Reforma Territoriale/ Ndërkombëtarët: Sistemi aktual, i paqëndrueshëm. Mbështesim angazhimin e qeverisë

9 Maj 2014, 10:52Politika TEMA

Organizata dhe agjenci ndërkombëtare të atashuara në Shqipëri shprehin mbështetjen për reformën territoriale.

Përmes një deklarate të përbashkët OSBE, Këshilli i Europës, USAID, SIDA, UNDP, Italian Cooperation, etj, vënë theksin në rëndësinë që reforma administrativo-territoriale të shihet me frymën e dialogut, ndërkohë që sistemi aktual konsiderohet i paqëndrueshëm, dhe shumë njësi vendore nuk ofrojnë asnjë shërbim.

Për realizimin e kësaj reforme, organizmat dhe agjensitë ndërkombëtare kanë vënë theksin në gjithëpërfshirjen e aktorëve politikë dhe shoqërisë civile, si dhe të merren parasysh minoritetet.

 “Mbështesim angazhimin e qeverisë për këtë reformë që bazohet në standardet ndërkombëtare, duke u bazuar në analiza objektive, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Jemi të bindur se institucionet shqiptare do e shfrytëzojnë këtë informacion për të marrë vendimet e duhura politike.

Nuk ka kriter nga Bashkimi Europian për reformën territoriale, kështu që s’bëjmë dot rekomandime.

Por ne duam që ta përfshijmë në nivel lokal edhe reformën në administratë. Është e rëndësishme që reforma administrative-territoriale të trajtohet për të përmirësuar shërbimet, por të ketë parasysh edhe minoritetet.

Duhet një dialog gjithëpërfshirës me aktorët nga shoqëria civile etj, pasi duhet të shkohet tek përmirësimi i të ardhurave. Kjo do ndihmojë në zbatimin e ligjit për shërbimin civil në nivelin lokal. Një nga qëllimet kryesore duhet të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel lokal”, thuhet në deklaratë.

Në vijim përfaqësuesit e këtyre organizmave shprehën mbështetjen e tyre përsa i takon realizimit të reformës, ndërsa vunë theksin se ndihma në këtë proces do të jetë shtesë, përveç programeve të tjera në të cilat këto agjensi apo organizata janë të angazhuara.

Deklarata u bë publike në mbledhjen e radhës së Komisionit të posaçëm Parlamentar të Reformës Territoriale, ku u zhvillua seance dëgjimore me përfaqësues të agjensive dhe organizatave ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.

Bashkëkryetari socialist i Komisionit Bashkim Fino tha se reforma administrative-territoriale është ndër më të rëndësishmet në vend dhe do të tregohet një vëmendje e madhe ndaj sugjerimeve të ndërkombëtarëve. Sipas tij, kjo reformë do të ndikojë pozitivisht në shumë aspekte të shtetit.

Ndërsa ka ftuar sërish opozitën të zerë vendet që i takon në Komision për të kontribuar në realizimin e reformës territoriale, Fino tha se “pas datës 16 Maj do fillojmë konsultimet me përfaqësues locale dhe 2 muaj pas konsultimeve do të kemi votimin në Parlament”.

Ai shprehu ende besimin e mazhorancës se ky process do të ketë edhe konsensusin e opozitës.

7 komente në “Reforma Territoriale/ Ndërkombëtarët: Sistemi aktual, i paqëndrueshëm. Mbështesim angazhimin e qeverisë”

  1. berti says:

    Kjo eshte reforma e cila do te transformoj fytyren e shtetit ne shqiperi. me nje perqendrim te sherbimeve, nje centralizim te tyre dhe jo nje hallakatje kaq masive eshte e sigurt qe do kete nje transformim rrenjesor ?

    1. demi says:

      copetimi i nje vendi me 3 milion banor ne 390 njesi eshte ABSURDITET. SHQIPERIA SDUHET TE KETE ME SHUME SE 40 NJESI. ESHTE SHUME VEND I VOGEL. bravo per kete reforme ju te qeverise.

  2. gent says:

    Në dritën e hedhur nga aneksimi i Krimesë prej Rusisë, minoritetet nuk janë më “ura” lidhëse por sebep për pushtim territori. Le ta kufizojmë dëmin duke i zvogëluar sipërfaqet e rajoneve minoritare, dhe të asimilojmë me malësorë të veriut periferinë e tyre, meqë janë të dhunshëm e tribalë. Kjo i shërben kombit tonë i cili do përballet një ditë me grekë e serbë a maqedonas.

  3. Ajet Delaj says:

    “EMBARGOJA E KESHILIT TE SIGURIMIT”

    “Berisha: U shkel embargoja me Iranin, Rama: Kur ishe kryeministër”.

    Rreshti me siper as me shume dhe as me pak jane dekleratat e papergjegjshme te is-Kryeministrit z Berisha e Kryeministrit actual z Rama sot ne Parlamentin e Shqiperise me daten 8 Prill 2014.

    Ne opinionin public shqiptar zoterinjte e mesiperm njihen si ish- kreu dhe kreu i ekzekutivit shqiptar por por ne arenen nderkombetare identifikohen me Shqiperine.

    Jam i sigurte se gazeta prestigjoze do happen me titujt “Shqiperia thyen embarone Keshillit te Sigurimit te UN vendosur ndaj Iranit“

    Duhet sqaruar se perendimi kryesisht USA, Kanada , Anglia e natyrisht Izraeli kane qene lubuesit dhe finalizuesit e sanksioneve ndaj Repuplikes Islamike te Iranit qe ne 2006 qe jane perditesuar vit pas viti der sot qe po flasim per zhvillimin e fshehte te programit nuclear Iranian duke kercenuar sigurine globale.

    E bear kete hyrje te shkurter historike per te kuptuar se thyerja e ligjit nderkombetar eshte nje rrezik i madh jo vetem per ata qe e thyejne pasi ju kundervihesh fuqive me te medha te botes por eshte kercenim per vete paqen globale.

    Kurse per ne shqiptaret tregon se sa realisht politika shqiptare eshte pro partnerve te kombit e popullit shqiptar!

    Duhet thene se sanksionet e Keshillit te Sigurimit te OKBse nuk i thyejne shtete te fuqishme edhe nese jane asnjanes kur keto sanksione vendosen apo edhe ato shtete qe nuk kane te drejte vote ne Keshillin e Sigurimit te OKBse, mjafton te jeshe antar apo te aspirosh te behesh antar i OKBse dhe atomatikisht je i detyruar ti zbatosh vendimet e ketij keshilli.

    Duhet theksuar gjithashtu megjithse mendoj se shumica e shqiptareve e dine se kush guxon te thyeje embargo e Keshillit te Sigurimit te OKBse ka sanksione te renda qe mundet te bien mbi shtetaret por edhe mbi popullin duke penalizuar vendin, Shqiperine.

    Po si eshte e mundur atehere nje shtet i vogel dhe i varfer si Shqiperia, apo shteti i mafies sic ka thene gazetari Italian Saviano guxon dhe shkel embargo e Keshillit te Sigurimit?

    Dy jane mundesite :

    – Ose shtetaret shqiptare jane bandite dhe kane marre atributet e shtetit ?

    – Ose shteti shqiptar eshte inegzistent?

    Ta fillojme nga me e lehta qe shteti shqiptar eshte inegzistent gje qe pak arsye ka per tu marre i mireqene pasi doganat shqiptare jane te monitoruara nga sisteme elektronike te vendosura ne bashkepunim me Brukselin e te sposorizuara nga ata e cdo vendkalim toksor apo detar eshte me doganiere.

    Pra kemi te bejme me shtetare bandite qe kane marre atributet e shtetit dhe thyejne embargo e Keshillit te Sigurimit te OKBese duke i sjelle nje dem te pakonceptueshem popullit shqiptar dhe aspiratave te tije per demokraci e integrim.

    Tani duhet thene qe embargoja eshte thyer nuk ka as me te voglin dyshim pasi akuza eshte bere nga ish-Kryeministri dhe eshte pranuar nga Kryeministri actual duke ndryshuar me pretendimin e vetem, kohen.

    Qe te thyhet nje embargo me nje vend te izoluar nga bashkesia nderkombetare si Irani duhet nje infrastructure e tere menaxhuese politike dhe biznesi duke qene se Irani eshte nje diktature islamike qe cdo gje e kontrollon shteti.

    Pra me kete thyrje embargoje ka kontate te fshehta me iranianet. Shqiperia si vend antar i NATOs aspirant per BE e ne Europe rrezikohet jo vetem sigurine kombetare e Shqiperise por rrezikon njekohesisht edhe partnered e mbrojtjen kolektive.

    Nuk eshte e rastit dhe qellimisht shtetaret dje dhe sot e kane fshehur faktin se NATO e ka perjashtuar Shqiperine nga e drejta e informacionit te klasifikuar gje qe kane heshtur te tere per arsyet qe ata i dine por ka heshtur edhe media e kapur peng ne Shqiperi. Media hesht o nga diktatura o nga mafia? Te dyja te rrezikshme per Shqiperine e shqiptaret e shumevuajtur.

    Tani plasen bomben mu ne mes te Parlamentit.

    Urgjentisht Parlamenti duhet te ngreje nje Komision Parlamentar ku te raportohet periodikisht nje here ne tre dite per ecurine e Prokuroria njekohesisht duhet te hape nje hetim te detajuar duke thirrur ne ndihme edhe partnered nderkombetar te fushes nese realisht politika nuk deshiron inkriminimin e Shtetit Shqiptar.

    Duhet te denohen me ashpersine me te mmadhe qe lejon ligji jo vetem trafikantet por edhe lidhjet e tyre e suportin politik qe me siguri ka egzistuar pamvarsisht kohes. Te investigoje SHISH se bashku me partnered lidhjet e politikaneve kushdo qofshin ata qe kane lidhje me Repupliken Islamike te Iranit.

    Kontrabandistet dhe trafikantet qe gelojne ne shqiperi me suporti e politikes apo ata qe ne gjuhen e perditshme i quajme krim te organizuar nuk duhet te lejohet te marrin peng Shtetin Shqiptar. Shqiptaret duhet te ndergjegjesohen per pasojat pasi edhe nese shqiptaret nuk reagojne reagojne institucionet nderkombetare duke e klasifikuar Shqiperin shtet te deshtuar e shqiptaret atomatikisht humbasin pamvarsine .

    Antishqiptaret mundet qe ta kene edhe kete mission por shqiptaret kurre nuk duhet ta lejojne nje gje te tille kaq te rende pasi te jene te bindur se nderkombetaret nuk do ta lejojne qe trualli i shqiptareve pa shtet te kthehet ne nje qender nderkombetare e krimit te organizuar ne qender te Europes apo edhe me keq nje streh e fondamentalizmit islamik.

    Dihet qe Qeveria Shqiptare nuk zbaton vendimet e gjykatave te vendit te Gjykates se Strasburgut shkel me te dyja kembet Kushtetuten e vendit port te shkoje deri ne thyerje apo tolerim te thyersve te embargos se Keshillit te Siguriit te OKBse ndaj Iranit. Kjo eshte fundi.

    Kryeministri Rama dhe qeveria e tije ka pergjigjsi te rende e te drejteprdrejte si do qe te jete, ta kete toleruar apo thyer vete apo edhe per faktin se nuk ka marre asnje hap per ndeshkim nese e kane bere gjate Qeverisjes Berisha.

    Cfare e ka penguar?

    Si hap i pare per te shkuar tek e verteta e respektivisht tek ndeshkimi Kryeministri Rama duhet ti hape rruge hetimit te lire duke ndihmuar me dorheqjen e tije pasi eshte pergjegjes per te dyja mundesite.

    Nese nuk dorhiqet shqiptaret duhet ta largojne kete kontrabandist me se shumti e deshtak me se pakti me te tera mjetet demokratike nese nuk deshirojne qe te njollosin Shqiperine perjetesisht .

    AJET DELAJ

    NEW YORK

    1. Une says:

      Se pari, ky eshte vend per komente te shkurtra dhe jo Romane.
      Se dyti, Romani yt nuk ka te beje fare me artikullin ne fjale
      Se treti, mos je gje nga Bronxi ti?
      Se katerti, When was your last mental checkup?

  4. me vrap says:

    ne rresht per nje shkoni shpejt te votoni,,, vatwe shqiperia dhe 100 vjetori i pavaresise, tani vjen tjater, vjen nje konglefederate, me dardanet per tu abshkuar me Kosoven shqip folese, nje epir te forte ne jug, nje Tirane e pavarur, nje Himare qe kete vere do shpalle pavaresine, nje prwsident mne cdo rajon, kaonet e dine kush do jete, ne Dardani do jete djali rugoves, …dhe kujdes se nuk do shkoni te votoni, te gjithe deputetet nga jan nga sjane do u sekuestrohen pasurite.. kaq per sot.

  5. Pilo Lala says:

    Jam kurioz , si po reagojne Greket per reformen territoriale?
    Po u ankuan ata, dmth Edi Rama eshte ne rruge te drejte.
    Zvogelimi i Komunave qe numerojne Arushat per njerez, do shtoje punen efikase te Komunave, do zvogeloje abuzimin dhe vjedhjen, do uli shpenzimet e Qeverise per Pushtetin Vendor.
    Nje Komune ka me shume nevoje per Doktore, Infermiere, Veteriner, sesa per Kryetar e Nenkryetar Komune, Shofere barkalece qe pijne tere diten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje