Letër grevistëve të urisë nga një i hequr nga puna

24 Maj 2014, 10:51Sociale TEMA

Sokrat Habilaj, një i larguar nga puna në kohën kur në pushtet erdhën demokratët, ka publikuar sot një letër në gazetën Dita, ku iu kërkon grevistëve të largohen, pasi mitingu mbaroi.

“Unë jam i zbuar përdhunësisht nga puna, por nuk është kjo që dua t’ju tregoj. “Sulltani” që kishim në krye, bëri çfarë ishte e mundur që të na gjente cene. Kjo qe një punë e mundimshme për të. Madje për më shumë se një vit, brenda zyrës krijoi dy administrata, por zyra ishte fare e vogël dhe ne, të dyfishuar, mundoheshim të ndanim pllakat e zyrës, ku do të qëndronte njëri e ku do të qëndronte tjetri, sepse aq ishte zyra në fund të fundit, dhe ata që rrinin gati për t’u ulur, nuk është se kishin ndonjë faj. Thonë se kjo ishte metoda e re që aplikohej në katundin tonë të madh, ku dy administrata rrinë përballë tjetrës, si donin të na thoshin me ligësi, se e keqja nuk vjen prej “sulltanit”, por prej atyre që rrinë në pritje”, shkruan ai.

“Por, “sulltani” si sulltan që është, natyrisht nuk do zgjaste shumë dhe firmosi fermanin që ne të zboheshim dhe pikërisht këtu, filloi ana komike që do të ma lehtësonte mua, zbimin. Te karrigia ime do të ulej një tip, natyrisht i pafaj, i cili sa kohë ishim bashkë, asnjëherë nuk më thirri më emrin tim, madje më thërriste me ca emra pa kuptim. Kur e pyeta se pse bënte këtë, ai tipi më tha se ishte “intelektual” një jetë të tërë, por kurrë nuk e kishte dëgjuar një emër si emri im”, vijon ai rrëfimin më tej.

“Tani që gjërat kanë ndryshuar, mos mendoni që unë dua ta shikoj rrugëve, apo tek çadra juaj në mbrojtje “të bukës së gojës”, atë intelektual. Jo, absolutisht jo! Ai le të vazhdojë të rrijë te karrigia ku u ul, se në fund të fundit, e mësoi një gjë të re, por as dua t’ju them se dikush nga ju, mund ta ketë marrë vendin e punës kështu”.

Ai thekson në letrën e tij se grevistët do të ishin më të sinqertë nëse do të shkruanin: “Ne kërkojmë të vijë në pushtet PD-ja. Rroftë Berisha!”, ose t’ju kthehej dinjiteti nga kryetari i PD-së, ku “ndërsa hodhi shikimin, ashtu si kalimthi, t’ju linte të kuptonit se mitingu mbaroi dhe tani duhet të ikni,ashtu siç bëri me pjesëmarrësit në miting. Ky do të ishte një veprim i sinqertë i tij, i cili do t’ju kthente dinjitetin që duket se ua kanë marrë peng”.

21 komente në “Letër grevistëve të urisë nga një i hequr nga puna”

  1. mark marleku . says:

    Si gjithmone patetik o Kurtesh Devaja ,po kujt po ja ben ket lutje ?
    Ata plehrat qe duan te bejne Stoikun dhe Heroikun qe ti shikoj maloku ,ne fakt jane duke u bere Grotesk .
    Ata as qe behet fjale se jane intelektuale ,ata jane te gjithe e te gjitha per tu futur ne Shale ,prandaj duan nje gomar dhe jo kale me shale.
    Le te vazhdojne derisa derine 23 qershor 2014 ku disa sosh do te behen fli nga psikopati i vucidolit .
    Kam mendim se Saliu nga Serbia ka marre urdher te prere qe te beje te pamunduren qe te krijoj trazira ,qofte edhe te vdekur nga p.d -ja dhe pastaj te akuzoje Edi Ramen .
    Ky .saliu eshte tradhetari me i madh qe ka pare ndonjehere kombi yne .

  2. kthjellet says:

    Keshtu flasin vetem derrat e kenaqun.Dhe ky sokol sorra do te jete ndonje syresh.

  3. beni says:

    Pse vetem ty ,i dashur Sokol te perzune ashtu ,me mmijera ,po Fatos Nano kish te tjera halle e nuk e ngriti kurre zerin per ne te varferit, ndryshe nga ky kafsha me emrin Sali qe shume pak jane hequr ,shumica e pd -isteve po punojne rehat pa iu trembur syri ne adminisrtaten e Rama- Metes.

    1. sit. back. and.. relaks says:

      sikur e ka sokrat emrin ne artikull, apo ti je ai qe i ke zene vendin?

      1. BUJARI JU DEGJON says:

        ? ? ?

  4. Ngjela says:

    O z Mark ti thuash plehr atyre qe sakrifikojn ne grev aty , keto mund ti thojn nje plehr si puna jote, nje kelysh komunisti si puna jote.. Por me ç’far kuptoj plehrat si puna jote e kan ne gjak urretjen ndaj te drejtes ndaj atyre qe sa sakrifikojn perbuken e gojes o plehr o funderrin e komunizmit

    1. Dr. Adhamudhi says:

      O Ngjale, te gjithe e dim shume mire se si u moren ne pune shumica e plehrave qe punsoi Sali-karoshi duke filluar me shkollen e plepave e deri tek kriteret e punsimit qe perdorte, d.m.t. mjaftonte tesera e
      PD-se dhe vendin e punes e kishe te sigurar, pa perfshire ketu nepotizmin. Ai (SALi-Karoshi) krye maskarai qe kur erdhi ne pushtet hoqi nga puna cuna e goca te rinje qe sa kishin dal nga dyert e universitetit dhe i nxorri ne pension ne moshen 25-30 vjecare per ti zevendesuar me UNIVERSITARET E PLEPAVE, drejtoret e ujsiellsave, rojet e godinave te PD-se… E tashti na i vika keq dhe ju vra barku per keta greviste qe ne tenden e tyre shpallosin flamuring e PD-se. Nuk e ha mo barin populli, se ja ka kuptu hilet Salos, Balos (LULKA) apo Topalles (Xhozi ma lozi). Nedjall vafshin te gjithe ata qe na kan cuar ne kete humner.

  5. mark marleku . says:

    o ngjala ,jo qe jane plehra ,por jane funderrina dhe une nuk po bej politike .
    Po mire po ata 200-300 mije qe hoqi sali-serbi kur erdhi ne pushtet kishin apo nuk kishin te drejte .
    ti duhet te kuptosh nje gje qe :Shtamba e thyer kurre nuk ngjitet si me pare .
    Nuk ka ngelur p.d ne duart e malokeve sepse eshte turp ,per pjesen tjeter te popullit ,po ti o peshka-gur aq di dhe aq ben se nga ai lloj brumi i thartuar je bere qe buka jote eshte mykur .

    1. arbeni. says:

      Po mir me meqe e beri saliu duhet ta bejne te gjithe??? Atere meqe vrau sala eshte ne rregull po re vrasi dhe edi?? Meqe vodhi sala di lejohet dhe edit te vjedhi?? Me kete llojiken tende Sbehet asnjehere asnjegje

      1. Dr. Adhamudhi says:

        O Beno, llogjika jote eshte e kthjellet, por simbas saj, a duhet te kuptojme se dhe trungjet, te paaftet, shpellaret, injorantet me shoke qe vuri sale ne pushte e neper vendet e punes, vetem qe te mos perserisim ate qe beri SALA, valle duhen len akoma te drejtojn vendin. Te gjithe sipas aftesive, ky eshte nje parim thelbesor n.q. se duam te shkojm perpara… Tung

  6. saimir says:

    Ndersa mua me hoqen nga puna tre muaj mbasi me morren. Thane qe ti je me PS-ne por je dhe profesionist; neve na duhen militante. Te pakten jam i qete se PS me dha punen dhe PS ma hoqi prape.

  7. . says:

    ************************************************************************
    “Skec-Teatri”, “Pseudo-Greva” dhe “Ceta-Veriore PD”,

    nxjerin dhe fusin perseri njerezit si
    “mish per Top” vetem per te destabilizojne
    situaten qe t’i shpetuar burgut Sali Bisha
    dhe Lul shall-thati.

    ————————————————————————
    Grevistet te rruar,
    te parfumosur,
    tualetosur,
    maje takave,
    fustane ngjyra-ngjyra,
    xhiro ne ajer te paster,
    shkojne ngopen ne shtepi,
    vetem flejne ne cader ….
    ————————————————————————

    populli qesh dhe ben sehir kete “skec-estrade”
    te Sali Bishes dhe Lul Bashes.
    ************************************************************************

  8. . says:

    ****************************************************************************

    Pseudo-Greva e Cetes-Veriore PD si avioni Diviakes.

    ****************************************************************************

  9. Ngjela says:

    O Mark ti dukesh qe je nje grek felliqesir , qe ben dallime krahinore.. Po babai yt qe e mbajti shqiperin per 50 vjet dhe e la Zonen e veriut te izoluar ne krahasim me shqiperin e jugut dhe te mesme.. Ti dukesh qe je nje felliqesir qe ke perfituar ne kohen e te eturve te tu kerkon te perfitosh dhe tani.. Po njerez si puna nuk kan lidhje me shqiptaret por me ordiner e kriminela

    1. katarakti says:

      O Ngjela. Mos genje kaq shume se tregon mungese respekti per veten, ne rradhe te pare. Enveri nuk e la veriun ne prapambetje. Ai e gjeti ashtu. Por çoi atje driten elektrike, çoi shkollat, çoi shendetesine, hapi rruge etj etj. Po te jap edhe nje fakt tjeter. Me 1966 – 1967 Enveri dergoi me qindra arsimtare dhe punonjes te kultures ne zonat veri- lindore te vendit. Per ti mesuar banoret e atyre aneve qe te hanin ne tavoline, te perdornin lugen dhe pirunin dhe jo gishterinjte. Qe ta vinin koken ne jastek dhe jo ne kercu. Me pak fjale qe t’i bente njerez. Ti keto gjera nuk i di ose nuk do t’i dish si demokrat te qametit qe e mban veten. Ose ndofta nuk ke faj se ne ato kohera nuk ke pase lindur. Por une qe po te shkruaj keto gjera jam me demokrat se ty. Edhe me gjeneze dhe trashegimi, – po te duash. Por e verteta eshte e vertete. Dhe nuk mohohet. A mund te mohosh ti se ishte ai regjim qe e mori Salen nga kullotja e dhive dhe e çoi deri ne Paris? Kur ne te gjithe Shqiperine kishte mijera si ai?! Pra kur te kritikosh Enverin, fol me baza dhe jo kot. Dhe une te siguroj ty, se per Enverin ka per te folur dhe per te shkruar, sa nuk mjaftojne 100 vellime. Qofte per te mirat e tij, qofte per krimet e panumerta qe ka bere. Prandaj te keshilloj te jesh me llogjik, me i arsyeshem dhe mos merr kot si nje njeri me dy klase shkolle qe e terheqin nga hunda. Apo si nje njeri qe aq di dhe aq thote, prandaj nuk ia vlen ta marresh seriozisht. Per te miren tende e kam. Pershendetje.

      1. Murlani says:

        Mos u merrni me Enverin se ishte per kohen e Tije pejkameri i gjith shqiptarve , 25 vjet kaluan me moton shaj Enver e vidh shqiprine .

  10. babo says:

    dhe historia vazhdon ne Shqiperi….ne ato maja rripa rripa, njehere …………
    Nuk behemi , e ka shkruajtur Konica………

  11. Liria says:

    Mesa po shikoj shqiptaret Jane percare shume keq. E them me bindje kete e ka bere poltica e mbrapshte e sali Berishes.Une jam nje nga ato qe ka fluturuar nga puna me gjithe familje sa here qe Berisha vinte me pushtet. Dhe per kete arsye ne jemi ne emigracion tani. Por mendoj se tani situata eshte ndryshe,zoti Edi Rama eshte duke u perpjekur te krijoje mireqenie per te gjithe shqiptaret me politikat e tij te punesimit dhe bisnesit, keshtu qe popull mos u zini me njeri tjetrin, por bashkohuni dhe luftoni Sali Berishen.

  12. Lori says:

    Po ti shikoni te dhenat e sejcilit punen e kan filluar ne kohen kur erdhi ne qeveri pd bashk me LSI. Na hoqen nga puna dhe sulltani dha urdher qe te jepen nga lO mij lek ne muaj qe na takon qe te shlyhemi pas 30 vjetesh, dhe normailsht paguhen 2 administrata> Nqs nuk ndron ligji qe ta mbaj pergjegjsi titullari qe firmos pushimin nqs gjykata i jep te drejte ppunemarsit> Ne fushta u premtua nga PS qe kush ka fituar gjyqin do filloj pune atje ku ishte por me then te drejten jemi zhgenjyer se premtimi nuk u mbajt se ne poste drejtuese ka ven disa njerez e turperojne PS qe i ka emruar( rast tipik eshte Drejtiori i pergjithshen i pesh matjes qe e ka shkateruar ate institucjon qe u krijua me shum mund dhe para ne dhe nga KE)

  13. Andrea says:

    Kjo çeshtja e greves tek Piramida, se pse nuk me ngacmon fare! Jane perseritur kaq shume nderrimet e stafeve keto 20 vjet sa nuk na ben me pershtypje… Madje habitesh dhe zhgenjehesh qe njerezit e PD, shpesh militante, vazhdojne te jene ne administrate, madje ne shumicen e rasteve ne pozicione drejtuese, nderkohe qe ata si gruaja ime qe u hoqen nga puna me 2005-en, per arsye politike, jane ende pa pune. Ju thoni se duhet te marre fund nje here kjo politike e nderrimit te stafit sa here ka rrotacion pushteti. Ne fakt, u dobesua ndjeshem ne kohen e Nanos, por Saliu e nisi serish kete mode. Ndersa Rama e beri balte fare: edhe ata 5 njerez qe ka vene, ku i ka gjetur te zinjte, cope-cope. Administrata tek ne sot kerkon profesionalizem dhe drejtesi. Te realizohen konkurse reale dhe profesionale per te punesuarit rishtas, por edhe te largohen nga puna militantet e PD-se me 6 mujor e te ngjashem me Vitrina, se po vazhdoi keshtu, mos u habisni te ngrihet nje çader tjeter nga ata qe jane hequr nga Saliu dhe ende s’e kane gjetur te drejten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje