Askush nuk e priste, por kampionët e botës, Spanja ka pësuar një humbje të turpshme në ndeshjen e parë të Botërorit të Brazilit.
Në një ripërsëritje të finales së vitit 2010, spanjollët u përballën me Holandën në grupin B, por humbën me rezultatin e thellë 5 me 1.
Për holandezët shënuan Van Persie dy gola në minutat 44 dhe 72, Robben në minutat 53 dhe 89 dhe De Vrij në minutën e 64.
Për spanjollët, goli i vetëm u shënua nga Alonso në minutën e 27-të.
Van Persie dhe Robben ishin njerëzit e ndeshjes, e cila nisi sërish me një vendim të diskutueshëm. Një penallti e marrë nga Spanja u shndërrua në gol nga Alonso.
Por që prej atëherë Spanja e pati shumë të vështirë që të mbante nën kontroll Van Persie-n dhe Robben.
“Është e pabesueshme që të shohësh se si një nga ekipet më të mira në historinë e futbollit botëror rrënohet në këtë mënyrë,” shprehet korrespondenti i BBC.
“A është vërtet mirë Holanda, po Spanja është dobët,” pyesin disa tifozë.
Portieri Iker Casillas është një hije e vetes.
Disa thonë se mungesa e angazhimit me Real Madrid i ka kushtuar.
Sa për informacion, Botërorin e fundit në Afrikën e Jugut, Spanja pësoi vetëm dy gola në të gjithë kompeticionin.
Hera e fundit kur Spanja pësonte pesë gola ishte në vitin e largët 1963 ndaj Skocisë, kur humbiste 6 me 2.
Edhe atëherë ishte 13 qershor.
———————————————————————————-
Keshtu do t’a pesosh kur shet per para lojtaret e tu si :
Brazili
Spanja
Kupen e merr nje shtet EUROPIAN.
———————————————————————————–
Hollanda ne kete boteror,perveç sulmit total,ka erdhur me dy sulmues nga me te miret.
Mbrojtja spanjolle tregoj difektet te cilat i kane mbuluar sulmuesit e afirmuar,por qe ne kete boteror luajne me skuadrat e tyre.
Robben ishte pothuajse i lene i lire nga mbrojtja spanjolle,golat e tij ishin depertim nga krahu i djathte,gjuajtje ne te majte te portierit,keto gola jane tipike te veprimeve te tij sulmuese.
Kjo humbje ishte nje leksion per spanjollet,per te korigjuar ne kohe gabimet,per te shpresuar per te vazhduar rezultatet ne grup.
Uuuuuuuuuuuuu……….
Ky ishte fundi i stilit te lojes se Barcelones.
Pse nuk e dinim qe fito Hollanda. Une bile vura edhe bast per Hollanden dhe nuk jam tifoz i saj.
Cfar i mungonte Hollandes qe te mos fitonte, i kishte te gjitha edhe me shumice, duke filluar edhe nga inati.
Spanjes ju thyen hundet,keshtu dhe Edi Rames ne 97,hund e buze bashke
hahahahahahahah
spanja ashtu si barcelona e mbaruan ciklin e tyre.mesfusha e spanjes perbehej krejtesisht nga futbollistet e barces,qe kete vit me barcen ishin per toke!hollanda i poshteroi si asnjehere me pare ne historine e futbollit.
Mir ja beri , ju rrit huna ktyre taka-taka
Spanjollet luajten dobet sidomos ne pjesen e dyte te ndeshjes,ndersa portjeri ishte tamam hija e vetes,por dhe ai eshte pjes e skuadres, por ne anen tjeter ra ne sy loja e shpejt dhe e bukur e skuadres hollandeze.Me kete paraqitje qe paten sot mund te thuhet pa frike se eshte pretendente kryesore per kupen e botes.
Po harroje se Hollanda fiton Kupe Bote. Maxiumi i tyre eshte vetem ndonje pjesemarrje e rralle ne finale dhe kaq. Cdo boteror thone kete vit jemi shume mire por se cfare i del rruges ndonje Gjermani apo ndonje skuader tjeter “dhe pa dashje” shkojne ne shtepi.
Hollanda eshte gjithemone atje , ne maje , por pervec lojes i duhet me shume fat. Fat te mbare ketij emri qe gjithmone ka bere fotboll……
E premte, 13 qershor 2014. Kjo ditë do të hyjë në historinë e futbollit spanjoll si e “premtja e zezë”. Për shumë nga sportdashësit e futbollit, takimi midis Hollandës dhe Spanjës pritej me padurim.
Një vështrim i shkurter i takimit. Xabi Alonso kalon në avantazh ekipin spanjoll në minutën e 27, pas një goditje të thatë e preçize nga pika e 11-metërshit. Por edhe kësaj here, njëlloj si në ndeshjen e hapjes së Kampionatit Botëror 2014 midis Brazilit dhe Kroacisë, vendimi i arbitrit ishte i gabuar. Para përfundimit të pjesës së parë, Robin van Persie mundi t’a barazojë rezultatin, pas një goditje të shkëlqyer me kokë. në minutën e 44. Barazim mëse i merituar.
Pjesa e dytë i takon pothuajse e tëra hollandezeve. Talenti Arjen Roben shpërthen në minutën e 53-të me një solo të shkëlqyer duke e çuar skuadrën e tij në avantazh. Pas kësaj gjithshka flet vetëm për oraniet, të cilët shënojnë dhe tre herë të tjera në fillim me anë të Stefan de Vrij në minutën e 62-të. Golat e shënuara nga Van Persie dhe Robben respektivisht në minutat 72 dhe 80 i vënë përfundimisht kapakun këtij spektakli sportiv.
Pas 90 minutash lojë, gjithshka u bë e qartë. Hollandezët prishin magjinë tiki-taka. Epoka e futbollit spanjoll ka marrë fund. Qysh pas shuplakës 3.0 që i dhanë braziljanët kampionit në fuqi në finalen e Kupës së Konfederatave të vitit të kaluar, magjia e spanjollëve sot u shuajt. Van Persie dhe Robben e demontuan ekipin e trajner Vincente del Bosque plotësisht me rezultatin e thellë 5:1, duke na lënë të shohim tifozë të ngazëllyer të skuadrës së oranjeve, dhe tifozët e demoralizuar prej Iniesta & Co.
Mbrojtja më e mirë e futbollit evropian tani do të mbesë vetëm një histori e së kaluarës. Kampioni në fuqi humbet aq thellë në ndeshjen e tij të parë, saqë pësoi më shumë gola, se të gjithë golat e pësuara së bashku në Kampionatin Botëror të vitit 2010. Ndërsa ekipi i trajnerit Louis van Gaal, pas këtij takimi ngjitet me hov në favoritin kryesor për kampion bote. Disa nga tifozët hollandezë, të veshur si gjithmonë plot kreativitet, pas kësaj fitore të merituar, tundnin para kamerave “Kupën e Botës”. Gara e kualifikimit në grup për oraniet është tashmë një detyrë që mund të zgjidhet shumë kollaj, pasi përpara do të kenë skuadrën e Kilit dhe atë të Australisë.
Iberianëve tani u duhen dy fitore, që të mos dështojnë me turp qysh në raundin paraprak. Herën e fundit kjo ka ndodhur në Kupën e Botës 2002 me skuadrën e Francës. Ish-kamionja botërore dhe evropiane shënoi asokohe vetëm një gol të vetëm, dhe u skualifikua çuditërisht qysh në ndeshjet e kualifikimit në grup.
Bravo Holland se shume pordhacak u ben spanjollet