Numërohen 94 % e fletëve të votimit/ PDK kryeson, AKR nuk e kalon pragun (VIDEO)

9 Qershor 2014, 09:31Sociale TEMA

Kur janë numëruar 94,23 përqind e të gjitha kutive, ose 710.063 fletë votimi në to, sipas raportit të KQZ rezulton se PDK kryeson, duke marrë 31,21 përqind të besimit të zgjedhësve.

Ajo ndiqet nga LDK me 26,13 përqind të votave, Vetëvendosja me 13, 73 përqind, AAK-ja me 9,55 dhe Nisma për Kosovën me 5,36 përqind të numrit të përgjithshëm të votave.

Tashmë kanë mbetur edhe 137 kuti me vota, ose pak mbi 5 përqind e fletëvotimeve, që vështirë mund t’ia përmirësojnë rezultatin e AKR-së së Bexhet Pacollit, që ka mbetur në përqindjen prej 4,72 të votave, duke mos e arritur pragun ligjor që do ta rikthente në Parlamentin e Kosovës.

Srpska Lista ka marrë 2.91 përqind të numrit të përgjithshëm të votave të numëruara deri më tani.

Deri më tani nga fletëvotimet e numëruara 672.382 janë të vlefshme, ndërsa 37.681 të pavlefshme.

Në zgjedhje kanë marrë pjesë 42.17 përqind nga 1.782.454 persona me të drejtë vote.

Raportet e deritashme të vëzhguesve të këtyre zgjedhjeve i kanë vlerësuar ato të rregullta dhe pa probleme që do ta dëmtonin kredibilitetin e tyre./Express

11 komente në “Numërohen 94 % e fletëve të votimit/ PDK kryeson, AKR nuk e kalon pragun (VIDEO)”

  1. Andreas says:

    Po ajo partia e bab Erdokanit si doli? Apo te gjithe te babes jane keta?

    1. Bazarhesap says:

      Ty te pelqeu ai patridha Jote nga Stambolli Bartolommeo,qe eshte taksa-paguesi I shtetit Turk dhe e flet Turqishten me mire se Greqishtja!!!
      Krimba dhe Mora te peshtire do ngeleni gjithe jetes……….

  2. daenko says:

    Nese ne Kosove do te ishte Sali Llapa rezultatet do shpalleshin mbas nje muaji.

  3. Shqiptari says:

    Urime Kosova! Numerohen 94% e fleteve te votimit brenda 24 oreve. Po Ristani i pilafit, qoftes dhe Lleshi shkojne nje vite dhe me probleme. Mendoj se ne Kosove KQZ eshte e politzuar! Ne Shqiperi ????????

  4. Scandal says:

    LDK-VV-AAK DHE NISMA ne aleanc te bashkuare…..ndersa keto partit e Erdokanit i kemi dergu te IRINEJ dhe JUNULLATOSI me kriju aleancen e hapur ANTISHQIPTARE Ortodokso-Islamiste….atje shko qe ti takosh Andrea

    1. Bazarhesap says:

      LDK parti e kohes te jugosllavise pro jugosllave dhe kundra pavarsise te Kosoves!!!

  5. Krimineli nuk ka brire says:

    E pra tani u konfirmua se neve jemi te fundit be berjen e zgjedhjeve. Pra sa te kemi matrakun ne kurdohere do te konkurojme perseprapsi.

  6. futja kot says:

    cfar pret kur antari i KQZ ne Shqiperi deklaron:
    Une jam perfaqsues Partie.
    Degjoheni edhe nje here (ose kush e ka likun ta hedh) momentin kur zgjidhet dhe zevendeson Muhon e LSI, ne momentin qe ulet ne kariken e Muhos(cfar veprimi pa dinjitet qe kryen) deklaron me mburje:

    Kush thot qe nuk jam perfaqesues Partie, une jam perfaqesues i partise”
    Ky eshte gjasme edhe jurist, sa hipokrit karshi ligjit dhe moralit te juristit ???!!!!!
    Clidhje ka jursiti i ligjeve me demagogjin partiake!!!!????

  7. al says:

    Kosova me keto zgjedhje tregon pjekuri politike dhe nje hap perpara per te ardhmen europiane te saj.rezultatet te nxjerra me kaq shpejtesi tregojne diferencen e madhe qe ka shqiperia me kosoven per demokracine.detyre imediate emazhorances eshte shkrirja kqzs ekzistuese qe eshte bere barriere kryesore e demokracise shqiptare ,bile duke kaluar ne nje organ kriminal qe mohon gjene me te rendesishme te demokracise qe jane zfjedhjet e lira.ristani sinjeriu me i kriminalizur ,bashke me kamikazet eberishes si lleshi osmani,bushati dhe zguri jane per ndjekje penale.ato jane anetare te bandes berishiane qe ka qe nga 2005 qe vjedhin zgjechjet.pa drejtesi nuk kashtet ,nuk ka ekonomi por kavetem korrupsion dhe varfer.kosova eshte shembull per ne shqiptaret.prokurorillallambylli ceshtjen per abuzimine leftarie lleshit per abuzimme parate qe u shpenzuan per blerjen e aparaturave te zgjedhjeve dhe nukfunksionuan ngjela e tha trocme llallen dhe kld drejtesi ne shqiperi sdo te kete kurre.drejtesia kerkon njerez te afte dhe kurajozdhe jo frikacak si llalla qe ka 300 dosje perhetimdhe nuk ka cuar ne gjykate asnje.keshtu qeveria nuk mund te mbaje premtimin per luften kunder korrupsionit pasi sabotohet nga organet e drejtesise qe jane emeruar nga kryekrimineli sali berisha.e gezofshim drejtesine qe kemi.

  8. Taulant/Tirane says:

    Urime Kosove !

  9. zamo says:

    Çfare urime kur ja dhan të njejtit perseri mandate të tret e bene sulltan kurse partine e albin kurtit që kerkon realisht nje kosove të pa varur dhe beshkim kombetar e lane aty Ku ishte .çfar suksesi esht ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje