VIDEO/ Rama paralajmëron: Të tjerë ish- ministra në Prokurori, por kjo e fundit duhet të reagojë

2 Qershor 2014, 15:00Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi depozitimin e të tjera dosjeve në Prokurori për ish-ministra dhe zyrtarë që kanë abuzuar me detyrën.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, një ditë përpara se Komisioni Europian të paraqesë progres-raportin, Rama theksoi vendosmërinë e Qeverisë dhe mazhorancës për të luftuar korrupsionin, duke i kërkuar organit të akuzës të japë rezultatin e hetimeve në lidhje me dosjet e depozituara deri më sot.

“Nuk janë ligjet dhe nuk është legjislacioni mbi të cilin vepron që ka penguar apo pengon Prokurorinë që të bëjë shumë më tepër se sa ka bërë deri më sot, lidhur me cështje që për hir të së vërtetës ia kemi vënë në dispozicion fare të shkoqura e të gatshme për ti çuar në rrugën e drejtësisë. Çështje që lidhen me zyrtarë të lartë e shumë të lartë çështje që lidhen me korrupsion në një sërë fushash me ndjeshmëri të madhe për publikun. Sidoqoftë në pritje që prokuroria më në fund të japë rezultate të hetimeve që disa herë ka përsëritur se po bën, të tjerë ish-ministra do të përfshihen në rrugën e kërkesës për hetim nga ana e prokurorisë në javët në vijim dhe të tjerë ish-zyrtarë të lartë do i ndjekim në po atë rrugë. Nuk do të rreshtim në proceset e adutimimeve dhe hetimeve të brendshme. Sigurisht volumi është i jashtëzkonoshëm dhe problemet për tu trajtuar janë të jashtëzakonshme por nuk i shmangim kësaj përgjegjësie”, theksoi Rama.

Në fjalën e tij, Rama gjithashtu përmendi edhe reformën në drejtësi, për të cilën tha se duhet të jenë në lartësinë e sfidës për të luftuar korrupsionin.

“E kemi pa asnjë dyshim të qartë se çfarë reforme duhet të bëjmë në drejtësi për të qenë në lartësinë e sfidës. Grupi i punës që ka nisur prej kohësh punën për të përpunuar një bazë mbi të cilën pastaj do të hapet një diskutim i gjerë besoj se së shpejti do të mund të vërë në dispozicion të të gjithë aktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtar materialin për të startuar një diskutim të madh për reformën e thellë që do të bëhet në sistemin e drejtësisë”, vijoi ai.

Kryeministri u ndal në procesin e integrimit dhe statusin e vendit kandidat, vendimi final për të cilin pritet të merret më 23 Qershor.

”Besoj se nuk kemi arsye të dyshojmë në faktin se raport progresi do të flasë qartë për atë që ne jemi të vetëdijshëm që kemi bërë në këto muaj, edhe pse do të përqëndrohet në disa prioritete. Përzgjedhja jonë ishte që të jemi të vendosur të bëjmë reformat të thella e të munguara në të gjitha fushat. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet. Nuk dyshoj që rezultatet që për ne janë të prekshme janë në sytë e të gjithëve dhe gëzojnë mbështetjen dhe do të sjellin të gjithë përgëzimet e nevojshme nga ana e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë”, theksoi ai.

45 komente në “VIDEO/ Rama paralajmëron: Të tjerë ish- ministra në Prokurori, por kjo e fundit duhet të reagojë”

  1. eleni says:

    Ashtu te lumte

    1. EDEN says:

      I madh,, beje me te miren sa te perket ty, pastaj llalla ben mire te veproje sipas ligjit, te gjithe brenda bien keta

      1. Xeni says:

        Atyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy me rri te lumte.. Ne birg plerat qe vodhen e bene kete vend cope e cike.. gjykatat te bejne punen si duhet ne te kunder, REFORMATOOOOO

        1. genti says:

          PAske qene burre Edi RAma.. Jua fute kembet ne nje kepuce qenve. hajde te degjofsha te miren o i madh

          1. Polici says:

            Te gjithe ne burg ore .. mos ndaloni sepse popullin e keni ne krah per te vene drejtesine ne vend, mos u tutni nga asgje

            1. sara says:

              Ty te lumte EDI.. Me ne fund kemi nje kryeminister qe drejtesine e ka prioritet dhe kemi shume besim tek puna juaj..

              saliu me te tijet jane te tmerruar tanime

              1. gjeci says:

                Shume besim kam tek Rama, E ka marre seriozisht te gjithe punen dhe kjo na jeo shprese se ne shqiperi po ndertohe shtet,,

                drejtesia te beje punen e saj dhe te behet sa me shpejt reforma

                1. bacllari says:

                  BEj reformen ne drejtesi edi dhe jepi perpara drejtim ketij muhabeti..

                  saliu do qaje tere kohen e do perhapi llafe lart e poshte por populli eshte me ty dhe kete e tregoi me 23 qershor

                  1. holta says:

                    Super lajm per te gjithe.. presim qe te behet drejtesi per gjithe menxyrat qe jane bere ne shqiperi..

                    pasojat ne i kemi vuajtur, ndaj saliu me shoke duhet te paguaje nje me nje per gjithcka ka bere

                    1. Leo says:

                      Suksese te uroj Rama. Ke pune te veshtire perpara se keta cakenjte jane mesuar te luajne mbi drejtesine e mbi popullin e varfer..

                      gjithesesi kemi besim tek ju e mbeshtetjen e ke te pakursyer nga populli

              2. Pilo Lala says:

                Kjo eshte detyre e Qeverise se Re, edhe pse Presidenti dhe Dhalla po e pengojne.
                Bravo Edi!! Kemi besim qe Shqiperia do shkoje ne drejtimin e duhur.

            2. black_lion says:

              E mira do te ishte te flitej pas punes dhe jo para kesaj! Planet jane ceshtje e brendshme, rezultatet jane ato qe duhet te behen publike. Deri tani vetem plane kemi degjuar!
              Realisht me vjen keq qe komentuesit e ketij forumi entuziazmohen nga fjalet qe duan te degjojne dhe nuk kembengulin ne faktin qe duan te shohin rezultate.
              Te shohim ku do jemi ne korrik, pasi ne gusht eshte pushim dhe ne shtator behet bilanci 1-vjecar.
              Une per vete jam pesimist ne kete drejtim, pasi nuk mund te kete drejtesi, kur drejtesia eshte ne dore te hajdutit. Qofsha i gabuar!

              1. Pilo Lala says:

                Kapni ate monstren kryesore me Argitovicen, se te tjeret jane ne rrjete.

    2. safeti says:

      Posht revizionistet, posht tuiteri rroft shoku Kristaq. Sa me shum bien trguesit ekonomik, te ardhurat, punsimi aq me shum mundohet ta kompensoj punen me denimin e fajtorve imagjinar. I gjith populli kerkon dorheqjen e qeveris me te deshtuar ne histori dhe hapjen rrug te zgjedhjeve te parakoshme.

      1. 'stili> says:

        Po ti o fare e keqe fole e ,!?C’fare kerkon surrati yt qe ti ledhatojne hajdutet, mos je edhe ti I tille .??

        1. Pilo Lala says:

          Jo,
          Por ky ka qene ne koma! Eshte permendur para dy javesh.

      2. dymi says:

        O Safet mavria,kur u takove, more kokebosh me qeliza gomari, me popullin qe te paska thene se ai( populli ) kerkoka doreheqjen e qeverise. Po populli nuk ka mbushur vitin qe ja la bythen pa karrike, ustait tend,more mavri i mavrisur.

    3. _I_ says:

      Llafe … Llafe … Llafe duke u perpjekur te genjeni BE se po lutoni korrupsionin. Faki eshte qe asnje fije floku nuk i eshte prekur askujt deri me sot! Boll me llafe … duam vepra … duam qeveritare (kryeministra, ministrat, gjyqtare, prokurore etj) qe kane vrare e vjedhut te futen ne burg! Vetem atehere BE dhe ne populli i thjeshte do fillojme te besojme. Deri tani vetem LLAFEEEEEEEE pa fund.

  2. aldo says:

    Pune leshi, sallate milintantesh po ben o Ed…

  3. . says:

    —————————————————————————
    Z.Rama,

    Populli pret se pari kriminelin s-Ali Bisha dhe pastaj ish-ministrat.
    —————————————————————————

  4. Bollanos kokekallçuku says:

    Bie era shtet

    1. alban. says:

      era mut,barut dhe kanabis!!!

  5. . says:

    **************************************************************************
    Z.Rama,

    E ke gabim.
    Pa arrestuar kriminelin verior s-Ali Bisha kurre nuk ke per te drejtuarShqiperine, pas Ai do provokoje dhe nxise turbullira ne Shqiperi.
    ***************************************************************************

  6. arianit says:

    Qeverria e re duhet te jap shembull ndeshkushmerie
    dhe drejtesie, sepse asnjehere ne shqiperi nuk
    ka pasur nje sistem drejtesie te drejte qe te
    luftoje edhe peshqit e medhej.

    Mjaft me pa-ndeshkueshmeri, kroacia tregoi qe
    eshte nje shtet demokratik qe drejtesia vepron
    duke arrestuar kryeministrin Sanader

  7. Zarar says:

    Hahahahhahahhahhahah as bllofe s’di te beje ky

  8. Italia says:

    Wow, duket sikur e ka seriozisht,bravo! Vetem kujdes se mos kete dhe ndonje emer te L.S.I tek dosjet qe dergon ne Prokurori se Meta nuk te fal kur prishen pazaret.

  9. trig says:

    Pse nuk mer ne trajtim maxhoranca ne Kovend,qendrimin e Prokurorit te Pergjithshem?23 vjet kane qene shume te pasura ne krime te llahtareshme e jo vite skandinave,e nuk eshte mbajtur asnje qendrim ligjor.Prokuroret jane kercenuar nga mafia qe do te thote se ligji e shteti jane ne dore te tyre.Deri kur keshtu?

  10. D. says:

    Në burg hajdutët dhe kriminelët e qeverisë së kryekriminelit Berisha e Co.

  11. debili i Temës says:

    E keqja është, se që të luftohet me sukses korrupsioni, duhet të futen në burg, “të gjithë” demokratët dhe leseistat, që nga Sali Berisha e Ilir Meta, deri tek militanti më i fundit, që kanë patur detyra shtetërore… Fatkeqësisht, kjo është e pamundur, sepse këta janë shumë dhe një pjesë (LSI), janë koalicion qeveritar… Prandaj le të “engledisemi” me “zbulime skandalesh” përditë, ndërsa në burg, nuk do të shkojë asnjë (e shumta, ndonjë “peshk i vogël”, sa për të zënë sytë…)

  12. zambi says:

    Po nuk arrit te denohen zyrtare te larte per korrupsion,te djathet apo te majte qofshin ata, ky vend nuk do ece perpara.

    Gjithashtu media duhet te monitoreoje keto procese qe te mos behet sic behet rendom:

    -denim ne shkalle te pare
    -shumica dalin te pafajshem ne apel apo ju ulet denimi
    -pjesa e ngelur delin te pafajshem ne gjykaten e larted.

  13. shoku " Shpati " says:

    Vetem ne drejtesi reforma eshte shume e lehte . Mjafton te fotografosh makinat dhe shtepite ku jetojne gjykatesit dhe prokuroret dhe e ke te kryer reformen .

  14. alban. says:

    po ministrat e LSI a jane ne listen e Rame???

  15. teuta says:

    Arsyet pse prokurori nuk fuksionon:
    – Nuk deshiron
    – Eshte e lidhur me krimin
    – Ka marrveshje me maxhorancen
    Kjo e fundit eshte me e pranueshme sepse, qe prokuroria nuk ka kryer dhe nuk po e kryen deturen e di i madh dhe i vogel dhe nuk ka nevoje te llomotitet,maxhoranca i ka te gjitha mundesit jo vetem ta shkarkoje kryeprokurorin,por ta vere edhe ne bangen e te akuzuarve.
    Saliu e vendosi vet prokurorin,ish opozita nuk kishte mundesi te tjera ;sot behet me faj (ishopozita) maxhoranca e sotme ,qe nuk vendos ne pozicionin e duhur prokurorin

  16. Kastrioti says:

    Fittorja me e madhe per kombin shqitar do te jete c’rrenjosja e berishizmit,kjo pjelle e keqen qe i ka zene frymen ketij vendi.Shqitaret kane votuar per mireqenie ,drejtesi e siguri e jo per tu marre me nje te cmendur si Saliu dhe shpura e tij.Ne qofte se prokuroret nuk e bejne kete atehere edhe ata vete duhet te shkojne prapa hekurave,sepse jane pjese e llumit berishist.

  17. 'stili> says:

    Po ti o fare e keqe fole e ,!?C’fare kerkon surrati yt qe ti ledhatojne hajdutet, mos je edhe ti I tille .??

  18. Eshte heret , s’keni pare gje akome ‘ !!!

  19. Tirana says:

    Jam dakord te shkojne ish-ministrat ne prokurori, ashtu sic jam dakord qe te shkoje ne prokurori edhe z. Rama dhe z. Meta me ushtaret e tyre. Ky vend do te behet nese te gjithe ju te dashur politikane do rraseni ne burg!

  20. Dashnor Kozaj says:

    Per Edi Ramen . Perse nuk i nxjerr ne shtyp ose ne internet te gjitha akuzat qe ke bere dhe ja ke adresuar Prokuroris . Qe te behesh i besueshem ne popull, si dhe ne votuesit e tu , bej te ditur ne shtyp te gjitha akuzat . Nuk ma ha mendja qe ta kesh me te vertete ,se nuk te le ,ai qe te ka lidhur kembe e duar ,qe eshte I L I R M E T A ,. Akuza e pare eshte per ishkryeministrin ( sb ),dhe bandes se tij ,per vjedhjet e pasurise se shqiptareve dhe shkaterrimit nga themelet te industrise te Shqiperise .

  21. ILIR says:

    Bravo EDI RAMA do ngelesh ne histori si reformatori me i mire ne 100 vitet e fundit.

  22. prokuroria I ka cuar ne gjykate edhe me pare si rasti I 21 janarit dhe te tjera raste ,por problem qendron tek gjykatat qe I ka ne dore sali berisha me keshillin e larte te drejtesise qe komandohen akoma nga saliu

  23. shqip hesapi says:

    Ne burg dhe sekuestrim pronash per te korreptuarit.S’ka rruge tjeter.

  24. një i rvoltuar nga Kosova says:

    Guximi i kryeministrit eshte per t’u admiruar. Goditja e krimit e korrupsionit ne Shqiperi do te reflektoje padyshim edhe te ne….! Ia ka zene frymen e keqja kombit tonè…!

  25. DORI says:

    TE RIZGJIDHET PROKURORI I PERGJITHSHEM ME KUSHTETE!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  26. Ina says:

    Ju lutem mos e arrestoni Avenir Peken vellain e Cim pordhes sepse baci Maxhun do te bashkepunoje me drejtesine per problemin e shperndarjes se mbi 5000 pasaportave shqiptare ne Kine duke favorizuar plot 5000 kinez te levizin te lire pa viza ne europe,kjo baterdi eshte bere me urdher te Berishes dhe per cdo pasaporte eshte marre nga 50.000 euro,Maxhun Peka ne kembim te mos arrestimit te Avenirit do te bashkepunoje me drejtesine shqiptare,ju lutem mos e arrestoni Avenirin edhe pse dihet qe ka vjedhur dhe eshte i korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje