Vajza e Vilson Blloshmit akuzon xhaxhain: Më bëri të vdekur për lekë

2 Qershor 2014, 10:16Sociale TEMA

Enerjeta Blloshmi, vajza e Vilson Blloshmit, poetit të pushkatuar nga regjimi komunist, akuzon xhaxhanë e saj, Bedri Blloshmi (Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Integrimit të ish- të Përndekurve Politikë), se ka stisur një histori sikur ajo ishte në prag të vdekjes, për mbledhjen e ndihmave financiare për shërimin e saj, fonde që ajo s’i ka marrë kurrë dhe as që i ka kërkuar ndonjëherë.

“Në vitin 2010 kam qenë sëmurë, por jo në prag të vdekjes, siç bëri me mua xhaxhai im, Bedri Blloshmi. U diagnostikova me tumor, por nuk kam qenë asnjëherë në rrezik jete. Edhe në vitin 2010 kam shkuar çdo ditë në punë dhe seancat e kimioterapisë i kam bërë pasdite. Pas një viti, gjithçka rezultoi me sukses dhe kam tre vjet që nuk kam asnjë shenjë sëmundjeje. Por pavarësisht se unë jam shumë mirë, xhaxhai im prej 5 vitesh ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh gjoja për kurimin tim, sikur unë do të vdisja nëse nuk do të kisha ndihmë financiare për t’u kuruar në spital privat”, tregon mbesa për Panoramën.

Ajo rrëfen se është kuruar falas në Itali, pasi ka qenë e siguruar, ndërkohë që shprehet e irrituar nga veprimet e xhahxait, me të cilin thotë se është takuar 2- 3 herë.

“Unë me Bedriun nuk kam asnjë lloj marrëdhënie! Kur kam lindur unë, Bedriu ka qenë në burg. Kur ka dalë, mbaj mend që e kam takuar njëherë dhe kaq. Në vitin 1995 unë u largova nga Shqipëria dhe aktualisht jetoj e punoj në Itali, ku jam e martuar dhe kam dy fëmijë. Nga viti 1995 deri në vitin 2009 nuk kemi shkëmbyer asnjë telefonatë. As e kam parë. Në vitin 2009 erdha në Shqipëri dhe u takuam. Edhe atëherë kërkonte para në emrin e babait dhe timin. Atëherë sikur u sqaruam, por prapë nuk kam arritur kurrë ta kuptoj. Kjo ishte hera e fundit që e kam takuar, dhe më pas kam pasur vazhdimisht konflikte, por nga telefoni”, rrëfen e bija e poetit Vilson Blloshmi.

 

Ja se çfarë shkruajnë mbesë e xhaxha në mesazhet e tyre:

Eni: Nuk arrij ta kuptoj se pse vazhdon të thuash nëpër shoqata dhe nëpër njerëz që kujdesesh për mbesën e sëmurë. Kam marrë vesh që ke marrë ndihma në emrin tim dhe vazhdon të marrësh lekë për mbesën e sëmurë. Më kanë shkruar shumë njerëz që të njohin shumë mirë se kush je dhe më kanë thënë se ke marrë shumë lekë për mua… Unë ty do të të degjeneroj o njeri i lig, o kafshë me fytyrë njeriu, do të të hedh në gjygj dhe do të të nxjerr bojën nëpër gazeta se ti kështu e do se je maskara, je njeri i pafytyrë!!! Deri më sot kam ndenjur në heshtje dhe s’kam folur, por tani ta rregulloj unë qejfin ty. Do ta marrin vesh të gjithë se kush je ti dhe sa je kujdesur ti për mbesën e sëmurë! Ti je i etur për famë, për lekë!!! Ti n.q.s ha sot, është falë gjakut të Vilson Blloshmit se ty o kafshë nuk ta var njeri se je një copë injoranti që s’di të lidhësh dy fjalë! I dashur xhaxha, përgatitu se së shpejti mbesa jote e dashur do t’i tregojë të gjithëve se sa shumë je kujdesur për mua dhe kush je ti në të vërtetë!

Bedriu: Eni, më vjen shumë keq që shkruan kështu. Të dish një gjë, se asgjë nuk është e vërtetë që unë kam marrë para. Dy këstet e marra për Vilsonin, t’i kam dërguar bashkë me Dianën ty. Mos u influenco nga shpifjet që të thonë. Nuk është mirë që të bësh ato që thua. Bedriu.

Eni: Unë nuk po flas për këstet, po flas për lekët e tjera që ke marrë ti dhe ti e di shumë mirë që është e vërtetë, prandaj mos vazhdo të gënjesh! Unë i di të gjitha dhe një gjë tjetër, kur unë isha sëmurë, vetëm nga Quksi ke marrë 4 milionë lekë, plus të tjerat që ke marrë nga shoqata! Unë kam prova për këto që po them dhe do t’i shofin së shpejti të gjithë njerëzit pisllëqet që ke bërë ti në kurrizin tim.

Bedriu: Që ta dish, unë kam marrë lekë nga Ministria e Kulturës, kam marrë në Qukës dhe i kam marrë se kam marrë librat dhe këngën e Vilsonit dhe të Gencit dhe nuk kam marrë për ty. Do të marr ku të mundem dhe ti nuk ke punë me këto lekë. Për çdo aktivitet që kryej unë, nuk të takon lekë. Bedriu.

Eni: Mua nuk më intereson aktiviteti jot, nuk më ka interesuar asnjëherë, merr lekë nga të duash, por unë e di shumë mirë që ti ke marrë lekë të tjera në emrin tim për të më ndihmuar mua, por ti mua nuk më ke ndihmuar kurrë, unë kam dhe letra që i ke dërguar Sali Berishës dhe i ke kërkuar lekë për mua që isha sëmurë, apo dhe kjo është gënjeshtër…? Unë nuk kam punë fare me ty, mua më vjen keq për vetëm për një gjë që ha akoma nga emri i babait tim se ti je askushi!!! Këto gjëra do të zgjidhen në gjyq mos ki merak!!! Edhe diçka tjetër, mos harro se Vilsoni la fëmijë nga mbrapa dhe jo vetëm vëllezër dhe motra… Megjithatë lekët që ke marrë, i bëfsh ilaçe, mos i hënksh!!! Ka zot lart, vonon, por nuk harron!!! Përgatitu se me mua do të dalë shumë punë e madhe kësaj radhe.

Bedriu: Besoj se gabohesh, për faktin që Saliu nuk më ndihmoi për ty. Unë jo vetëm që u prisha, por nuk kam lënë gjë pa i thënë, kjo është e vërtetë, po aq e vërtetë sa gjithë të tjerat që të kam thënë.

23 komente në “Vajza e Vilson Blloshmit akuzon xhaxhain: Më bëri të vdekur për lekë”

  1. fshatari says:

    Bishti i qenit bisht qeni ngelet-Brahush-

    1. Pilo Lala says:

      Epopeja e Ballit Kombetar!
      Shikojeni si kacafyten per ca para mashtrimi!
      Mut e bija, mut xhaxhai, mut ai qe beri t’ane!

      Une nuk i njoh, por me keto batuta qe lexoj, keta jane te mbaruar.

  2. Enver Hoxha:
    Kqiji motrën.
    Kadri Hazbiu:
    Jo të shtrembërohen gjërat shoku Enver.
    Enver Hoxha:
    Në qoftë se nuk përgjigje unë e mbyll.
    Kadri Hazbiu:
    Jo dhe të shtrembërohen gjërat shoku Enver.
    Enver Hoxha:
    (Çohet në këmbë dhe duke prerë me duar situatën deklaron “Edhe unë propozoj të të arrestojnë”).
    Kadri Hazbiu:
    Po mirë dakord!
    Enver Hoxha:
    Po sigurisht.
    Kadri Hazbiu:
    Dakord posiii.
    Enver Hoxha:
    Jo… ju lutem…
    Kadri Hazbiu:
    Partia ime më arreston!
    Enver Hoxha:
    Eee, partia tënde, partia tënde të arreston se ke bërë faj. Ajo bën ligjet.
    Kadri Hazbiu:
    Në qoftë se unë jam i tillë për t’u arrestuar, le të më arrestojë.
    Enver Hoxha:
    Po, po edhe do të arrestojë.

  3. Beni says:

    ej po kjo buca e vogel u ble nga Saliu,Bedriu eshte vertet njeri pa shkolle edhe i burgosur por keto qe thote kjo kucka per inate dhe politike nuk jane te verteta.sulmon Bedriun sepse u largua nga Saliu sepse po te bisedoje me Bedriun para shume vitesh vinte doren ne zjarr per Saliun dhe PD,por kur e kuptoj i braktisi.kjo kucka e vogel eshte paguar nga Saliu te shaje xhaxhane per greven e spiuneve dhe shikasvete Sales para parlamentit.buce e vogel ,buce e keqe.plehre.

    1. alban. says:

      o Beno lexoje ç’fare shkruhet dhe vere ne funksion trurin se me kete koment tregon injorancen tende.
      keto jane qelbesirat(si Bedriu) qe mbeshtesin Ramen.

  4. true says:

    eh more Bedri te dolen te palarat

  5. Gjelosh Prela says:

    Familja Bloshmi eshte nje familje me traadita te vyera kombtare.Une e njoh personalishte BEDRIUN. .Eshte veshtire te gjesh fjale te pershkruash karakterin e tij te paepur burreror dhe fisnik.Emrimi i tijne krye te institutit ishte nje vendim i goditur i qeverise Shqipetare.Flase me bindje te plote se e gjithe kjo eshte nje shpifje e ulte e organizuar nga kundershtaret e tij.ne kete situater qe gjendet ne Shiperi. Pse i ngre keto probleme pikerishte ne kete kohe mbese e dashur? Me kete veprim qe ben ti je turpi i asaj familje.Nqs je vertet prej gjakut te asaj familje ju duhet ta denonconi kete organizim.

    1. aliu como it says:

      O Gelosho e ke dhi fare me ket koment.

  6. anila says:

    Kam rastisur ne nje tavoline ku bedri blloshmi bente be rrufe se mbesa do I vdiste brenda muajit nese nuk mblidheshin 50 milione leke per operacion… mos e politizoni dhe kete interviste, gjithcka eshte e qarte. Bedri Blloshmi ka bere shume pazare me gjakun e te vellait. Nese nuk eshte e vertete Bedriu te dale e ta pergenjeshtroje mbesen

  7. Balili says:

    Ku e gjete letren qe Xhaxhai i dergoi Saliut moj bukuroshe?
    Ah Sali ç’i bere ketij kombi!!! E bere lesh arapi dhe nuk le dere me emer ne Shqiperi. Po e çon deri ne fund rrenimin moral te kesaj shoqerie.
    Mallkim per ty se je shume i mbrapshte ne qellimet e tua per te perçare.
    TEMA- Ju e dini fare mire kush i organizon keto perralla- nuk eshte mire ti botoni kur jeni te sigurt se nuk jane te verteta.
    A ka Zot ne te vertetë??? Duhej te vepronte me kete përbindesh qe veç sherrin ka mbijetesë!!!

    1. Pilo Lala says:

      Balil,
      ke aftesi te papare. Ku e gjeti kjo lulushka letren, pa ja dhene “ustai” qe ka futur gjithe Shqiperine ne sherr?

  8. burgu i rrogozhines says:

    Ska rendesi se kush ka te drejte ne nje familje …………………Nje familje fisnike nuk i ben hallet ..llafe pazari ……………Ky xhaxhai mund te jete qen bir qeni …por mos te haroj edhe mbesa ..se eshte i njejti gjak .

  9. si.......... says:

    Ti moj vajze qenke pa karakter. Une ne vendin tend nuk do te benja keto te tuat del qe ti qenke pa karakter.Mbase dhe babai jot keshtu paska qene dhe e ngriten e bene hero. Mire ua bene ju injoranteve te qelbur qe bleheni dhe shiteni.Babai jot poet!ha ha ha ha…………………..Ja e bije spiune, e ndyre intrigante. Edhe besoj qe Bedriu i ka be keto, por jeni nje rrenje keshtu qe edhe tij soj harbuti qenke i beke te tera. U…

    1. alban. says:

      injoranca nuk ka bringa

  10. oskeola says:

    Berdriu nje cope metrapas ka qene dhe eshte sahan lepires I Saliut ,ska asgje positive nje cope legen eshte.

    1. alban. says:

      doje te thoje i Rames apo jo oskeola.

  11. Ndriçimi says:

    Sa te pamoralshem jeni ne sjellje, po aq të ndyre jeni dhe ne shpirt o ju te gazetes Tema. Si ia lejoni vetes spekulime te tilla me dinjitetin e nje familjeje fisnike? Si paskeni te drejte ju te publikoni ne gazete e-mailet familjare, pa pelqimin paraprak te te dy paleve: te Bedriut dhe te mbeses se tij? Si mund ta vertetoni ju se ato “gjoja e-maile” nuk jane falsifikime tuajat? Pse nuk i shoqeroni tekstet e e-maileve me daten e sakte, oren dhe minuten kur jane shkruar ata, te dhena qe jane te regjistruara ne memorien e kompjuterit? Pra, nuk eshte vetem Berisha organizator i ketyre prapaskenave te ndyra, por edhe Mero “Çarapja” qe u ben jehone atyre me gazeten e tij provokative. Bedri Blloshmi nuk shquhet per intelektualizem, por ai eshte nje hero i vertete i burgjeve komuniste: te gjithe ata qe orvaten ta poshterojne Bedriun jane krijesa te dobeta e perverse dhe te gjithe se bashku nuk kane as çerekun e kurajos dhe te vendosmerise me te cilen Bedri Blloshmi ka perballuar terrorin komunist. Ne te gjitha vendet e kulturuara familjet si ajo e Selman Blloshmit trajtohen si vlera kombetare, ndersa shteti (anti)shqiptar trajton si te tille Janullatosin & Co. Mjere shpirtsklleverit qe krenohen me neperkembjen e vlerave te mirefillta te popullit shqiptar.

  12. Beni says:

    Plehres Bedri me ne fund i doli boja dhe u denoncua dhe nga njerezit e vet. Shume kam lexuar per kete palaco, apo kafshe me fytyre njeriu, sic e quan mbesa e tij, per bemat e mallkimet e tij, per denoncimet qe i ka bere vellait, Vilsonit, ne hetuesi, per mashtrimet dhe pislliqet per nje karrige, por qe do te leyoja edhe keto, nuk mund ta besoja. Plehera mbetet plehre e do te bjere ere gjithe jeten. Hallall Bedri spiuni, ec perpara se per ne Shqiperi je hero qe do te nderohesh nga te gjitha forcat politike.

    1. Pilo Lala says:

      Ben Berisha,
      Vajza e Blloshmit ka urrejtje pathollogjike per kundershtaret e Sali Berishes, sepse ka qene nja 2-3 here ne podiumet e Sali Berishes.

  13. Ciu ciu says:

    Keto jane qyfyret e Edi Rames. Sipas tij u tregua strateg,percau te djathten ( ata ishin te shqyer nderkohe ) dhe nuk vuri re se ke zgjodhi. Eshte nje barsalete qe njeri per pak sa nuk shkeli mbi MUT dhe per te qene i sigurte qe ishte treguar vertete shume i zoti,u kthye dhe e provoi. Kur e shijoi qe ishte MUT,tha plot krenari sa mire qe nuk e shkela. Te bofte mire o Ed Rama.

  14. nivle says:

    mbesa ka te drejte ! i ka thene dhe me pare qe te mos vazhdonte te abuzonte me emrin e saj e me emrin e te atit. sa per letren e saliut , edhe ai vete nuk e mohon, se nga e ka marre pune e saj. le ti shkoje ne fund muhabetit qe te pastroje emirin e babait e te vetin. se jane nje gjak nuk do te thote qe eshte njesoj me kete badakci

  15. turi says:

    Po ne kaw sa lexova te tema,ky mavriu nuk i ka na 2 faje kesaj te cmendures.Ai lekt e burgut ja ka nise.Po kjo ka inate tani se ky mavriu ka zen ate vend pune dhe kete debilen e fryn,i thon e shikon xhaxhan e mohoi gjakun e vellait u be komuniste.SE KJO NA PASKA DHE LETREN QE I PASKA DERGUAR SALIUT,DHE LETRA NA DALKA TANI SI MUABET QE ESHTE GREVA E TE DENUARVE POLITIK.CA TURPI.TURPI MADHE PER BESE.NUK LE GURE PA LEVIZUR O SPIUNI UDB

  16. Al says:

    Si tha si tha?? Nuk me ndihmoi per ty tha… Dmth ia paska lypur lemoshen!! Ti moter nuk e di per c’arsye e ke lene kaq gjate po ne qofshin te verteta e nese qellimet e tua jane te pastra dmth vetem pse te eshte perdorur emri, kusur mos i le. Parazitet me funksione publike duhet te jene dyfish me te ndergjegjshem se qytetaret e thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje