Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka shprehur vendosmërinë e tij, për të vijuar me përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës, pavarësisht vështirësive me të cilat po përballet gjatë muajve të fundit.
“Puna për ta bërë Tiranën një qytet modern e europian, ku jetohet më mirë, mësohet më mirë, ka shanse më të mira për punësim dhe shijohet më mirë jeta vazhdon, pavarësisht vështirësive. Unë jam i vendosur, ditë pas dite, tullë pas tulle, shkollë pas shkolle, rrugë pas rruge, ta sjellim Tiranën dhe qytetarët e saj, gjithnjë e më pranë standardit europian, siç reflekton edhe sot shkolla e rindërtuar “Eqerem Çabej”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.
Sipas Bashkisë, kjo shkollë e rindërtuar nga Bashkia e Tiranës, me një investim prej 126.6 milionë lekësh do të ofrojë kushte moderne mësimi për 900 nxënës.
“Dua t’u uroj të gjithë fëmijëve të kryeqytetit “Gëzuar 1 qershorin!”, por dua ta bëj këtë urim nga një vepër e re që Bashkia e Tiranës u ofron fëmijëve të kryeqytetit, por edhe familjarëve, prindërve të tyre, që është shkolla “Eqerem Çabej”, tërësisht e rindërtuar sipas parametrave më modernë europianë. Pas një inspektimi të hollësishëm të ndërtesës së re, unë them se ky është një shembull që duhet ndjekur dhe do të ndiqet në çdo shkollë të re të kryeqytetit, në ato që po përfundojnë, në të tjera që janë në punë e sipër dhe në të tjera që prapë se prapë, shpresojmë t’i fillojmë me zhbllokimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës, me shpresë në ditët e javët e ardhshme”, deklaroi Basha.
“Shkolla e sotme paraqet në tërësinë e saj standardin europian, ashtu siç mësojnë fëmijët e vendeve të BE, ashtu siç meritojnë fëmijët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Ka ngrohje për sezonin e dimrit, ka përdorim të energjisë diellore, falë një projekti me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim që gjej rastin ta falënderoj, për ndihmën që na dha në këtë projekt pilot dhe të uroj që ky projekt të shtrihet edhe në shkolla të tjera të kryeqytetit; ka një palestër ultra moderne, në katin e dytë të shkollës dhe do të ketë edhe një ambient sportiv, sapo të zgjidhet çështja e ambientit para-shkollës me Ministrinë e Shëndetësisë, zgjidhje e cila nuk do të kontribuojë vetëm në dhënien e kësaj hapësire sportive, shkollës “Eqerem Çabej” por do të shërbejë po kështu, për të krijuar një arterie të re rrugore që lidh rrugën e “Dibrës” me pjesën tjetër të qytetit”, vijoi ai.
Po or kaqol po. Se car ke ber ti per tironen e shofim nqf se kandidon ne 2015. Edhe kundra meje ke per te humb o mashtrus ordiner!
Haaaaaaaaaaaaaaaaaa haaaaaaaaaaaaaaa haaaaaaaaaaaaaaaaaaa,,,,boll mo mirqenie prej teje ,na ngope lali me cilesi, rrofshhhhh ca.
Zoti Lulzim, kur do inagurohet tramvai, se kisha deshire te vija edhe une per inagurimin?
O plehu i Shqiperise, akoma vazhdon me mashtrimet? Kujt po ja ben keto mashtrime, vetvetes?
E bukur ishte se i uronte fëmijët për 1 qershorin nga shkolla Cabej, por kjo shkollë ishte gjimnaz, pse fëmijë janë gjimnazistët? M’u duk shumë fallso me atë të qeshurën prej hipokriti.
U pa puna e bashes per te miren e shqiptareve me veprat e tij: 1-vjedhje e parave te rrugeve.2-pjesemarrja ne vrasjen e qytetareve te pafajshem.3-dhurimi i detit greqise.4-ardhja ne postin e kryetarit te bashkise me vota te vjedhura.
hahahaa, epo koqe kandari ngeli ky Lulushi.
Kur turpi ska kufij.
O Luli : Leonard Xhaferri ne Durres para disa vitesh premtoi se do rregullonte cilesine e diellit. Ti te pakten vetem cilesine e jetes premton te rregullosh. Problemi qendron se nje pis si puna jote e ka njelloj te pamundur si ai gomari i Durresit te mbaje nje premtim. Te rregullosh Cilesine e jetes se Shqiptareve eshte njelloj si te rregullosh cilesine e Diellit. Duhet te jesh Zot qe ta arrish kete. Keshtu o legen premto gjera qe mund ti arrish ose perndryshe mos tall menderen me fukarenjte e shkrete .
Me mendjen tende me pak se e nje zogu kemi pare e do shohim cudira.Ik mor idiot!
Po ky qenka shume i zoti per mashtrime! Ca beri ky zoteri tre vite qe kishin pushtetin, pervecse shkaterrimit te rrugeve, qe s’mendon njeri tj rrdgulloje, per pleravd rruges, qe s’mendon njeri ti heqi. Tani u kujtua ky i paafte dhe deshtak te beje Tiranen? Na tregonte perralla me projekte te bukura te vjedhura nga interneti, sikur njerzit do ti mbyste luksi ne Tirane…por qe ne te vertete po i mbyt smogu. Largohu nje here e pergjithmone o deshtak dhe lija vendin njerezve te afte e me vizion, qe ti sjellin tiranes ate qe metiton vertet