Skema e re e pensioneve/ Kalaja: BSPSH kundër, diskriminon pagat e ulëta

1 Qershor 2014, 14:08Sociale TEMA

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë kundërshton skemën e re të pensioneve, cilësuar një nga reformat më të mëdha që po ndërmerren nga Qeveria “Rama”. Kreu i BSPSH-së Gëzim Kalaja shprehu kontestimet e tij nga qyteti i Lezhës duke theksuar se skema e re e pensioneve që po hartohet diskriminon 90 % të punëtorëve, ndërsa favorizon vetëm zyrtarët e lartë të shtetit, deputetët dhe politikanët e niveleve të larta.

“Një punonjës që ka dalë sot në pension dhe merr 160 mijë lekë, nesër me aplikimin e kësaj skeme do të marrë 100 mijë lekë. Gjithë punonjësit e Shqipërisë, ta keni të qartë se nga niveli i pagës 480 mijë e poshtë aplikohet ky version që unë ju thashë. Do i hiqen 35 deri në 60 mijë lekë të pensionit. Vetëm pensionet më të larta, rrogat më të larta, pra çka përmban struktura e Qeverisë, zyrtarëve të lartë dhe deputetëve do të kenë pensione të larta”, tha Kalaja.

Ndërsa e cilësoi të papranueshme këtë reformë, Kalaja paralajmëroi se nëse nuk do të arrihen marrëveshje mes dialogut dhe tryezave, atëherë rruga e vetme janë protestat.

13 komente në “Skema e re e pensioneve/ Kalaja: BSPSH kundër, diskriminon pagat e ulëta”

  1. roberto says:

    Ja doli edhe ky HAJDUTI i Berishes ne lojen KRIMINALE te tij!!!
    Pasi i vodhi te gjitha PASURITE E BSPSH-se.tani DERDH LOTE KRODODILI gjoja per pensionet !!
    Ku ishte ky BANDIT per 8 vjet rresht kur SUNDONTE KLIKA E Berishes???
    SHPORRU ,VRROME E NDYRE!!!

    1. Gezim Malaj says:

      Z.jashqitja e Berishes,kur dikutoni edhe ju per pagat e pensionisteve,qe nuk jeni gje vetem nje bastarde,qe nuk u ngope me leket,dhe asetet e sindikatave,dhe flete sot ,pas 8 vjetesh,kjo tregon ate nivel kaqe te dobet,dhe ku jane katandisur sindikatat shqipetare te gjita pa perjashtim.Si ka mundesi o njeres qe jeni vene ne gjume shekullor nga keta mostra.Ngrihini ne kembe,dhe i qeroni keta kopuk,dhe krijoni sindikat e verteta,qe te ndihet roli i puntoreve,dhe te mos behen pale me asnjqeveri,e majte,ose e djathte.Respektoni statusin ashtu sic ndothe ketu ne itali ku ne jetojme prej shume vitesh.Boll me keta sahan lepirsau ku u ka dale boja,si Gezim Sali Kalaja.Sa tupe.

  2. LABI nga Berati says:

    Po ju thoni vodhi pasurite, po ska shtet tani qe ti verifikoje te tera si i ka pervetesuar ky qelbesira?

  3. neda says:

    Te mos flasim kote,se Z.Kalaja mund te kete te drejte, sepse ne pergjithesi qeverit nuk tregohen trasparente me publikun, pra dicka mund tu fshihet qytetareve, te mos tregohemi naiv duke thene se ky eshte hajdut i berishes sepse ne kete menyre vertetojme qe politika ta ka bere mendjen dhalle e sistemi nuk te arsyeton me llogjik,dalim ne perfundimin e asaj gruaje ne berat qe tha” ne do ham bar vetem ju si politikan mos u zini”Ky ligj eshte nje ligj kardinal qe prek interesat e shumices se shqiptareve dhe ne fakt mbron shtresen e larte te shoqerise, per kete shoqeria civile e opinioni duhet te reagoje e argumentoje dhe te mos e marrin kaq lehte se vitet kalojne dhe pastaj jemi perball fakteve qe nuk do na pelqejne .Mire eshte te mos jetojme me iluzione.

  4. Lena says:

    Po ku ishe deri tani mor bukuroshe kur parlamentaret deputetet etj te ketij rangu dalin ne pension 50 vjece per pune te veshtire..

  5. Shqiperia says:

    uu sa ka ngren ky per mos te lene per te ngritur zerin minatoret Beralbit bashke me Berishen. esht thjesht nje antiShqiptar dhe kriminel.

  6. ILIRET says:

    O z.Kalaja! Po kundershton pensionin e Berishes? Mos se do prishesh me Berishen.

  7. iliria shqiptare says:

    Nuk e ke hallin te pensionet e punetoreve ti jo o surratqen e ke hallin tjeterkund.

  8. ORE,KY DUHET DEGJUAR,SE KY ESHTE I FRESKET NGA MENDJA,PASI FJETI 8 VJET E NUK U NDIE,SA DISA E MUAREN EDHE SI TE LARGUAR NGA KJO JETE,PO KA PARE EDHE SHUME ENDRRA. pIKA QE S’TE BIE ,KUR E BEN VETEN LEGEN PER NJE SALI BERISHE,PO EDHE TI HAJDUT E KALUAR HAJDUT JE!

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Te dyja duhen pare,kontrolli i pasurise se Kryesindikalistit dhe problemi qe ngre Kalaja !

  10. ja........ says:

    Le te behet çfar te doje vetem ty hajdut injorant kur do te futin ne burg per ato qe ke vjedhur. Ti je personifikimi i injorantit, hajdutit, kriminelit. Ti ore zoteri nuk di te flasish, i ha germat tek fjale, e çdo presish nga ty.

  11. cubi says:

    Ej Tema,

    behuni me te mencur apo e keni trunin pushim dhe jepni lajme kot fare – nga keta klyshet e derrit te vicidollit…

    mos e ulni nivelin e lajmit.

  12. taras says:

    Jo vetem ky i kalave por dhe Koli i Nikollajve cfar ben?!Ai po ngre sindikata te fuqishme ne rang europian i veshur me rumpallen e tij, perdor emer te KSSH sikur nuk e dine punonjesit farsen ne kongresin e fundit te tij,mungonin 8 federata pra me shume se gjysma dhe ai zgjidhet ne krye te KSSH.Turp! Kjo eshte levizja sindikale sot me njerez mese te konsumuar e koruptuar.Pronat qe ju dha shteti i perdoren per pervetesim parash dhe kontratash dhe levizje sindikale nuk ka,vetem takime “pune” me ministra,drejtore etj,etj.Pronat ti kalojne shtetit pasi ato jane vjedhur nga kreret e ketyre. Sot duhet nje organizim i ri,keto sindikata jane ezauruar me kohe.Puntoria ka nevoje per perfaqesim te ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje