Një aksident, në të cilin janë përfshirë një veturë zyrtare me targa 2Z-018-02 dhe një veturë civile Golf II me targa 01-408-DI, ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën “Nazim Gafurri”, afër udhëkryqit për Velani.
Sipas dëshmitarëve, aksidentin e ka shkaktuar vetura zyrtare, e cila ka dalë në shiritin tjetër të rrugës, duke goditur veturën e cila qarkullonte në drejtimin e vet.
Për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, të cilat duken të mëdha, nuk është raportuar për të lënduar./Zëri/