Bienalja në Venecia/ Rama: Krenar për Shqipërinë e artit e të kulturës (VIDEO)

7 Qershor 2014, 16:04Sociale TEMA

“Pavioni i Shqipërisë, gëzim legjitim për një sukses të gjithëpranuar!” Me këto mbresa, Kryeministri Edi Rama doli nga pavioni i Shqipërisë në Bienalen e Venecias.

Kryeministri Rama qëndroi gjat në pavionin e Shqipërisë në Arsenale, kushtuar arkitekturës, titulluar “Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara”, ku u prezantuan punët e dy artistëve shqiptarë “Penthouse” (Shtesat), një seri pikturash nga Edi Hila dhe “The Column“ (Kolona), video/instalacioni nga Adrian Paci.

Kryeministri e konsideroi praninë e Shqipërisë në Bienale si prezantim i Shqipërisë tjetër, asaj të kulturës dhe të artit.

“Për ne, për mua si Kryeministër i një vendi, i cili nga larg shihet si një vend që gjeneron ankth, është një betejë shumë e rëndësishme, nga njëra anë, për të investuar më shumë në kulturë dhe nga ana tjetër, për të paraqitur këtë anën tjetër të vendit, që paraqet një pamje shumë rrezatuese dhe shumë tërheqëse, e përfaqësuar nga artistë vërtet të mëdhenj, jo vetëm në artin pamor, por edhe në muzikë dhe në të gjitha sferat e krijimtarisë”, u shpreh Kryeministri.

Kuratorja e pavionit të Shqipërisë Jonida Turani u shpreh se kjo paraqitje është vetëm fillimi i bashkëpunimeve të tjera.

“Ky projekt nuk mbaron këtu, por shërben edhe si pikënisja e një debati që mund të vazhdojë veçanërisht në Shqipëri, sepse ky është edhe qëllimi ynë, pra, jehona dhe rezonanca e tij në vendin e origjinës”, u shpreh Turani.

Edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumabaro shprehu krenarinë për suksesin e artistëve shqiptarë dhe paraqitjen dinjitoze të pavionit të Shqipërisë.

“Shqipëria flet të njëjtën gjuhë si të gjitha vendet e tjera, këtu në Bienalen e Venecias, për të përcjellë dinamikën e saj  ku bashkëjeton energjia e të rinjve me thellësinë e një historie jo shumë të thjeshtë si kjo e jona, por me dëshirën e pashterur për rilindje dhe kreativitet. Është kjo dinamikë që transformon çdo ditë vendin tonë, në një moment kyç, me aspiratën e saj evropiane. Sot, Shqipëria flet përmes artit dhe potencialit të dy artistëve, Edi Hila dhe Adrian Paci”,  u shpreh Kumbaro.

Pavioni i Shqipërisë dhe paraqitja e dy artistëve Hila dhe Paci u vlerësuan me entuziazëm edhe nga kuratori italian Stefano Rabolli Pansera.

“Gjëja e veçantë dhe jashtëzakonshme e Shqipërisë është se në çdo kohë, ajo ka lënë gjurmë të forta, por që vërtet asnjëherë të përmbushura e të përmbyllura. Artistët tregojnë sesi kjo situatë, që për shumë sy europainë mund të duket një disavatanzh, përbën një mundësi për të krijuar potenciale, si një instrument kryesor për të imagjinuar arkitekturën në shekullin e 21-të”, tha Pansera.

I entuziazmuar, Kryeministri Rama doli edhe nga pavioni i Kosovës në Bienale. Kryeministri u ndal gjatë edhe në këtë pavion, ku shkëmbeu vlerësime me artistë dhe kuratorin e tij, i cili i foli Kryeministrit për idenë dhe elementet qendrorë të pavionit.

“Është një kullë nga shkëmbi, nga elementi popullor më i vjetër u yni , autentik, i cili mban të njëjtin emër me shkëmbin, gurin, shkëmbi edhe ulësja. Është element shumë i vjetër i arkitekturës sonë dhe ne e kemi transformuar në një shprehje moderne bashkëkohore, në një kullë rrethore. Pjesa tjetër e ekspozitës sonë prezantohet si një mur i kartëpostaleve . Janë 360 kartëpostale të ndryshme, të cilat tregojnë arkitekturën kosovare që nga viti 1863 e deri sot” , u shpreh kuratori Gëzim Paçarizi.

Pavijoni i Shqipërisë u kurua nga Beyond Entropy Europe, fitues i “Luanit të Artë” në Bienalen e Artit, vitin e kaluar në Venecia.

19 komente në “Bienalja në Venecia/ Rama: Krenar për Shqipërinë e artit e të kulturës (VIDEO)”

  1. turi says:

    Ketij vendi pp i ngrihet koka me n fund!!!! Bravooooooo

    1. Agroni says:

      Sukses Rama ne punen tuaj.. po punon per se mbari ne gjthcka e po je gjithe perfshires

      1. Aurora says:

        ja nje njeri qe ja di vlerat kultures dhe artit,. nje njeri qe po ben nje pune fantastike ne gjithcka

    2. jona says:

      Dinte shpellari gje nga arti?lesh!!

  2. Polici says:

    Bravo Rama.. njeri i punes se palodhur. force e shembulllit te mire

    1. Rezi says:

      Me vjen mire qe ka nje kryeminister qe sot mbeshtet artin dhe kultireu e kombit tone e njerezve te artit tone

      1. valoni says:

        jAm krenar per kryeministrin qe vlereson ate qe jeton perjete.. Vlereson artin dhe kulturen

  3. ROVIGO says:

    Me ne fund edhe Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur,por duhet shume pune sepse deri tani nga qeverite e meparshme eshte menduar vetetm per vete e per te pasuruar familjet e etyre.BRAVO Rama,je njeriu i duhur per vendin,vazhdo pa u perkulur nga kurrkush.Qente le te lehin…e ti vetem perpara.

  4. Claus says:

    Mire qe ka vetem nje perfaqesim ne Bienialen e Venecias kjo Shqiperia jone plot „kulture ne arkitekture“ se po te kishte perfaqesime ne ato qindra e qindra exhibition qe hapen ne tere boten ne kete vit ky njeri-kryeminister nuk do te kishte lene rruge pa marre.
    Nje exhibition krejt i zakonshem, megjithate kryeministri yne merr rruget dhe mes shqiptaresh ben reklame per Shqiperine.
    Kishte harruar Artan Lamen, se ai sikur merret me „vjetersirat“ arkitekturore, por si duket Lame eshte i zene me „modernet“ pa leje dhe nuk gjen dot kohe te lire per nje trip ne Venedig.
    Nuk u pa ndonje vizite nga kryeministri i Serbise, i Italise, i Malit te Zi e ndonje nga anet tona ballkanike pervec ketij tonit.
    Po hajde, hidhu njehere andej matane „Mare Nostrum“, degjo dhe shiko ca kuratore per arte, qe flasin sikur jane ne ndonje planet tjeter duke „hedhur“ parane ne projekte me pak mbreselenie si ky i Venices.
    Duket qe dicka i mungon ketij njeriu dhe mos qofsha gabuar, por me duket qe „fajtor“ eshte Perendia qe ka hedhur per fat te keq ne Shqiperi kete njeri, qe tashme i duken edhe kryeministrat e vendeve te BE drejtore shkollash.
    Nuk e di ku e gjen kohen te degjoje brockulla kuratoresh milionere, kur perpara ka nje mal me pune dhe halle njerezish te pasosura?
    Vec habise gje tjeter nuk te shkakton ky kryeminister, i lindur ne pallatet me tulla te kuqe prane unazes!

    1. ali says:

      Ne fakt nuk eshte e thene qe ne bienale te gjendet ndonje kryeminister tjeter ballkanas qe te justifikoje vajtjen ky i yni. Ske pse habitesh me dashurine qe ka ky njeri per artin. Ne fund te fundit eshte arti dhe sporti qe tregojne vlerat me te mira te shqiptareve ! Edi tregon dinjitet qytetari, kulture te larte dhe nuk u serviloset “drejtorave te BE-se” dhe na drejton drejt nje te ardhme ndryshe. Une dhe shume te tjere besojme qe eshte pikerisht ky njeri qe ka lindur ne “pallatet me tulla te kuqe prane unazes” qe do te vendosi nje tulle te rendesishme ne europianizimin e vendit tone.

    2. ari says:

      Mos mor burre po te vjen keq per Salen eeee/ Ben shume mire qe shkon se eshte hera e pare qe hapet nje pavion…por ke pret ti te shkoje? Duhet te njohesh artin qe te shkosh…por kjo pune do dhe taban, culture, ambienti ku je rritur, familja edukimi shkollor dhe familjar qe ke etj…etj…Mjafton shprehja jote” Nuk e di ku e gjen kohen te degjoje brockulla kuratoresh milionere,kur perpra ka nje mal me pune dhe halle njerezish te pasosura”.. Zotri kjo eshte zotesia..duhet te gjesh kohe per te gjitha…I tille ishte dhe eshte ish presidenti Bill Klinton…

  5. tourkofagos says:

    Edi mos harro te jesh krenar edhe per 400 mujahedinet ne Syria…….!

  6. Andi Leka says:

    Claus, ke vulen e idiotit ne balle. Te ka nxjerre doctor – mortja nga bytha qe flet me kete gjuhe urrejtjeje.

  7. Pergjegjes I qendres se kultures says:

    Ky eshte turp. Ky aktivitet eshte I denje per nje pergjegjes vatre kulture nga ato te Xhaxhit Jo per nje Kryeminister. Ca lajmi eshte ky se late nam.

  8. joel shkodra says:

    Nuk shihet gje nese e kishte marre me vete ambasadorin e Shqiperise ne Itali, z. Neritan Ceka?! Tashme qeveritaret tane e kane bere zakon te mos marrin me vete ambasadoret tane kur nuk u pelqejne.

  9. u kurua says:

    pasi u kurua, a u sherua?

  10. Claus says:

    Per keta, qe u fillon emri me zanore, u vazhdon me bashketingellore dhe u mbaron perseri me zanore. Ose me sakte per keta qe u fillon emri me „a“ dhe u mbaron me „i“.

    Filloj e qesh me kete „arkitekture“ aq primitive emrash, si emra te marra nga faqet e parat e Abetareve, po nejse, metode rilindasish qe hidhen ne sulm qorrazi, mjafton t`u prekesh idhullin e tyre egocentrik, Rama.
    Djelmosha rilindas!
    Dje pashe ne nje kanal teper prestigjioz nje doku mbi burrneshat shqiptare ne Veri te Shqiperise. Nuk me beri aspak pershtypje ai dokumentar mbi grate-burra ose „burrneshat“ shqiptare, se i kam ditur me kohe, ardhur shekuj dhe shekuj me pare deri ne ditet tona, si nje simbol e fuqise se grave per te marre ne dore frenat e familjes ne mungese te burrave.

    Jo, pershtypje me bene ca skena ku ato „burrnesha“ mbanin mbi supe mullare bari dhe trungje te prere duke u ngjitur ne ato shkrepa malesh per t`i cuar prane familjeve te tyre.
    Por kjo skene nuk mbaronte me kaq. Nje femije ndoshta 3 a kater vjecar na duhej te mesonte te mbante edhe nje kallashnikov ne dore per t`ia dhene ne „lule t`ballit hasmit“!

    Ndersa ne Venice te Italise, apo Venecias italiane, kryeministri i Tiranes, jo i Shqiperise (se Shqiperia eshte edhe atje ne maja malesh) na kalon nje trip ne nje exhibition ku pavionet e vendeve duhet ti permbaheshin temes me titull: „Absorbing Modernity 1914-2014“!!!

    Pak cinike ne kushtet e tyre njerezve, jo ne kushtet tuaja, por gjithsesi ne koherence te plote, pa me te voglin devijim, sepse si ne vitet 1914 ashtu dhe ne vitet 2104, ne tere kete 100-vjecar ato gra akoma mbajne mbi supe mullare bari dhe tufa drush, kur tanime „mesuesi“ cek Füle u ka dorezuar „drejtoreve“ te shkollave perparimet e medha qe ka bere ky vend ballkanik per te hyre ne EU!

    Po nejse, ka nevoje edhe te shplodhet salloneve te Venedigut, te pije dhe nje espresso prane „Kanalit Grande“, edhe ai njeri eshte, por te lere mediat rehat me keto lajme qe i dergon me Twitter per nje popull ku kontrastet shoqerore sa vijne dhe thellohen.
    Vete atij nuk i kam pare ndonje veper, pervec disa leckave te varura dikur ne fillimvitet `90 tek Akademia e Arteve, nje pavioni te shpifur ne Hannover ne vitin 2000 kur ishte minister i kultures se dhe nje vizatimi „tufe lule“ si dhurate ne ditelindjen e Arvizu-se me sa mbaj mend.

    Te gjithe i gjykon sipas kutit te tij, por te gjykohet nuk te le, sepse ka disa jenicere rilindas qe u pelqen sa s`ka me egocentrizmi i tij i zhvilluar nga hijet e se kaluares se tij plot kontradikta.

    1. eleΥΘeriskepsi says:

      Respekt per komentuesin Claus !
      Mprehtesia me te cilen analizon nuk eshte fenomenike si rrjedhoj eshte i pakuptueshem per background- et nen nivel te komentuesve.
      Nuk eshte e thene te kesh te njejtin mendim me Te per T a respektuar!
      Veshtire te kuptohet nga te gjithe !

      Sa here e lezoj me imponon respekt ..*edhe pse jam greke :).

    2. - homeri- says:

      — CLAUS– Un te kam quajtur kryeminister te forumit … por si duket vapa e menjehereshme e sotme ka bere efekt tek ju …. shteti nuk behet me disa muaj qeverisje dhe aq me teper kur zoteron vetem 40 perqind te drejtimit te vendit….. ky vend dhe shtet ka nevoje te drejtohet me rregulla dhe ne se EDI RAMA nuk arrin te krijoje shtet me rregulla , ky vend nuk ka per tu bere kurre…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje