Ajo duhet të kujdeset për të drejtat e qytetarëve britanikë në Indonezi.
Por krejt papritur, diplomatja ka rënë në dashuri me një trafikant droge.
Ka ndodhur kështu në Bali të Indonezisë.
Zëvendëskonsullja britanike, Alys Harahap, 30 vjeç, e martuar me një indonezian dhe me dy fëmijë, duhej të vizitonte në burg shtetasin britanik Julian Ponder, 43 vjeç, i njohur si kreu i një bande droge.
Por mes tyre lindën shkëndijat e dashurisë.
Çifti takohej rregullisht në spitalin e burgut, pasi Ponder përfundoi aty pas një sherri në burg. Ata nuk kontrolloheshin pasi mbylleshin brenda.
Diplomatja nisi ta vizitonte thuajse çdo ditë.
Askush nuk dyshonte derisa një ditë gardianët e hapën derën pa paralajmërim…
Ministria e Jashtme e Britanisë thotë se po heton për rastin në fjalë, duke theksuar se ata i marrin shumë seriozisht akuzat.
kjo me telefon në dorë është “30 vjeçarja angleze”???
sma merr menja!?!?
epo atehere spaske mendje o anticensure,cte te themi ne po themi ja ujku kurse ti pyet ku jan gjurmet
lali mu më duket minimumi 50 vjet!!
ky është i vetmi problem!!
mosha dhe pamia nuk përputhen tek syni tim,se sa për ta kap ujkun, e kap dhe pa mi tregu ti gjurmët!!
Me then te drejten as une s’po i besoja syve, nuk po shkoj te 50-at , po le te themi 45. PO “dashuria ” , spyet per moshe, as me ke apo edhe me keq ku e gjen.
They found love in a hopeless place LOL.