Kunati reflekton ndaj vërejtjeve të Doktorit

8 Qershor 2014, 21:47Antena TEMA

Pas përpjekeve të Kunatit për të promovuar një model ndryshe të Lulit si lider i ri, më në fund erdhi dështimi. Doktori e humbi qetësinë dhe më në fund lëshoi rrufetë mbi regjinë e Kunatit.

Luli, i cili kishte ngrënë gjithë të sharrat, thirri i trembur Kunatin në zyrë.

-Më bëri për një lek Doktori, tha. Më tha mos të të shikoj më vetëm në tribunë. Unë kam qenë burrë shteti, tha, kam qenë president, kryeministër 23 vjet dhe kurrë nuk i kam ndarë njerëzit nga tribuna. Kë nuk kam pasur në krah, por s’kam pas kurrë turp. Nga na dole ti si Mesia, që të mos qasësh njeri në krah.

-Po kush është ankuar Doktor, i thashë?

– Të gjithë janë ankuar, tha. Pse mor, si të duket Flamuri ty, që të vjen turp ta mbash në krah. E kam pasur unë në krah tetë vjet e nuk jam turpëruar, të ardhka turp ty!

Po pse mor, Aldo Bumçi si të duket ty? Po ç’të prish punë një njeri që nuk flet kurrë pa leje, këtë se kam kuptuar kurrë!

Po Ed Halimi ç’punë të prish të rri dy vende më tutje, se është i shkurtër? E kam mbajt unë në krah, nuk e mbake më ti!

Po Grida ç’punë të prish të jetë në tribunë, apo ke hall se është më e bukur se ti? Çi ke mor këto komplekse, më tha. Mos të të shoh më vetëm në tribunë!

-Aha, e kuptova tha Kunati. Do jenë ankuar ata që i zbuam nga tribuna herën e fundit. A ta përmendi Jozefinën?

– Jo, Jozin nuk ma përmendi, por kuptohej. Derisa thotë merr Flamurin në krah, më mirë marr Jozin.

-Po tjetër çfarë të tha?

-Më bërtiti për fjalimet. Çi ke ato hartime që lexon, më tha? Po pse, me poezitë e Preçit do përmbysësh rregjimin e drogës ti? Po pse, nuk e di unë që mund ta gjeja një njeri të shkruaja fjalimet? Por ti duhet të flasësh me shpirt mor, jo me letër. Po nuk të panë njerëzit që flet me shpirt, nuk të vijnë pas.

-Po si flitet me shpirt, tha Kunati?

-Nuk e di, ndoshta duhet bërtitur fort, të dalë zëri nga gjoksi, por kam frikë se më ikën, tha Luli.

-Ndaj të thotë fol me shpirt, i tha Kunati, se do që të të turpërojë.

-Bo ç’me gjeti, tha Luli! Pastaj më bërtiti për reformën në arsim. Më tha nuk po e sulmon, na e kaloi shoqëria civile.

-Po ti çfarë i the?

-Unë i thashë që po e studioj, po aty më ulëriti. Çfarë do studiosh mo, tha, reformën e armikut do studiosh. Bjeri mor aty, se të la populli vetëm.

-E paska me Çilin, tha Kunati. Nuk i paska dalë inati. Po tjetër ç’të tha?

-Më tha që dhe të shtunën e të dielën të dua këtu, mos më ik në Hollandë. Se ne shajmë Edi Ramën, tha, që ikën në panaire, por ti ikën në shtëpi. Akoma më keq.

I dhashë fjalën që s’do iki.

-Po tani, çdo bëjmë, tha Kunati, se ai ka paralajmëruar mitingje?

-S’di ç’të them, tha Luli. Unë e ti duhet të mendojmë si të mbushim tribunën, ai le të mendojë si të mbushë sheshin. Nuk kemi çi bëjmë.

7 komente në “Kunati reflekton ndaj vërejtjeve të Doktorit”

  1. bato says:

    Mjerani Luli, nuk mbush dot as tribunen, ndersa Sales i jane lagur breket dhe veshtire se mbush dot nje salle e jo me sheshe! Cila kauze do i mbledhe? Ajo e droges? E avionit ne Divjake qe e stisi Sala me Mul Noken? Ajo e keqqeverisjes? Pika qe su bije!

  2. bajga says:

    I semuri Mero, kerkon te shese gazeten e tij e te fitoje para duke u futur me thashetheme te ndyra ne familjen e “doktorit”.
    Nuk paska nje “doktor” qe te meret me kete psikopat ?

    1. Be-X says:

      Psikopate je ti, thjesht emri qe ke zgjedhur *bajge* le te kuptosh qe nuk vlene as sa nje kacidhe korcari.

  3. debili i Temës says:

    @bajga, në këtë rast, kush është “familja e doktorit”…(???!!!)

  4. urbanisti says:

    Mero leje bajgen se bie ere por te lutem thuaji nje cike kunatit ti thote Lulit ose Lulit ti thote kunatit qe te shikoje semaforet ne TIrane se jane djegur ne shume kryqezime dhe gropat ne rruge jane bere shume te medha.Faleminderit

  5. Trendelina says:

    Kush eshte kunati se nuk i kam lexuar me pare qe ta kuptoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje