N
jë person është ekzekutuar mbrëmë në hyrje të qytetit të Beratit, teksa po shkonte të merrte makinën e parkuar në një lavazh.
Sipas policisë, Adriatik Mustafaraj, 52 vjeç, është vrarë me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar pak pas mesnatës së 9 majit 2014.
Autorët e vrasjes kanë ndjekur lëvizjet e Mustafarajt dhe i kanë zënë pritë për ta ekzekutuar.
Në momentin e vrasjes ai po kalonte nga njëra anë e rrugës në anën tjetër ku kishte parkuar edhe makinën një Audio Q7.
Mustafaraj jetonte kryesisht në Itali dhe merrej kryesisht me shitje makinash të përdorura në Shqipëri.
Mustafaraj ka mbajtur në vitit ‘92-’97 detyrën e shefit të qarkullimit në Berat. Më pas ai është larguar nga policia.
Burime policore thonë se po hetohet në disa pista. 52-vjeçarit iu gjetën në xhep 17 mijë lekë të vjetra.
Vrasja, sipas dyshimeve të ngritura nga policia lokale, mund të jetë kryer për një implikim të mundshëm të Mustafarajt në trafiqe, apo konflikte të tjera.
ky eshte djali i madh apo i vogel i Xhines se beratit? besoj se ai i vogli jetonte ne itali
eshte i forte 97e….e njohin ne berat kush eshte ky!
Gazeta cfare informacioni jashte cdo realiteti shfaqni??? I NDJERI NUK JETONTE APSOLUTISHT NE ITALI , DHE NE BERAT NUK E NJEF NJERI PER BIZNESMEN… gjeni mo gazetar te hajrit….
Tiku i Xhines, pa tjeter qe ka shkelur ne kallo te te tjereve: I degjuar ( tashme i ndjere ) ka qene qysh para ’96 ne Berat, bente ligjin dhe duket ka patur llogari per te dhene! Po, ka qene shef qarkullimi ne Berat gjate kohes qe ka qene PD-ja ne pushtet ! Ngushellime familjes !