Kryeministri viziton panairin e librit në Torino/ Rama apel shqiptarëve: Votoni në zgjedhjet e PE për PDI e Matteo Renzit (VIDEO)

11 Maj 2014, 13:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u drejtoi një thirrje publike shqiptarëve në Itali që të bëhen pjesë e të kontribuojnë në procesin europian të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

“Jo vetëm Shqipëria ka nevojë për Europën, por edhe Europa sot ka nevojë për shqiptarët e Italisë. Shqiptarët e Italisë duhet vërtet të mos e lënë t’u ikë kjo mundësi që kanë për të votuar në zgjedhjet evropiane. Dhe, pa asnjë dyshim, të votoni për Partinë Demokratike Italiane që është e vetmja forcë e madhe, e re, e këtij vendi që ka nevojë për energjinë dhe kurajën e Matteo Renzi-t”, u shpreh Kryeministri Edi Rama në një apel drejtuar të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe që kanë të drejtën e votës.

Apeli u bë pas takimit që Kreu i Qeverisë zhvilloi me Kryetarin e Bashkisë së Torinos Piero Fassino, një nga politikanët e lartë të Partisë Demokratike Italiane. Kryeministri ka theksuar se Europa e bashkuar është projekti i jashtëzakonshëm, projekti më i rëndësishëm që bëri bashkë burra e gra dhe e çuan përpara.

“Duhet ta kapim këtë mundësi për të kontribuuar si shqiptarë në këtë proces, edhe duke marrë pjesë në zgjedhjet europiane këtu në Itali”, u shpreh Rama.

Kryeministri ndodhet në Itali, ku vizitoi Panairin Ndërkombëtar të librit në Torino, në të cilin Shqipëria prezantohet me stendën e saj. Kryeministri Rama u ndal gjatë në stendën dedikuar letërsisë shqipe, ku janë ekspozuar botime të autorëve shqiptarë të përkthyer në gjuhën italiane, si dhe një numër titujsh në shqip. Rama e vlerësoi këtë panair dhe praninë e Shqipërisë në të si një mundësi e rëndësishme për të thelluar njohjen dhe zgjeruar kontaktet mes dy kulturave.

“Është kënaqësi e veçantë që para kësaj stende mund më në fund të gjesh guidën e vetme në italisht të Tiranës dhe Shqipërisë, një punë e përbashkët e një shqiptari dhe një italiani. Një kënaqësi të dëgjosh edhe fjalët e presidenti të Panairit dhe të të tjerëve, për  këtë nevojë për të vazhduar për të punuar sëbashku dhe për të zgjeruar bashkëpunim mes nesh në mënyrë që letërsia dhe kultura shqiptare të njihet edhe më shumë e të jetë edhe më shumë e arritshme në Itali dhe anasjelltas”, u shpreh Kryeministri.

32 komente në “Kryeministri viziton panairin e librit në Torino/ Rama apel shqiptarëve: Votoni në zgjedhjet e PE për PDI e Matteo Renzit (VIDEO)”

  1. mira says:

    Përveç votës Ed Rama kërkoi që të dërgojnë avionë më të mirë për trafik droge(nga ata që nuk kapen) që të mos bëhet qeveria gaz i botës…!

    1. dori says:

      bravo edi keshtu vazhdo, puna jote me nderkombetaret dhe me italin tregojne marredheniet e mira dhe te mirat qe ne mund te kemi me to. kjo eshte nje drite qe na tregon se qeveria juaj po ben punen me se miri

      1. eraaa says:

        Ore Edi mos valle keta opozitaret jane marre vet me trafikun e droges qe ne kohen kur ishin ne pushtet dhe tani per te dale te lare therresin kape trafikantin per te mbuluar gjurmet e tyre.

        Ketyre u kujtohen gjerat qe kan ber vete ne qeveri ndaj bej si te alarmuar

        1. Tiku says:

          Bravo Rama. Nje lloj tjeter promovimi ky i tanishme edhe ne klulture e art, edhe kudo ku ne kemi vertete vlera

      2. reni says:

        po tallemi tani? hera e pare ne vend qe kapen avion me drrog , arrestohet nje rrjet i tere dhe ju beni gam gam?

        1. tomka says:

          Nuk thote tjetri shyqyr qe po behet shtet se gjer dje nga saliu ishte liruar situata e skishte shtet . Dje trafiku ishte sheshit me lende narkotike.

    2. zhak says:

      Rama po mer mbeshtetjen e gjith kryeministrave te botes per te arritur reforma te rendesishme ne vend,tashme shqiperia eshte nje vend shume i rendesishem per rajonin

    3. dorina says:

      kjo eshte pamja dhe e verteta qe ofron rama jo ajo e saliut dhe e lulit qe duan te bejne panik e lufte per te marer pushtetin per vete. frye shume e mire e kesaj marrehenieje bravo

    4. zamo says:

      mardhenjet diplomatike mes shqiperise dhe italise e te gjithe kryeqyteteve europiane jane te mrekullueshme e jo si sali berisha qe e pat izoluar shqiperine si enver hoxha

    5. Liria says:

      Bravo o njish mos i degjo keta plehrat ca thene ti po ben shume pune, policia po behet super droga po sekuestrohet cdo dite e me shume!! Krenar per ju!!

    6. Mira says:

      Hallall o edo mos u mer me ca thone keta lyrat e pd-se me ne krye ate qenin sali i cili s di c te beje se po i zbulohet cdo pisllek qe ka bere!! Respekt per qeverine keshtu vazhdoni!!

    7. Ardjani says:

      Bravo o Edi qe po fiton respektin e botes, keshtu vazhdo si ke nisur mos u mer me keta mostrat e pd qe s dine se c bejne se e dine shume mire ata se ca i bene vendit se si e katandisen!!

    8. rina says:

      Kryeministri me i mire Edi Rama, bravo vazhdo keshtu populli te mbeshtet.

    9. koke says:

      futja kot ti mira !! ju sdini si funksionojn gjerat sa shifni nje lajm qe thote basha e te gjithe e merni si te mireqen !! shifini si jan gjerat !! duhet te thoni bravo qe shqiperia dhe policija po bashkpunojn!! se ne kohen e saliut kriminelet ishin ne shtet

    10. arjana says:

      kjo tregon qe jemi shume keq me vizion dhe po mbizoteron injoranca e madhe !! turp qe i besoni ketyre lajmeve qe kapeni !! rama dhe policija po ben nje super pune dhe ju kapeni kot

    11. lorina says:

      Bravo Rama per marredheniet e mira qe je duke vendosur me shtetete fqinje.

    12. ariola says:

      Rama me i mire na perfaqeson denjesisht ne bote. Bravoooo

  2. Rea says:

    Rinia shqipetare duhe tu ndali doren ketyre politikaneve mafjoze e trafikant droge rinia shqipetare neper sheshe o sot o kurre per nje shqiperi qe i thote jo me krimit,jo me papunsise jo me pabarazise,jo me korrupsionit

  3. elsa says:

    me i miri je !! lum ne qe te kemi ty o i madh !! RILIDNJE GJITHE SHQIPERIA

    1. keno says:

      bravo o shoku !! meru me punet qe ke nisur mos u mere me bashen e berishen se ato sjan asgje lale para teje !!

  4. Besnik says:

    Shqiperia ka nje partner shume te fuqishem ne krah dhe mardheniet jane shume te mira.

  5. Treviso says:

    Zoti Rama, si une dhe shume shqiptare te tjere kan drejte te votojne partine e Renxit, domethane Partine Demokratike Italiane, se e meriton.
    Pse? Pas shume vitesh qe jemi ne Itali, i pari kryeminister eshte Renxi qe i shtoi busta-pages 80 Euro, per çdo muaj. Une e konsideroj afersisht nje trediçezimo plus. Nuk eshte vetem kjo merita e P.D. por gjithmone eshte treguar me serjoze nga partite e tjera dhe me sociale ne programet qe ka dhene. Nuk eshte se jam i kenaqur me politiken qe kan bere. Ka shume per te bere ne te ardhmen .Me kryesorja i ngelet forcimi i unitetit brenda partise.

  6. Korcari says:

    Kështu duhet të vazhdosh EDI, mos u merr me IDIOTË ANTISHQIPTARË si puna e BERISHËS dhe BASHËS.

  7. Toskeria says:

    Apeli i Z.Rama me duket shume i drejte per te mbeshtetur nje politikan te ri si zoti Renci.

  8. tom says:

    Po ne te Gjermanis per ke do votojme o Ed?
    Na thuj edhe ne mor burr dhe jo vetem atyre te Italis qe gjithmon i mban me hater e ju jep mend!

  9. demokrat says:

    Komplet jashte faze edi ?
    Po ç’te duhet ty se per ke votojne ?
    Ti do te jetosh ne ITALI ?
    Shtro bythen e puno , e ploteso premtimet qe i dhe elektoratit , e lere Italine .
    Italia po hyne ne nje Faze te re .
    te gjithe politikanet e vjeter duhet te largohen njehere e pergjithmone.
    Shume shpejt do ti vi rradha edhe shqiperise, Per kete politike te re qe po linde ne itali.

  10. demokrat says:

    Treviso :
    edhe ti ha buke per 2 jave me 80 EURO ?
    lERI BUDALLALLLIQET , Italia nuk fillon e mbaron tek shtepia jote .
    Te jesh puntore siç je ti , dhe mos te kuptosh te drejtat e tua ,
    Po sikur neser te ngelesh pa pune ?
    Keshtu do te flisje ?
    Ha me pak makarona , e lexo me shume per te drejtat e tua.

  11. demokrat says:

    Treviso.
    I ke bere mire llogarite e busta pages ?
    RENCI , thote rencie .
    Te dha 80 e do te marri 100 .
    Dukesh shume i kenaqur nga bakshishi qe te dha renci.
    Me 80 euro renci kerkon te bleje votat ?
    Valle 80 eurot i zgjidhin problemin e krizes financiare italiane ?

  12. popolo piacenza says:

    thuaj likes(LSI) sa me jep se une i kam 2 vota

  13. r. th. says:

    Shyqyr qe vajti kryeministri shqiptar ne kete panair librash, ku merr pjese edhe libri shqip, i prezantuar nga ??? , se ndryshe mediat shqiptare nuk do e kishin dhene as si lajm kete eveniment mbi librin. Ajde gazeta dhe TV, qe kemi ne ne Shqiperi!?! Shume informuese! Edhe ne kete rast te vizites se Edit, asnje lajm mbi librat shqip ne kete panair!!!

  14. Treviso says:

    Per Demokratin
    Falemderit o Demokrat qe me sqarove. Une qe jam i kenaqur me 80 Euro, domethane kenaqem me pak. Ti demokrat, je mesuar me shume dhe mund ti refuzosh 80 Eurot nga busta-pagez.

  15. demokrat says:

    e shof qe nuk me ke kuptuar.
    une edhe ti jemi mesuar edhe me me pak , por nuk ishte ketu problemi.
    80 euro renci ja jep atyre qe kane nje rroge.
    po Atyre baballarve qe kane ngelur pa pune ?
    po pensionistet , ?
    Renci po vazhdon reforma masoniste.
    te kerkoje falje , per nderhurjen , dhe bindjet tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje