Shumëkush e ka vënë re logon në gjoksin e lojtarëve të Atletiko Madridit.
“Azerbajxhani- vendi i zjarrit”, shkruhet në logo.
Vendi i pasur në naftë e gaz është sponsor i ekipit.
Por një gjë e tillë nuk i shkon për shtat Iranit.
Një gazetë në këtë vend ka vendosur që të fshijë logon e Atletiko Madrid.
“Irani nuk e duron dot fjalën Azerbajxhan,” ironizon një faqe popullore azerbajxhanase në Facebook.
Atletiko Madrid e pranon dimensionin politik të kësaj reklame, duke thënë se qëllimi është që të promovohet imazhi i Azerbajxhanit.
“Emri i Azerbajxhanit do bëhet i njohur në mbarë botën,” thuhet në faqen në internet të ekipit.
Marrëdhëniet mes Iranit dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara.
Azerbajxhani e ka akuzuar se mbështet Armeninë, kurse Irani e ka kritikuar Bakun për lidhjet me Perëndimin.
Irani ka një popullsi etnike azerbajxhanase të madhe.