Spanjollët janë dashuruar me presidentin- por jo me atë tyrin.
Vlerësimet për politikanët janë shumë të rralla në Twitter, por në Spanjë ka një shpërthim të papritur dashurie për presidentin e Uruguajit, Jose Mujica.
Më shumë se 100 mijë mesazhe janë dërguar në Twitter, duke e krahasuar atë me kryeministrin e Spanjës, duke përdorur frazën: “Një president ndryshe”.
Presidenti i Uruguajit është i famshëm pasi nget një makinë të vjetër, jeton një jetë të thjeshtë dhe e jep shumicën e pagës së tij për bamirësi, aq sa e kanë quajtur edhe ‘presidenti më i varfër në botë’.
Nuk është çudi që kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy mund të duket kaq zi në këtë krahasim.
Por krahasimi mes dy liderëve është ajo që po bëjnë spanjollët në Twitter që kur të dielën Mujica dha një intervistë për një televizion të majtë spanjoll.
Prezantuesi i programit, Jordi Evole, që ka më shumë se 1 milion ndjekës në Twitter, e futi në rrjet frazën: “Një president ndryshe”.
“I thjeshtë, i sinqertë, i nderuar. Për sa politikanë spanjollë mund të thuhet diçka e tillë,” pyet dikush në Twitter.
“Është e pabesueshme që vende më pak të zhvilluara se në kanë politikanë më eficentë dhe më pak të përkushtuar se ne,” shkruan dikush tjetër.
Disa kanë ofruar edhe imazhe të dy liderëve, duke krahasuar stilet e jetesës.
Twitter nuk përfaqëson në mënyrë korrekte opinionin publik, por diskutimet në Twitter tregojnë sensin e frustrimit dhe apatisë në lidhje me politikën për disa.
Sondazhet tregojnë se kryeministri Rajoy dhe partia e tij po humbasin mbështetës.
Kryeministri mori edhe një goditje të mëtejshme në reputacion pas të ashtuquajturit “Skandali Barcenas”, ku flitej për pagesa sekrete për anëtarët e partisë së tij.
Bari është gjithmonë i gjelbër në një anë, por nuk është e pazakontë për spanjollët që të shohin për shembuj tek Amerika Latine, që të marrin frymëzim politik, thotë gazetarja Noemi Hernandez.
Disa komentues madje e krahasojnë presidentin e Uruguajit me Papën, që është po ashtu një yll në median sociale.
Por mes tyre ka të paktën një diferencë të madhe. Në intervistën për televizionin spanjoll, Mujica tha se është ateist.
Spanjollet nuk kane president,kane mbret.
Ashtu e quajne kryeministrin ata. Si italianet, “il presidente del consiglio” – kryeministri.