FOTOT/ Ja Muri i Madh kinez i ... zemrave të vetmuara

17 Maj 2014, 21:49Lifestyle TEMA

Duket sikur ky mur është mbushur me njoftime për njerëz të humbur pas një katastrofe.

Por në fakt është një treg martesash, ku prindërit kinezë vendosin njoftime për fëmijët e tyre, që janë akoma të pamartuar.

Çdo të shtunë dhe të dielë, tregu hapet në Parkun Popullor në Shangai dhe qindra prindër vërshojnë për të gjetur partnerin për fëmijën e tyre.

Në murin e Zemrave të Vetmuara vendosen qindra rezyme nga prindërit, shpesh pa dijeninë e fëmijëve të tyre.

Në njoftim ka të dhëna për shkollimin, moshën, gjatësinë, shenjat zodiakale apo edhe nëse kanë në pronësi një shkollë apo makinë.

Kina njihet si një shoqëri patriarkale dhe teknologjitë mjekësore kanë mundësuar që shumë prindër të zgjedhin të mbajnë vetëm fëmijët meshkuj.

Por kjo do të thotë se në vitin 2020 vendi do ketë rreth 24 milionë meshkuj të pamartuar, që nuk gjejnë dot grua.

Megjithatë, suksesi i këtij muri nuk është shumë i madh.



6 komente në “FOTOT/ Ja Muri i Madh kinez i … zemrave të vetmuara”

  1. Tironci says:

    ska problem se kemi safetin, skypionin, rajmond vlonjatin, mushkonjat dhe ngjalat, sociolog politolog qime nurellarin, ramyn e plot dandella te tjera qe mund te martohen me meshkujt kineze.

  2. MARKO says:

    Ani se kemi femra plot baxhella sa te duash… Griden.. Jozefinen.. Mjalinden… Cilejten.. Greten… Mesilen.. Joriden.. Silvin… Lauran.. Erlen…Vokshin…Argiten toidhjo si kenezet sa shume jane u lodha …

  3. Miri says:

    hmmm, interesante, prandaj s’duhett te kete preferime per seksin e femijes, mashkull apo femre. keto gjera po ndodhin dhe ne shqiperi kohet e fundit ku ka me shume meshkuj se sa femra.

  4. me duhet te shkoje ne Kine te tregu i martesave ti gjej djalit ndonje “nuse” ….si thoni ju te shkoje??

  5. jotironci says:

    Paska nderruar nick tourkofagos

  6. Albanicus says:

    Po kjo faqja e funit qe eshte e ndare neper kater katrora ca eshte SWOT Analysis per kandidatet :))))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje