Ankimimi për Xhukën/ Kushtetuesja shtyn shqyrtimin, mungonin përfaqësuesit e Kuvendit (VIDEO)

10 Qershor 2014, 10:38Sociale TEMA

Gjykata Kushtetuese shtyu për në datën 26 Qershor shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike në lidhje me shkarkimin e Zana Xhukës nga posti i Kreut të ILDKP-së. Shkak për shtyrjen, sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, ishte mungesa e përfaqësuesve të Kuvendit, si palë e paditur në Kushtetuese nga Partia Demokratike.

Bylykbashi tha se përfaqësuesit e Kuvendit ishin me shërbim dhe kjo ishte arsyeja sepse nuk u paraqitën në seancë. Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi se kjo është një taktikë bllokues e Kuvendit, e cila nuk mund të vazhdojë më gjatë.

  “Nuk besoj se Kuvendi mund të ketë luksin që të vazhdojë me të njëjtën taktikë bllokuese. Gjykata kërkoi që në çdo rast të paraqiten pretendimet me shkrim të palëve”, deklaroi Bylykbashi.

Partia Demokratike ankimoi në Gjykatën Kushtetuese votimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin nga posti i kryetares së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit Kombëtar të Pasurive të Zana Xhukës. PD kërkon të shpallë të pavlefshme procedurat e Parlamentit, me pretendimin se në shkarkimin e zonjës Xhuka është shkelur parimi i ligjshmërisë dhe procedurat parlamentare.  Por për këtë vendim të Kuvendit, në Kushtetuese është depozituar edhe një padi e institucionit të Presidentit të Republikës, i cili pretendon se Kuvendi ka marrë kompetencat e Presidentit në këtë vendimmarrje.

2 komente në “Ankimimi për Xhukën/ Kushtetuesja shtyn shqyrtimin, mungonin përfaqësuesit e Kuvendit (VIDEO)”

  1. andromeda says:

    Akoma s’ka mbaruar historia e kësaj idiotes-Xhuka?

  2. al says:

    Ogert leshi qe po ben kustitucionalistin me te mire gjoja,je vetem nje i pafte dhe i perkedhelur i berishes.ti nuk injeh ligjet qe e kane te shkruar or jurist koti ,qe kryetari i ilkdp nuk duhet te jete figure partiake ,dhe tutori yt e mori nga zevendesministre dhe na e beri kryetare.kjo eshte historia evertete.po ti je mesuar te prrallisesh ,dhe habitem qe te degjojne akoma.ti je nje nga stromullaret e zgjedhjeve te 2009 se e dije qe po te hapeshin kutite do te dilte humbja katastrofale e pd.te mban mend populli mire se cfare plehre je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje