Statusi/ Rama e Bushati në Francë, Gjosha në Britani, Tahiri në Romë. Zbardhen agjendat e takimeve (VIDEO)

10 Qershor 2014, 10:30Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, nisin sot serinë e takimeve në Paris dhe Londër në kuadër të lobimit për mbështetjen e dy vendeve në dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Rama dhe Bushati do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë në Paris. Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjatë kësaj vizite, Kryeministri do të zhvillojë një takim me Presidentin francez, François Hollande, takim në të cilin do të kërkohet mbështetja franceze për çështjen e statusit kandidat.

Gjithashtu në axhendën e Kryeministrit Rama në Paris është parashikur një takim edhe me përfaqësues të biznesit dhe botën akademike.

Ndërsa ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha do të jetë në Angli ku pritet të zhvillojë  një sërë takimesh, të cilat do të kenë në fokus integrimin. Gjosha pritet të bëjë një ekspoze të detajuar në lidhje me masat që ka marrë Shqipëria për të bërë të mundur kalimin e kësaj faze në rrugën e gjatë drejt BE-së.

Në axhendë, është planifikuar  takimi   me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane, David Lidington, me ministrin e Shtetit për Çështjet e Drejtësisë dhe të Drejtave Civile, Simon   Hughes, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Emigracionit dhe Grupit të Politikave Ndërkombëtare, Mike Anderson.

19 komente në “Statusi/ Rama e Bushati në Francë, Gjosha në Britani, Tahiri në Romë. Zbardhen agjendat e takimeve (VIDEO)”

  1. BERTO says:

    O RAME ,PO BON PALLE DUKE SHETITUR,HALLALL BUKA E MISRIT ME GJIZE DHE VAJ ULLIRI DHE BISHTE QEPE.

    1. borena says:

      Kryemistri nuk po shetit per turrizem po per te lobuar per statusin ! kjo eshte pune dhe me sh rendesi !

      1. poli says:

        @Berto a doni status apo jo me?? Si merret statusi apo e sjellin per vit te ri dhurate, a e ke iden se sa negociata duhen, ne fakt rama ben mir mos te duket fare ne shqiperi po te rrije andej e ti mbushe mendjen atyre per statusin, e shef ca ben cekia???

        1. Herta says:

          Saliu dhe pjella e tij lulka sdo ta lere kurr reahat shqiperine, dhe pas vdekjes me shume mundesi, per kaprico te goces se babit, gita berisha, shqiperia do ngele perseri pa status, per ate CEZ qe perjashtoi pa te drejte goca e babit.

          1. toni says:

            @ herta hahah edhe rama e di shum mir qe statusi nuk merret ? nuk ta jep njeri pa e merituar. shqiperia si me berishen si me ardhjen e rames nuk ka asnje norm europiane! nuk ka marr asnje reform! rama po ta kishte marr seriozisht statusin do fillonte te bente reforma jo te bente xhiro sa ne nje vend ne tjetrin. jo te bente showe mediatike po te ulte b.. e te punonte.

            pa me thuaj qe kur ka ardhur rama a esht rritur mireqenia e shqiptarve?

            a esht ulur vetegjyqesimi?

            a esht rritur punesimi?

            etj etj

            keshtu qe rama po BEN PALL PO PER QEF TE VET ME TAKSAT TONA! DHE SHUM MIR BEN , PER KET PUN KA ARDH PER TE BER PALL ?

      2. Sokrati says:

        Sa keq qe Shqiperia ka rene ne dore te ketyre krimineleve.

    2. lorna says:

      Bravo qeveria po lobon shume per statusin e vendit.

    3. zami says:

      Me te miret prej, bravoo po loboni ne maksimum per statusin.

    4. noemi says:

      Bravoo ju qofte me ju ne qeveri vendi po ben progres.

  2. interisti says:

    po per saksite e mbjelle me droge ne lazarat do te bisedoni?

    1. @interisti says:

      Ate e ka ne dore Saliu. Ai ka derguar nje delgacion te nivelit te larte Moske per te ndare tregjet e droges Europe me mafian Ruse.

  3. klaudi says:

    pune e jashtzakonshme ky lobim ! presim plot shprese statusin tani !

  4. tarrasi says:

    adoshkoj tetakoj shoket eazilit ne paris por njegje duhet pasur parasysh teken kujdes se mose jufshihet dhe shkon teke plazhi dhe zhvishet lakuriq ater emori djalli shqiprin bashke statusin keni kujdes senakushton meshum se shpenzimet miljona lekesh taksa pagusish pere gjasma lobing neper bote

    1. O Tarras deri ne gurmaz,dhia ta ka hong abetaren me?

  5. Epic says:

    Si shkruhet agjende, apo axhende? Se me duket se SHQIP eshte program, ne mos e paça gabim.

  6. nero says:

    Po pse te mos shkojnë, lekët e popillit janë sikur po hapin xhepat e tyre.Puno o fatkeq ha o barkdreq ,keshtu ka qene gjithe jeten e keshtu do te vazhdoje;.Mjere ne për te gjithe keto qe na drejtojne, nje termet 8 -9 balle do te bente goxha pune.

  7. egi says:

    shume mire, loboni fort qe te na e japin statusin kesaj rradhe, po duhet me shku njehere te gjithe ne Ceki se edhe ata sikur nuk po flasin edhe aq mire: http://bit.ly/1bncR67

  8. alma says:

    Sebepi per te bere ca rruge jashte shtetit e per te harxhuar ato para’ que nuk i kane. Po kush i pjerdh keta?!
    Sidomos kacarrumin Tahiri qe mbasi e ndriti me rendin po shkon te loboje per statusin. Hajde gallate hajde…
    Tallin bythen me ne.

  9. E VËRTETA ! says:

    Një fjalë e urtë thotë: “Që në Gusht, grusht e nga një grusht”, prandaj Zoti Kryeministër nuk është nevoja të kopjosh Sali Berishën, pasi një sjellje e tillë u bën të ngjani me një të quajturin “Mero Lamçe”, pasi nuk ka nevojë të bridhni rrugëve të Evropës, kur vetë Evropa ua ka dhënë “tezat e provimit për të kaluar klasën”, dhe që nga Dhjetori i kaluar i vitit 2013 kaluan edhe gjashtë muaj të tjerë dhe ju nuk u ulët njëherë që të zbatonit “pesë detyrat”, detyra që nuk janë për Evropën por për të mirën tonë, se kur Evropa ka starndade duket se kjo është një lodhje e kotë, ku po bëni vetëm turizëm me paratë e taksave tona, dhe mos e ulni kaq shumë veten se mbetët duke bredhur “derë më derë” njëlloj si lipësa ndërkombëtarë.
    Për këtë, Britania, Franca, Gjermania, Danimarka, Hollanda, Çekia dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian duhet patjetër që edhe këtë radhë t’ju thonë një JO të MADHE, e cila do jetë si një shplakë nga më të mëdhajat në vetë historinë Shqiptare, se koha vërtetoi se duke u përkëdhelur ju nuk mund që të vendosni as edhe një herë “tru” se, mirë në NATO na pranuan pa e merituar, por edhe në Evropë kështu kërkoni që të futeni si “kaçakët” një herë e një kohë (?!), ku do thoshja se edhe Vendimi i Komisjonit Evropian, për të “ngrirë” gjykimin e pronave në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, nuk është gjë tjetër veçse një vendim politik, kur Ajo Gjykatë është e pavarur dhe nuk duhet të ndikohet aspak nga vendime politike të tilla, pasi kjo që kërkoni ju është vetëm një hile dhe një mashtrim i madh, pasi qëllimi juaj i vetëm është se Ju kërkoni të fitoni vetëm në kohë, që atë që e filloi Ramiz Alia me Fatos Nanon, dhe nuk e përfundoi dot Sali Berisha, tani me mashtrime të tilla kërkon që “reformën” grabitjen e tokës ta përfundojë neokomunisti Edi Rama! Por ne pronarët legjitimë jemi të vendosur dhe tepër të bindur se grabitja dhe pisllëku Juaj nuk do t’ju shkojë kurrën e kurrës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje