Përditshmëria e një vajze lesbike në Tiranë/ “Nuk jemi të ndryshëm”

5 Qershor 2014, 10:15Sociale TEMA

Nga Alida Cenaj*

 

Xheni Karaj tani i ndan edhe me prindërit, kryesisht të ëmën, shqetësimet, trazirat, dashuritë, por edhe rastet me të cilat përballet çdo ditë në qendrën e LGBT. Ajo është një prej vajzave të pakta fatlume që ka qëlluar të ketë dy prindër që e kanë pranuar të bijën ashtu siç është.

Ata e kanë marrë vesh rastësisht prirjen homoseksuale të Xhenit, por kurrë as vunë dorë mbi të, as e kërcënuan se do ta përzinin nga shtëpia (siç ka ndodhur me shumë të tjerë), e aq më pak e drejtuan nëpër qendra të specializuara për ta fryrë me hormone me shpresën se një ditë edhe ajo do të preferojë të ketë një mashkull në krah.

Anjëra prej këtyre nuk ka ndodhur, ama kjo nuk do të thotë se, ato ditë të para, kur rastësisht panë një figurë femërore të fshehur në hije në ekranin e Vizion Plus, ndërsa fliste për homoseksualitetin e vet, dhe e njohën nga zëri se ishte bija e tyre, nuk u shokuan. E kanë kaluar një dramë të tillë në shtëpi edhe ata, por zgjodhën ta mbrojnë 28 vjeçaren që tani nuk humbet asnjë rast për të dalë, publikisht ose jo, në mbrojtje të një komuniteti që kërkon të trajtohet njësoj si të tjerët.

“Unë jam një nga rastet me fat dhe më në fund jam e vërtetë. Nuk kam më nevojë të fshihem dhe ju nuk mund ta kuptoni çfarë ndjenje lehtësimi është kjo. Është si të të jetë dhuruar një jetë e dytë”.

Në një ndërtesë njëkatëshe fare pak metra larg qendrës së Tiranës është ngritur qendra e Aleancës kundër Diskriminimit të LGBT.

Është e ndarë në dy hapësira, njëra e bollshme prej nga madhësia, ku Xheni, drejtore e kësaj qendre, por edhe anëtarë të tjerë të saj, presin e përcjellin çdo ditë të rinj, djem e vajza që drejtohen aty për të gjetur, mbi të gjitha, shpresën. Në këtë dhomë që ata e quajnë dhoma e pritjes, janë dy vajza të reja, të cilave Xheni u vë në dispozicion frigoriferin për një pije të ftohtë, ose makinën e kafesë. Disa shkallë të tjera të ndajnë nga një tjetër ambjent, i arreduar si zyrë kësaj here me tavolina e kompjutera, por sidomos me mure të mbushura me postera të fushatave të ndryshme të organizuar nga lëvizja LGBT dhe nga gjurmë duarsh mbi mure, disa syresh të firmosura me emër e mbiemër. Pak më në cep janë, edhe disa thasë të mëdhenj, gjithashtu me postera ose objekte të shumëllojshme që vajza e djem i kanë mbajtur gjatë marshimeve në bulevard.

“Ja këtu mblidhemi çdo ditë”, tregon Xheni.

“Ndajmë eksperiencat tona, problemet, por në mënyrë të veçantë këtu vijnë të gjitha ata që nuk kanë një mundësi për të folur ose për të gjetur zgjidhje”.

Këtë muaj ajo ka marrë në trajtim katër raste, që mund të quhen të rënda: Një vajzë të re me një fëmijë pesë muajsh, e përzënë nga shtëpia kur prindërit e morën vesh se ishte lesbike, dy të tjera me probleme të ngjashme dhe një djalë i rrahur gati për vdekje nga i ati, pasi pranoi se ishte gay.

Në qendrën e LGBT nuk ka statistika për të thënë se sa është numri i të rinjve homoseksualë në Shqipëri, ose sesa janë ata që i drejtohen kësaj qendre. Xheni thotë se nuk mbajnë statistika, ama në takimin e çdo dite ka 20 ose më shumë vajza dhe djem që vijnë e ikin.

“Vetëm se kemi problemin e trajtimit të çështjeve të tyre. Për rastet e vajzave është diçka më e thjeshtë sepse jemi lidhur me ojf-të e grave që operojnë në këtë drejtim dhe mund t’i çojmë edhe në qendrat e mbrojtjes së ngritura për mbrojtjen e tyre. Por për djemtë është më e vështirë sepse qendra të tilla nuk ekzistojnë. I jemi drejtuar ministrisë së Mirëqënies Sociale për të marrë mbase një ambjent me qera, në të cilën të strehojmë djemtë që kanë probleme të tilla”, thotë ajo.

Në tratativa me ministrinë që drejton Erion Veliaj, është edhe për çështjen e bashkëjetesës që djemtë dhe vajzat e komunitetit LGBT kërkojnë të ligjërojnë. Bëhet fjalë për ndryshimin e dy neneve në Kodin e Familjes, i cili e përcakton bashkëjetesën si bashkim i një burri dhe një gruaje, ndaj këtë të fundit ky komunitet kërkon ta ndryshojë si “bashkim mes dy personave” për t’i hapur rrugë kështu bashkëjetesës mes dy homoseksualëve.

“Na ka premtuar se do të bëjmë diçka dhe po presim. Jemi përqendruar në këtë drejtim”, shton drejtoresha e qendrës.

Mund të quhet kjo një betejë e dytë, pas asaj të daljes publikisht në tubime masive për t’i dhënë fund, sipas tyre, homofobisë, paragjykimit e ndonjëherë edhe dhunës që ushtrohet mbi djem e vajza që preferojnë lidhjen brenda të njëjtit seks. Është një betejë që vazhdon edhe kjo, por nëse Kodi i Familjes ndryshon, atëherë ky do të jetë hapi i parë drejt legalizimit të lidhjeve homoseksuale në Shqipëri. Çka për Xhenin do të thotë një tjetër liri, ligjore kësaj here.

Vajza me flokët e shkurtër e trup imcak ka një histori dashurie që zgjat prej më shumë se katër vjetësh. Aktualisht jeton me prindërit, por ndoshta një ditë edhe ajo do të ndjejë nevojën për të jetuar me mikeshën e saj, e pse jo, siç thotë, ndoshta pas një ose dy vjetësh edhe të ketë një fëmijë.

“Po, e mendoj edhe këtë. Pse jo”, thotë Xheni duke qeshur.

Por sa normale mund të quhet një familje e përbërë nga dy femra ose dy meshkuj që rrisin një fëmijë? Sa ndikon kjo që edhe ky fëmijë kur të rritet të jetë homoseksual? Diskutimi është i nxehtë sot e gjithë ditën dhe vendet që i kanë legalizuar martesat gay dhe birësimin prej tyre të fëmijëve numërohen me gishtat e njërës dorë.

“Jo domosdoshmërisht një fëmijë i rritur nga dy prindër homoseksualë bëhet i tillë”, përgjigjet Xheni.

“Janë bërë studime për këtë në vende të zhvilluara të botës dhe përfundimi është se këta fëmijë kanë zhvillim psikofizik normal. Është e njëjta gjë: unë u rrita nga dy prindër heteroseksualë, por kjo nuk ndikoi: unë jam lesbike”.

Për Xhenin më shumë problem se familja me dy femra ose dy meshkuj, është sistemi jashtë familjes.

“Ky është diskriminues për të gjithë. Ne si shoqëri e kemi diskriminimin në thelbin tonë. Kjo gjë më stimulon akoma më shumë ta bëj një fëmijë, që ta edukoj në mënyrë që ky realitet të mos i duket i ndryshëm, që homoseksualët të mos duken si qenie të jashtëzakonshme, jonormale. Kështu ndryshon edhe realiteti. Ne jemi njerëz normalë dhe lidhja homoseksuale nuk duhet parë si diçka e ndryshme nga normalja, diçka që duhet luftuar si një e keqe”.

Është aq e sigurtë në çfarë thotë dhe iu referohet aq shumë studimeve, sa edhe pse flitet për një realitet si ky shqiptar, ku ende prindrit vrasin fëmijët e tyre për çështje nderi, Xheni beson se gjërat shumë shpejt do të ndryshojnë.

“Jo nuk jemi larg ditës së martesave gay”, thotë ajo. “Kjo është një e drejtë ligjore e jona dhe familja LGBT tanimë është realitet”.

Në mos martesat, komuniteti LGBT është që ç’ke me të një realitet në Shqipëri. Siç tregon drejtoresha e Qendrës së Aleancës kundër Diskriminimit të LGBT, çdo ditë në këtë qendër hyjnë e dalin me dhjetra të rinj. Pothuaj askush nuk i di prirjet e tyre homoseksuale, as familjet e as një rreth i gjerë të njohurish. E dinë aty, në qendër, dhe në rastin më të mirë, një rreth tepër i ngushtë miqsh. Ndërsa ata që tentojnë të dalin hapur, jo gjithmonë ja dalin me sukses. Ndodh të përjetojnë drama e tragjedi familjare, ndodh të braktisen nga çdokush që kanë njohur deri në atë moment dhe shumë rrallë mund të ndodhë të pranohen, siç ka ndodhur me Xhenin.

“Kjo vlen për të gjithë në përgjithësi, sepse realiteti është shumë i ashpër për njerëz si ne”, thotë Xheni. Dhe këtë nuk e ka me të dëgjuar, por nga eksperienca e vet. “Deri në vitin 2009 kisha një ndjenjë vetmie dhe izolimi total”, shton ajo. “Mendoja se e vetmja lezbike që ekzistonte në këtë vend ishte vetja ime që shihja në pasqyrë”.

Asokohe punonte si specialiste e marrëdhënieve me jashtë pranë KKRT-së në Televizionin Publik. E dinin pak ose aspak njerëz dhe t’u tregonte prindërve as që bëhej fjalë. Ishte njësoj sikur ta mbante të fshehur edhe nga vetja.

“Një ditë më mori një shoku im gay dhe më foli për dy amerikane lesbike që jetonin në Tiranë. U takova me to dhe folëm për komunitetin. Njihja shumë pak lesbike por filluam të takoheshin dhe në atë kohë grupi ynë nuk ishte më i madh se 4-5 veta”. Krijuan edhe një grup në Facebook me emër Aleanca kundër Diskriminimit të LGBT, i cili brenda pak ditësh numëroi rreth 500 anëtarë, homoseksualë ose mbështetës.

Më vonë i kërkuan Sevim Arbanës një ambjent në qendrën “Në dobi të gruas shqiptare” që ta përdornin për takimet dhe aktivitetet e tyre.

“Por nuk zgjati shumë sepse fqinjët u ankuan”, thotë Xheni. “Ndaj për më shumë se dy vjet takoheshim nëpër shtëpitë e anëtarëve të grupit”.

Më vonë, një deklaratë e ish-kryeministrit Berisha, në vitin 2009 për legalizimin e martesave gay shërbeu që grupi të dilte hapur. Deklaratës së kryeministrit ata iu përgjigjën me njoftimin e parë për shtyp çka parlajmëroi ekzistencën, por edhe veprimtaritë e mëvonshme të këtij komuniteti.

Ndërsa një vit më vonë për Xhenin do të ndodhte ngjarja e madhe. Ishte koha kur mediat filluan të shkruanin, kur Xheni e kuptoi se nuk ishte lesbikja e vetme në botë e kur nuk kishte drojë të takonte gazetarë. Shfaqej në shtyp e televizione, me emra të rremë e pa figurë, por fliste të paktën.

“Në një nga këto dalje, në Vizion Plus, prindërit më njohën nga zëri. Kur shkova në shtëpi u tregova, nuk e mohova që jam lesbike. Ndodhi ajo që ndodh gjithmonë, u shokuam të dy palët, por më pranuan”.

Ama Xheni do të vazhdonte të ishte e padukshme. Përveç prindërve janë fisi, një rreth më i gjerë miqsh, kolegët e punës që ende nuk e dinë… Në rastin e Xhenit, deri në një nga emisionet “Opinion”, të rreth dy viteve më parë. Atë mbrëmje për të cilën u fol gjatë, kur Xheni ndërsa ndiqte në publik debatin e ndezur për komunitetin gay, mori mikrofonin dhe e irrituar për çfarë kishte dëgjuar, pa dashje, pa paramendim, e pranoi publikisht se ishte lesbike.

“Nuk e kisha këtë qëllim, por ndjen atë urrejtjen që e ke provuar gjithë jetën tënde dhe nuk përmbahesh dot. Thashë me vete: nëse nuk flas tani, nuk do të flas dot kurrë më”.

Por tërmeti do të ndodhte më pas. E dinin prindërit, por jo e gjithë bota dhe kjo nënkuptonte një dramë të dytë në familje. U tha madje që i ati kishte telefonuar në studio e kishte thënë që Xheni të mos shkelte kurrë më në shtëpi.

“Nuk është kështu e vërteta. Sigurisht që kjo ishte shumë e rëndë për ta. Por pas emisionit, atë natë nuk shkova në shtëpi. Nuk dihej reagimi, jo i prindërve të mi, por i njerëzve në përgjithësi. Nuk ka ndodhur rrallë që një gay ose lesbike edhe të dhunohet në rrugë, ndaj natën e kalova tek tre mikesha të miat. Nuk shkova në shtëpi jo nga frika, por sepse nuk doja të shihja dhimbjen e prindërve të mi”.

Vetëm se kjo arrati nuk mund të zgjaste përgjithmonë. U përball me prindërit dhe dhimbjen e tyre. Dëgjoi të ëmën t’i thoshte se “nuk mund të ndryshonte botën”, por pa edhe kolegë, që e dinin me kohë, dhe që i shtrënguan dorën kur u paraqit në zyrë. Xheni ka provuar pak nga të gjitha: Edhe përkrahjen, edhe të sharat kur kalon në rrugë, edhe kërcënimet, sidomos në rrjetet sociale. “Kështu ndodh: në fillim shokohen, pastaj nuk flitet më për këtë gjë. Kjo ka ndodhur edhe fjala vjen me fisin. Askush nuk më përjashtoi apo më gjykoi për çfarë isha. Thjeshtë nuk flitet për këtë gjë, sepse kështu iu duket sikur fenomeni nuk ekziston. Unë e kam kaluar pa drama. Por jo të tjerët dhe ne duhet ta ndryshojmë këtë realitet”.

Një realitet që për disa është normal e për disa të tjerë është i papranueshëm. Ka nga ata që e pranojnë, siç ka të tjerë që e luftojnë dhe dalin kundra. Asgjë e jashtëzakonshme apo që nuk ka ndodhur në vende të tjera ku lëvizje të tilla bëhen prej dekadash. Për Xhenin një homoseksual nuk është si një jashtëtokësor, thjesht lind i tillë dhe duhet pranuar si i tillë.

“Unë kështu besoj, homoseksual lind. E kupton këtë qysh në adoleshencë kur je brenda një grupi shoqesh dhe të gjitha flasin për një djalë që iu pëlqen ndërsa ti, ndryshe nga ato, ndjen për një femër. Mua personalisht më ka ndodhur akoma më shpejt, ndoshta që në moshën 8-9 vjeçare. E dini kur ndjen ato fluturat në bark? Unë i ndjeja, por jo për një mashkull. Tërhiqesha nga femrat, edhe pse nuk e kuptoja tamam arsyen. Pastaj kjo tërheqje jo domosdoshmërisht është tërheqje seksuale”.

Por çfarë do të thotë dhe si është kur e ndjen se je ndryshe nga të tjerët?

“Fillon dhe ndihesh ndryshe kur e kupton sesi të perceptojnë ty të tjerët”, thotë Xheni.

“Të perceptojnë të ndryshëm, pervers, edhe pse prirja për të qenë homoseksual është po aq e natyrshme sa heteroseksual. Për rrjedhojë, tërhiqesh, nuk e pranon, fshihesh. Dhe kjo është shumë e mundimshme”.

Kështu ka qenë edhe për Xhenin, e cila gjatë viteve të gjimnazit tek “Partizani” nuk i shmangu kurrë shoqet e veta, por as ua tregoi se “fluturat në bark” i ndjente për dikë të seksit të njëjtë. Në të kundërt të kësaj sajonte histori sikur edhe ajo pëlqente një djalë. “Ashtu kot, sa për të qenë njësoj si të tjerat”.

Pastaj gjatë viteve të universitetit, si studente e Psikologjisë, dashurive platonike u erdhi fundi. Asokohe ka pasur lidhjen e parë të dashurisë me një vajzë tjetër për pothuaj një vit.

“Thjesht mbaroi dhe nuk e di çfarë ka ndodhur me të dashurën time të parë”, thotë Xheni.

Nuk e ka ndeshur më për të mësuar nëse edhe ajo është lesbike apo me kalimin e viteve kuptoi të kundërtën. Sepse mund të ndodhë edhe kështu. Xheni ka pasur lidhje edhe me vajza që nuk janë lesbike.

“Ky është problemi: kur përmendet fjala homoseksual njerëzit nënkuptojnë vetëm marrëdhënien seksuale mes seksit të njëjtë. Por nuk është kështu. Kam jetuar histori edhe me vajza që nuk janë lesbike. Jemi dashuruar me njëra-tjetrën për atë që jemi, për personalitetin, kemi pasur të njëjtin botëkupim, të njëjta dëshira, shije. Është një marrëdhënie e plotë, normale që kur ka përfunduar, secila ka parë jetën e vet. Unë nuk e kuptoj se pse duhen thjeshtëzuar gjërat vetëm tek seksi”?

E meqë ndodh edhe kështu, sa gjasa ka që djem e vajza të rinj, adoleshentë, ndoshta ende jo aq të pjekur sa ta dinë çfarë e si duan të jenë në jetën e tyre ta provojnë një marrëdhënie mes të njëjtës gjini edhe thjeshtë për provë, për hobi, ose thjesht për trend meqë flitet kaq shumë për të?

“Jo nuk ndodh”, të siguron Xheni.

“Unë të paktën nuk kam dëgjuar ndonjëherë që ndokush të ketë pasur një marrëdhënie të tillë thjesht për ta provuar. Ka kaq shumë paragjykime për ne sa do të ishte një guxim i tepruar”. Për këtë arsye, sipas saj, shumica nuk e tregojnë prirjen e tyre homoseksuale. Shpesh madje kryejnë martesa heteroseksuale për hir të realitetit, lindin fëmijë dhe në fund, sipas Xhenit, “fundosen, shkatërrohen psikologjikisht”. Ose pranojnë verdiktin e prindërve për t’iu nënshtruar procedurave mjekësore me hormone, “sado që është e provuar se nuk japin rezultat”, shton ajo. Ndërsa të tjerët, siç është e dashura e Xhenit, preferojnë ta jetojnë jetën e tyre fshehurazi, edhe pse ka një histori dashurie me një vajzë tjetër prej më shumë se katër vjetësh. Por ajo dhe Xheni, njësoj si ato vajza dhe djem që janë në dhomën e pritjes, shpresojnë se një ditë do të ligjërohen dhe do të pranohen. Jo më kot në planet, jo aq të largëta të Xhenit është edhe një fëmijë!

*Revista KLAN

49 komente në “Përditshmëria e një vajze lesbike në Tiranë/ “Nuk jemi të ndryshëm””

  1. net says:

    Xhehenemin e ke te siguruar!Ndyresire.

    1. Mama tourkofagos says:

      Edhe im bir se nga humbet gjithe diten,rri me Kristin me thote,ja kalos shume mire,te pakten eshte kaur ky Kristi me duket…

      1. Askushi says:

        Sa i poshter qe je. Qesha me to madhe . Hahahahah ?

        1. qoke kandahari says:

          xhkaraj do kete alergji nga sperma… hahaha ndaj…
          kjo shpjegon gjithcka…
          po edhe ps sqe keshtu i kerkojme nje prove nje demonstrim qe nuk ka alergi nga sperma dhe qe eshte lesbo safi..

      2. Sokrati says:

        Keto jane marifete qe si duan shqiptaret,ndryshon puna me Edi Ramen se si barbon qe ka qen ka bere jete te cthurur.ja nje lajm per nje prind fatkeq qe e ka zene halli:
        http://oi61.tinypic.com/s141at.jpg
        http://kaosgl.org/resim/Diger/EDI-RAMA-LGBT.jpg
        Jo pa qellim ngjyerja qe i beri pallateve ne Tirane e coraper vija vija qe vishte edi bryma

    2. Tironci says:

      Kam pershtypjen se kjo cupa ketu eshte turkofagos….. qofsha i gabum.

    3. Albogentivlora says:

      Po ti nga e di? Me kete urrejtje qe ti ke kundrejt nje personi tjeter, nuk te ben ty me te mire nga personi qe ti urren.

      1. Tironci says:

        Po bejme shaka Albogentivlora. Shpresoj qe Turkofagos mos ma marre per ters. Thjesht nje shaka asgje me shume, nuk urrej askend dhe nuk dua te paragjykoj askend per shijet apo tendencat qe ka, secili ka jeten e tij dhe te drejten per ta jetuar si mendon ai apo ajo me mire. Te tjerat me pas nuk me perkasin mua. Kush me ka vene mua gjykates te njerezve, une nuk guxoj te gjykoj veten time e jo me dynjane.

        1. Albogentivlora says:

          Nuk e kisha me ty por me Netin me lart

    4. albi says:

      sa njerez ka perpara kesaj vajze ne rrugen per ne xhehenem… por as ti e as shume te tjere, nuk shprehesh ne kete menyre per ta

    5. ztc says:

      po ti, “net”, kur do e pranosh homoseksualitetin tënd???? vetëm atëhere do gjesh paqe me veten dhe me të ngjashmit e tu

    6. Drenicaku says:

      Ndyrsir je vet Idiot

    7. Sokrati says:

      Rilindja turpi qe hahet me buke.

  2. fshatari says:

    O Xheni be cfare te duash vetem na ler rehat ne hallet tona se ka ardhur koha e mbjelljeve ketej.
    Ate punen e kalamonit e ke te nxituar se nuk ka cfare tu thote shokeve ne shkolle dhe do rritet si qenie e turperuar

    1. elinor says:

      Shokeve te kalamanit ne shkolle duhet qe prinderit e tyre t’u thone qe nuk eshte faji i bashkemoshatarit te tyre qe po rritet nga prinder homoseksuale dhe prandaj nuk duhet ta diskriminojne per ate arsye por ta trajtojne si nje femije normal.
      Fatkeqesia ketu qendron qe shume nga ata prinderit mund te jene fshatare si ti qe dine vetem te mbjellin patate e kastraveca!

  3. frank says:

    Kujdes moj vajze se te ka mallkuar edhe NETi nje nga turkoshaket e temes
    o NET kot sa per debat,po marrdhenia e dy te rriturve me pelqimin e tyre nuk ka nevoje per nje te trete te fuse hunden,se cfare do te bejne ne krevat.po na kalon nga ana fetare qe gjoja je islam dhe je me i mire se kjo vajza prape bie brenda se ne vendet islamike i bien bythes me keq se ne shqiperi.shiko djemte kercimetar ne afganistan ku burrat e rritur perdhunojne djem te vegjel dhe i ndajne mes tyre.ne nje shoqeri evropiane kane te drejte te gjithe pamvaresisht gjinise apo preferences,po a eshte shqiperia nje shoqeri evropiane apo jo kejo eshte pune tjeter.po ta linin kete vajzen ne doren tende dhe disave trimave te kuranit te bythes juve do ta vrisnit me gure ne stadium se jeni shume trima me grate ju.
    me mire per disa gra ne shqiperi te jetojne mes tyre se me kafshe anadolli qe vijne era qen dhe jetojne ne epoken e perdhunimit,rrahjes dhe sharjes se gjithckaje qe nuk ju qendron sipas metodave te tyre primitive.

    1. Sokrati says:

      frank do jete ndonje tranvestit se ska shpjegim tjeter.

    2. Bali Catravella says:

      @Frank, vellau gay, motra lezbejke, normal, po menoj ne vellaun e saje
      tourkofagos.

  4. net says:

    Se cfare ben zotrote brenda kater mureve eshte puna jote. Pa me thuaj more frank evropjani do ta pranosh femijen tend qe te bej te tilla gje te neveritshme? Me siguri jo, ahere ca dreqi mbroni? Kjo eshte maja e akullnajes more frank evropjani, do kerkojne te adoptojne edhe femije, do te kerkoje te martohen edhe em kafshe, gjithone ne emer te dashnise, haj medet more frank. Keto vemeje me gjithe ju frank evropjn i duhet te respektojne 99.99 te popullsise qe eshte hetereseksuale,duhet te na respekoje ne qe kemi famile e femije.Qellimi i ketyre eshte shu me djallezore. E di ti more frank evropjani se kush i financon keta bastarde? Me siguri jo.Ambasada pink e para me nje grup diplomatesh perverse, jane si puna e voroepirjoteve qe marrin ca evro nga eladha dhe menjehere behn greko. Allahu te udhezofte ne te kundert te shkaterrofte more frank evropjani. Po per pedofiline more qimeqen ca ke per te thene? se helbete dhe ata nga dashuria e bejne ,eee frank harramsesi? ptuuuu pisanjoz mashkull.

    1. albi says:

      ca do me thene “a do e pranosh femijen tend te beje gjera te tilla te neveritshme”?
      Ne rast se femija yt vjen nje dite dhe te thote keshtu-keshtu qendrojne gjerat, ti cfare do te besh? pyetje e thjeshte dhe e drejtperdrejte.

  5. net says:

    Jallah, mos qofte e thene !Do ta djeg me vajguri, ja kete do ti bej.Harram nje mije here ,dhe llogari do ti jap vetem krijuesit te tokes dhe qiejve.

    1. albi says:

      Goxha pergjigje. Ne cilen faqe te Kur’anit pershkruhet procedura qe ndiqet kur femija ben gjera te neveritshme? Do jete ndonje edicion i ri i sapo dale, se ai qe kam lexuar une, nuk thote gje. Ai thote qe gjykimin e ben tjeter kush, jo ti.
      Edhe dicka tjeter. Mqse nga kendveshtrimi jot, kemi te bejme me akte qe burojne nga degjenerimi i njeriut, sa eshte pergjegjesia e prindit ne degjenerimin e femijes se tij? Ndoshta ne nje rast te tille, vajgurin duhet ta hedhesh mbi vete me pare (mgjse as per kete nuk shkruhet gje ne Kur’an).

  6. lexuesi says:

    Dakord moj Xheni beni si te doni e çfare te doni me jeten tuaj.Ama kur thua se do edhe nje femije,natyrshem me lind pyetja SI DO T’JA BESH ?!-Familja e konceptuar si bashkim i dy sekseve e garanton vazhdimesine e races njerezore,ndersa nje “familje” siç ju e doni ,garanton vetem PLOTESIMIN E DESHIRAVE(kapriçove) TUAJA SI INDIVIDE,dhe JO VAZHDIMESINE E JETES !!!-Jeni te obliguar te kerkoni “ndihmen” o te epruvetave o te ndonje miku dhurues (jashte sistemit familjar siç ju e konceptoni)!Pra ,ndersa kerkoni te ndertoni nje forme paralele me familjen tradicionale (nje kopje jo fort te bukur),beheni edhe INVAZORE te “terrenit” te kesaj familjeje duke huazuar(rrembyer)elementet thelbesore te saj!-A mund te me pergjigjesh(s’ma mer mendja se do ta lexosh)se ç’do te ndodhte me njerezimin, me vazhdimesine e jetes nese te gjithe meshkujt do te shkonin vetem me meshkuj dhe gjithe femrat vetem me femra ? -Kush do t’jua plotesonte kapriçon e te pasurit nje femije ,nese te gjithe meshkujt(qe ti sigurisht APROVON)do te shkonin vetem me meshkuj ?!!!

    1. elinor says:

      Jo “kapricot” dhe “deshirat” o lexuesi i palexuar por nevojat shpirterore dhe fiziologjike.
      “A mund te me pergjigjesh(s’ma mer mendja se do ta lexosh)se ç’do te ndodhte me njerezimin, me vazhdimesine e jetes nese te gjithe meshkujt do te shkonin vetem me meshkuj dhe gjithe femrat vetem me femra ?”
      A mund te me pergjigjesh, c’do te ndodhte me gomarin sikur te….fluturonte….jo me presh ne bythe si ti?

      1. hmmm says:

        termat e perdorura nga “lexuesi” mund te interpretohen si te doje cdokush dhe kjo nuk eshte thelbi. “Elinor”, “Lexuesi” made a good point ;=)

    2. lexuesi says:

      Elinor, me vjen keq qe s’mund t’i shoh gjerat nga kendveshtrimi yt dhe i Xhenit.Mua, nga kendveshtrimi im modest prej te palexuari,ato nevojat e tua fiziologjike e shpirterore me duken thjeshte kapriço.Sidoqofte jam me moton jeto e ler te jetojne .-Sa per gomarin,po te fluturonte,mendoj se do te kuptonte shume me pak nga ç’ke kuptuar ti nga sa kam shkruar…

  7. rodrigo says:

    Duke qene se me ate surrat nuk ta varte kush nga sexi i kundert, normale qe do kaloje ylberin duke filluar te gjuash shoqet…. ?

  8. Esat Pashe Fevziu says:

    Keto gjera i kemi peshqesh nga baba Sulltanet. Kete zanat ushtronin femrat ne harem dhe te njejten gje ushtronin Jeniceret.

  9. burgu i rrogozhines says:

    Nuk paragjykoj asnje qe eshte lesbike apo gyej ….puna e tyre …me shqeteson fakti ….qe keta duan shoke dhe shoqe …..dhe punojne ne menyrat etyre ..duke kapur gjahun qe femije …dhe pastaj na kthehet gjithe rinia ne lesbike apo gyej ……….KUJDES FEMIJET !!!

  10. net says:

    albi more rob zoti< po te citoj se cfare shkruhet ne bibel mire qe kurani nuk te pelqen! Edi ti se ca thote bibla per keto pislleqe? Keta nuk do te hyjne ne mbrewterine e zotit, te gjitha fete monoteiste e denojne rende kete akt te ndyre. Di gje ti albi per popullin e lutit?! Mesiguri jo, populi i lutit ja dha e dhe dreqit. Allahu i madheruar u dergoi profetin LUT, (alehi selam) qe ti udhezoje po ata e refuzuan me tallje, dhe dihet se ca u ndodhi me pas, shi me gure e zjarr u ra deri sa u zhduk si popull. Kete e ke dhe ne bibel e ne tevrat, jo vewtem ne kuran. Lexo injorant! Sot pergjegjesia eshte e prindit, e shoqerise, e shkoles, e ligjeve qe duhen ti denojne keto djallezira,Allahu te udhezofte inshala.

    1. albi says:

      O Neto qeke fresk fare! Ku e shkruajta une qe Kur’ani nuk me pelqen, nuk bera asnje koment per kete. Te shkruajta qe askund nuk thuhet qe ta besh ti ate “vetegjyqesine” e leshit qe mendon, se e ben dikush tjeter. E mos hajde te me permendesh as Bibel e as Teurat, as popullin e Lutit e as te tjerat, se kur i kam lexuar, ti merrje klasen e pare me mik.
      Dhe te gjitha keto shkrime nuk permendin ne asnje pike qe gjyqesine ta besh vete, se ti nuk je askushi, por po te kishe nje grimce inteligjence, do e kishe kapur thelbin e asaj qe shkruajta. Duket qe degjon dhe lexon ate qe veshi dhe syri yt do qe te degjoje e te lexoje, e jo ate qe te thuhet.
      Ti nuk ndryshon shume nga gjithe ata qe me injorancen dhe interpretimet e tyre sipas deshires e kane perdhosur fene, dhe kane bere qe njerezit e tjere t’ju tregojne me gisht e t’ju perbuzin, dhe keni bere qe Islami nga nje fe perparimtare dhe tolerante qe ishte ne fillimet e saj, te perjetoje tani Mesjeten e vet, duke ja zene frymen injoranca dhe obskurantizmi, dhe duke u pare me frike, mosbesim dhe percmim nga pjesa tjeter e botes!

      Ik tani se shume po te jap muhabet.

  11. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Gjithe natyra ,qe nga Bimet , Njeqelizoret ,shume qelizoret ,qe nga 5 shkallet apo klasat e CORDATEVE e kane marre spunton vetem nga HETERO-SEKSUALIZMI .
    Natyrisht Gjitaret ku bejme pjese edhe ne shfaqin shenja te HOMOSEKSUALIZMIT por ne nje perqindje te paperfilleshme .
    Bythqimet dhe BythqimET , jane devijacione gjenetike ,por qe per mua ata LINDIN te tille dhe nuk BEHEN te tille
    Pra ky fenomen eshte perjashtim nga rruga e zakoneshme ,pavaresisht se si FEMRAT apo MESHKUJT jane te afte qe te lene Pasardhes .
    Zoti ,Allahu ,Perendia ,apo quajeni si te doni ka krijuar CIFTIN MASHKULL-FEMER per te vazhduar jeten ,e thashe edhe me lart ,ne te gjithe boten e gjalle Bimore ,Shtazore dhe NJERZORE .
    Une nuk e kuptoj se si nje Mashkull nuk pelqen nje FEMER por pelqen MANALLIN e nje MASHKULLI tjeter ne vere te Byt…qe natyra e ka krijuar VRIMEN ANALE per jashteqitje dhe jo per BRENDA-QIR-TJE .
    Por nga ana tjeter nuk jam ne gjendje se si duhet ti trajtoje keto qenje Shoqeria njerzore .
    Por nje gje desha te theksoj qe :
    Te pakten mos i AMPLIFIKONI keto raste devijacionesh gjenetike te lindura .

    1. Cool says:

      Shume sakte Totila!!!!! Lindin , nuk behen!!! ?

      1. SIT ..BACK ....AND RELAKS says:

        @Cool – tha edhe devijacione gjenetike cka nenkupton jonormale, dmth jane njesoj si ata qe lindin me 2 koke apo te ngjitur, apo me nje sy. pra devijacioni gjenetik nenkupton qe nuk jane njesoj si te tjeret pra duhet trajtuar ne rruge mjekesore ose psikologjike. Keshtu e kuptoj une shprehjen e mesiperme ” deviacion gjenetik i lindur”

  12. Altin says:

    GJEJA ME E MIRE QE MUND TE BEJNE ATA QE NUK E HONEPSIN BY******N (OSE HOMOSEKSUALITETIN NE GJUHEN ANGLEZE), ESHTE TE MOS KLIKOJNE / LEXOJNE / REAGOJNE PER KETA ARTIKUJ. INDIFERENCA TOTALE ESHTE PERGJIGJA E MERITUAR PER KETA TIPA DHE TIPE QE NA CANE K***N (DICK NE ANGLISHT) DUKE NA HAPUR ZEMREN RREGULLISHT NE MEDIA.

  13. ***** says:

    perderisa nuk respekton ligjet e jetes e te natyres patjeter qe i bie te jesh ndryshe.

  14. 1 says:

    cohu enver dhe zdhuke kete rrace

  15. Uji i ftohte says:

    Kjo vajze eshte shume simpatike,teper e afte,tejet e natyrshme,krejt normale,e kam ndjekur ne nje emision televiziv,e respektoj si motren time,e mbeshtes e me gjithe shpirt.

    1. PoPo says:

      Ke ngateruar NIKUN,duhej ta kishe vene B…e Q…i-Keshtu do te ishe ne rregull,si ne forme,ashtu edhe ne permbajtje.

  16. Taqua says:

    O TOTILA, ik o plako merru me futboll. Sa per temen ne fjale, se kuptoj pse shkruhen gjithe keto carcafe. Ketu ska emancipuar gruaja hetero akoma, o eshte padrone e tipit mazokiste ne shtepi sic jane keto femrat e egra shqiptare pa pik lezeti, ose eshte e nenshtruar nga burri shpellar. Akoma nuk e kemi gjetur vijen e mesit. Keta LGB car jane duhet te presin rradhen.

  17. Adi N.York says:

    Kujt I plasi karingtoni se si e kalon diten kjo? Hajde lajme hajde. As qe e lexova nje karllik te tille.

  18. Dibrani says:

    Bravo net…
    Vtem nji kundershtim ne lidhje me vrasjen e homove….
    Me Islam duhet ti hedhim NGA nje ndertes e lart me koke poshte, ashtu si Allahu e shkqterroj popullin e Lutit.

  19. Dibrani says:

    Albi
    Me duket se qeke pak fillestar ne islam, ma bej hallall pA te ofenduar.
    Ajo qe ESHT ne Kuran dhe sunet ESHT urdher qe duhet zbatuar me aq sa ke mundesi, por te pakten zemra jote DUHET TE URREJTJE DHE TE DASHUROJ VETEM PER HIR TE ALLAHUT.
    Dhe bej shum kujdes per dicka: MOS KUNDERSHTO FJALEN E ALLAHUT SEPSE KJO TE NXJERR AUTOMATIKSHT NGA ISLAMI.
    Po qe se muslimani ESHT I KENAQUR ME NEJ LIGJ TJETER PERVEC SE ME LIGJIN ALLAHUT ATEHER AI PERSON ESHT KAFIR.
    Allahu Na ruajt NGA Kjo e Na udhezoft ne te drejten.

  20. ceni says:

    Po pse nuk i fusni dhe juve te LGBT si greve urie, qe Kushtetuta tju quaje te martuar burre me bure dhe grua me grua?Detutetet e PD i keni me vehte edhe sikur te kerkoni burra dhe gra artificiale ne kerkesat tuaja.Luli, Aldo,Muli e comp do i keni aty cdo dite, edhe ato grate deputete te PD do ju mbeshtesin dhe mbase ndonje nga ato ka qejf ta provoje me kete Xhenin e famshme, qe do te beje femije nga sqetulla!

  21. vlonjati says:

    ,,,,dhe istorikisht myslymanet ishin te paret qe u bene gej e lesbike ngaqe rinin te mbuluar koke e kembe dhe keshtu ja fusnin njeri tjetrit.

  22. SIT ..BACK ....AND RELAKS says:

    Problemi i Xheni besoj se fillon qe nga mbiemri, duke e pasur ate mikun si mbiemer gjithe jetes na prapa i ka ardhur ne maje te hundes dhe njekohesisht nuk ja ndjen as mungesen sepse kudo qe shkon e ka me vete dhe rrjedhimisht i eshte bere boze. si pasoje ka pasur vetem dy rrugezgjidhje ose ta bente mbiemrin pidharaj dhe ti futej saDICK-ut ose ta mbante karaj dhe ti futej PIDHAQES. meqe dihen burokracirat dhe korrupsioni ne administraten shqiptare xheni zgjodhi si rruge me te shpejte, te pershtateshme, fitimprurese dhe egocentrike kete te dyten. Nuk e di si ndjehet i jati ksaj kur degjon shprehjen “beme baba te te ngjaj”.

  23. TE says:

    E kush do tja dije se si jeni ju. Ju jeni ashtu sic doni te jeni. Nuk ka nevoje te shpikni kauza per te marre fonde dhe per tu bere te njohur. Stili juaj i jeteses eshte zgjedhja e juaj. Tani boll se na jeni neveritur. Po na beni ne heterot sikur jemi jashtokesore ndersa ju jeni OK.

  24. taraku says:

    Ah moj Xheri Karaj,ti vuan per nje koqemadh….kete do ti,asgje tjeter…sa te te ze ne ndonje qoshe,do mbesesh gojehapur nga meraku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje