Një këshilltar i kryeministrit turk, që u bë i njohur në botë, kur goditi me shqelm një protestues pas tragjedisë së minierës në Soma, është pushuar nga puna.
Yusuf Yerkel u fotografua në fillim të këtij muaji duke shqelmuar një demonstrues.
Pas ngjarjes, ai nuk u paraqit në punë, duke thënë se ishte sëmurë, pasi kishte vrarë këmbën gjatë incidentit.
Por kryeministri Recep Tayyip Erdogan e ka pushuar nga puna si zëvendësshef i stafit.
Yerkel u kthye në simbol të reagimit të regjimit ndaj tragjedisë.
Një zëdhënës i qeverisë tha: “Yerkel kërkoi falje, por ishte shumë vonë. Në fund të diskutimit, kryeministri e pushoi direkt”.
Megjithatë, disa media thonë se ai do emërohet në një tjetër detyrë qeveritare.
…dhe e shani Turqine!
Ketu tek ne vresin te pafaishem dhe ish-kryeministri i ben heronje.E shikoni sa larg jemi?!
SHOKU KAPO TE TE THEM NJE SHPREHJE : CDO POPULL MERITON ATE QE E UDHEHEQ,NESE E KUPTON KETE ATEHERE SAPO TE JAN HAPUR SYTE