Arben Frroku: As 5 mijë dëshmitarë nuk më implikojnë në vrasjen e Dritan Lamajt (VIDEO)

12 Qershor 2014, 10:53Sociale TEMA

Ka vazhduar edhe të enjten në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë gjyqi ndaj Arben Frrokut, biznesmenit të akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Gjatë seancës, Frroku ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në vrasjen e kryekomisarit.

“Edhe 5 mijë dëshmitarë të pyesni, nuk më implikoni dot në vrasjen e Dritan Lamajt,” tha Frroku.

Ndërkohë, prokurori Anton Martini i kërkoi gjykatës që t’i tërheqë vërejtje të akuzuarit për këto kërcënime.

Në seancë ka dëshmuar edhe Arianit Arapi, ish- Shefi i Krimeve në zonën e Kombinatit.

Ai tha se mesazhi kërcënues që mori pak orë pas vrasjes së Lamajt, nuk ka lidhje me këtë ngjarje, por me detyrën e tij.

“Arben Frokun e kam njohur prej vitesh, kam pasur edhe raporte shoqërore. Dritan Lamaj ka pasur konflikte, por ishin rutinë, përplasje për shkak të detyrës së tij.

Kur e vra kryekomisari, isha në shtëpi. Dy orë më pas më erdhi mesazhi ‘Dritan Lamaj prehet i qetë, së shpejti radha jote’.

Kur lexova mesazhin kërcënues, menjëherë njoftova prokurorin. Ia kam lënë drejtësisë, mendoj se mund të ketë pasur lidhje me detyrën time në Pogradec”.

11 komente në “Arben Frroku: As 5 mijë dëshmitarë nuk më implikojnë në vrasjen e Dritan Lamajt (VIDEO)”

  1. Ziko says:

    Tutje loni se te shqeu lepuri….

    1. CarlzaisJena says:

      pse ore mik ,pune te veshtire kane gjykatat……marin leke nga te gjitha anet…..dhe i paguhen pruresit me te pare.por ky njeri eshte .VRASES !!!!

  2. Genc says:

    Zoti Froku|Une nuk te njoh,por me sa kam pare dhe lexuar jam shume i sigurt se ti je shume i paster.Mos ki frike se askush nuk te denon dot per deri sa je i pa implikuar ne kete vrasje.Kurajo se shume shpejt do jesh i lire.

    1. A'''''''' says:

      Ti Genci duhet te ishe pjese e trupit gjykues,perderisa e di qe ky eshte i pafajshem.

      1. Fjalim/Trishtim says:

        Ky Genciduhet te jete no nje plesht i Frrokut, si Edmond Vlashaj…..!!! Ka mbeshtetje Frroku nga universiteti i tije Vitrina mos ja qani hallin kriminelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje