Dita e Europës/ Rama me veteranët: Politika ushqen konflikte në funksion të pushtetit (VIDEO)

9 Maj 2014, 10:24Politika TEMA

“Nderimi për luftën vazhdon nga protagonist, të cilët si lidh asgjë me luftën, i lidh vetëm një nevojë e pashpirt për të përfituar nga lufta, qoftë duke u përpjekur që të pronësojnë mesazhin e luftës, qoftë edhe më zi, duke u përpjekur që duke goditur luftën të godasin kundërshtarin e sotëm, duke harruar atë që është në themelin e bashkëjetesës në një sistem demokratik, se në demokraci nuk ka armiq ka vetëm kundërshtarë. Jo në pak raste, njerëz apo grupime të caktuara në vend të bëjnë luftën e tyre me armën e paqes për Shqipërinë e të ardhmes, bëjnë gjithçka duke ushqyer në forma të papranueshme konfliktet e lindura mes shqiptarëve në luftë dhe të ushqyera pas luftë në funksion të pushtetit”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në takimin me veteranë të LANC-it në “Ditën e Europës” si simbol të “Europës së bashkuar”. Rama ka zgjedhur pikërisht 9 Majin për të përkujtuar sakrificën e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare, në një takim të zhvilluar në godinën e Këshillit të Ministrave.

“Zgjodha këtë ditë dhe këtë simbol për tu takuar me ju dhe për tju uruar mirëseardhjen në këtë godinë veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe bashkë me luftën të çojmë edhe mesazhin e madh të Europës së Bashkuar, se në të vërtetë shqiptarët përmes shumëkujt ndër ju dhe atyre që sot s’janë më luftuan sëbashku krah për krah me kombet e tjera të Europës”, tha Rama.

Në këtë kuadër, Kryeministri theksoi se tashmë është koha që kjo luftë të përcjellë vetëm mesazhin e paqes dhe jo të keqkuptimeve që bëhen qëllimisht nga disa njerëz dhe grupime, që përpiqen të ushqejnë konfliktet e lindura mes shqiptarëve në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare në funksion të pushtetit.

Referuar 29 Nëntorit 1944, që zyrtarisht njihet si data e clirimit të Shqipërisë, Rama theksoi se “nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Nacional Çlirimtare, si dhe nderimi i vetë datës së çlirimit të vendit tonë është nderi i çdo qeverie shqiptare”.

 “Sakrifica e mijëra vajzave e djemve të Shqipërisë që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për çlirim meriton shumë më tepër sesa fjalët, edhe sesa përveç fjalëve është mundur të bëhet e të tregohet në këto vite”, theksoi Rama.

Sipas tij, Lufta Nacional Çlirimtare ka qenë dhe do të mbetet një nga faqet me të shkëlqyera që ky popull ka shkruar.
“Qeveria jonë është qeveria për Aleancë e Shqipërisë Europiane dhe unë kam krenarinë të them se është qeveria që ka detyrimin dhe bën përpjekjen të përfaqësojë më dinjitetin më të madh edhe luftën si mesazh të shpalosjes së vlerave”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se qeveria ka detyrimin dhe nderin të përfaqësojë edhe ata që nuk jetojnë më, që nga ata që dhanë jeten për Shqipërinë që ne duam, edhe për veteranët që ndahen ditë pas dite nga ne.

“I nderojmë sot në këtë 9 maj në këtë ditë të shënuar për të gjithë Europën për të gjithë veteranët e luftës, në këtë 9 maj të 70 vjetorit të çlirimit me një minutë heshtje për veteranët që nuk janë më mes nesh dhe ne kemi patur nderin t’i njohim”, theksoi ai.

Ende pas 70 vitesh, shtoi Rama, nga përfundimi i luftës në Shqipëri, diskutimi për luftën vazhdon të jetë i nxehtë dhe guximi për ta parë luftën realisht ashtu siç ajo ishte dhe për të lexuar në faqet e asaj lufte, jo të shkuarën por të ardhmen e shoqërisë tonë dhe shoqërisë së përbashkët europiane nuk është ai i dëshiruari për një shoqëri të lirë.

“Në dekadat që pasuan fundin e luftës shumë gjëra morën një drejtim tjetër nga ai që është ndjekur, ata që dhanë gjënë më të shtrenjtë jetën e tyre gjatë luftës, jo shumë nga pjesëmarrësit e luftës arritën t’i gëzoheshin fitores sepse çmimi i tyre ishte i lartë, një pjesë e paguan me jetën e tyre, të mbijetuarit patën fate të ndryshme jo pak prejt tyre u harruan , të tjerë u burgosën , internuan e pushaktuan me apo pa gjyq, disa të tjerë u ngjitën lart në qeverisjen e vendit ndanë mes tyre merita e përgjegjësi , por lanë pas edhe akte të pashembullta mizërie mes vetit”, theksoi Rama.

Sipas tij, lëvizjet demokratike të viteve ’90 duhet të shënonin rikthimin tek idealet e asaj lirie që çoi në luftën kundër fashizmit.

“Mesazhi me autentik i kësaj lufte ka qenë dhe mbetet mesazhi ku çdokush prej nesh dhe kushdo qeveri që dëshiron me të vërtetë të punojë për atdheun tonë të përbashkët është bashkimi i shqiptarëve pa dallim feje, krahine e ideje në cdo moment që interesat e atdheut tonë, të shoqërisë sonë e fëmijëve tane dhe atyre që do të vijnë pas tyre, e kërkojnë, pikërisht ky mesazh ishte mesazhi që i dha luftës Antifashiste shtysën e vet të madhe”, tha Rama.

16 komente në “Dita e Europës/ Rama me veteranët: Politika ushqen konflikte në funksion të pushtetit (VIDEO)”

  1. berti says:

    Respekt per ata qe luftuan! Respekte per aleancen qe mposhti nazizmin e fashizmin!!!!

    1. demi says:

      nese ka nje problem te madh ky ven, eshte kompleksi ndaj heronjve te tij..pershembull berisha ka bere cmos qe te anatemoj deshmoret dhe luftetaret e lancit vetem e vetem qe mos merrte vota e majta..e dini si e beri kete? DUKE I THENE KOMUNISTA DHE ENVERISTA PO I RESPEKTOVE!

      JO! AS RAMA DHE ASNJE SESHTE ENVERIST, NE RESPEKTOJME ATA QE JANE PER TU RESPEKTUAR! ASHTU SIC RESPEKTOJ EDHE MONARKISTET PO JO ATA QE E PERDORIN POLITIKISHT MONARKUN!

    2. Besnik says:

      Per te gjithe veteranet duhet vetem respekt dhe te mos behen objekt i politikes.

      Mundi dhe djersa e tyre nuk e meriton kete qe po i ben politika tani. Ata meritojne qe te kalojne vitet e fundit te jetes ne qetesi.

    3. Florin says:

      KrenohemI me kete Kryeminister shqiperia do te hece perpara

  2. vani says:

    ORE Rama kishe aty nja dy 78 vjecare qe kane Luftuar gjermanin 8 vjec….. J E NE METRO… sHIKO ATA QE VRAU eNVERI SE KE GJALLE AKOMA NQS E DO VERTET EVROPEN DHE JO RUSINE

  3. festim says:

    Nuk duhet fshehur dashuria e madhe qe keni per diktatorin ,
    Me luftetaret e lirise .kjo dite e shenuar e deshmorve tane
    Eshte festuar gjithmon ,por kete vit kishte ngjyra komuniste.
    Kjo eshte denuar nga shume qytetare Z .Kryeminister !!!

  4. Ramiza says:

    Zoti kryeminister rregulloni lapidaret dhe varrezat e deshmoreve ne gjithe Shqiperine.. Eshte e pafytyre te flitet per respekt ndaj Luften Nacional Clirimtare kur shohim cdo dite sesi heronjte tane denigrohen dhe kushtet e turpshme te permendoreve. Ne Shkoder duke filluar qe nga Migjeni, Luigj Gurakuqi dhe deri tek 5 heronjte e vikut jane shkateruar monumentet dhe varret e tyre.. Cafre shoqerie jemi ne qe peshtyjme, shkaterrojme varret e te pareve tane??

    Dije ambasadori amerikan peruroi nje permendore ne Korce per te kujtuar shqiptaro-amerikanet qe dhane jeten ne luften partizane, ndersa per shqiptaret nuk kujtohet kush. Shikoni varrezat e Britanikeve ne Tirane si jane dhe krahasojini me ato tonat. TURP, TURP, TURP.

  5. shqiptar says:

    Po Hamit Matjani eshte veteran apo vetem antikomunist z.kryeminister?

  6. geno says:

    Cfare te keqe i solli Shqiperise Gjermania apo Italia…? Apo pse krijuan Shqiperine e madhe? Kuqalashet na sollen Rusin dhe flamen komuniste…

  7. Besa says:

    Qe te mbyllen abuzimet me Luften antifashiste N Cl,kryeministri ka per detyre te nxise historianet te hartojne Historine e Shqiperise.Eshte e turpeshme fakti qe vazhdon ta beje historine kryeministri

  8. hasan dami says:

    Lufta Nacional-Çlirimtare u shnderrua nbe nje baze legjitimimi per diktaturen komuniste.
    Vete komunistet do te shpreheshin me pas se “torturat dhe kushtet e keqija ne qelite dhe ne burgjet e diktatures komuniste ishin me te keqija se ne ato ta fshisteve italiane dhe te nazisteve gjermane”.
    Diktatura komuniste te pushkatonte dhe nuk ta dorezonte trupin, ndersa fashistet italiane dhe nazistet gjermane ua dorezonin familjeve trupat e te te ekzekutuarve te tyre…
    Eshte e vertete se komunistet luftuan kunder nazi-fashizmit, por si satelite te Moskes dhe nen frymezim ideologjik, pasi fashizmi dhe nazizmi ishin thelbesisht antikomuniste. Ndersa Perendimi e luftoi nazi-fashizmin ne emer te vlerave dhe parimeve te lirise dhe te demokracise, te te drejtave dhe lirive te gjithanshme te individit.
    Te barazosh luften lindore ndaj nazi-fashizmit me luften perendimore ndaj nazifashizmit, eshte si te thuash bomba atomike dhe energjia atomike, jane njesoj pozitive…
    Nga ana tjeter, pasiviteti i te djathtes shqiptare ne kohen e luftes II boterore, madje edhe flirtimi dhe kuislingizimi i nje pjese te saj, jane nje nder faktoret kyç te vendosjes se diktatures komuniste ne Shqiperi.

    1. Claus says:

      Lereni veteranet ne hyjnine e tyre se ndoshta kane mbetur sot aq sa gishtat e dores. Mos i merrni neper goje ata qe i thirri zeri i Atdheut dhe i Antifashizmit, murtajes me te zeze ne ate kohe.
      Kane qene ne moshe te re ne ate kohe, te indoktrinuar ne asnje rast, shume prej tyre kane qene edhe mire te shkolluar, disa prej tyre te dala edhe nga shtresat e kamura te shoqerise se asaj kohe, por ja qe ai impulsi atdhetar i beri te rroknin armet dhe te luftonin kunder regjimeve antinjerezore qe kishin zene Europen dhe boten prej gryke.

      Po sikur mos te kishim kete gjenerate qe luftuan ne ate kohe me cfare do te krenoheshim sot?

      Atehere do te mbetej nje Shefqet Verlac qe i dergoi kuroren e Skenderbeut Viktor Emanuelit ose nje Xhaferr Deva qe ngriti Divizionin SS „Skanderbeg“ si njesi qe varej direkt nga krimineli famekeq, shefi i trupave SS, qe masakroi dhe zhduku miliona njerez ne dhomat e gazit Heinrich Himmler.
      Mire qe regjimi i kaluar ishte si ishte, por te pakten mos hidhni balte mbi nje periudhe per te cilin cdo shtet do te mburrej per aq sa ka bere kunder regjimeve fashiste dhe naziste ne ate kohe.
      Shtete si Kroacia e Ante Pantelicit, Rumania e Antonescut, Bullgaria e Mbretit Boris, Sllovakia e priftit-president Titus, bejne sikur e kane „harruar“ ate periudhe kur bene Aleance me Fuqite e Boshtit dhe Lavdi Zotit kur me pas dolen ca divizione partizane ne lufte kunder nazizmit gjerman dhe pastaj e „mbuluan“ ate plage qe u la historia.

      Te gjithe ata qe permenda me lart u priten nga Hitleri ne Kuartierin e Pergjithshem, pervec Mehdi Frasherit tone, qe beri si beri u mundua te manovronte mes dares qe e kishte vendosur historia. Para atyre „gardisteve te hekurt naziste“ qe benin kerdine ne Europe, Frasherlliu yne ishte lule, pavaresisht se kishte po ashtu nje „gardist“ qe kishte ardhur nga Mitrovica me emrin Xhaferr Deva qe beri ate qe beri ne Tirane me 4 shkurt.

      Ndersa keta popuj me „qeveri kolaboracioniste“ mburren sot me luften antifashiste qe kane bere, perse ne nuk duhet te mburremi per ata te rinj dhe te reja qe moren armet kunder okupatorit nazi-fashist?
      Ne dhe pa sulmuar njeri na kane lene si bisht nje „ligj lufte“ fqinjet tane, vetem dhe vetem per nje firme te Verlacit ne nje Traktat Bashkepunimi me Italine fashiste, pa le pastaj po te mos kishim dhe kete Lufte Nacional-Clirimtare se si do te na kishin bere!
      Ishte si ishte Enver Hoxha, por ne Konferencen e Parisit Shqiperise i kerkoheshin te paguante reparacione lufte si aleate e Italise ne Lufte!!!!
      E kuptoni se ne cfare niveli shkon diskutimi?
      Shqiperise i kerkohej te paguante reparacione Greqise per „sulmin“ qe i kishte bere Greqise!!!!
      E pra, ishin ata bij nenash qe na dhane ate argument te forte ne dore, qe ne jo qe nuk ishim kolabarocioniste me fashizmin por kemi qene ne krahun e Aleateve te Medhenj ne ate kohe.
      Vetem kaq te mendosh dhe nxjerr konkluzione te medha.
      Lufta Antifashiste Nacional-Clirimtare eshte nje gjerdan e arte per popullin shqiptar.
      Dhe ata qe e bene kete lufte jane nderi dhe lavdia e ketij kombi.
      Te tjeret le te heshtin, nese nuk kane c`te thone.
      Pershendetje

    2. merobaze says:

      Degjo dhe meso o Hasan Miku se Fashizmi dhe nazizmi ishin me pare Nacional-socialiste. Ducja ishte ne fillim te karrieres se tij politike socialiste i perbetuar dhe Hitleri bente pjese ne Partine Komuniste gjermane. Keto jane te shkruara ne cdo enciklopedi dhe po te dish do gjuhe te huaja mund t’i lexosh vete. Prandaj edhe fashizmin me komunizmin jane vellezer binjake nga e njejta nene qe quhet Diktature dhe sa per dijenin tende Stalini ka vrare dhe masakruar disa here me teper se Hitleri me Musolinin se bashku. Vetem gjate periudhes 1923-1933 Stalini vrau ne Rusi dhe Ukraine mbi 30 milione vete me pushkatime apo i la te vdesin nga uria.

      Nuk eshte e vertete qe e djathta shqyptare gjate Luftes ka qene pasive, sepse faktet dhe dokumentat historike tregojne te kunderten. Qe ne Mukje e djathta shqyptare nguli kembe per bashkimin e trojeve shqyptare me ndihmen e anglezeve me premtimin e nje Shqypnie Perendimore, por agjentuar jugosllave kishte hedhur rrenje te thella ne Shqypni dhe kishte caktuar JUDEN gjakatare Enver Hoxhen per te mashtruar anglezet me dinakeri tradhetari. Shume Patriote te vertete properendimore dhane jeten per Shqypnine Demoratike dhe keta jane Deshmoret e vertete te Kombit dhe jo xhalatet katila te Enverit qe kane mbushur varrezat mbi Tirane si nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes.

  9. hasan dami says:

    Kaq mend sa shesim ne me bemat dhe heroizmat e Luftes Nacional-Çlirimtare, nuk e ben as ish-BASHKIMI SOVJETIK.
    Ata qe trumbetojne 70-vjetorin, te bejne nje gjest vertetesie:
    TE BOTOJNE LISTEN EMERORE TE 28 MIJE DESHMOREVE!

    1. KOZi says:

      – Kjo po qe eshte e forte! bravo! Kane mjaft kohe deri ne Nentor sejcili rreth te botoje listen e Deshmoreve!Dhe pastaj perkujtojme !

  10. merobaze says:

    NJE KUJTESE PER SHQYPTARET FANATIKE DRU ME PRE;

    Apel per politiken shqyptare nga nastradini.

    LANC-I KRIMINAL I ENVER HOXHES VRAU DHE MASAKROI ALEATET ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT ME URDHER NGA MOSKA DHE BEOGRADI, PRANDAJ NUK KA ASGJE TE PERBASHKET ME 9 MAJIN E EVROPES SE BASHKUAR, POR ME 9 MAJIN E PUTINIT NE MOSKE.

    Prandaj Edi Rama te mos flase brockulla mashtruese dhe demagogjike pa piken e llogjike historike si enderra ne diell per veteranet komuniste te Enver Hoxhes, shumica katila dhe xhelate vullnetare dru me pre te regjimit enverist ne vendin tone. Edi Rama si Kryeminister i vendit ben mire te respektoje kujtimin e Deshmoreve te vertete Intelektuale Properendimore shqyptare qe dhane jeten per nje Shqypni Demokratike sic eshte edhe Evropa e Bashkuar sot. Nese nuk e ben kete me mire Edi Artisti te heshte sepse kjo date e shenuar e themelimit te Evropes se Bashkuar nuk ka ASGJE te perbashket me veteranet gjakatare te Enverit dhe me LANCIN e tij kriminal te cilesuar nga Gjykata e Hages si nje organizate terroriste. Kete date duhet ta kuptoje mire politika arkaike dhe enveriste shqyptare qe te heqe dore perfundimisht nga festimi debil, dallkauk, amoral per 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrane anglezet ne Kanalin e Korfuzit dhe mbollen MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare. Le ta degjoje ne fillim Edi Rama, por edhe te rinjte proevropiane te paindoktrinuar qe ka rreth vetes, sepse nuk ja vlen fare per Kryetarin Ryshfetci dhe pa piken e Moralit qytetar, pra per BOSIN e Kuvendit Ilir Meta Floriri, qe nuk ka asnje ndjesi as per deshmoret, as per komunistet dhe clirimtare, por vetem mendon nate e dite si te zhvase sa me shume LEKA per veten dhe familjen e tij.

    Shiko dhe thirri trunit o Edi Rama Kryeministri Rilindas, se 9 majin si Data e Clirimit te Berlinit u festua vetem ne Moske me nje parade te Kohes se Qepes te Stalinit me urdher nga Putini dhe mos ndiq shembullin e tij famekeq, sepse Shqypnia eshte ne NATO dhe po kerkon t’i bashkohet BE-se qe eshte antikomuniste dhe demokratike ne dallim nga Partia Socialiste si trashegimtare e Partise se Punes qe nuk ka kerkuar falje akoma per krimet e Enverit.

    SHIKO EVROPEN DEMOKRATIKE O EDI RAMA DHE THIRRI TRUNIT TE LIDERIT TE PERGJEGJSHEM PER FATIN E VATANIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje