Veliaj: Bashkia e Tiranës të zbatojë ligjin për transportin falas të invalidëve

3 Qershor 2014, 17:01Sociale TEMA

Ministri Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i ka bërë thirrje sot bashkive që të respektojë ligjin për statusin e invalidit, i cili u garanton atyre udhëtim falas në transportin qytetas. Teksa ka hipur vetë në njërën nga linjat e autobusave që operon në Tiranë për të inspektuar urdhërin e nxjerrë para pak ditësh nga MMSR për udhëtimin falas të personave me aftësi të kufizuar, Veliaj tha se problemet më të mëdha janë vërejtur në Bashkinë e Tiranës.

Më rezulton se problemet më të rënda janë vërejtur në Bashkinë e Tiranës. Përveç linjës së Kamzës, asnjë nga linjat e tjera nuk e ka respektuar urdhërin. Prandaj, hipa sot në autobus, së bashku me disa qytetarë që janë të pajisur me dokumentin e invaliditetit, për të parë respektimin e ligjit. Me sa duket, ligji u njihka, por disa njerëz zgjedhin të mos e zbatojnë atë”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, ligji për statusin e invalidit u garanton atyre udhëtim falas dhe vende të lira në çdo autobus:

Përpara disa ditëve u bëra një apel të gjitha bashkive, sidomos Bashkisë së Tiranës ku abuzimi dhe mosrespektimi i ligjit ka qenë më i madh, që të interesohet për çështjet që i takojnë asaj. Kur lidh kontrata me shoqatat e transportit duhet të respektojë së pari, njerëzit më të dobët të shoqërisë, personat me aftësi të kufizuar dhe ata që janë të pajisur me një dokument invaliditeti”.

Aftësi e kufizuar nuk është kur ke probleme me një këmbë ose një dorë. Aftësi e kufizuar është kur ke probleme me logjikën dhe kur vendos fitimin përpara njerëzve. Unë gjykoj se jetojmë në një shoqëri solidare ku njerëzit janë përpara fitimit”, vijoi z. Veliaj. Ai u bëri thirrje edhe shoqërive të transportit që ta respektojnë ligjin. “Ligji për liçencat e shoqërive të transportit thotë se ato mund ta marrin liçencën vetëm nëse plotësojnë kushtin e udhëtimit falas të personave invalidë. Çka do të thotë se edhe mund ta humbasin liçencën nëse nuk e zbatojnë atë”, tha ai.

Në të kundërt, do të merrem personalisht, me gjithë fuqinë që më siguron ligji. Çdo shfajësim i Bashkisë së Tiranës, e cila kërkon para shtesë për t’i ndarë me kompanitë e autobuzave, do të penalizohet. Ligji flet shumë qartë dhe çdo spekulim nga Bashkia e Tiranës nuk qëndron. I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë të kthehet në punë dhe të sigurohet që në këtë qytet bëhet jetë normale dhe ku nuk ndodh si në Alabama me Rosa Parksin, ku dikush zbritet nga autobusi për ngjyrën e lëkurës apo se i kërkohen para për një udhëtim, të cilin shteti shqiptar dhe taksapaguesit ia kanë dhënë falas”, e mbylli ai.

16 komente në “Veliaj: Bashkia e Tiranës të zbatojë ligjin për transportin falas të invalidëve”

  1. Leo says:

    Bravo Erion. Suksese ne punen tuaj. Fantastik..

    lulin e ka marre lumi

    1. Shehu says:

      Duke ju uruar suksese ne detyren tuaj, Ju bej me dije se te drejtat e invalideve per te udhetuar falas ne transportin publik Bathore, Kamez – Tirane nuk zbatohet . Ju kerkojme istitucioneve kompetente te nderhyne per zbatimin e Ligjit.

      1. arbri says:

        e ta mendosh qe paraardhesi erionit,spiro ksera nuk denjonte as tu pergjigjej kamerave te fiksit.Vetem me kete veprim Erioni fiton respektin tim e jo me po te analizojme arritjet te cilat mbase mund te jene te pakta por me themel te forte

        1. fejzi says:

          Te lumte Erion. Me vjen mire qe ka ardhur dita qe njerez si ju, qe jane te pergjegjshem , drejtojne kete vend.

          Sa per Bashen, ai eshte thjeshte nje shtojce e lige e saliut qe nxjerr dhembet rrugeve dhe kaq

          1. Deani says:

            Kjo eshte shume domethenese. Veliaj perballe BASHES ngjajne si LUANI perbelle LEPURIT.. LEPURI ESHTE LULI qe sdi me se ku i ka kufinjte..

            mortje

            1. velo says:

              Pershendetje te perzemerta Erion. Ky gjest tregon se je ne krye te punes e askush smund te dali mbi ligjin. me vjen mire per ty, me vjen mire qe je aty ku je sepse je i duhuri qe e ben punen plot pasion

              1. Olsiana says:

                Hajde te degjofsha te miren Veliaj,, Keshtu te duam, te pathyeshem ne punen tende.. Njeriu me solidar ne vend qe del dhe e inspekton punen vete.

                ja pra qe ky vend ka raste me te cilat mund te krenohesh.. Erioni eshte i tille.. Te lumte

                1. Zana says:

                  Kjo eshte nje shenje e paster se kush punon e kush fle gjume.. se kush eshte ai qe eshte vertete njeri punetor dhe suprem dhe se kush eshte ai legeni qe rri skutave per te mos punuar por vjedhur.

                  te lumte Erion, je me i miri per popullin ?

                  1. Rezi says:

                    Epo me ne fund, me ne fund kemi njerez qe na qeverisin e jo kafhse si ata qe kishim dje..

                    shume suksese erion e punen tende te veshtire,.. me e mira do behet me ju qe drejtoni punet e ketij vendi.. Bravo

                    1. Miranda says:

                      Basha eshte aq maskara sa edhe ligjin po e shkel per te mbytur te varfrit, per te thene pastaj e ka fajin Rama.. Ja sa poshte ka rene

                    2. Albi says:

                      PO ne TRAM-n e Lulit lejohet karta Invalidit?

                      Ku Trami

    2. Sokrati says:

      Minister mashtrues e pervers ne moral
      Jepi nga fondi yt qe ke si ministri per kete shtrese e mos u tall duke kerkuar nga paret e bashkise.gjerat jane te ndara e detyrat te ndara.ti je per ti dhene nga fondet e tuaja e jo te huaja.

  2. erioni vogel says:

    Erioni i Madh para se te beje deklarata duhet te ballafaqohet me faktet;

    1. Linjat e autobuzeve ne Tirane jane biznes privat.

    2. Biznesi privat nuk ka si qellim bamiresine, por maksimizimin e fitimit.

    3. Ne rastet kur Qeveria nepermjet politikave te mbeshtetese vendos te suportoje kategori te caktuara, merr persiper te paguaje kostot e politikave qe aplikon.

    4. Sikurse e ka thene Erioni i Madh “aftesi e kufizuar eshte kur ke probleme me llogjiken” dhe nepermjet kesaj politike synohet mbeshtetja e shtreses se rilindasve nepermjet ofrimit te sherbimit te transportit falas.

    5. Kostot le ti paguaj Bashkia e Tiranes meqe nuk ia kane miratuar as buxhetin.

    1. sh q i p says:

      megjithe respektin per ministrin , do ti thoja qe ti lene retorikat e te hidhen ne veprime konkrete . ketu nuk eshte çeshtje persekutimesh, por vetem zbatim i ligjeve. kur kompani apo istitucione vihen me dashje kunder ligjit ka masa administrative qe te bllokojne edhe aktivitetin. keta te babezitur qe duan vetem para e as qe pyesin per legjislacionin, tu vihet fre. o te binden e te zbatojne rregullat e percaktuara me pare, o te largohen e te zevendesohen me operatore te tjere. nuk e kuptoj pse u dashka bere temena ketyre qe hapur sfidojne shtetin.

  3. naun prifti says:

    Mos u lodh kot o erion se keta pallaveshet e sales nuk degjojn dhe nuk zbatojn ide te dala nga te tjeret sado qe te persosura te jen .ata vetem pellazgun e tyre degjojne .ky popull kete feste do

  4. edi says:

    ore kete ligjin e nxori bashkia apo qeveria cpune ka LULI?

    http://bit.ly/1pDushH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje