Një ngjarje e rëndë u shënua sot në aksin rrugor Durrës- Tiranë.
Makina e një inxhiniereje mori flakë pas shpërthimit.
Një sasi lënde plasesë e llojit C4 ishte vendosur poshtë automjetit fuoristradë, tip “Mitsubishi”, në krahun e pasagjerit.
Mjeti drejtohej nga shtetasja Entela Çano, me shtetesi shqiptaro-amerikane dhe profesion inxhiniere ndërtimi.
Ngjarja ndodhi poshtë mbikalimit të Sukthit në superstradë, duke krijuar edhe probleme të shumta në qarkullimin rrugor.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se Çano, drejtuese e një studioje projektimi në Tiranë, po kthehej nga Kavaja kur makina ka shpërthyer teksa ndodhej në lëvizje.
38-vjeçarja ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shpërthimit të radhës.
Fillimisht u deklarua se flakët ishin pasojë e një defekti teknik, por mbikëqyrja e imtësishme e vendit të ngjarjes çoi në konstatimin e pranisë së lëndës plasëse.
Drejtuesja e mjetit, me të dëgjuar shpërthimin, ka ndalur makinën dhe ka zbritur menjëherë, pa u lënduar, ndërkohë që zjarrfikësit kanë shuar flakët.
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se sasia e eksplozivit, e vendosur në pjesën e poshtme të automjetit, nuk ka qenë e madhe dhe se vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rastin.
nje ngjarje e rende ndodhi sot,dje,pardje,mbipardje……..30dite ne muaj,12muaj ne vit,per 24vjet……ky eshte vendi i korrakeve!!!
Sala,Sala ai dreq i ben kto gjera:)
Cfare po behet keshtu, po edhe sikur te kishte bere fjale me njeri, a keshtu veprohet, bobo te mjeret ne, keto pamje filmike i shihnim neper ekrane te huaja, tani i kemi shume afer, nuk e di,ne qe e kemi jetuar ate kohen tjeter, e them me bindje te plote, vertet ishim te gjithe njesoj, ishim te varfer, pa telefona, pa makina te shtrenjta, pa vila, pa shtepi plazhi, etj, etj,po ishuim te qete, u ve kryqin te gjitha, vetem familja, te afermit dhe te gjithe njerzit jetonin ne harmoni dhe te qete, nje jete eshte dreqi e mori, po dhe jo keshtu qe pasiguria ka 23 vjet qe esnte e pranishme kudo.
forca cuna.
Anarshi te Tema??? Shikojeni lajmin se te mediat e lira eshte qe ka pasur difekt elektrik dhe ka qene me gaz
krimi vazhdon te na persekutoje akoma !!!
papergjegjshmeri, paaftesi,orgazime perfekte,dhe sakohe dote vazhdoje kjo situate??? kush mban pergjegjsi per keto krime??
jemi kthyer ne vitet uestern amerikan ku me iforti mbi jetonte.
dime qe ka filluar, por nuk dime se ka per te perfunduar!!!!!!!!!!!!!!!!
Brockulla gazetareske,po te qe C-4 meret me mend si do perfundonte ajo ing.ndertimi.megjithate qenka jete gjate.
Ja ka vu ai qe i ka ble foristraden, e tradhtoi dhe se shkoi me tjetrin. Mos thoni qe se gjeta?
Cfar policie mre, ata do ta lidhin menjehere me politiken, pa le kur te vi edhe Mesila me Gruden dhe do te behet partiake fare.
askush-po flet si rrot k.