Ai ka qenë një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës rap.
Bënte gangsta- rap dhe vdekja e tij në vitin 1996 është kthyer në një mit.
Tupac Shakur, që ndërroi jetë në moshën 25- vjeçare, u qëllua në Las Vegas, në kulmin e luftës mes këngëtarëve të kësaj muzike në SHBA, ose të asaj që njihet si beteja mes bregut lindor dhe atij perëndimor.
Tani është bërë e ditur se cilat kanë qenë fjalët e fundit të tij.
Dhe ai u largua nga kjo botë ashtu siç mund ta imagjinojë shumëkush. Sipas policit, në krahët e të cilit vdiq Tupac, fjalët e fundit të tij ishin thjesht: “Fuck You”.
Oficeri Christ Carroll ishte thirrur në vendin e ngjarjes.
Tupac ishte në sediljen e pasagjerit të një makine, me disa plagë në trup.
Carroll e pyeti se kush e kishte qëlluar.
Por një rapper nuk e tregon kurrë një tjetër rapper. Pasi tha fjalët e fundit, ai humbi ndërgjegjen përgjithmonë.
Tupac Shakur është një nga yjet më të njohur të muzikës hip- hop. Ai ka shitur 75 milionë hite dhe albume në mbarë botën.
Edhe arkiva e tij është kthyer në hit. Nuk ka asnjë këngëtar tjetër, të cilit i janë publikuar me kaq shumë sukses këngët pas vdekjes.
Foock you too, Tupac….hehe!
fuck you Tupac ! ..i more ato plumba qe meritove
gjynah, bota humbi nje vizionar. na hapet barkun me kta tupakrat e tuleshrat