Investojnë 15 miliardë euro, por harrojnë një detaj

21 Maj 2014, 11:31Lifestyle TEMA

Operatori i trenave në Francë, SNCF, thotë se ka zbuluar se 2 mijë trenat që kishte porositur për një kosto prej 15 miliardë euro, janë shumë të gjerë për shumë platforma rajonale.

Korrespondenti i BBC thotë se ky është një turp për operatorin e hekurudhave, pasi nënkupton se kostot do të rriten më shumë.

Që tani ka nisur puna për të rikonfiguruar stacionet e trenave.

Por zyrtarët thonë se janë akoma plot 1 mijë stacione që duhen ndryshuar.

Mendohet se gabimi ka ndodhur për shkak se operatori i hekurudhave i dha dimensionet e gabuara kompanisë SNCF.

Shumë nga platformat rajonale në Francë janë ndërtuar më shumë se 50 vjet më parë, kur trenat ishin më të ngushtë.

12 komente në “Investojnë 15 miliardë euro, por harrojnë një detaj”

  1. feniks says:

    Hall i madh e paska zene kete …te BABEZITUR PER PASURI!!!
    TEPKE SI Sali Berisha!!!

  2. ert says:

    Si do tia bejne kur treni te vije nga jashte Frances ? Do te shqyeje rrotat ?

  3. Vlora says:

    Keshtu eshte kur behen punet nga kompjuteri nga disa kalamanj te mbipaguar, te cilet nuk levizin bythen per te verifikuar ne terren punen para se ta hedhin ne leter! Mendojne se eshte video game.

    1. elona says:

      seriozisht e kishe kete?e kupton ti sa euro do hidhen per te ridimensionuar stacionet?ky eshte plan i paster strategjik afat-mesem :-p

      1. sit..... back.... and..... relaks says:

        duket si pa dashje me qellim gabimi

      2. Vlora says:

        E lexove artikullin se cfare thote? Neqoftese jo, atehere lexoje me kujdes dhe bej lidhjen me komentin tim. Apo edhe ty ta merr me miza, si keta qe i kane bere llogarite gabim.

  4. mand tirona says:

    Faji rames dhe qeverise…

  5. benbenedeti says:

    Ti vlora ja ke vu kapakun muhabetit

  6. ani says:

    Si u beka nje porosi kaq e madhe vetem duke degjuar nje person, ne France nuk u punoka me grup ekspertesh????? Apo shkurtime edhe andej nga kriza …

  7. dritani says:

    “Vlora”-s t’i jepet urgjent vize 500 vjecare per France qe t’i vere punet ne vije!!!

    1. Vlora says:

      Jo ore jo. Mos ma bej kete nder, se do shkoj me pasaporte biometrike. Interesohu per ndonje tjeter me mire, sidomos andej nga veriu qe kerkojne azil politik.

  8. dritani says:

    Per ata qe u shqetesuan shume:
    Rregullimi i kesaj anomalie do t’i kushtoje Frances 50 milione Euro.

    Njesoj si Rruga e Kombit. Nisi me 250 milion dhe perfundoi me 1 miliard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje