përfitues nga 33 që ka shpallur qeverisja e mëparshme në 2012 për të njëjtin fond. Po ashtu, ai informoi se gjatë këtyre 8 muajve është rritur 70 % pjesëmarrja e AKKPP-së në proceset gjyqësore ku Agjencia është palë e paditur.

“Keni braktisur gjyqet për të priviligjuar pronarët që i keni sajuar ju në kurriz të pronarëve që nuk arrijnë të marrin pronat që u kanë lënë gjyshërit, sepse ju keni tërhequr shtetin nga Gjykatat”, akuzoi Rama opozitën.

Prezenca e agjencisë në gjykata, tha më tej Kryeministri Rama, është edhe për të mbrojtur interesin publik, por në radhë të parë interesin e pronarëve real nga pronarët e sajuar prej jush. Duke folur me statistika, Rama tha se vetëm në muajin prill 2014 janë 923 seanca gjyqësore ku Agjencia është thirrur dhe është gjendur në një pozitë të vështirë për shkak të vendimmarrjes suaj.
Për herë të parë, sipas Kryeministrit Rama, Shqipëria ka një listë vendimesh të Gjykatës që janë të formës së prerë dhe një faturë financiare të regjistruar që rrjedh nga këto vendime. “E latë këtë vend pa shtet, kjo është trashëgimia juaj”, tha ai.

Drama e madhe e pronës, nënvizoi Kryeministri, lidhet me mospërputhjen e plotë mes hartave dhe vendimeve të Agjencisë dhe ZRPP-së dhe njehsimi i këtyre të dyjave është sfida jonë.

‘Ka tre lloje forcash në një konflikt në udhëkryq , pronarët, ata që e kanë pronën e trashëguar, ata të cilët e kanë pronën të regjistruar dhe ata që kanë ndërtuar mbi pronën e dikujt tjetër’, deklaroi Kryeministri Rama.

Majko: Marrëdhënia me pronën, turp kombëtar

Turp kombëtar e cilësoi ish-Kryeministri Pandeli Majko, deputet i PS-së, marrëdhënien me pronën në Shqipëri. Duke folur në seancën parlamentare, Majko shtoi se kthimi i të drejtës së pronës është në kufijtë e një hajdutërie kolektive me cilësinë e krimit të organizuar. Ndërsa e cilësoi shtyrjen e afatit të AKKP-së me 1 vit si mjaft të rëndësishëm, Majko theksoi se pyetja më therëse që shtrohet sot është cili është qëndrimi i asaj që quhet e djathta në Shqipëri me pronën legale, pasi ajo që konsiderohet e djathtë në Shqipëri prodhoi një thes me ndryshime në qeverisjen e saj për çështjen e pronës .

“Ligji 32 95 për kthimin dhe kompensimin e pronës është ndryshuar nga viti 2005-2009 , në 2005, 2007 dhe 2010 është ndryshuar me tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, kjo është veç një pjesë e pamjes së paqartësisë dhe kaosit ku është zhytur çështja e pronës në Shqipëri”, theksoi Majko.

Sipas tij, e drejta e pronës është pamja e së djathtës në Shqipëri.

“Cështja e pronës u zëvendësua me çështjen e legalizimeve, të drejtat e familjeve të pronarëve u shkëmbyen me votat e atyre që prisnin doklumente të legalizimit të shtëpive në pronat e të djathtëve të përfaqësuar”, tha ai.

Ndërsa në Shqipëri, vijoi Majko, konsumohet debati qesharak i grushtit, Gjykata e Strasburgut deri tani ka pranuar 413 dosje të pronarëve shqiptarë për çështjet e fituara nga pronarët shqiptarë në Strasburg.

“Shteti shqiptar duhet të paguajë një faturë që deri tani shkon në 37 milion euro, të tjera fatura pagese pritet të vijnë në vazhdim, të cilat janë vetëm një pjesë e kostos së krijuar me të drejtën e pronës së vendit”, tha Majko.

9 komente në “Pronat/Rama: Do zgjidhim atë që për 20 vite i shkatërruat. Majko: Turp kombëtar (VIDEO)”

  1. Andi says:

    Bravo. Ajoq e beri Berisha keto 22 vjet eshte Turp vertete. POpulli e shporri dhe ka besim tek ju Rama

    1. Velmisa says:

      Rama eshet ne udhe te mbare. Po mabn premtimet e dhena dhe po ju jep zgjidhje plageve me te renda te shoqerise shqiptare.

      Kjo eshte e verteta

      1. DENADA says:

        qente le te lehin karvani te shkoj perpara i thone ….

        1. Gega says:

          Mashtrimet e radhes se opozites!Une cuditem pse i pergjigjeni,kur ka prokurori qe merret!Aman se sa fillojme ti harrojme ,na i kujtoni ju!Kemi nevoje te degjojme gjera te reja e pozitive se perrallat e tyre i degjuam per shume vjet!

          1. Gega says:

            Qeveria mban premtimet . Kete qe se beri saliu e qe genjeu pafund

    2. Shtyllasi, fshati i internuar edhe në demokraci says:

      “ Dear Mr. Peter Sanfey, Regarding the financial investment
      your company is doing for the bypass road segment Fier-Levan in south
      Albania, we, all the residents of the Shtyllas Village (during the
      communists e this was an area for detention camps, where a lot of Albanians
      were interned with the whole family), are complaining and reporting about
      the expropriation value of our estates, which is a ridiculous and very
      miserable price: EUR 2.00 per m², while the expropriation values in the
      nearby areas are higher (in Levan Village EUR 11.50 per m² and in Pojan
      Village EUR 6.50 per m²). This village, Shtyllas, is located between these
      other two villages, so why this big, unfair and corrupt difference? The
      Styllas case is different because it involves a corruptive affair. The deal
      is that an anonymous businessman will get the sideways parts of each
      roadside, on the 15th and on the 18th kilometer. Each of these parts has a
      surface of about 25,000 m². The purpose of this area is the construction of
      two huge car parks. We were informed that the decision for this corruptive
      affair was approved. We were threatened to keep silence and helplessly
      accept this robbery. Please Mr. Sanfey, I and all the other residents are
      asking for your help and attention to review the price of our properties.
      We are being disseized of our estates. We are not refusing to sell the
      estates, we are only asking for a fair and a legal evaluation. In the hope
      for a positive change the below mentioned residents of Shtyllas and me are
      giving you our sincere thanks. 1-Agustin Miraka 26- Hamdi Xherahu 2-Gaspër
      Miraka 27- Xhevair Xherahu 3-Salvador Miraka 28- Ylivi Xherahu 4-Saliko
      Baruti 29- Shkelqim Xherahu 5-Muhamet Baruti 30- Defrim Xherahu 6-Perparim
      Baruti 31- Zini Xherahu 7-Bujar Baruti 32- Avni Bazelli 8-Agim Manafi 33-
      Muhamet Bazelli 9-Asim Manafi 34- Ruzhdi Bazelli 10-Ibrahim Kapa 35- Albert
      Bazelli 11-Kimet Kapa 36- Enver Zenelaku 12- Sali Bazelli 37- Mergim
      Zenalaku 13- Agron Pellumbi 38- Shaban Merolli 14- Gezim Pellumbi 39-
      Ziqeri Merolli 15- Sander Mihali 40- Medi Muçka 16- Jani Mihali 41- Xhevdet
      Birçe 17- Bilbil Driza 42- Feri Miraka 18- Pajtim Driza 43- Zef Miraka 19-
      Ramazan Driza 44- Venetik Methoxha 20- Xhevair Muçka 45- Bujar Methoxha 21-
      Cvejtko Mihali 46- Mineko Methoxha 22- Kristo Nini 47- Sali Memini 23-Thoma
      Nini 48- Spase Mihali 24- Marash Kovaçaj 49- Enver Hasankolli 25- Iliaz
      Xherahu 50- Sali Ndreu 51- Ylli Xherahu 52- Osman Ndreu Regards, Fatmir
      Lamaj foimer political prisoner Cel 0664128750 ”

  2. GUARIN says:

    Me Ne fund po vendos shtet ne kete vend Bravo votuam qeverin e duhur

  3. shqiptar says:

    Turp kombetar eshte i biri i Emin Gjanes qe pa marre rryshfetin nuk te fut ne zyre.Akoma jurist ne agjensine e pronave,me ate jurist presim rilindje.

  4. Fatmir Lamaj says:

    PSE NDODH KËSHTU…?

    NGA FATMIR LAMAJ

    Para disa ditësh më takuan disa miq të vjetër nga Shtyllasi i Fierit, ish të dënuar e të persekutuar për të më shprehur një shqetësim që kishin në lidhje me pronat e tyre. Shtyllasi është një fshat internimi i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë-Levan-Fier dhe pasi mbaroi kanali kjo “vepër e ndritur e Partisë” të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit. Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë që nga Veriu e deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit si Ndreajt, Xherahët, Gjutajt, Mirakajt, Bazellët Mihalët Pëllumbet Kapa etj, iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe survejimit të rreptë të sigurimit të shtetit. Shumë banorë të këtij fshati nga familje të internuara përfunduan në burgje dhe arrati.

    Në 1991-in, me ardhjen e demokracisë shumë banorë të tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalëngadalë u kthye për ta, në një kujtim të frikshëm të së kaluarës së tyre tragjike. Nga ligji famëkeq 7501, familjet e tyre të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjakun, djersën dhe lotët e tyre… Ata kishin hapur toka të reja duke mbjellë plantacione të tëra me vreshta e ullinj. Në një pjesë të tokave të tyre kalon By Pass-i Levan-Fier. Dhe kuptohet për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i popullor nga “agallarët” e rinj të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2 , Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë, diferencë e madhe për të njëjtën tokë.

    Ç’është ky diferencim kaq i madh?… E po, Levani, i kuadrove të Partisë dhe Pojani i lidhur ngushtë me Partinë ndërsa Shtyllasi qëndër internimi. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot për ta ndrequr këtë “gabim” që Qeveria Demokratike e “PD” paska bërë ndoshta “pa dashje“…por deri më sot asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njejtin vend, përkundrazi ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit se është tokë pjellore, ndërsa çmimi i vlerësimit i ndryshëm, shumë i ndryshëm. E kjo është mëse e kuptueshme, se të persekutuarit duhet të mbeten gjithmonë të persekutuar ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të privilegjuar. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua! Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar akoma. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht shtresës së persekutuarve, të burgosurve dhe të shpronësuarve. Pushtetarët e derisotëm, një pjesë e të cilëve janë hajdutë e kriminelë, dallkaukë e batakçinj që u pasuruan “habitshëm” duke kullotur azadë te livadhet e pafundme të pasurive të këtij vendi, duke i grabitur, rrëmbyer, dhuruar nga partitë apo blerë me çmime qesharake. Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku 2 pjesë anesore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar 2 parkinge gjigand të vulosur nga qeveria e Berishës… Dhe fshatarëve u është thenë se kjo është vendosur, ndaj ju duhet vetëm, të heshtni, të pranoni pa bëre zë grabitjen që iu bën pushteti.

    A ka drejtësi në këtë vend? Jo!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje