Kryeministri Edi Rama e cilëson raport-progresin e Komisionit Europian për Shqipërinë shumë të qartë dhe që certifikon seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të saj.
“E rëndësishme është që këtë herë, Këshilli nuk ka asnjë justifikim të mundshëm në raport me vetë Shqipërinë. Sepse ajo që Këshilli kërkoi në dhjetor ishte “pak më shumë kohë”. Është një Progres- Raport specifik, për të thënë: A është Qeveria e Shqipërisë garanci se çfarë u pa në muajt e parë vazhdon pa probleme në vijim, apo muajt e parë ishin vetëm flakë kashte? Dhe ne ia dolëm kësaj. Tani mbetet për të parë reagimin e Këshillit”, shpreh Kryeministri gjatë një bashkëbisedimi me studentë të Universitetit të New York-ut në Tiranë.
Studentët kërkuan vlerësimin e Kryeministrit nëse miratimi i kredisë me FMN-në do të sjellë probleme për stabilitetin makro-ekonomik të vendit. Rama theksoi se Shqipëria ka kaluar nga një përcaktim negativ, në një përcaktim stabël, pikërisht, edhe sepse ne kemi hyrë në këtë program të ri me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Borxhi nuk u rrit sepse ne krijuam një borxh të ri, por ne thjeshtë e legalizuam një borxh të fshehur dhe të padeklaruar, prej 720 milionë dollarësh. Një borxh i akumuluar në formën e mospagesave të kompanive për punë publike dhe për shërbime. Ndërkohë marrja e borxhit nga FMN dhe BB, me terma shumë avantazhues, u bë në radhë të parë, për të paguar mbrapsht këto borxhe dhe sigurisht, për t’i dhënë një frymëmarrje ekonomisë, përmes pagesës së këtyre borxheve. Një injektimi që praktikisht ka filluar të japë efektet e para. Kështu që, unë besoj që kemi marrë 2 efekte pozitive: E para, kemi rikthyer ekonominë në lëvizje dhe e dyta, kemi futur ekonominë në rrugën e stabilitetit, duke vënë rregull mbi gjithë ato libra llogarish që ishin thuajse duke dalë jashtë kontrollit”, u shpreh Kryeministri.
Por një çështje me mjaft interes për studentët ishte reforma në arsimin e lartë në Shqipëri, të cilën, Kryeministri e konsideroi një reformë tepër të rëndësishme që kërkon kontributin sa të sektorit publik, aq edhe atij privat, po ashtu edhe të ekspertëve të fushës.
“Ju jeni në dijeni që po punohet një dokument për reformën në arsimin e lartë dhe risia është që nuk po e punon qeveria, por po e punon një komision pedagogësh dhe përfaqësuesish të nderuar, qoftë të publikut, qoftë të privatit. Është një dokument që unë kërkova që ta shtyjmë ende, për të mundur të marrim të gjithë kontributet dhe për të dalë me një produkt sa më solid”, tha Rama.
Ndërsa parashtroi se dy kriteret themelore mbi të cilat do të bazohet kjo reformë janë merita dhe konkurrueshmëria, Kryeministri Rama nënvizoi se për një sistem të shëndetshëm të arsimit të lartë duhet që universitetet t’i nënshtrohen konkurrencës së barabartë dhe për këtë, është i nevojshëm edhe një sistem akreditimi i besueshëm.
“Ka dy gjëra shumë të thjeshta: E para, konkurrenca. E dyta, merita. Pa këto të dyja është e kotë që të pretendojmë të ndërtojmë një Shqipëri europiane, në të gjitha aspektet. Universitetet duhet të hyjnë në një sistem konkurrence të barabartë. Dhe nuk duhet të ketë më universitete private dhe shtetërore, por duhet të ketë vetëm universitete publike. Universitete publike që financohen nga shteti, universitete publike që financohen nga privati. Që të ndodhë kjo duhet një sistem akreditimi i besueshëm, nga një agjenci akreditimi ndërkombëtare që thotë në bazën e kritereve se kush e meriton dhe kush nuk e meriton të qëndrojë në këtë fushë”, tha Rama.
? Ska kryeminister si ky ne bote.. flet me te gjitha shtrresat e punon pafund per me te miren,,, Krenar per Ramen
Puna e qeverise u vleresua me note 10.
Edi, te lumte e uroj me te miren ne punen tuaj te veshtire,, kemi nje opozite te mbaruar qe mbjell vetem kolaps, por juve sju perkulin dot sepse keni popullin me vete.. Urime drejt standarteve te larta
Fantastike.. ME e mira te behet dhe pse kemi nje opozite qe ben vetem gjera regresive,,
kjo eshte e pafalshme, e patolerueshme, gjithesesi kemi besim tek ju
Ashtu te lumte Edi Rama,, Me ne fund BE po na sheh si shtet normal e jo lanaraq sic na pat katandisur ai palacoja sali..
shume besim se do behet me e mira me punen tuaj te madhe
Ky eshte kryeministri qe nganjehere them se eshte shume i mire per ne per te qene yni.. Te lumte Edi Rama per transparencen e plote qe po ben..
kjo eshte vlere e shtuar e standart me vehte per ne BE.
BEsoj
Si burrat. NE beme detyren tone, e urojme qe kapricot e ca ekstremisteve te mos behen problem per nje PO ne fund te qershorit.
Basha ne Gjermani loboi per te mos u marre statusi ne fund te muajit, por ate askush se merr seriozisht,
Ndjehem me fat qe me ne fund shteti im po njihet nga nderkombetaet si shtet normal.. perhere jemi pare si shtet i dhjere nga klientelizmat dhe shijet e saliut me shoke..
suksese edi, besojme tek ju
ja pra qe ka dhe kryeminister qe jep llogari perpara te gjitheve per punen e bere e gjendjen e shtetit sot.
Kjo eshte per tu ndjere mire pasi kurre me pari skish ndodhur, Transparence e plote e punes se bere, Urime e shume suksese
Reformat qe po ndermerren jane tejete domethenese, nga Territiralja tek ajo Arsimore.. Nga legalizimet e kontrolli mbi territorin, lufta ndaj krimit e korrupsionit.. Bravo
Rruga e nisur ppo tregon se eshte ajo qe na duhet,, se di, por mendoj se puna qe po behet eshte vertete pe tu pershendetur.. ?
Qeveria e beri punen e saj dhe u vleresua nga KE me note shume te larte
Se punon e lodhet shume qe te jem i lumtur une …. vaj medet cfare niveli
Ky kryemninister ne keto takime shembellen si muti me lule
Rrofte partia! Parti-Enver jemi gati kurdohere! Yyyyyppppp Shqiperia kopshte me lule!!!
S’kemi para akoma mbledhjen e 81 000 partive: c’ka per t’ju punuar dembeleve dhe mashtruesve te huaj ky udheheqesi yne i madh!!!!
pirth te cfryhesh edi
Shfryhu qe te pirdhesh o lab Vicidoli!
te ka vene edi qe te mbash iso?
ja qe une jam kunder atyre qe perrallis edi. pse pickohesh ti?
ne fakt pune pjerdhje eshte bere …
Ne fakt shqetesuese eshte fakti se sa bythelepiresa ka akoma ne shqiperi ne vitin 2014 Shikoni pak me lart dhe e merni vesh se sa idioter dhe zara ka nga mbrapa ky klloun e qe kujton se jemi te gjithe injoranta
mos u lodh kryetar se na e tha erjon brace se cili eshte qellimi i reformes
Reforma arsimore eshte baza e shqiperise se ardheshme,pasi do te jene keto te rinj qe do ti dalin zot vendit nete ardhmen.ngritja e nivelit aresimor eshte imediate per ne.por keto reforma kerkojne qe qeveria ti japi te mundesine e konkurimitte ndershem per te aderuar ne drejtime te ndryshme te shtetit.deri sot nepotizmi dhe militantizmi jane plaget me te medha te qeverisjeve shqiptare.krahas rritjes se nivelit mesimor detyre imediate eshte dhe miredrejtimi dhe manaxhimi i universiteteve publike qembahen nga taksa paguesit shqiptar.per universitet privat mendimi im personal eshte qe ne vet emerimin e tyre privat duhet tevetfinancohen dhe ti dalin balle konkurences se lire.nuk ka pse taksat tona te shkojne dhe per privatet,kush dotevazhdoje dhe kush nuk e perballon konkurencen te mbylli aktivitetin aresimor,as dhe nje lek nga shteti per privTet.mjaft deri tani ku kane shire lam me fondet qe ipte qeveria parardhese.ky eshte kapitalizmi kush reziston vazhdon dhe te tjeret shpallin falimentin.
ben mire qe jep mendje per arsimin. prano edhe ca keshilla per kulture personale:
ardheshme shkruhet ardhshme
aresimor shkruhet arsimor
etj.
I dashur Edi!
The se per 300 dite do vendosesh rendin..???
Si mund te vendosesh rend, kur Sali Berisha tallet me Qeverine Legjitime?
Si mund te mbrohen nga PD, trafikantet, bombevenesit, te korruptuarit e policise rrugore, tradhetia e aksioneve policire, vjedhjet, kazinote, etj etj…??!!!!
Si mund te pranohesh nga Europa, kur droga ka plas sheshit?
Si mund te pranoje Europa, greva kunder pagimit te taksave si ne pazarin e Lezhes?
Mos flasimm per drejtesine. Mjkesine falas, Koncensionet, Llotarine Kombetare, Administraten e dembeleve. Bujqesine, Transportin publik dhe ajror.
I dashur Edi !
Ka ardh koha qe Ministrat e paafte te lene portofolet. Qeveria duhet te punoje jashte orarit. Drejtoret e rinj duhet ti dalin zot karrikes.
Mendimi i Rames per univestitete private para zgjedhjeve :
http://www.gazetatema.net/web/2013/05/31/rama-universitetet-private-si-piramidat-e-sudes-sot-edhe-kamarieret-i-ke-me-master/
Sot jane “..perfaqesues te nderuar, qofte te publikut, qofte te privatit..”
Kontrolloni busullen se po j’ua tregon drejtimin gabim
Kujton ky zoteri kryeminister qe populli ha bar dhe na vjen e na shet brrockulla e genjeshtra qe ne e bem punen ton..po ç’far arsye ka EU per mos dhenien e statusit po qe qeveria ka plotesuar te gjitha kerkesat e kerkuara.. Po jo z Rama shqiperia ka probleme me krimin avjonet qe te ulen para syve
Se pse me kujton takimet dhe bashkebisedimet e EDIT perpara 23 Qershorit. Nuk la njeri pa takuar dhe pa i premtuar ‘leshin’ e radhes. Na genjeve o ED RAMA,nuk ta kishim per borxh. Besuam tek Rilindja,votuam per te….! Uroj qe statusi te merret,por ti duhet qe ti therrasesh mendjes o shoku Kryeminister. U votuat per te mbeshtetur njerezit dhe jo per te tallur ….!
Akoma s’hoqi dore nga gomarlleqet ky? Kujton se i ha me njeri bashkebisedimet e tij gju me gju me popullin? Po ik o gomar puno se vetem llafe ke, ti dhe gjithe Rilindasit e tu qe na ngopet me luge bosh. Fillo e behu burre a veri prangat nje e nga nje atyre qe ta dorezuan arken e shtetit bosh dhe e lane vendin ne nje gjendje varferie per te ardhur keq.
Apo s’ta mban bytha si valixhe qe ke? Normal, ti je mesuar te trashesh zerin vetem me femrat, me burrat rri si pule…
Qfar pune bone kokminister,pa pik turpi del ja fut pordhes,tani nqs e merr statusin shqipria,,,meritat i merrni ju,,nqs jo e ka fain opozita,,po lozni e po tallni lesht me ket popull,
domethen hyyt borxh per te lar borxhe .. ne vend qe te krijonit vende pune duke i hapur rruge inicjativave te lira .. duke luftuar informalitetin, duke thithur investitore permes lehtesirash te ndryshme, ju ja filluat me rritje taksash per te gjithe ne fakt, sepse edhe atyre qe duket sikur ja keni ulur taksat, ne fakt ua merrni parat ne drejtim tjeter, duke i shpallur lufte te gjitheve (administrates, policise, ushtrise arsimit etj), permes gjoja reformash, te cilat sigurisht duhen por jo si ato tuajat qe kan synim te hqin Lenen e te vendosin Prenen, ju tronditet besimin e invetitoreve, i frikesuat ato sepse e futet shqiperine nga fillimi ne tranzicjon .. rilindja juaj çoi ne varr edhe ato pak gjallesa te sistemit demokratik qe mbanin shtetin ne kembe … me shume merreni me ish diktatorin se me hallet e popullit, jeni nje qeveri e deshtuar si dhe te tjerat .. ky rraport nuk vlerson punen tuaj por ate te ketij populli jetim sepse çdo arritje eshte e popullit jo juaja .. arritjet tuaja jane vetem fryrja e xhepave tuaj me pervetsimin e djerses dhe gjakut te ketij populli .. hyni ne borxhe per te lare borxhe dhe per te mbushur xhepat tuaja .. te gjithe nje emer keni GRABITES TE DHUNSHEM TE DJERSES SE POPULLIT … MALLKIM
cfare pune ke bere ti?A ke bere reformen ne drejtesi JOTallet bota me gjykatat dhe gjyqtaret shqiptare po ju ben cirk Gjini me tan kriminelin.Ke luftuar korrupsionin?? JO korrupsionin e pandeshkuar e ke ne krye te parlamentit.Luften kunder droges;Jo me mijera kg hashash eksportohen cdo dite nga shqiperia Jemi te zhgenjyer nga ju; mund te kishe bere me shume po mendimi im eshte se ti je atje per te marre copen e tortes qe te ka rene per hise dhe kaq.
Si nuk ka turp kryeministri kur thote se ne e beme detyren tone,cfare detyre ke bere se nuk po e shohim asgje, papunesia eshte ne kulm,krimi ben kerdine kur te doje,investimet jane frenuar,gjykatat jane teresisht te korruptuara,policia eshte kthyer ne polici krahinore,e paafte dhe e trembur,mjedisi eshte komplet ne kaos,plehrat hidhen ne lume,e deti I kthen ato ne kroaci,mal te zi ,plazhet jane kthyer ne depozitime te ujrave te zeza,qeveria nuk eshte e afte as te vendosi dhe puseta metalike ne rruget e tiranes,qe vidhen,mund te themi tani se qeveria e ka bere detyren ,jo,jo dhe vetem jo.KE I KA SYTE NE VEND PRANDAJ I PAGUAN AMBASADAT KETU TE RAPORTOJNE REALITETIN JO ATE QE DO EDI RAMA,STATUTI DO JEPET KUR TE rregullohen problemet jo tani harrojeni.
UNE JAM KUNDRA STATUSIT … SHQIPERIA VEND ISLAMIK … I TRAFIKUT TE dROGES… KORRUPSIONIT ARSIMOR DHE QEVERITAR … ME SHOQERI ARROGANTE , INFERIORE , XHELOZE OSE NE TERMIN PSIKOLOGJIK (PSIKOPATIKE) …
PER EUROPEN DO TE JETE NJE TJETER MUSHKONJE GJAKTHITHESE QE MERR GJAK NGA TRUPI I EUROPES.
NDAL VENDEVE ME PRAPAMBETJE KULTURORE.
NDAL VENDEVE KU NUK ZBATOHET LIGJI DHE RENDI.
NDAL VENDEVE KU BIZNESI KONKURON PADREJTESISHT.