Qeveria vendosi të mërkurën, që shtetasit rusë të hyjnë pa viza në Shqipëri, gjatë periudhës 25 maj deri në 30 shtator 2014.
Veç këtyre shtetasve, vendimi i qeverisë është edhe për shtete të tjera si Moldavia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Omanin dhe Kuvajtin.
Por veçanërisht bie në sy Rusia, për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Ky në fakt është një vendim që pothuajse të gjitha qeveritë shqiptare në dekadën e fundit e kanë marrin në prag të sezonit turistik, por në këtë rast heqja e vizave për shtetasit rusë bie më shumë në sy, në një kohë që autoriteteve rusë u janë vënë kufizime nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian lidhur me konfliktin në Ukrainë.
Ish- ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi dhe ish- zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Çollaku e quajnë një skandal vendimin e qeverisë, referuar situatës aktuale kur SHBA dhe BE i kanë vënë sanksione Rusisë.
“Ne kur ishim në pushtet, kemi marrë çdo vit vendime qeverie për heqjen e vizave me disa vende të ndryshme të botës, me qëllim për të nxitur turizmin në Shqipëri. Por kjo është bërë në kohë normale. Sot situata është krejt ndryshe me Rusinë. Është gjendje agresioni dhe për mendimin tim, vendimi i qeverisë shqiptare është i nxituar dhe i gabuar”, tha Bumçi.
Ndërsa sipas Kreshnik Çollakut: “ky është një veprim naiv në dukje, por në thelb është një sfidë që i’u bëhet aleatëve perëndimorë të Shqipërisë. Ndërkohë që SHBA-të dhe BE-ja po shtojnë sanksionet karshi Rusisë, ndërkohë që po kthejnë regjimin e vizave me Rusinë dhe ata vende që nuk e kanë pasur, Qeveria shqiptare heq vizat dhe u hap dyert rusëve dhe Rusisë”.
Nga ana e saj, Ministria e Jashtme, përmes këshilltarit për median, Glevin Dervishi, bëri të ditur për GSH se: “Është një praktikë normale e përvitshme me një listë të gjatë vendesh që vijnë vit për vit në Shqipëri gjatë sezonit turistik. Kjo zbatohet prej disa vitesh. Nuk ka fare të bëjë me sanksionet dhe mos e ngatërroni”.
Edhe Ministria e Turizmit,ka sqaruar se: “Është një kërkesë që ka ardhur nga operatorët turistikë, kërkesë e biznesit”.
boll boll boll boll se na lodhet, cpaskeni qene
Ne Greqi qe nga 2009 ka bum turistesh ruse. Keta ndahen ne dy kategori, ata qe jane super te pasur qe shkojne ne vende kozmopolite dhe klasa e mesme ku futet nje pjese e madhe e buxhetoreve. Ne shume rajone renien e turisteve europiane e kane mbuluar deri diku ata ruse.
Nuk mund te jemi aq injorante sa te perzeme turistet ruse apo cfaredolloj qofshin vetem per ceshtje ideologjike dhe patriotizmi te semure. Aq me keq per perfitime politike si kjo qe bejne keta debilat (te me falni per shprehjen, por nuk me duhet me vend qe duhet te behet opozitarizmi ne kete menyre idiote).
Per ne Shqiperi nuk duhet te kete Viza fare.Por kush hyn ne Shqiperi duhet te zbatoje ligjet Shqiptare.
kriminelet e enverit i ftojne kriminilet e stalinit.bab e keni pas stalinin dhe enverin.baba kristaqi mund te kete pasur shok shkolle baben e Putin.jo me kot kristaq rama u shkollzua ne rusi-tash shizofreni rama po i kthen mikepritjen satanit Putin.e gjith bota i ve viza ram hadum ja heq.nje here del ne Foto rama tek enveri,pasttaj perkulen para enverit tash na sjellin ruset.popull pa dinjitet ,pa tru dhe qelb.
1 ) Pd ja hoqi vizat serbit qe jane te varfer dhe Nuk duan te prishin lek ne shqiperi.
2) ruset jane te vetmit qe ne keto 3 vjet qe europa eshte ne kriz kur vijne si turistA ( Itali p:sh) blejne nje akullore 2 euroshe me prerje kartmonedhash 500€ (Bankat e eu I Kane bllokuar prej 12 muajsh nuk k nxjerrin me ne qarkullim). Pra jane turist qe Kane leke dhe duan te duken( tipike lindore). Veprim I zjuar I qeverise. ATo qe thote bumci Vari bumcen, do bekA bumci embargo rusis.
Kjo eshte e gabuar ..Ndaj ruseve nuk duhej lejuar qe te pakten kete vit tu hiqeshin vizat ..
Nje gabim qe duhet rregulluar ..te pakten te mos ishte bere publike..
..edhe ne SHBA ka ruse.
Ish vendet komuniste si Rumani, Bullgari, Lituani..etj sot jane me te drejta te plota ne BE.
Per Shqiperine kane kaluar 24-vjet dhe nuk eshte ne BE, dhe akoma qendron antaresuar me vendet islamike.
Si thua ti Bumc Collaku, ndoshta e ka fajin Rusia?
REAGIM per IShkomunistin
Jo ish, por saktesisht komunist qenke.
PRandaj e them me bindjen e plote se Fajin per vonese ne rrugetimin tone drejt Evropes e kane shqiptaret legene e prosocialkomuniste si puna yte dhe mendesia juaj prej sklleverish ndaj Lindjes komunisto-ruse. JA kush e ka fajin, pjella si puna yte me shoke, qe ende shihni endrra per Enverin dhe revolucionin stalinist socialist, e nderkaq i vardiseni Evropes diten, ndersa ne mbremje mendja juaj flirton te idete antishqptare te Lindjes shumengjyreshe, qe te gjitha ama secila [prej tyre te deshmuara nder shekuj si ngjyra antishqiptare.
Vendimi i qeverise per heqjen e vizave me Rusine eshte shume i drejte,pasi per momentin Ruset jane potenciali me i madh turistik dhe edhe Greqia qe turizmin e ka industrine kryesore kete vit po punon 70% me turista ruse dhe kete e di mire pasi punoj prej vitesh ne hotel ne ishullin e kretes dhe hoteli ku une punoj qe eshte nga me te medhenjte ne Greqi punon 90% me Ruse,pasi jane te vetmit qe ne kete kohe krize “shperdorojne” leke dhe jam dakort me komentuesin “Xhomi”
Gjynah, po të mos hiqeshin vizat shqiptare (me tërë këto “resurse turistike”), ku do të shkonin rusët e shkretë, për turizëm…??? Bëhuni një çikë “zëmërgjerë”, o çuna…!
Debat idiot, opozita eshte shterpe ne ide. “Shqiperia i ben sfide SHBAve” futja pordhes kot, po ku jemi ne per sfida…
O njerz ne ket kohe nuk eshte dashtur ti hiqen vizat Rusve ,shqipria po deshiron me ngran me 2 luge mir me SHBA e mir me Ruset e keshtu nuk shkone duhet te percaktohesh me ken deshironi .Por mos harroni se SHBA kit veprime te shtetit shqiptar nuk ti harrone vjen koha edhe ju ndeshkone per kito veprime qe po i merrni .
Ata qe vijne si turiste miresevijne,po ctu besh atyre qe qarkullojne me valixhe pas Kocos per bregdetin e jugut.Kane synime si ne Malin e Zi me duket?!
Jo vetem per sezonin turistik por per gjithmone.Turizmi ne Greqi ka 2-3 vjet qe ka ritje te larte si pasoje e turistave rus dhe bullgare,qe momentalisht ja vlen te quhen pasaniket sllav.Urime Edi Rames per vendimin.
nese eshte ne kushtet e saksioneve se, kjo eshte e ndaluar, atehere eshte bere gabim , ne te kunbderten ska pse te shqetesohemi pasi ne nuk bejme politike globale.
O trapat e PDse,aldo bumja dhe kreshnik ciftja,car lidhje ka heqja e vizave kur ato po hiqen per sezon Turistik. Cfare sfide i behet ketu Amerikes ap Eupropes? po kush ju ve ne refere ju more koke bosher.
Aldo e di vehten minister I jashtem akoma jep mend…O Aldo behu I mencur se nga kryetar partie do te heqin edhe deputet sdo jesh me legjislaturen tjeter.. dhe minister nuk te behesh me kurre…Njatjeta lale..
Aldo Bumja dhe Callaku eshte mire te lexojne cilat jane sanksionet qe kane ShBA ndaj Rusise, cfare synojne dhe cilin rreth te shoqerise ruse prekin.Nuk ju vej faj,fajin e ka injoranca.
fatkeqsia e kti kombi esht, qe ne majen e politikes ndodhe partia fashiste e PDse, qe per mendimin tim duhet te dali jasht ligjit,nese doni qe ky vend te heci perpara, kjo parti eshte mbrojtia me e mir e kriminelve, spiunve, antishqiptarve dhe hajduteve te kti vendi,esht me veprimet e veta nje parti kryekeput antishqiptare, beni bilançin e ksaj partie kujt i ka dal ne mbrojtie qe kur eshte krijuar dhe do me jepni te drejt.
Cudi sa “budallenj” keta PD-istat.Pse per popullin rus i ka bllokuar vizat USA dhe Be-ja more te shkretePo jo more driteshkurter,jo.I ka bllokuar per politikanet dhe ju ka shpallur dhe emrin.Bllokimi i popullit ,eshte nje humbje e madhe e turizmit ne keto vende ,sidomos ne BE.Ne kohen tuaj vize merrnin vetem Arkanet dhe terroristet e Al-Kaedes qe nuk kane asgje te perbashket me popujt…
Nostalgjia per Russe te eshte e madhe tek komunistete shqiptare! Me grusht do t’i pershendetim!