Meta: Parlamentin e ardhshëm më shumë të rinj

9 Maj 2014, 10:32Politika TEMA

“Shqipëria është e vendosur në rrugën e saj integrimit europian dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve në jetën politike të vendit”, u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë një seance të zhvilluar në sallën e Kuvendit me 150 të rinj nga Europa e Ballkani.

Meta shprehu bindjen se “në Parlamentin tjetër do kemi më shumë deputetë të lindur pas ‘90”.

Në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të Javës Europiane, theksi u vu në përfshirjen e të rinjve në politikë, nisur edhe nga programi “Rinia në veprim”. Duke iu drejtuar të rinjve, Meta tha se Shqipëria synon të arrijë të njëjtat standarde si BE-ja, dhe se “Rinia është promotori i ndryshimit në vend”.
 
“Shqipëria është e vendosur në rrugën e integrimit drejt BE. Ne synojmë që vendi ynë të arrijë të njëjtat standarde si BE-ja. Rinia është promotori i ndryshimit në vend. Ne duhet të ecim sa më shpejt në rrugën e integrimit evropian. Në Parlamentin tjetër do kemi më shumë deputetë të lindur pas ’90. Pasojat e krizës botërore i ndjejnë më shumë të rinjtë, dhe angazhimi i të rinjve mund të sjellë rimëkëmbjen e tregjeve”, tha Meta.
 
Kjo është hera e dytë që të rinj nga Europa mbledhin në Tiranë Parlamentin Europian. Në kuadër të këtij aktiviteti, kreu i Kuvendit tha se “vendi ynë e sheh projektin europian si një projekt paqeje që ka në thelb të drejtat e njeriut”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje