Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu zgjodhën rafting në kanionet e Osumit, Skrapar për të promovuar turizmin si potencial i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
“Falenderoj Kryetarin e Kuvendit dhe Federatën Shqiptare të Rafting. Pata një eksperiencë të llahtarshme. Këtu në Skrapar ne duhet të mendojmë për potencialin e vizitorëve, por duhet ta bëjmë këtë në një mënyrë të kujdesshme në një model të qëndrueshëm zhvillimi, sepse gjëja më e rëndësishme është ruajtja e bukurisë, bukurisë natyrale që shohim ndërkohë që e bëjmë të njohur për pjesën tjetër të shqiptarëve, për pjesën tjetër të Europës, dhe për pjesën tjetër të botës në fakt. Kështu që faleminderit shumë për këtë eksperiencë”, tha Arvizu.
Edhe prezantuesi Ardit Gjebrea theksoi se rafting në kanionet e Osumit në Skrapar është një atraksion turistik dhe ftoi shqiptarët dhe turistët e huaj që të vizitojnë këto peisazhe.
“Dua të falenderoj pa fund për këtë shans që më dhatë dhe besoj se ky vend është një atraksion turistik në radhë të parë për vetë shqiptarët që jam i bindur që jo në masë të madhe e kanë parë këtë vend fantastik, por edhe për turistët e huaj. Unë mora disa informacione, por dua t’ju them bëhuni gati se unë do të jem një provues shumë i fortë dhe nuk e di nëse do t’i përballoni të gjithë ata që do të vijnë më pas”, tha Gjebrea.