Seksi dhe ndikimi që ka ai në shoqërinë e sotme shqiptare është tematika e filmit artistik “Tirana ‘14”, një komedi që pasqyron realitetin e sotëm të shoqërisë sonë me një stil virtual të mbushur me situata komike, batuta pikante, por edhe skena të nxehta.
Pikërisht lidhur me këto skena, paraqitja e shkurtër e filmit (traileri) që ka filluar të qarkullojë në YouTube, ka ngjallur reagime të shumta duke e etiketuar madje edhe një film erotik.
Mirëpo, regjisori i filmit, Edmond Mandro, thotë se ky film nuk është aspak një komedi erotike pavarësisht këtyre skenave. Sipas tij, këto skena e ndihmojnë filmin për të qenë sa më i vërtetë, larg klisheve të gjuhës filmike të cilën kemi trashëguar dhe peng i së cilës jemi edhe sot. Ai shton se nuk ka qenë aspak e lehtë për t’i xhiruar këto skena edhe pse mënyrat ishin shumë komode.
“Frika më e madhe e aktorëve janë paragjykimet që mund të shfaqen te të njohurit e tyre kur të shohin filmin duke qenë se ata do të shohin atë që u serviret në fund”, ka thënë rejgisori.
Sipas tij, më i lirshmi në xhirime, ishte prezantuesi i njohur Arian Çani, i cili në film realizon një puthje franceze me një modele.
Në këtë komedi, e cila pritet të dalë më 5 qershor në kinematë e Tiranës, luajnë aktorë të njohur të humorit, si Genc Fuga dhe Gent Hazizi, Eni Jani, Ervin Bejleri, Ola Harizaj, Laura Nezha, Ola Harizaj, Ina Gjonçi, Azra Sallahi, Ledio Lako, Marin Orhanasi, Eglein Laknori etj.
Por ky film ka edhe një të veçantë tjetër e cila pritet që ta bëjë shumë të suksesshëm. Ai është bazuar mbi një formulë të veçantë, ku personazhet e trilluar ndërthuren me personazhe VIP të cilët futen në marrëdhënie me personazhet e fabulës me emrat dhe profesionet e tyre reale. Mes tyre, përkthyesi i njohur Edmond Tupja, psikologia Jorida Rustemi, këngëtarët Endri dhe Stefi, Frederik Ndoci, Sheila Haxhiraj, si dhe disa modelë e prezantues të njohur të ekraneve shqiptare si: Marina Vjollca, Aurela Hoxha, Arjon Muça, Franceska Jaçe, etj./Bluetooth/
cfar perfiton spektatori per jeten.??
U mbyt ai tjetri me konjak…
Ti shkojmë logjikës deri në fund.
Pse nuk e ka bo porno fare ky rregjisori filmin që të jetë sa më i vërtetë. Se në fund të fundit njerëzit edhe q.hen apo jo?
Pse nuk i nxjerrë edhe duke dhjerë, sepse edhe dhjesin njerëzit.
Regjizorë leshi, me ide leshi, me shaka leshi, që nuk tregojnë asnjë histori përveç shakave bajate me seks.
Shikoni filmin Turk që fitoi çmimin në Kanë, që ta kuptoni sa larg jemi…
po moret si standard Arian Canin e felliqet fare…me mire merrni ate egjyptianin qe germon cdo dite kazanin e plehrave te mehalla ime….
Sa kot. Sja vlen fare.
Ky mund te puthi gjith diten,,,,por prap byt..q.ir ngelet. P.S.{me respekt per LGBT]
Si s’ju vjen turp qe keni kaluar cdo kufij te njerezimit o degjenerata ,
qe ju hoqi trute nji malok i flliq dhe nxorret organet sheshit .
Ajo shoqeri paska marr fund perfundimishte dhe kjo eshte teper te desheperushme per nji popull .Maskarenje ,njerez ordiner qe meritoni cdo perbuzje te civilizimit .
Te gjithe te degjeneruar me ne krye perversin Arian Cani.
Po ma hiqni trurin!!!!! Edhe Jorida Rustemi po behet aktore! Po Pangon me mbertheckat ku e keni?