Prezantohet projekti i USAID për ndërmjetësimin/ Naço: Zgjidhje e shpejtë e konflikteve (VIDEO)

6 Qershor 2014, 12:46Sociale TEMA

Korça dhe Gjirokastra do të jenë përfituesit e parë të projektit të lançuar nga USAID në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, në mbështetjte të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit për promovimin e modelit ndërmjetësues si një model alternativ për zgjidhjen e konflikteve mes palëve, pa “trokitur” në dyert e gjykatave.

Projekti në fjalë u promovua në një aktivitet në Ministrinë e Drejtësisë me temë “Ndërmjetësimi, alternativë për zgjidhjen e konflikteve”, ku veç Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, të pranishëm ishin dhe Drejtori i USAID në Tiranë James Peter, si dhe kryetarja e DHKN  Drita Avdyli.

“Ndërmjetësimi është një mundësi për zgjidhje të shpejtë të konflikteve”, tha ministri i Drejtësisë,Nasip Naço. Ai garantoi se ministria e Drejtësisë po punon për përmirësimin e legjislacionit dhe se zgjidhja e konflikteve me ndërmjetësim, do të ulë numrin e çështjeve në gjykata, që sipas tij, janë të mbingarkuara.

“Rezulton një trend rritës në këtë formë, si një metodë për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, duke mos vrapuar dyerve të gjykatave. Me asistencën e ndërmjetësve, zbatimi i formës alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në disa rrethe, si Korçë, Durrës, Gjirokastër, ka arritur që në total, 75% e çështjeve të zgjidhen me ndërmjetësim, duke ulur volumin e punës në gjykata”, tha ministri Naço.

Drejtori i USAID-it u shpreh se projektet e ndërmjetësimit janë mbështetur në 5 gjykata të Shqipërisë.

 “Kemi vënë re se çështjet po zgjidhen shumë më shpejt se zakonisht, ato që zgjidhen me ndërmjetësim kanë një kohëzgjatje 84% më shpejt, se sa po të kalonin në gjykatë. Ju nxis ta përqendroni vëmendjen tek ruajtja e standardeve të larta profesionale”, tha Peters.

Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndermjetesimit, Drita Avdyli, duke falenderuar Ministrinë e Drejtësisë për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe duke vlerësuar projektin e USAID, si thelbësor në zhvillimin e mëtejshëm të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit,  ajo tha se janë 270 ndërmjetës të çertifikuar, të cilët do të punojnë për shuarjen e konflikteve pa kaluar nga dyert e gjykatave.

 “Ka shumë konflikte në të përditshmen tonë të cilat nuk kanë gjithnjë nevojën e gjykatësit për t’u zgjidhur, por mjafton edhe një takim ndërmjetësues për të kuptuar hapësirat përmes së cilave palët mund të mirëkuptohen dhe të mënjanojnë gjykatësin”, tha Avdyli, duke shtuar se “ky është një model mjaft i përhapur në kluturën Amerikane, po ashtu dhe në Kanada e në shumë vende të tjera të zhvilluara dhe është një mënyrë  e shkëlqyer për të zgjidhur konfliktet në një kohë rekord dhe pa nevojën e gjykatës”.

 

13 komente në “Prezantohet projekti i USAID për ndërmjetësimin/ Naço: Zgjidhje e shpejtë e konflikteve (VIDEO)”

  1. sofi says:

    Gazeta Tema,
    Dje eshte perhapur nje deklarate per shtyp ne lidhje me kete aktivitet. Gazeta Dita e ka ndjekur nga afer dhe ka botuar dicka sot. Kjo eshte nje nderhyrje flagrante ne institucionet e pavarura te krijuara me ligj. Kjo eshte nje maskarade qe ju mediat e lira duhet ta denonconi. Ja dhe deklarata per shtyp:

    Tiranë, 05/06/2014 – Ish Kryesia e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve e rrëzuar më anë të një mocioni mosbesimi gjatë Mbledhjes së Përgjithshme të Ndërmjetësve në datë 09/11/2013, me përkrahjen e strukturave të Ministrisë së Drejtësisë dhe mbështetjen financiare të Just – Usaid organizon ditën e nesërme, datë 06/06/2014, brenda ambjenteve të Ministrisë së Drejtësisë shpërndarjen e çertifikatave për një trajnim të paligjshëm dhe në shkelje të hapur me statutin e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, organizuar disa javë më parë.
    Të gjitha këto veprime të jashtëligjshme që kjo kryesi e përfaqësuar nga znj. Drita Avdyli ka ndërmarrë janë denoncuar si mediatikisht ashtu dhe në organet e pavarura të drejtësisë. Ceshtja sot ndodhet në duart e organeve kompetente.
    Pavarësisht se Kryesia ka ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë në zbatim të ligjit dhe statutit, ish kryetarja dhe njerëz pranë saj vazhdojnë të përdorin struktura të ministrisë dhe programe të Usaid për qëllime të pastra të përfitimit vetjak. Në këtë moment theksojmë se llogaria që është hapur për derdhjen e pagesave të të trajnuarve është e hapur me dokumente jo të përditësuara. Të gjitha tagrat ligjorë, për të hyrë në marrëdhënie me të tretët, në bazë të organit tatimor sot i atribuohen kryesisë së re me kryetar z. Eglent Bici.
    Konstatojmë me keqardhje ndërhyrjen e dytë që bëhet nga i njëjti institucion dhe si rastësisht për të njëjtin përson, një herë për ta graduar dhe një herë për të ruajtur gradat e saj, znj. Drita Avdyli.
    Duke qënë se jemi në prag të një moment të veçantë për vendin tonë, siç është ai i marrjes së statusit kandidat, i kujtojmë sërish Ministrit të Drejtësisë, institucionit që ai drejton dhe veçanarisht strukturave të veçanta brenda kësaj ministrie që po veprojnë në kundërshtim të hapur me ligjin, me stutin e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve si dhe po anashkalojnë një nga rekomandimet e fundit në progres raport atë të ndërhyrjes së shtetit në institucionet e pavarura të krijuara me ligj. Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve është institucion i, tillë që ka organet e veta drejtuese të krijuara po me ligj.
    Ceremonia e ditës së nesërme do të ishte një shuplakë që strukturat e ligjit i japin vetë ligjit.

  2. Eglent BICI says:

    Te Nderuar gazetare te gazetes Tema!
    Me vjen keq te shoh qe nuk jeni objektive dhe te tregoni realitetin. Dhoma Kombetare e Ndermjetesve ka nje ligj dhe nje statut mbi te cilin operon. Ne baze te Ligjit dhe Statutit eshte zgjedhur nje kryesi nga Organi me i larte i DHKN-se qe eshte Asambleja e Pergjithshme e Ndermjetesve dhe kryetar eshte zgjedhur z. Eglent BICI. Tagrat e DHKN-se ne te vetmin Institucion Shteteror ku DHKN-ja regjistrohet eshte Drejtoria e Tatim Taksave. Me ane te NIPT-it dhe tagrave qe i jep NIPT-i, nje Ent si DHKN-ja merr te drejtat dhe detyrimet per te lidhur marredhenie me pale te treta. Si mundet ish-Kryesia te perfaqesoje DHKN-ne? Pse behen keto maskarada? Jemi ne 2014 dhe presim te behemi vend kandidat per ne BE. Si merr tager USAID-JuST apo individe ne Ministrine e Drejtesise ta shkele me te dyja kembet ate qe Qeveria dhe Ministri NACO po perpiqet te beje per reformen ne Drejtesi. Mendesia e ofiqit i pengon keta njerez edhe te negociojne brenda llojit te tyre (brenda DHKN-se) te ndermjetesojme per te gjetur nje zgjidhje ne te mire te Ndermjetesimit dhe ne te mire te qytetareve shqiptare.
    Mesa duket ata nuk kane interes as Ndermjetesimin dhe as Qytetaret shqiptare!! Eshte per te ardhur keq qe nje Institucion si Dhoma Kombetare e Ndermjetesve po krijohet pa themele te shendosha Ligjshmerie, Llogjike, Etike dhe Morale.

  3. elena says:

    Mendoj se ju si gazetare profesioniste, duhet t’i kontrolloni mire faktet perpara se t’i botoni. Drita Avdyli nuk eshte Kryetare e Dhomes se Ndermjetesve.

  4. Suela says:

    Esht turp per USAID Programi JuST dhe per Ministrin e Drejtesise qe mbeshtesin nje te cmendur sic eshte Drita ishKryetare e DHKN, e cila eshte e shkarkuar nga kryesia, Ministria e mbeshtete kete persone jolegjitime dhe ilegale ne flagrance te paster me ligjin turp turp ministria e turp edhe per usaidin

  5. Bela Belaaaaaa says:

    Sot, nje dite turpi per Drita Avdyli e cila sdi te lecoj e te flas shum turp ajo eshte nje individe e shkarkuar qe afro nje viti. MINISTRIA E DREJTESISE BLLOKON DHOMEN MADJE GAFA E SAJ ISHTE EMAILI DHE WEBI I DHOMES NDERMJETESIMIT ME GOV shum shummm turp uzurpi i Ministrise me 4 duar

  6. Suela says:

    Ke te drejt Bela, edhe une e pash broshuren me Gov. turp i Ministrise qe do te uzurpoj nje institucion te pavarur dhe qe merret dhe mbeshtet ishkryesin e dhkn e cila esht e shkarkuar, Mjer drejtesia jone, ne fakt me pelqeu deklarata per shtyp e Kryetarit te DHKNse Eglent BICI, i cili foli shum paster dhe qarte dhe tha te verteten,

  7. Qerimja says:

    Drita Avdyli eshte person me precedent penale dhe kam fallsifikuar shume gjera

    eshte nje mashtruese,.

    Ministria e Drejtesise eshte pale me kete zonje p[roblematike

  8. ZADIN says:

    Une jam nje nder personat qe drita me ka zhvilluar trajnimin per ndermjetesim dheb me ka marr shume leke dhe asgje ska qene ndermjetesim, si mua ka mashtruar shume persona.

    Se shejti do i bej padi penale ne prokurori

    1. shefqet says:

      ti krye injorant bashk (suelen , Qerimja , bela ,elena dhe eglent bici)jeni 1 grup aleatesh qe vetem derrdellisni e shperndani fjale te paverteta do te dilni sheshit nje nga nje. Drita Avdyli nuk ka marr asnje lek ,ate padin penale beje po do te perfundosh vet ti dhe kush pretendon

  9. sami selmanaj says:

    DRITA AVDYLI
    ESHTE SEKSESE DHE MASHTRUESE MOS I BESON TE BENI TRAJNIME

    NDAJ SAJ KA 2 PROCEDIME PENALE TE PARASHIKUAR NGA KODI PENAL I REPUBLIKES SE SHQIPERISE.

    Une qytetar i bej thirrje Min se Drejtesise te jap dorehqeja nga nismat e Drites sepse njollosin imazhin e profilit te ndermjettesit

  10. Alban says:

    Te nderuar gazetare! Nese doni te jeni suksesshem duhet ta kuptoni qe
    Lajmi nuk behet duke anuar e shkelur mbi ekuilibra te shtetit te se drejtes, te medias se lire
    Dhe lirise se fjales!
    A e dini ju si fitoi kryesine Znj. Avdyli?! Si e mbajtti deri ne nentor kur u zgjodh Z. Bici dhe
    Pse nuk po e leshon sot karrigen?!
    Cila eshte kjo Zonje qe sot nen veshjen e Ministrise dhe Usaidit legjitimoi tentakulat e saj
    Te fshehura nen kembet dhe xhepat e pushtetit? Kush eshte kumbari i saj ne Ministri?!
    Epo gazetare shkruani sic eshte realiteti dhe e drejta ose… Shpallni falimentimin!

  11. DORIANA says:

    Pershendetje Gazetar / e

    Ju duhet te jeni em vigjilent ndaj te tilla investigimeve sepse eshte bere shume gafa dhe ka shume skandale brenda kesaj ish-kryesie qe sot po perqajne ndermjetesit, sic ishte dhe aktiviteti i sotem i paligjshem dhe akoma me me keq kur mbeshtete edhe nga institucionet,. ndaj Ju gazetare te TV dhe Gazetave duhet te filloni sa me parer te hetoni per Drita Avdyli se kush eshte, lidhjet e saj qe ka pas dhe ka, cili eshte interesi dhe qellimi i saj, nga kush i merr komandat me pult dore, etj etj

    ka shume prova dhe fakte qe vet media mund te ia servis publikut
    te dij se cfare po po nbdodh.

    Une konsideroj shume respekte per kryesin e re te DHKN-se pasi eshte nje kryesi e re e \gjedhur mbi standarte dhe parime nderkombetare kjo e bazuar edhe ne aktet e DHKN=-se sic eshte vet, statuti.

    Nderko ajo ish-kryesi me ne krye drita avdylin u zgjodh politikisht
    dhe me njemije probleme, ku kjo zonje arriti te perjashtoj nje ser ndermjetesish me licens qe mos te marrin pjese ne strukturat e votimit,

    Nderko, ku po kjo zonje arrin te shperndaj dhurata dhe te jap bileta avioni njerezve qe ka ne kryesi si e si p[er ti bere pjese e mashtrimit te vet, por kjo loj nuk e ka te gjate vizionin dhe misionin shume te gabuar.

    Ndaj i bej thirrje znj.Drita jep doreheqje nga aktivitete e paligjshne qe ben ne emer te DHKN-se sepse nuk je legjitime Dhe po shkel shume rend statutin e DHKN-se.

  12. ola says:

    hahaaa, e dini kush zonja Avdyli? E dini si prezantohet ajo. Jam “Kunata” e fuqishme. Jam e paprekshme. I shkreti burre qe ka nje grua qe mbahet nga kunetrit.
    O tema mbaheni si gazete qe keni luftuar dhe keni bere investigime. mos e njollosni veten me kete lajm te ceket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje