Hetimi parlamentar për drogën/Komisioni do drejtohet nga Felaj e PS

8 Maj 2014, 16:23Politika TEMA

Komisioni parlamentar që do të hetojë akuzat e opozitës për implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në transportin e lëndëve narkotike do të drejtohet nga deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj. Ndërsa nënkryetar i komisionit do të jetë deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Sekretare e komisonit hetimor do të jetë deputetja e LSI-së Silva Caka.

Në  seancë, Kuvendi votoi përbërjen e komisionit me 91 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa ngritja e komisionit u miratua dy javë më parë në seancën e 24 prillit.

Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni u bë nga deputetët e maxhorancës, pas akuzave të opozitës për përfshirje të strukturave të ushtrisë në trafikun e lëndëve narkotike.

Komisoni do të nisë nesër unën dhe mbledhjen e para e ka përcaktuar në orën 12 00.

4 komente në “Hetimi parlamentar për drogën/Komisioni do drejtohet nga Felaj e PS”

  1. Flo says:

    Ok, shume mire.. Njeri tamam eshte Felaj..

    PO budallalleqet e avioneve te saliut do hetojne..ahaha

    1. Desara says:

      Felaj eshte njeri me integritet te larte.
      Sa i perket komisionit, do hetoje endrrat e saliut me avione, qe jane nje shpifje parodike nga opozita

      1. Elsa says:

        hahahahaha, komisioni Divjakes per avionet imagjinare..hahahah

      2. Albi says:

        Felaj integritet i larte? Nga e gjete kete.

        Di te na thuash si u be deputete kjo zonja psh, se kete deri para 2009 nuk e kishim pare me ndonje event te PS. Kush e solli kete ne PS diten e fundit para listave?

        Ti dime njehere keto pastaj vendosim ca integriteti ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje