Një konkurrent në një emision televiziv në Turqi, që ka në qendër takimet e dashurisë, u largua nga gara pasi zbuloi përpara audiencës së shokuar se kishte vrarë gruan dhe të dashurën.
Të gjithë mbetën gojëhapur kur Sefer Çalinak, 62 vjeç, tha në emisionin “Luck of the Draw” se ai ishte dënuar për dy vrasjet, por ishte liruar nga amnistia.
“Jam një burrë i ndershëm, që po kërkoj një grua të re,” tha ai, përpara se të rrëfente vrasjet.
Pas rrëfimit, prezantuesi i kërkoi që të largohej, duke sjellë duartrokitje në sallë.
Gruaja e tij e parë, ishte një kushërirë e tij, me emrin Fadime, me të cilën u martua kur ishin të dy 17- vjeçarë.
Në atë kohë Fadime po përpiqej që të arratisej nga një martesë e detyruar.
Pas pesë muajsh bashkë, sjellja e saj nisi të ndryshojë, tha Çalinak.
“Nipi i burrit, me të cilin donin ta martonin, kishte nisur të vinte në fshat. Isha xheloz dhe e vrava,” tha ai.
Ai u dënua me 19 vite burg dhe kreu vetëm 4.
Më pas u martua me një grua tjetër, me të cilën bëri dy fëmijë, por u ndanë.
Pas ndarjes, nisi një aferë me një grua të martuar. Kur ajo nuk u nda nga i shoqi, pati një sherr mes tyre.
“E vrava pasi ajo tentoi të më vriste. Ishte aksidentale. E qëllova ndërsa po vërvisja sëpatën”.
Ai u dërgua sërish në burg dhe u lirua nga një amnisti.
në turqi ka ndodh kjo??
martu me kushërirën e tij??
ka vrarë kushërirën e tij??
ka bërë disa vjet burg për dy vrasje për motive të dobta??
çfar ka për lajm këtu??
mua më duket normale e gjitha!!
lajm mund të quhet kërkesa për largim nga emisioni!!
ky po që është lajm!!
Ka ndonje Imam turk ne Xhamite Shqiptare?
Pse nuk iken Janulla? Oh harrova eshte Kolonel i Greqise.
o pilo
çhyjnë këtu imamët turq??
apo e ke pas me ndonjë tjetër këtë replik??
o thjeshtë punë rakie??!
Pak cudi edhe na u duk, se mustaqellinjte turq e mbajne veten me “europiane”, me te emancipuar se kushurinjte e tyre arabe( 80% azi, e 20% europe)
Psh arabet , jane ne gadishullin arabik, por kontinentin afrikan, e se pranojne kurre kete fakt. Duan ta ndrojne, ta quajne kontinenti islamik ?
“Gruaja e tij a pare ishte nje kusherire e tij”-Pune turqish
Turqit jane nje Komb solid, por sic thote populli : Nuk ka pyll pa derra
Ne do e mbajme te forte Lidhjen me Turqine, se jane nje vend mik i Shqiperise.
Duke nisur nga Qeveria e Enver Hoxhes, dhe keto 25 vjet me mbrapa, pamvaresisht kush ka qene ne Qeveri, politika Turke ka qene gjithnje miqesore.
Le tu vije inat Grekerve, por ne e duam Turqine, sepse edhe ajo na do me zemer. Kjo miqesi do vazhdoje pergjithmone.
Shqiperia mund te afrohet edhe me Greqine, kur Greqia te heqi dore nga pretendimet territoriale, te heqi Janullen nga Kisha Shqiptare, te ktheje pronat e Camerise.
net ku je net do thuash hallall tani
marr guximin te bej publike se dhe gyzeli Zike arapi eshte martuar me proti xaderfi-n,me nje ndryshim nga ky byrazeri turk se nuk i ka hequr koken akoma…………..
Se mos bie kushuri dhe me gocen tone,Zigurin…
Pse paske turkesha bionde muhhhaaaaa