Soni Malaj është fituesja e “Top Fest 11” me këngën “Me të jeton”.
Pas javësh të tëra prezantimi në ekranin e Top Channel dhe netëve gjysmëfinale, nata e madhe e ndarjes së çmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve, dhe u transmetua drejtpërdrejt në Top Channel.
Nën prezantimin e Ledion Liços dhe Marina e Luana Vjollca në mbrëmjen finale të edicionit të 11 të “Top Fest,” u ngjitën në skenë artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme.
Fituesja u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales.
Gjate mbrëmjes finale u ndanë dhe 12 çmime. Fituesit sipas kategorive
Fituesja e “Top Fest 10” Samanta Karavello dha çmimin “Best RNB”, i cili shkoi përMariza Ikonomin.
Këngëtarja e re Sigi Basti ishte fituese e çmimit “Best New Artist”, i cili mundësohej nga fondacioni “Dritan Hoxha” dhe u dha nga Lori dhe Sara Hoxha.
Çmimi “Këngëtarja më e mirë femër” u fitua nga Soni Malaj. Ndësra Olta Boka dhe Erik Lloshi morën çmimin e “’Top Albania Radio”.
Finalistët e “Big Brother 7” Valeri, Jona si edhe fituesja e tij Nevila dhanë çmimin “Best Group” për LYNX. Çmimin e “Internetit” e fitoi Era Rusi me këngën “Hajde me ne”. Ndërsa “Best Video” u fitua nga Shpat Deda.
Xhensila Myrtezaj me këngën e saj “Jeton tek unë” ishte fituesja “Best Pop Rock”. Ndërsa çmimi “Best Duet” i dhënë nga Eneida Tarifa, fituese e “Top Fest 7”, shkoi për vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi.
Gjergj Leka mori çmimin “Best Male”. Këngëtarja Venera Lumani fitoi “Best Balade”.
Kampioni në peshëngritje Erkand Qerimaj ishte ai që dhe çmimin “Best RNB” për Big Basta dhe Anxhelo.
Urime SOni.
Luani falas fitoni dhurata
http://dielli.al/brazil/
Kush nuk fitoi cmim ?
e le te forte ..tamam thuaj, kush nuk fitoi çmim se probabiliteti per te mos fituar ishte me i madh sesa ai per te fitu..
U ndanë 12 çmime për 14-15 konkurrentë. Si në çdo festival, marrin pjesë 15 konkurrentë, nga të cilët vetëm 1-2 nuk marrin çmime.
per mendimin tim soni malaj ka marre fund nga zeri. ky top festi po me zhgenjen. edhe vjet kenga e karavellos nuk e meritonte!!!!!!
BRAVO SONI E MERITOJE: http://goo.gl/ejpUzE