Pas debatit të krijuar ditët e fundit mbi udhëtimin falas të invalidëve të punës me mjetet e transportit qytetas privat, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka reaguar me një letër për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, dhe disa drejtuesve vendorë të qyteteve të tjera, të cilëve u kërkon respektimin e dispozitave ligjore në fuqi për udhëtimin falas të kësaj kategorie.
Në letrën drejtuar Bashës dhe kryetarëve të Bashkive Durrës, Elbasan, Shkodër, Berat, Vlorë etj, Veliaj shkruan se MMSR është duke e ndjekur ecurinë e zbatimit të legjislacionit të fuqi mbi të drejtën e invalidëve të punës për udhëtimin falas me mjetet e komunikacionit qytetas privat dhe kërkon vëmendjen e njësive të qeverisjes vendore në mbikëqyrjen e vazhdueshme të respektimit të detyrimeve kontraktuale mbi këtë të drejtë të invalidëve të punës nga shoqëritë e transportit.
Sipas Veliajt, e drejta e invalidëve të punës për udhëtimin falas në mjetet e komunikacionit qytetas privat është e përcaktuar me ligj edhe në dokumentacionin licencues dhe certifikues të shoqërive të transportit.
Ai shkruan se MMSR do të vazhdojë monitorimin e kësaj çështjeje në vazhdimësi dhe do të procedojë me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, në rast se do të konstatohen shkelje të legjislacionit në fuqi, pjesë e fushës së saj të përgjegjësisë.
Zoti Erjon, ben shume mire qe prononcohesh, por, duhet vepruar shpejt, pasi nuk ka me kohe. Fundi i muajit erdhi, dhe, sic duken bathet, perseri do kete perplasje, vetem se barra do bjer serish mbi invalidet e shkrete! Jam krejtesisht i bindur per kete, pasi nuk ka me kohe! Ata qe veprojne ne kundershtim me ligjin, duhet te perballen menjehere dhe fuqimisht me te!
po pse i lexo letrat basha ?! basha pale sa kohe ka qe nuk shko ne zyre e jo me te lexoj letra !! kot e keni se keto te pd-se sdin ca bejn
basha se ka mendjen fare ketu! ai merret me budalliqe
Ore te shtrihet ligji dhe per ata qe kaNe jane hequr nga puna ne 8 vitet e diktatures se saliut, te pleqve mbi 60 vjec ,te persekutuarve , jetimve etj
ore beni dicka per abonentet e studenteve se late nam, u mbytem duke ndenjur ne rradhe e ne fund nuk i marrim abonete qe na takojne si studente qe jemi. Bejeni ore sistemin online, sic e ka gjithe bota.
http://poly-technology.blogspot.com/2014/01/samsung-galaxy-vs-iphone.html
une pashe njoftimet neper urbana qe nuk do bejne me pune librezat
gjynah te shkretet e invalideve as neper urbana nuk udhetojne me…
http://poly-technology.blogspot.com/2014/01/windows-9-is-coming.html