Studentët e Universitetit Politeknik dhe Universitetit të Tiranës protestuan të hënën kundër skemës së re të propozuar për financimin e edukimit të lartë
Nga Gjergj Erebara, BIRN
Studentët dhe pedagogët u mblodhën përpara zyrave të qeverisë shqiptare në Tiranë, për të kundërshtuar reformën në arsimin e lartë, duke theksuar se ajo do të dëmtojë universitetet publike në favor të shkollave private.
“Ne po protestojmë kundër rritjes së tarifave, kredive për studentët dhe kundër propozimit për të financuar universitetet private me paratë publike,” tha Jani Marka, një profesor në Universitetin Politeknik.
“Ne duam një reformë reale të edukimit, të iniciuar nga studentët dhe profesorët,” shtoi ai.
Studentët bënë thirrje për shkarkimin e komisionit të përkohshëm për reformën në arsimin e lartë dhe kërkuan nga qeveria që të refuzojë propozimët e tij.
“Ne jemi studentë, jo tregtarë” dhe “Universitetet i përkasin studentëve, jo tregtarëve”, ishin disa nga parullat e tyre.
Komisioni i krijuar nga kryeministri Edi Rama në janar, ka propozuar një skemë të re financiare, ku universitetet private dhe ato publike do të garojnë për fondet qeveritare, bazuar në një sistem të pavarur vlerësimi.
Kritikët thonë se vendimi i komisionit për të hapur dyert për universitetet private për të pasur akses në paratë e taksapaguesve, do të dobësojë sistemin publik të edukimit të lartë.
Duke shkruar në Facebook, Artan Fuga, profesor i filozofisë në Universitetin e Tiranës, tha se skema është e pandershme si për taksapaguesit, ashtu edhe për edukimin publik.
“Anëtarët e komisionit nuk përfaqësojnë universitetet publike. Ndryshimet e planifikuara do bëjnë që privati të jetë sërish me fitim, por do rëndojnë barrën financiare të publikut,” tha ai.
Proteste e drejteuar nga Sali Maloku!!!
Poshte kapitalisti Sali Maloku Vucidolsi pist! fare e keqe kapitaliste qe drejton protesta kunder socialistist Rama dhe intlektualeve socialiste si Muc Nano Aridna Vehbiu qe e prune ne pushtet!
Rrofte Ilir Meti!
Eshte KRIM DHE TURP i madh,qe shteti t’u jape leke UNIVERSITETEVE PRIVATE ne dem te atyre publike!!!
Cfare pune ka shgteti te financoje PRIVATIN kur dihet qe ato nuk punojne per BAMIRESI,por per BIZNES???
Shto ketu edhe financimin e institucioneve FETARE,atehere ky eshte SHTET MESJETAR e jo SHTET LAIK!!!
PRIVATI DHE FEJA -LARG DUART NGA SHTETI!!!
Cfare interesash ka shteti,qe te financoje UNIVERSITETET PRIVATE,kur ne vend te tyre MUND TE MODERNIZONTE ATO BUBLIKE???
Me siguri tek privati,merret kollaj PERQINDJA E XHEPIT!!!
Keshtu bente edhe Berisha me TENDERAT E RRUGEVE me parate e buxhetit,ne vend qe t’i bente me KONCESIONE!!!
EDI RAMA!
ASNJE LEK UNIVERSITETEVE PRIVATE DHE KISHAVE E XHAMIVE nga buxheti i shtetit!!!
Po i dhe,atehere edhe ti je njelloj si Sali Berisha!!
Ja reforma e Rilindjes per Universitetin Publik. Vazhdim i asaj qe nisi Saliu. Pini lengun. Nuk paskemi qene 1 milion qelbesira, po gati 1 milion trapa ndoshta. Ne pafshi me vote zgjedhjet e tjera, si vote u befsha
o Sali o baba kthehu prap se ben shaka… hahahaa
Studente? C’studente? Shumica e ketyre jane analfabete funksionale, qe per interesa te drejtuesve pa shtylle kurrizore behen lolo!
Hehe me kujtohet qe disa nga keta pedagoget, te cilet i vene perpara studentet per te dale ne proteste, kur publikonin CV e tyre “akademike” nder te tjera shkruanin: Patente kategoria B, Perdor Fax,Scanner…..
Kishte ngele mikrovala, lavatricja dhe depilatori…..hahahaha
Ne se edhe universitetet private te njereze si Henri Cili do te marrin edhe leke nga taksapaguesit shqiptare atehere kjo tregon sheshit se qeveria e re “e majte” po i jep nje dore te mire prodhimit te diplomave falso dhe administratoreve private. Une di me siguri se universitetet privat ne pjesen me te madhe te vendeve demokratike perendimore nuk marrin fonde nga shteti.
Egzistenca e universiteteve private bazohet ne cilesine e larte te ketyre universiteteve. Ne universitetet private dergojne femijet e tyre njerezit qe kane leke dhe Duan te investojne ne cilesine e diplomes qe merret ne keto universitete.
Dihet se edhe shoqeria kapitaliste me te drejet eshte per shanse te barabarta per te gjithe, pra edhe per femijet e njerezve te varfer. Kjo eshte aresyeja qe shteti ben edhe financimin e universiteteve publike.
Para disa kohesh, ne gazeten Panorama, Henri Cili tha se nuk i financon dot revisten “Mapo” per shkak te problemeve financjare. Pra dhenja e kapitalit edhe per universitetet private do te prishi ligjin e konkurences se lire dhe te ndereshme te univesiteteve publike dhe private.
shume mire e kane bere! hajde te shtrydhim dhe studentet e publikut e t’ia japim leket privatit, pa kuptim fare
z. mero ju lutem botoni nje artikull te detajuar per kete reforme qe te kuptojme cfare ndodh.
me kaq informacion nuk mund te jepet asnje mendim.
UNIVERSITETET PRIVATE SHKATERUAN KULTUREN SHQIPERINE!!!!!!!!!!!
ATO DUHEN MBYLL URGJENTISHT PASI ATY KALKULOHET MAFIA QE PO GLLABERON VENDIN…/!
gjysma edeputeteve te rilindjes jane me diploma falso te privati Mero po te jete burre i ndershem le te beje nje panorame ku i kane mare diplomat keta politikan se e ka informacionin,se Mero eshte si sali berisha per informacion apo jo Mero
keto zoterinjte nuk e njihkan historine me sa duket? ti dalesh kundra studenteve do te thote qe i ke hapur gropen vetes. nje gje eshte e qarte qe kjo qeveri po zhgenjen njesoj si ajo qe iku duke haruar qe votimet vine shume shpelt.
Protesta do te ishte e plote po te ishte ne rrjeshtin e pare Jozefina, Saliu dhe Dhori Kule. Keta nuk i pame. Me sa duket kane nxjerre te tjere “mish per top” dhe vete jane fshehur…..ose do te dalin ndonje here tjeter
Rilindasit duan para prandaj do te marrin dhe universitetet. KJo eshte reforma???
Bravo rilindja!
Bravo cuna, sa me shume leke ne dem te te ardhmes se shqiptareve, shkaterroni gjithcka.
do vazhdojne protestat por pasi te marrim statusin, po kjo puna e ktij draftit duhet pare:http://bit.ly/1pDushH