Faqja e njohur eBay u bëri thirrje përdoruesve të saj që të ndryshojnë fjalëkalimet, pasi një sulm kibernetik ka dëmtuar sistemet e tyre.
Sipas BBC, firma amerikane ka bërë me dije se hakerat kanë hyrë në një bazë të dhënash të saj në fund të shkurtit dhe në fillim të majit. Kjo bazë të dhënash kishte fjalëkalime dhe të tjera të dhëna jo- financiare.
Kompania thotë se nuk ka të dhëna se ka pasur aktivitet të pautorizuar në llogaritë e anëtarëve të saj.
Megjithatë, eBay thotë se ndryshimi i fjalëkalimeve do të ishte praktika më e mirë për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve të kësaj faqe.
Kompania me qendër në Kaliforni ka mbi 128 milionë përdorues aktivë në mbarë botën.
Në vitin 20013 në këtë faqe u bënë 212 miliardë dollarë blerje.