TemA TV/ Rama: Universitetet private, si piramidat e Sudes. Sot edhe kamarierët i ke me master (VIDEO)

31 Maj 2013, 14:36Sociale TEMA

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një bisedë me banorët e Fushës së Aviacionit në Tiranë gjatë paradites së sotme. Ai është ndalur gjatë tek punësimi i të rinjve, duke thënë se qeveria ka vepruar gabim me ta. Sipas Ramës, Berisha ka krijuar një piramidë me universitetet private, pasojat e të cilave do të ndihen në të ardhmen.

“Punësimi i të rinjve është plaga më e madhe, sepse është njësoj me piramidat e Sudes, kur njerëzit duke ndenjur në shtëpi, prisnin paratë. Sot kemi shumë të diplomuar, por zanate asnjë, se janë të gjithë me universitet dhe ëndërrojnë të bëhen kamarierë. Futuni në kafene dhe i keni tërë kamarierët me master. Sepse ka ndodhur një deformim i madh i marrëdhënieve ndërmjet shkollës dhe punës. Të rinjve ne do t’u japim dy rrugë: universitet ose zanat. Me zanatin mëson si të fitosh lekë nëpërmjet punës. Kurse kështu të tërë pa punë e me lloto, të rinjtë i gjëmojnë pas Mesit, se ndryshe nuk bëhen, nuk dalin lekët. Kurse përsa i përket atyre që e kanë përfunduar universitetin, sigurisht që ka disa rrugë, duke u dhënë mundësi më të aftëve që të punësohen në sektorin publik, biznesit që të punësojë, por dëmi i madh është bërë, një dëm kolosal”, tha Rama.

Ai është ndaluar sërish tek legalizimet, duke thënë se këtë proces do ta drejtojë vetë, në rast se PS vjen në pushtet.

“Çështja e legalizimeve është një çështje kyçe në jetën e qyteteve të mëdha dhe në të gjitha zonat e Tiranës. Dhe kjo nuk është vetëm çështja e marrjes në dorë të një letre, pasi unë besoj se është një çështje e lidhur me ekonominë tonë kombëtare. Si ka mundësi që nga njëra anë të ndërtosh shtëpi dhe nga ana tjetër të mos kesh bukë? Kjo, pasi të ardhurat e akumuluara nga kursimet janë hedhur tek ajo shtëpi, mirëpo shtëpia nuk është vetëm strehë, por edhe kapital dhe sot ky kapital është i vdekur, ndërkohë që legalizimi që këtë proces e bën aktiv, pasi duke legalizuar shtëpinë dhe duke e kthyer në titull pronësie, jo siç janë ato letra që ka dhënë Saliu, legalizimi e vë në lëvizje  kapitalin që është shtëpia, pasi shkon në bankë dhe kërkon kredi për të hapur një biznes apo të mbjellë drurë frutore dhe të marrë të ardhura. Kështu dilet nga varfëria dhe papunësia del nga qorrsokaku nga fakti që ky kapital që e mban të vdekur vihet në punë. Por, ky është edhe kapital kombëtar, pasi duke i vënë në lëvizje, ato kthehen në të ardhura për shtetin”, tha Rama./b.l

71 komente në “TemA TV/ Rama: Universitetet private, si piramidat e Sudes. Sot edhe kamarierët i ke me master (VIDEO)”

  1. Flogerti says:

    Bravo. Rilindja eshte e duhura

    1. Denisa says:

      Kjo maskarade duhet dhe do te marre fund shpejt. Familjet po lene gjithcka per te marre cfare? Nje cope leter Pa vlere qe e shet saliu si diploma.. turpi zotit

      1. poli says:

        shanc i madh eshte qe te gjeshe nje pune pasi ke mbaruar shkollen, je me te vertet me fat, pune ne lidhje me profesionin se per pune kamarier e banakier e kane te gjithe po po te shohesh me te vertet jane te rralle kamarieret e banakieret pa shkolle e pa diplom ne shqiperi.

        1. Tani says:

          Programi qe ka PS per arsimin eshte nje reforme shume e mire. Me kete program do tu kthehet dinjiteti shkollave. Duhet te votojme te gjithe Ramen sepse ajo eshte alternativa e vetme per te dale nga rrenimi i metejshem i arsimit.

          1. Majlinda says:

            Esht nje krahasim me vend, ashtu jane bere edhe universitetet.

            Ka ndodhur nje liberalizim i pakontrolluar dhe sigurisht mbeshtetesit e Berishes kane avantazhe ne treg dhe cuditerisht terhqein nje numer te madh studentesh.

          2. Erisa says:

            Shqiperise i duhet nje reform e tille ne arsim sidhe nje mbeshtetje me e madhe persa i perket legalizimit te pronave.

            Me Berishen keto tet vite kemi pare vetem diploma pavlere, universitete qe shfaqen si kerpudha pas shiut dhe me shume papunesi.

          3. Klodiana says:

            Regjimi Berishian i ka zgjatur tentakulat edhe nga universitete, duke i lejuar te nxjerrin nga bankat njerez te paedukuar, te cilet japin leket dhe marin nje cope leter.

            Te tjeret qe kan investuar kohe ne edukimin e tyre, gjendet perball nje dere te mbyllur, ku askush nuk mund te kaloj nese nuk provon se esht militant i PD.

            Ky eshte realiteti Shqipetar.

          4. Erand says:

            Asgje nuk do te me bente me te lumtur sesa nje ndryshim i sistemit te arsimit. Ne gjimnaze po ndodh nje gje shume e shemtuar sepse te rinjeve po u behet nje presion i madh nga PD per te votuar per te sepse perndryshe mund te kete pasoja per ta. Kjo situate duhet te marre fund.

          5. lenci says:

            Po tani nuk ke nevoje te shkosh fare ne keto shkollat private paguan leket ne fillim te viteti e rregullon dhe me pedagoget ne mos pranofshin fol me drejtoreshen se u thua te jap leket per kete pun e ste flet me njeri e keshtu ketej mlidh leket ketej bej shkollen, dhe gjate shkolles ti meson se si te sherbesh kafe e makiato, ndersa masterin e ben kamarier pubi, me koktejle e long drinksa.

            1. Elioni says:

              Por me kete sistem arsimi qe kemi ne shifra prej 57% te 15 vjecareve analfabet funksionale eshte mese e vertete dhe po vazhduam me kete sistem kjo shifer do te rritet me shume.
              Perderisa ne gjimnaze notat merren vetem duke qene fans i PD

          6. Toni says:

            te drejte keni z.Rama, problemi qendron edhe tek bizneset te cilet te kerkojne doktorature edhe pervoje 5vjecare edhe per pastrues.

            ca gjera duhet te fillojne nga hapja e vendeve te punes..sepse njerzit bejne master per te gjet nje vend pune…por keshtu justifiokjne edhe veten gjate kohes qe rrin pa pune..bejne nje master.

        2. bashkimi says:

          Eshte e turpshme dhe per te ardhur keq po ja qe eshte realiteti shqipetar, nuk ka student qe nuk ka punuar kamarier ose banakier ose ne ndonje call center se tani kane dale ne mode keto mos gjate viteve te studimeve qe eshte 50% e tyre, pjesa tjeter punojn pas shkolle se qe te punesohen ne profesionet e tyre eshte e pamundur.

        3. Ronaldi says:

          i duhet nje vizion i ri Shqiperise. Mashtrimet e Berishes nuk i sherbejn askujt.

          Ka nevoj vendi per nje rotacion te domosdoshem nese duam ta shohim atdheun tone drejt rruges se zhvillimit ekonomik.

      2. Paolo says:

        Studentet e shkrete nuk kane rruge tjeter se qeveria nuk ju jep asnje mundesi qe te gjejne pune ne zanatin e tyre sepse edhe ato pak pune i marrin njerezit afer polikes Berishiane!

        1. Berti says:

          Me ne fund nje politikan qe e di mir se ku qendron e ardhmja, tek te rinjte e edukuar dhe te shkolluar te Shqiperise.

          Eshte ky grup qe do kete nje rol te rendesishem ne zhvillimin e vendit.

        2. Jana says:

          Ashtu sic njerezit e kuptuan demin qe ben piramidad pavaresisht premtimeve te Berishes ashtu do ta kuptojne dhe lojen e piset qe po behet me universitet.

          Berisha do te rrezohet nga vota e popullit pikerisht per keto gjera qe ben dhe lojra qe luan me jeten e popullit.

      3. besnik says:

        Jan mbushur universitet plot nderkohe qe ata qe dalin nuk gjejne asnjeri pune. Ky eshte sistemi i Saliut i mbush universitetet plot dhe kur vjen puna per ti punesuar keta studente ka deshtuar totalisht. Kete duhet te ndryshojme ne me voten ne 23 qershor.

        1. Petrit says:

          Keta mire qe kane diploma pa vlere, po ketu ska as pune more vlla.

          Ktu edhe me 10 tkesh dal s’ia del dot pa pas noi lidhje me PD.

          Pranej populli duhet t’votoj dhe te tregoj qe nuk do me jetu

          ne kete sistem.

      4. alban says:

        Arsimi eshte plaga me e madhe qe ka shqiperia sepse eshte nje sistem totalisht i deshtuar dhe ku studentet shkojne ne shkolle dhe marrin diploma komplet pa vlere.

        1. Beriola says:

          Sistemi edukimit ktu tek ne ka kaq shume probleme.

          Kane plasur diplomat sheshit, por jane diploma te pavlera sepse

          dalin nga dyer qe vetem universitete nuk mund te quhen.

      5. Edmondi says:

        Pa shtepi te legalizuara nuk ka asnje lloj rritje ekonomike.

        Njerezit kane investuar ne nje prone te pasigurt, te pa legalizur

        qe neser mund ti meret nga dora.

        Prandaj Berisha nuk ka qef ti legalizoj, se mund ti duhet neser

        per te shtuar pasurine qe tashme vetem rritet dita dites per te.

    2. shoku taras says:

      Duhet reformim i thelle ne sistemin arsimor.Ky sistem eshte totalisht i deshtuar per faktin se prodhon vetem te pa pune.Nuk mundet te vazhdohet më me kete regjim i cili nuk mendoi kurre per interesat e vendit.

    3. Beti says:

      Ky eshte zotimi qe Rama dhe qeveria e tij i ka dhene gjithe te rinjve per ta bere arsimin ashtu sic e meriton dhe sic ne meritojme te arsimohmi dhe prandaj te gjithe duhet te votojm per Rilindjen dhe Edi Ramen.

    4. Agimi says:

      Fitorja e Rames ne 23 qershor do te jete e madhe dhe do te jet nje fitore e jashtezakonshme ne te gjthe vendin. Ka shume rendesi qe ne arsim te behen reformat e duhura ne menyre qe te gjithe te kene mundesi punesimi pas diplomimit.

    5. Fatjoni says:

      Universitetet e Berishes jane nje turp per shqiperine.

      Pa asnje kriter, pa staf te mirefillt, Berisha ka lejuar ekzistencen

      e tyre. Dhe ata pergatisin nje brez te ri te papune, dhe i mashtrojne

      me nje cop leter pa vlere qe nuk i hyn ne pun per kurrgje.

    6. Esmi says:

      Qeveria e rugeve dhe arsimi ne rruge e ka nxjere kjo eshte nje qeveri qe ka si qellim shkaterrimin e vednit dhe jo zhvillimit e tij ndaj dhe keta jane ndryshimi per para.

  2. turi says:

    SALI BERISHA RRENOI ARSIMIN!!

    1. sandri says:

      Saliu eshte rruga e rrenimit per gjithe brezin e ri te shqiperise. E ka shkaterruar sistemin e matures shteterore dhe po vazhdon te shkaterroje te ardhmen e cdo te riu shqiptar. rilindje eshte fjala e duhur per brezin e ri shqiptar

    2. andi says:

      Saliut dalengadale po i vjen fundi. Edhe 23 dite per te ndaluar rrenimin e metejshem te arsimit ne shqiperi. Nuk mund te vazhdohet me keshtu. Duhet rilindje, jo rrenim

      1. Martini says:

        Ska njeri qe nuk e di se ne gjendje jane universitetet sot, gjate ketyre tete viteve situata eshte bere me e tmerrshme sepse me nje pages cdokush mund te kete ne dore nje diplome.

    3. landi says:

      Si nuk u shqetesua njehere sali berisha per numrin kaq te madh te te diplomuarve ne shqiperi dhe per raportin qe del 56 % analfebitizmi funksional. Nuk i behet vone hic ketij per kete vend? Ca eshte ky kryeminister keshtu mo?

  3. Suela says:

    sistemi universitar dhe post universitar privat ne shqiperi eshte mjaft i ri per tu krahasuar me nivele si oxford apo haward por ajo qe duhet vleresuar eshte se jithemone e me shume po rritet niveli i tyre i vleresimit. domethene ato kane nivel te larte mesimdhenieje, staf pedagogjik te perzgjedhur dhe ambiente super cilesore por mungojne ne pervoje dhe vleresim te drejte. normalisht ne kete drejtim shteti duhet te nderhyje por nuk mjafton per te zhvleresuar te gjithe sistemin nga ana e Rames. vete rama nuk mund te jape ndonje eksperience te veten ne kete drejtim pasi mungon ne pergatitjen personale dhe karriere akademike.

    1. idi says:

      Te rinjve u eshte shkaktuar nje dem mjaft i madh ne kete vend. Asnje nuk ka mundesi qe permes punes se ndershme dhe dijes se tij fale ketyre barakave qe quhen universitete te fitoje leke si bashkemoshataret e tyer ne europe.

  4. lini says:

    e vertet universitet e saliut te njejta jan, si pazare diplomash.

    1. gjyshja says:

      Ore ashtu si ne cdo drejtim tjeter edhe ne sistemin arsior Saliu ka deshtuar.Numri i te rinjve qe marrin nje leter pavlere ne fund te studimeve eshte gjithnje e ne rritje.Papunesia eshte nje nga plaget qe vuan ende shoqeria Shqiptare.

  5. klaus says:

    po pse faji i Berishes eshte qe studentet kerkojne vetem ekomnomik e jurid, nuk eshte Berisha ai i cili po i dergon studentet ne universitete private dhe nqs nuk do te kishte kerkese do te mbylleshin me apo pa deshiren e kryeministrit pasi ju per cdo gje ate fajsoni.

  6. Tina says:

    Duhet nje ndryshim i madh, e kete e sjelle vetem PS me edi ramen ne krye. Kete se them une por eshte fryme.

  7. sara says:

    zoti Rama pak me siper keni deklaruar se studenteve do ti jepni dy rruge ose universitete ose zanat, por si do ti jepni universitete kur thoni qe jane piramida apo ato qe nuk futen ne universitete publike te rrijne pa shkolle, bini ne kundershtim me ato qe thoni dhe vete.

  8. anonim says:

    Leri ankesat, be propozimin tend! Si do ta kontrollosh problemin e universiteteve? Cfare kriteresh do te vendosesh mbi shkollat e larta persa i perket cilesise? Ke bythe ta shkrish Kristalin, UFOn e plot te tera shkolla inekzistente? Si do te ndalosh fenomenin e vjedhjeve te fondeve publike ne shkollat shteterore? Do ta ndalosh Ilir Beqon qe te mos beje software nga 400.000 Euro per nje shkolle?

    Keto na thuaj se qe situata eshte e keqe kemi sy vete per ta pare!

  9. Elma says:

    Rama eshte lideri qe do te beje ndryshimin e vendit dhe do te beje ndryshimin e emadh ne sistemin arsimor te vendit. Ndaj dhe te gjithe duhet te votojme per Rilindjen e vendit.

  10. Nora says:

    SAliu e rrenoi cdo institucion. Kjo duhet te marre fund. Ndoshta duhet te marre fund, dhe do marre fund. Kjo eshte e papranueshme qe ne te jemi kaq te verber ne dicka qe na vret te gjitheve. Kjo eshte e frikshme nese e leme te eci ne kete rruge vrasese

  11. Ermali says:

    MIRE E KE VAZHDO KSHU GJITHE TE NJOFTURIT E MI QE KANE MBARUAR NE PRIVAT TE GJITHE PD DO VOTOJNE TANI KANE FRIKE SE NUK DO I NJOFESH DIPLLOMAT

  12. janaq says:

    Te shkoje ne Universitet ai qe e meriton,ai qe nuk e meriton le te profesionalizohet.Kjo eshte me te vertete nje gjetje e z.Rama nje premtim i drejte.Politikat e kesaj qeverie ne kete drejtim jane thuajse zero prandaj edhe kemi kete sistem arsimor i cili prodhon vetem te papune.

  13. sonil says:

    O burra te fusim te rinj ne universitete qe te mos kerkojne vende pune me vone dhe te biem rehat edhe 4 vjet te tjera. Kjo eshte filozofia e saliut dhe kshu ka per te qene deri ne 23 qershor

  14. Berti says:

    Ky eshte arsimi i Berishes i cili cdo sektor te vendit e ka rrenuar nga paaftesia dhe mungesa e deshires per ti bere gjerat ashtu sic duhet. Keto kane qene politikat me te gabuara gjate te cilave ka kaluar arsimi ne kete vend, ku cdo vite eshte bere eksperimente me te.

  15. rea says:

    Te gjithe me diploma. Normale kur i le maturantet keshtu si ky vit kur ne provimin e letersise kopjuan te gjithe se u leshua per arsye te zgjedhjeve

  16. arbenita says:

    Bravo Rama, mjaft me monoopizimit te arsimit, me universitet private qe jane thjeshte fabrikant diplomash, ku askush nuk flet per dije…Rilindje per arsimin shqiptar.

  17. aleksandra says:

    Me 23 Qershor do ti kthejm vlerat e humbura arsimit shqiptare duke i dhene prioritet arsimit profesional qe te kemi edhe hidraulike, edhe marangoe, edhe elektricist e jo vetem juristet e sistemit Berisha.

  18. Bruxhes says:

    Rilindje per ti kthyer sistemit arsimore dinijitetin dhe vlerat e neperkembura…Per ta bere shkollen institucion te dijes dhe jo fabrik te diplomave pa vlere.

  19. manjola says:

    kerkesa me e cuditshme per pune: kerkohet nje pastruese etj… dhe ne nje nga kerkesat qe duhet te pjotesoje aplikantja eshte ” te dije te perdore programet baze kompjuterike” .Mire qe se kishte kerkese te domosdoshme arsimin e larte….

  20. dea says:

    Kjo eshte Skuadra e Rilindjes dhe ky eshte Edi Rama, Kryeministri ideal i shqiperis europiane……Te gjtihe bashke me 23 Qershor per ta Rilinur shqiperin tone.

  21. serxho says:

    votoni ramen se edhe pa shkoll keni me ngel, rama eshte skizofren o njerez akoma se keni kuptu ket gjo, mjer ju qe i shkoni mrapa.

  22. eriola says:

    qeveria ka kabuar pasi ka hapur shume universitete, ato duhen mbyllur qe te mbeteni injorante dhe te mos kuptoni sesi vjedh un me shoke, kete ka dashur te shprehe Rama por i ka rene nga kina dhe si gjithmone fajin e ka saliu sepse keshtu i intereson rames.

  23. dafina says:

    ce doni shkollen kujt po i hy ne pune, vashdoni per pikture, skulpture a ku ta un, mjere mileti per ty o qyqe, je totalisht jash binarve o Edvin Rama.

    1. Vlora says:

      Edi Rama nuk eshte jashte binareve. Shkolla duhet atehere kur nxenesit mesojne dicka dhe kur ka vlere.

      PD-ja gaboi shume me arsimin sepse u binden se duhej te ngrinin ne menyre fiktive % e te diplomuarve. Kjo ishte ne ide e Myqerrem Tafaj qe s’kishte asnje vlere.

      Universitetet sot jane katandisur ne ate gjendje sa asnje diplome nga Shqiperia nuk ka me asnje vlere. Kjo dogji edhe nxenesit e mire.

      Eshte arsyeja kryesore qe sot ne Shqiperi nuk vjen njeri te investoje. Shqiperia te diplomuarit i ka te papregatitur per tregun e punes sot.

  24. manjola says:

    Faji Berishes eshte qe i beri universitete si han pa porta, qe mund te hynte e te diltge kushdo. e cfare cilesie do kete me student te tille qe shkojne te ndjekin fakultetin e inxhinierise se ndertimt kur ne shkolle te mesme nota me e larte qe mund te kene marre ka qene maksmumi 6. Ne disa universitete e sidomos tek ai i inxhinierise duhet te jesh nxenes i 8 e i 9 ne gjimnaz ne menyre qe te perballosh ngarkesen e madhe dhe me ne fund te arrish te diplomohesh

  25. beso says:

    Ajo batuta me te rinjte qe zgjohen pasdreke dhe lyejne koken me xhel qe e forte vertet dhe mu duk kritike e sakte.Por faji eshte dhe i prinderve,qe duan shume gjera t’ua shtrojne gati femijeve.Ndersa per shkollat private&universitetet kam pak shprese se Edi Rama dhe ekipi i tij do ndryshojne gje.Le te shkrije i pari ate akademine politike te PS,qe besoj se eshte nje kurs politik per femijet e miqve,alias,klasa e privilegjuar e politiksave qe kane kapur per fyti avenirin e politikes.

  26. plaku says:

    Djema, une jam i majte. Kam mendimin se, aresimimi i larte nuk eshte vetem problem per Shqiperine por edhe per vendet e Europes se Jugut si Spanja, Italia, Portugalia, Greqia etj.
    Eshte fakt se, ne keto vende po shkollohen pothuaj vetem te rinj ne fushat shoqerore dhe socjale si p.sh. avokate, shkencat politike, mesues,historiane etj. Ky eshte nje problem i madh edhe per keto vende sepse, ka nje superprodhim te diplomuarish te cilet nuk i do tregu.
    Konkretisht, une di me siguri se, shume te rinj spanjolle po rishkollohen ne fushat e teknikes si inxhinjere, doktore, arkitekte etj ne Spanje, kjo sepse Gjermania, per momentin, ka shume nevoje per keto profesjone.
    Djema, ju e dini me mire se une se, edhe ketu behet fjale per oferte dhe kerkesa te tregut. Tregu eshte ai qe thote fjalen e fundit dhe jo qeveria dhe jo Sala.
    Pervec kesaj po shkollohen, nga specialiste gjermane, ne Spanje te rinj ne zanate te ndryshme si elektricist, marangoz, hidraulik, mekanik etj. Keto vende kane edhe nje problem tjeter shume te madh. Une di shume mire se, ketu ne Zvicer, ne se do te mesosh nje zanat ti shkon ne shkolle VETEM nje here ne jave dhe pjesen tjeter te javes punon se bashku me punonjesit zanatci te firmes. Zakonisht kjo pune zgjat kater vjet ( ne varesi te zanatit qe do mesosh ) dhe pastaj ti jep provimin ne lendet praktike ( te jepet nje detyre praktike, instalim etj. te cilin ti duhet ta kryesh brenda dites ose dy diteve ) si dhe te aresimit te pergjigthshem ( teori ).
    Kete sistem e ka edhe Gjermania, Austria etj. Kete sistem e di me siguri se nuk e ka Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia.
    Djema, une tani jam pensionist ketu ne Zvicer dhe kam mbaruar shkollen si inxhinjer elektrik ne kohen e Enverit. Nuk ju genjej kur ju them se, kur fillova ketu ne Zvicer pune si ndihmes elektrik ( sepse zvicerjanet, me te drejte, nuk i njofin diplomat e Shqiperise ) une nuk dija se si perdorej trapani dhe kjo sepse ne fillim isha kryenergjitik ne Kombinatin Misto Mame ne Tirane ( pra nuk punoja vete dhe jepja vetem urdhera ) dhe pastaj punova ne tregetine e jashteme, pra nuk kisha shansin te prekja ndonje vegel me dore.
    Tani djali im i vogel do filloje shkollen tregetare ( duke filluar nga gushti i ketij viti ) dhe do shkoje ne shkolle vetem nje dite ne jave dhe pjesen tjeter do shkoje te punoje ne nje zyre per te mesuar profesjonin nga ana praktike.
    Me vjen keq, por Edi sikur premton shume. Mendoj se, cdo pune do kohen e vet. Ku do ti gjeje leket Edi qe, te hapi shkolla profesjonaele te cilat, nuk jane si shkencat shoqerore dhe socjale ku duhen vetem klasat dhe mesuesit qe bejne vetem bla bla. Zanati mesohet ne laboratore dhe oficina. Ku do ti gjeje leket qeveria per keto investime kolosale.
    Ne vitet 80-te, une kam qene ne Athine, tek hotel Athina ( per firmosjen e kontrates se eksportit te energjise elektrike ne Greqi ) dhe aty, per habine time, mora vesh se, dy djemte greke ( flisnin shume mire anglisht me neve ) kishin mbaruar shkollen per doktore dhe punonin si pastrues.
    Me falni por, une kam mendimin se, vendin e punes nuk e krijon vetem universiteti por sidomos bisnesi, fabrikat e reja dhe sidomos gjendja e tregut per mallrat qe do prodhosh. Sot nuk eshte problem prodhimi por gjetja e tregut, i cili kerkon cilesi, respektim te afateve te levrimit te mallit te kontraktuar, saktesi, zotesi dhe sidomos qe malli qe ti prodhon te jete KONKURENT ( me cmim sa me te lire ).
    Investitoret e huaj vine ne se ju sigurohet uji, energjia elektrike sa me lire, taksat dhe sidomos shteti ligjor. Kuptohet se shume e rendesishme eshte edhe niveli i dijes se njerezve qe do vene ne pune.
    Djema, petullat nuk behen me uje. Shqiperia ka nevoje per njerez te ditur si Denisi ketu ne forum. Shifni se cfare po ndodh me Italine, Greqine, Portugaline, Spanjen dhe Francen nga njera ane dhe Gjermanine, Austrine, Zvicren, Polonine nga ana tjeter.
    Gjermanet thone : Wissen ist Macht ( te dish do te thote te kesh fuqi).
    Me vjen keq, jam dhe do vdes i majte, por shpesh i bej pyetjen vehtes se ku do ti gjeje PS gjithe keto leke dhe sidomos kohe qe te plotesoje te gjitha ato qe po premton per mjekesine,bujqesine, ushtrine, policine, arsimin, infrastrukturen etj. Per me teper me cfare njerezish do ti beje. Mentaliteti i njerezve nuk ndryshohet me nje dekret qeveritar, per kete duhen shume vite. Zvicra ka plot 722 vjet qe eshte themeluar.
    Me falni ne se ju merzita, por keto qe ju thashe jane fakte dhe faktet flasin me ze me te larte se sa fjalet.
    Pershendetje.

    1. beso says:

      plaku,pershendetje!Ne kohen e atehershme une isha beks,por benim praktike edhe per fushat qe thua ti,psh une bera kurs per elektrik,plus nje muaj ne uzinen e telefonave.Por ky problem eshte si qeni qe ha bishtin e tij.Ata qe do bejne shkollat profesionale duan sigurine e nderrmarjeve industriale dhe anasjelltas,ku n uk kemi asa shkola dhe as nderrmarje.Mendoj se nuk kemi shans ne kete drejtim,pasi vednet e tjera kane investuar me kohe(Koreja 30 vjet e Kina 40).Pershendetje

      1. plaku says:

        beso,
        Konfuci thote se, cdo rruge e gjate fillon me hapin e pare. Une mendoj se, nuk eshte akoma vone qe, ne si vend te fillojme kete pune. Mendoj se, popullit duhet ti sqarohet dhe spjegohet me durim dhe fakte se, ne si vend dhe popull duhet pa tjeter te bejme kete gje ( aresimimin profesjonal sipas nevojave te tregut ) sepse, vetem keshtu mund te mbijetojme ne ekonomine e tregut. Une personalisht nuk shof ndonje alternative tjeter.
        Shif se si eshte katandisur Italia, Spanja, Greqia,Portugalia. Ne duhet pa tjeter te mesojme nga gabimet e shteteve te tjera.
        Beso, e di se kjo pune do kohe, durim, dhe sidomos investime kolosale por nuk ka alternative tjeter.Roma nuk u ndertua ne dy jave. Popullit duhet ti thuhet e verteta dhe populli ne se te kupton ai arrin gjithshka.
        Beso, ketu ne Zvicer investohet shume ne shkollimin cilesor dhe shumeanesh ( gjithmone sipas kerkesave te tregut, te cilat studjohen nga institute te ndryshme studimi qe investon vete industira dhe shteti ).
        Beso, une di me siguri se, edhe socjalizmi real bente investime me shume mend per sa i perket arsimimit te te rinjeve por e kishte shume te tepruar idene e venjes nen hyqem te tregut.Sipas meje shteti duhet te kontrolloje tregun por ama te mos i marri frymen atij.Une kam mendimin se duhet me teper treg se sa shtet. Socjalizmi real ( nje ender e shkelqyer e njerezimit) fatkeqesisht provoi kete fakt.
        Te uroj, ty dhe familjes gjithe te mirat.

  27. Adolf says:

    Duke pare zhvillimet e ngjarjeve politike,me ben gjithmone pershtypje pjesa aktive qe luan propaganda ne to.Shikoj qe eshte nje instrument te cilin socialkomunistet dikur marksiste dine si ta perdorin ne menyre te mrekullueshme,por edhe si ta vendosin ne praktike.Keshtu kuptohet menjhere se pedorimi i zgjuar i propagandes eshte art me vete dhe se ky art praktikisht eshte i pa njohur per partite e tjera.Propaganda eshte mjetdhe,si e tille duhet gjykuar me qellimin te cilit duhet ti sherbeje.Duhet organizuar ne menyre te tille qe te jete ne gjendje ta arrije qellimin. dhe,ashtu sic eshte e qarte se rendesia e objektivitetit mund te ndryshoje nga pikpamja e nevojes se pergjitheshme ,ashtu duhet te ndryshoje edhe karakteri i brendeshem thelbesor i propagandes.Ne rastin tone kur shume njerez per qejfmbetje ose interesa personale dhe materiale nga miq behen armiq deri ne vdekje (si ne rastin e Mero Bazes dhe Sali Berishes,ose Edi Rames edhe Fatos Nanos dhe miqesise ,armiqesise dhe perseri miqesise se Edi Rames me Ilir Meten)Propaganda merr nje rol te ri per te mbajtur ne rrjesht militantet dhe per te perfituar sa me shume vota nga te painformuarit.Ne raste te tilla propaganda duhet te intensifikohet ne nxirjen dhe mohimin e cdo arritje,duke gjetur nje gabim dhe duke e pergjithesuar ne cdo fushe me metoda teper amplifikuese.Nga ana tjeter propaganda e majte ka edhe nje avntazh tjeter me rekrutimin e nje pjese te madhe te popullsise ne organet e sigurimit qofte nga mbeshtetes te ish sistemit dhe me vone nga nje pjese e kundershtareve te tij.E gjithe kjo makineri gjigante eshte vene ne funksionim per te vetmen aresye,qe te terheqe sa me shume nga rinia qe nuk e njeh kohen e mbreterimit te tyre,si dhe sa me shume te pakenaqur nga indipendetet qe asnjehere nuk kane qene te majte ,por qe mund te genjehen duke menduar se kane ndryshuar.

  28. ALBAN DEGA says:

    Sent: 3/23/2012 10:45:23 P.M. Eastern Daylight Time

    UNIVERSITETET E PLEPAVE …. DHE AKADEMITE E VICIDOLIT !

    – Mos valle numri i unversiteteve dhe instituteve private
    ne Shqiperi do tua kaloje numrit te studenteve !?

    – “Uzina milionash” per hajnat e Sales apo “fabrika diplomash per asgjekundi” !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pothuajse cdo jave lexoj ne internet apo faqe gazetash, shoh ne ekrane televizionesh apo degjoj ne vale radiosh per nje univesitet te ri, per nje akademi te padegjuar me pare, per nje institut gradash shkencore ne Shqiperi .
    …Kam 17 vjet ne SHBA, nje super-shtet, superfuqi boterore e shkencore qe jep rreth 90 per qind te Nobelisteve, me mbi 300 milione banore, me nje siperfaqe pa fund e pa ane ku nuk perendon Dielli kurre dhe me gati 250 vjet Kushtetute dhe nuk kam pare as degjuar per kaq shume universitete, kolegje, institute, akademi private te reja sa Shqiperia.
    Kryeministri me vota te vjedhura Sali Beriaha dhe krejt klani i tij u bien tupanave te shkollimit masiv…
    Shkollim masiv me nje papunesi masive.
    Arsimin ekstensiv me nje kosto marramendese per familjet shqiptare.
    Pagesa fantastike qe konkurojne me shkollat me ne ze te Amerikes e Perendimit.
    Nivel shkollimi aq i larte sa shume prej te diplomuarve shprehen me krenari se po ta kishim ditur se eshte kaq kollaj per te kryer universitetin, do te kishim kryer edhe shkollen e mesme!
    Mos u cudisni kur neser te degjojme per Universitetin e Domosdoves, sic ironizonte dikur eruditi Fan Noli regjimit e anadollakut Ahmet Zogollit.
    E cfare ndryshimi ka me te Universiteti i Plepave, qe eshte bere fidanishtja e pothuajse krejt gjyqtareve te Berishes…
    Nuk do te jete e larget dita kur studentet te ftohen per te filluar studimet ne Akademine e Vicidolit !!
    Me keto ritme qe hapen institute, kolegje, universitete e deri edhe akademira ne Shqiperi nuk do te jete e larget dita kur numri i tyre do t’ua kaloje edhe numrit te studenteve!
    Pse jo!? E vetmja gje qe prodhojne ato jane pasaportat per asgjekundi, sic jane kthyer me vite diplomat e tyre, ne nje vend ku papunesia shtohet paralel me numrin e Universiteteve te Domosdoves, Instituteve te Plepave apo Akademive te Vicidolit.
    Rendesi ka qe diplomat e tyre shiten sa frengu pulen nga spekullatore e dallaverexhi te nje qeverie dallkauke qe ne vend te qeverise kerdis popullin e vet !
    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe me keto uzina parash pa fund per pronaret e tyre dhe fabrika papunesie pa fund per viktimat e tyre shqiptare!
    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe me nje qeveri qe vjedh voten e popullit!
    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe me nje popull, qe akoma nuk e ka kuptuar mesazhin e nje prej baballareve boterore te demokracise Abraham Linkoln se “cdo popull ka qeverine qe meriton” !

    SHKRUAR PE RHERE TE PARE ME 23 MARS 2012. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM

  29. Lejleku says:

    Me legalizimet duhet patur kujdes. Boll i vdiqen pronaret qe sot quhen ish pronare duke i zene per 70 vjet tokat qyl. Edhe banka boterore foli qarte. Si do e merrka Rama ne dore personalisht kete gje? Cfare ndryshimi ka kjo nga organizimi i tanishem qe Berisha vendos arbitrarisht se si dhe kujt ti kthehet prona, qe gjithsesi eshte gjyma e te keqes se te pakten po kthehet. Ka nje hendek te madh midis menyres se si flet Rama per punesimin e Rinise, dhe faktit qe del kunder kthimit te prones dhe heqjes se njerezeve qe zaptojne truallin e tjetrit sor e 70 vjet. Cili eshte incentivi nese prona nuk kthehet si te qytetari si te fshatari? A ka njeri ti bej pyetje reale dhe komplekse politikaneve tane, apo me tifozllik do votohet perhere?

  30. ikandeja says:

    Po shyqyr qe fole hapur dhe per kete teme, se ngelem duke “patentuar” idiote me diplome ne seri, pa piken e kriterit!! O zot ku po shkon ky vend!!

  31. fabi says:

    eshte mese normaleqe te gjithe te jene me shkoll.pse kamajeri sipas jush duhet te jete analfabet.po ku merr vesh ti aman!

    1. plaku says:

      fabi,
      Ti si arsim duhet te arsimosh njerezit sipas kerkeses se tregut dhe jo futja kot. Tregu do profesjonista dhe zanatcinj dhe jo kamarjere me Mastera sepse,ne jemi nje vend i varfer dhe nuk kemi luksin te kemi kamarjera me Master.
      Kuptohet se,nje kamarjer i tille nuk do to dashuroje kete profesjon sepse paguhet pak dhe kuptohet se nuk do kete dinjitetin e nje masteri. Pra do kemi nje kamarjer fatkeq dhe enderimtar qe,nje dite, me shprese te zotitte gjeje nje pune me te mire.
      Tregu dhe bisnesi do fshije b….. me keta Mastera. Tregu ka ligjet e veta dhe nuk pyet per qeverine. Socjalizmi real kerkoje te urdheronte tregun dhe jeta tregoi se ky ishte nja budallallek.
      Kesaj i thone te kesh me shume gjenerale se sa ushtare. Ne duhet te mesojme nga gabimet qe kane bere vendet e tjera si Italia, Spanja, Greqia etj.

  32. sindi says:

    e dime qe ti don nje popull analfabet qe te mbeshtesin nje njeri si ti.por kjo nuk do te ndodhe sa te jete ne pushtet PD.

    1. fl says:

      E ju hengert morjta. Kalo kohen te universiteti i bregut te lanes me parate e babes.

      Degjoni o tutkuner se cfare thote. Thithni pak ere qytetrimi

  33. nik says:

    ska faj i shkreti se u bene shume studente si ai vete,nje piktor i deshtuar.

  34. Sipas nje studimi te bere,jo nga ai grupi fantazem i Bostonit,qe na nxoren te tatertit ne bote per ekonomi,po nga PODESTA JO E JO,del qe ne vendin tone me shume ka universitete se pedagog.
    Meqenese Kamza e ka nje universitet dhe se “shpejti” do t’i ndertohet dhe sadiumi moderrn,une propozoj qe gjysmen e universitetit te ri ne kamez ta “ndjame pergjysem” ;nje pjese ta ndertojme ne Vicidol,vendlindja e Saliut dhe gjysmen tjeter ne vendelindjen time,Bubullime. Ose me mire ne DIVJAKE, se studentet do shkojne dhe ne plazh e i fusim ne numrin e tyristeve. He zoti kryeminister ,je dakort ti ,se une jam dakort.Meqenese universitetet po perhapen si fare e hithres,besoj se propozimi im eshte me vend.Keshtu do risim dhe “cilesine” sigurisht dhe fitimin.

  35. Robert says:

    shume gjera i thote sakt Edi Rama, po kete skemen per mesuesit eshte idiotesi komplet, duke ditur realitetin shqiptar mund te kete nga ata prinder ne komision qe e kane inat mesuesen se i ve nota jo te mira femijes se vete dhe do jete i pari qe do propozoje largimin e nje mesuesi, mendoj se sistemi arsimor do reforme qe tek tekstet , qe tek rrikthimi i notes mesatare per hyrjen ne universitet, te rishikohet licensimi i universiteteve private , te behet nje audit per shkollat private te te gjitha niveleve, se shumica pagujne leket e niveli eshte 0 , ka shkolla private edhe ne nje dhome e guzhine, sa per emerimin e mesuesve duhen disa kritere baze, se pari i duhet pare certifikata e lindjes ose ajo e marteses, tani nje mesues qe ka lindur e rritur ne Tirane , smund te jete e papune sepse ja ka zene vendin nje durrsake po themi , ose nje bashkshorte e nje Tiranasi smund te jete e papune, e kam fjalen qe priorit duhet tu jepet atyre mesuesve qe kane nje lidhje me qytetin ku kane lindur e kane krijuar familjen, pastaj kur te punesohen ata vendalit e qyteteve te fillojne kritere per te tjeret, kush ka me shume vite qe ka zbritur ne qytetet perkatese e keshtu me rradhe, e them kete jo per ndonje ndjenje fanatizmi, po ndodh qe zbret tjetri ose tjetra nga nje vend tjeter dhe per shkak partie fillon pune, po atyre qe u ka rene per pjese te jene vendali cduhet te bejne, kete kriter e perdorin ne vendet evropiane ,kush ka qene emigrand duhet ta di, qe ne zyrat e punes se nje qyteti kur afishohen vende pune, prioritet ka qytetari i atij qyteti, nese nuk gjendet nje i tille , duhet nje qe eshte shtetas i atij vendi, dhe nese nuk gjendet as ai atehere shifen mundesite e te huajve por edhe kjo ne baze te vjetersise se lejes se qendrimit, keshtu cdo qytet prioritet ka punesimin e qytetareve te vete, kjo mund te perdoret si metode ne cdo sektor,keshtu edhe ata qe duan te levizin nga vendet e veta pavaresisht mundesive , miqve e partive ta kene parasysh punesimin se kur mund te punesohen , kjo per sektorin shteteror , pastaj ne privat tjeter gje , megjithese shteti duhet ta zgjeroj kete procedure edhe ne privat, kjo ide e Rames per gjykata prinderish me duket idioteske dhe shume laike, aspak e drejte, duhet reformuar sistemi dhe pastaj te dalin vlerat e mesuesve, sot nje mesues eshte nje hic perpara nxenesve, nje nxenes mund te te shaj, kercenoj te te prish mesimin dhe ti duhet ta durosh se nuk e nxjerr dot jashte , duhet ta durosh se edhe po e cove ne drejtori sdo marre asnje mase disiplinore , ndaj dhe niveli eshte ky qe eshte , une jam i mendimit qe duhen ca rikthime tek sistemi i vjeter , si shkollat e riedukimit, punet e detyruara sociale qe i perdor amerika si mase ndeshkimore , ka menyra plot qe te vihet ne vend dinjiteti i shkolles , i mesimit dhe i mesuesve por edhe i gjithe sistemit ne pergjithesi, procesi i mosndeshkueshmerise i ka shtrire tentakulat ne cdo pjese se jetes sone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje