Sistemi gjyqësor shqiptar duket se ka krijuar një perandori të paprekshme, ku nuk sundojnë ligjet e shtetit, por vullneti i gjykatësit.
Bazuar në këtë logjikë, Gjykata e Fierit ka vendosur një precedent të ri në jurisprudencën shqiptare, duke i dhënë një punonjëseje të Albpetrol 26 paga dëmshpërblim me rastin se po del në pension.
Sipas Gjykatës së Fierit: Mbushja e moshës për daljen në pension nuk përbën kusht për nxjerrjen në pension të një punonjësi?!
Gjyqtari Engert Pëllumbi ka shqyrtuar ankesën e bërë nga ish-punonjësja e Arkivës, L.SH, e cila është larguar nga Albpetrol pak muaj pasi kishte mbushur 60 vjeç, moshën e përcaktuar në ligj për daljen në pension.
Punonjësja në fjalë kishte plotësuar edhe vitet e punës dhe për këtë arsye përfiton pension të plotë sipas ligjeve të shtetit shqiptar.
Madje punonjëses i janë dhënë nga Albpetrol edhe dy paga mujore në momentin e largimit nga puna.
Por pak muaj më pas, punonjësja ankohet në Gjykatën e Fierit dhe trupi gjykues i përbërë vetëm nga gjyqtari Engert Pëllumbi vendos që punonjësja duhet të marrë si dëmshpërblim 26 paga mujore sepse ndërmarrja ku ajo punonte, e ka nxjerrë në pension. Gjyqtari ka përcaktuar edhe pagën me të cilën do të dëmshpërblehet punonjësja: 850 mijë lekë të vjetra.
Ja vendimi i plotë i gjykatës:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR
Nr. Regj. Them.21264-00259-62-2014 (641)
Nr. Vendimit 62-2014-1341 (504)
V E N D I M
“NË EMËR TË REPUBLIKËS”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e përbërë nga:
Gjyqtar: Engert Pëllumbi
me sekretare gjyqësore Valbona Gjika, në Fier, në datën 22.04.2014, përfundoi së shqyrtuari në seancë gjyqësore publike, çështjen civile me nr. Akti 641, datë 11.02.2014, që i përket:
PADITËS: Lavdie Shanaj, e bija e Hekuranit dhe e Sabries, e datëlindjes 02.06.1953, lindur në Ngracan, Fier dhe banuese në Lagjen “Kastriot”, Pallati nr. 2, kati II, përballë Shtëpisë së Oficerëve, Fier, e përfaqësuar në gjykim nga Av. Mimoza Tato, me prokurën e posaçme nr. 166 rep, nr. 59 kol, datë 03.02.2014, e Noterit Publik Kadri Bilali;
I PADITUR: ShoqëriaAlbeptrol sh.a, Fier, me seli në Lagjen “29 Marsi”, Patos, e përfaqësuar në gjykim nga znj. Marjola Selimaj dhe z. Dritan Fetahu, me autorizim;
OBJEKTI: 1. Pavlefshmëri e zgjidhjes së kontratës së punës;
2. Dëmshpërblim për:
– një vit pagë, nga ndërprerja e menjëhershme dhe e pajustifikuar e marrëdhënies së punës;
– mos zbatim i afateve për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës;
– moszbatim i procedurave të ndërprerjes së marrëdhënies së punës;
– shpërblimi për vjetërsi në punë;
3. Zbatim i kushteve të kontratës së punës;
BAZA LIGJORE: Neni 31, 32, 47, 105, 106, 153 të Kodit të Procedurës Civile. Nenet 1, 2, 4, 7, 11, 12, 21, 143, 145, 152, 153 të Kodit të Punës.
Në bisedimet përfundimtare palët kërkuan:
Paditësja – pranimin e kërkesëpadisë me të gjitha kërkimet e parashtruara në objektin e saj;
I padituri – shpalljen si absolutisht të pavlefshëm të kontratës nr. 2710/9 prot, datë 01.08.2013, të lidhur ndërmjet Albpetrol sh.a, dhe palës paditëse Lavdie Shanaj dhe rrëzimin e kërkesëpadisë, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova.
Gjykata, pasi mbylli hetimin gjyqësor, si dëgjoi pretendimet përfundimtare të palëve si dhe pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi;
V Ë R E N:
Rrethanat e çështjes
1. Paditësja Lavdie Shanaj ka filluar punë pranë Institutit të Naftës Patos, në datën 6 shtator 1972, fillimisht si disenjatore dhe më pas duke kryer edhe detyra të tjera. Duke mos pasur shkëputje nga puna, ajo ka punuar pranë të njëjtit punëdhënës, në struktura të ndryshme të tij dhe, nga data 11 shkurt 2007, si pjesë e të paditurit Albetrol sh.a. Këto fakte u provuan nga libreza e punës e paditëses.
2. Në datën 01.08.2013, ndërmjet paditëses dhe të paditurit, si pjesë e marrëdhënieve të tyre të punës, është lidhur një kontratë punë me afat 2 (dy) vjeçar, sipas së cilës, paditësja do të punonte në pozicionin e protokolliste – arshiviste, me një pagë mujore bazë prej 85.500 (tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekë.
3. Me shkresën me nr. 3426 prot, datë 21.10.2013, i padituri i ka dërguar një njoftim paditëses për tu paraqitur pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, për të kryer procedurat e nevojshme për shkëputjen e marrëdhënieve të punës. Me vendimin nr. 315, datë 01.11.2013, të administratorit të shoqërisë Albeptrol sh.a, është vendosur që paditëses t’i zgjidhet kontrata e punës për shkak të mbushjes së moshës së pensionit. Afati i hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe, për rrjedhojë, e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe atyre financiare do të ishte data 08.11.2013.
Pretendimet dhe prapësimet e palëve
4. Paditësja pretendoi në gjykim se:
– Urdhri për ndërprerjen e marrëdhënies së punës është i pabazuar dhe vjen në kundërshtim me ligjin si dhe kontratën e punës lidhur midis palëve ndërgjyqëse;
– Kontrata e punës e lidhur ndërmjet palëve është e vlefshme dhe është konform Kodit të Punës;
– Pala e paditur, në zgjidhjen e kontratës së punës nuk ka respektuar procedurën dhe afatin e njoftimit. Për sa më sipër, zgjidhja duhet të konsiderohet si e menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara;
– Marrëdhëniet e punës ndërmjet palëve kanë zgjatur mbi tre vjet. Në këto kushte, pala e paditur duhet të paguajë në favor të paditëses dëmshpërblimin në masën e një viti pagë, për zgjidhjen e menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës, dy muaj pagë për mosrespektimin e procedurës, tre muaj pagë për mosrespektimin e afatit të njoftimit dhe shpërblimin për vjetërsi. Gjithashtu pala e paditur duhet të detyrohet të zbatojë kushtin e parashikuar në nenin 14 të kontratës së punës, për të paguar në favor të punëmarrësit shumën prej 25.000 (njëzet e pesë mijë) lekë;
5. I padituri prapësoi se kontrata e punës e lidhur ndërmjet palëve është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm pasi vjen në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 478, datë 16.06.2010, pika 2, përcaktohet detyrimi i të gjitha ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare shtetërore, pjesë e së cilave është dhe Albpetrol sh.a, për të ndërprerë marrëdhëniet e punës me të gjithë punonjësit të cilët kanë plotësuar kushtet për tu trajtuar me pension pleqërie.
Vlerësimi i gjykatës
i) Në lidhje me pavlefshmërinë e kontratës së punës;
6. Përpara se të shprehet në lidhje me themelin e pretendimeve të paditëses, gjykata do të analizojë fillimisht prapësimin e bërë nga i padituri, për pavlefshmërinë e kontratës individuale të punës nr. 2710/9 prot, datë 01.08.2010, të lidhur ndërmjet tij si punëdhënës dhe paditëses si punëmarrëse, duke qenë se bazueshmëria e pretendimeve të paditëses, ndër të tjera, është e ndërvarur nga prapësimi në fjalë.
7. I padituri kërkon që kjo kontratë pune të deklarohet e pavlefshme nga gjykata pasi vjen në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit (neni 92/a i Kodit Civil) dhe konkretisht me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 478, datë 16.06.2010. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 478, datë 16.06.2010 përcakton se:
1. Ky vendim rregullon procedurat që do të ndiqen nga organet e administratës shtetërore, të financuara tërësisht apo pjesërisht nga Buxheti i Shtetit, në rastet e plotësimit, nga ana e nëpunësit/punonjësit të siguruar, të kushteve për pension pleqërie, në përputhje me dispozitat e ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.
2. Institucione të administratës shtetërore, në kuptim të këtij vendimi, janë institucionet qendrore, institucionet e varësisë, si dhe ndërmarrjet e shoqëritë tregtare shtetërore.
3. Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi të gjitha subjektet dhe individët që, pavarësisht objektit të veprimtarisë, ushtrojnë veprimtari private.
4. Organet e parashikuara në pikën 1 të këtij vendimi, me plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndërpresin menjëherë marrëdhëniet e punës për këtë kategori nëpunësish/punonjësish.
5. Nëpunësit/punonjësit, marrëdhënia e punës e të cilëve ndërpritet në zbatimin e këtij vendimi, gëzojnë të gjitha të drejtat për përfitimin e pensionit të pleqërisë, sipas legjislacionit në fuqi për sigurimet shoqërore.
6. Ngarkohen organet e parashikuara në pikën 1 për zbatimin e këtij vendimi.
8. Nga përmbajtja e këtij vendimi konstatojmë se për shoqëritë tregtare shtetërore, ashtu si dhe për institucionet, ekziston detyrimi që tu ndërpresin menjëherë marrëdhëniet e punës punëmarrësve të tyre, të cilët kanë mbushur moshën e daljes në pension. Ky akt nënligjor i drejtohet institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve shtetërore dhe shoqërive tregtare shtetërore dhe nuk ka për qëllim rregullimin e statusit të punëmarrësve. Ky i fundit bëhet nga legjislacioni i punës dhe ai i sigurimeve shoqërore. Në këtë kontekst, interpretimi i këtij Vendimi duhet të bëhet në përputhje me Kodin e Punës dhe Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
9. Rregullimi i raporteve të punës ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve bëhet nga burimet e së drejtës, sipas hierarkisë së tyre, ku në majë në piramidës qëndron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, më pas vijnë konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë (si p.sh Karta Sociale Evropiane), Kodi i Punës dhe në fund aktet nënligjore, të dala në bazë e për zbatim të Kodit të Punës (neni 116 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 11 i Kodit të Punës). Në këtë aspekt, norma me fuqi më të ulët duhet të dalë në bazë e për zbatim të normës me fuqi më të lartë dhe duhet të jetë në përputhje me të. Nëse norma me fuqi më të ulët dështon të jetë në përputhje me normën me fuqi më të lartë, atëherë ajo mbetet pa efekte juridike, duke u zbatuar në këtë rast drejtpërdrejt norma me fuqi më të lartë sipas interpretimit të gjykatës.
10. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 478, datë 16.06.2010, në vetvete, nuk vjen në kundërshtim me Kodit e Punës, siç synojnë ta paraqesin palët në gjykim. Palët, duke pretenduar se ky akt nënligjor rregullon rastet e përfundimit të menjëhershëm të marrëdhënieve të punës, synojnë përkatësisht, pala paditëse ta konsiderojë në kundërshtim me nenin 153 të Kodit të Punës që përcakton rastet e zgjidhjes së menjëhershme të justifikuar të marrëdhënieve të punës dhe pala e paditur, si bazë për argumentimin e pavlefshmërisë së kontratës së punës. Gjykata çmon se po t’i bëhet një shqyrtim i kujdesshëm dhe një interpretim korrekt këtij akti, ai rezulton në përputhje me aktet ligjore në bazë e për zbatim të të cilave ka dalë (në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 31, pika 1, dhe 33 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 21 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës”, i ndryshuar).
11. Qëllimi i gjykatës në interpretimin e normës ligjore është nxjerrja e kuptimit të saj në harmoni me aktet e tjera ligjore të të njëjtit nivel hierarkie si dhe në përputhje me aktet që qëndrojnë më lart në hierarki. Sistemi normativ duhet të vlerësohet si një sistem harmonik dhe i qëndrueshëm. Nuk është në funksionin e gjykatës dhe nuk përputhet me misionin e dhënies së drejtësisë prodhimi i antikushtetutshmërisë dhe paligjshmërisë së akteve ligjore e nënligjore. Ky përfundim rrjedh nga një parim shumë i rëndësishëm kushtetues, parimi i sigurisë juridike, i cili duhet të mbahet parasysh edhe nga ligjvënësi apo ekzekutivi në miratimin përkatësisht të akteve ligjore apo nënligjore.
12. Duke u rikthyer në çështjen në shqyrtim, Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 478, datë 16.06.2010, vendos detyrimin e institucioneve shtetërore dhe shoqërive tregtare shtetërore për të ndërprerë marrëdhëniet e punës me ata punëmarrës që kanë mbushur moshën e daljes në pension. Vendimi i mësipërm, edhe pse shprehet ndërpresin menjëherë marrëdhëniet e punës për këtë kategori nëpunësish/punonjësish, duhet të interpretohet se nuk synon të përcaktojë raste të zgjidhjes së menjëhershme dhe të justifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, tej atyre të parashikuara nga neni 153 i Kodit të Punës. Mbushja e moshës së daljes në pension edhe pse është një shkak plotësisht i ligjshëm për të ndërprerë marrëdhëniet e punës, nuk kualifikohet tek ato raste që i japin të drejtë punëdhënësit të zgjidhë kontratën e punës me efekt të menjëhershëm. Kjo për faktin se neni 153 i Kodit të Punës përcakton si raste të tilla shkeljet kontraktuale të punëmarrësit që thyejnë besimin e punëdhënësit te ai. Në të njëjtën kohë, në nenin 31 të Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dalja në pension parashikohet si një e drejtë e punëmarrësit dhe jo shkak ligjor që i jep fund në mënyrë automatike marrëdhënies së punës, siç përpiqet ta paraqesë i padituri.
13. Në këtë drejtim, Vendimi i Këshillit të Ministrave, i sipërcituar, është një akt rregullator i veprimtarisë së institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve shtetërore dhe shoqërive tregtare shtetërore, i cili synon të balancojë interesat socialë të grupeve të ndryshme të shoqërisë. Siç u theksua, edhe pse mbushja e moshës së daljes në pension nuk përbën një rast që ndërpret në mënyrë automatike efektet ligjore të kontratës së punës tek shoqëritë tregtare, ai përbën një situatë plotësisht të ligjshme për punëdhënësin për t’i njoftuar punëmarrësit fillimin e procedurave dhe afateve për zgjidhjen e kontratës së punës. Me këtë qëndrim, nga njëra anë i jepet e drejta punëmarrësve për të filluar përfitimin e të ardhurave nga skema e sigurimeve shoqërore dhe nga ana tjetër i hapet rruga thithjes në tregun e punës të të rinjve.
14. Vazhdimi i raporteve të punës edhe pas mbushjes së moshës së daljes në pension (me përjashtim të nëpunësve civilë dhe funksionarëve të caktuar shtetërorë, ligji specifik i të cilëve parashikon përfundimin e shërbimit me mbushjen e moshës për pension pleqërie) është e drejtë e punëmarrësve. Kjo parashikohet edhe në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, i cili përcakton edhe rritjen e përfitimit të pensionit të pleqërisë kur punëmarrësi vazhdon të kontribuojë edhe pas mbushjes së moshës së këtij përfitimi. Megjithatë, tek personat juridikë shtetërorë, nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 478, datë 16.06.2010, kjo e drejtë është kufizuar për shkak të ekzistencës së një interesi publik, interes që lidhet me një grup tjetër të shoqërisë, e që konsiston në përfshirjen e brezit të ri në tregun e punës.
ii) Në lidhje me pavlefshmërinë e zgjidhjes së kontratës së punës
15. Një ndër kërkimet e paditëses, referuar objektit të padisë, është pavlefshmëria e zgjidhjes së kontratës së punës. Gjykata konstaton se zgjidhja e kontratës së punës në rastin në shqyrtim nuk përfshihet në asnjë prej rasteve që e bëjnë këtë zgjidhje të pavlefshme (si p.sh rastet e përcaktuara në nenin 147 të Kodit të Punës). Nga provat shkresore të marra në gjykim, vërehet se punëdhënësi ka bërë zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës. Me vendimin nr. 315, datë 01.11.2013, ai ka vendosur zgjidhjen e kontratës së punës me punëmarrësin, vendim i cili do t’i sillte efektet ligjore në datë 08.11.2013.
16. Referuar pikës 26 të kontratës së punës nr. 2710/9 prot, datë 01.08.2013, të lidhur ndërmjet të paditurit si punëdhënës dhe paditëses si punëmarrëse, në rastin e zgjidhjes së kontratës së punës nga njëra prej palëve, ajo është e detyruar të respektojë afatet e njoftimit, të parashikuara në nenin 143 të Kodit të Punës. Mbështetur në librezën e punës së paditëses, marrëdhëniet e saj të punës pranë të paditurit kanë zgjatur mbi pesë vjet, e në këto kushte, bazuar në këtë dispozitë (neni 143 i Kodit të Punës) afati i njoftimit duhet të ishte tre muaj. Për sa më sipër, i padituri nuk e ka respektuar afatin e njoftimit në zgjidhjen e kontratës së punës, e për këtë shkak zgjidhja do të konsiderohet e menjëhershme.
17. Për sa i përket shkaqeve të zgjidhjes së kontratës së punës, gjykata i gjen ato të pajustifikuara. Në nenin 153 të Kodit të Punës parashikohet:
1) Punëdhënësi e punëmarrësi, në çdo kohë, mund të zgjidhin menjëherë kontratën për shkaqe të justifikuara.
2) Vlerësohen si shkaqe të justifikuara të gjitha rrethanat e rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, t’i kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punës.
3) Gjykata vendos nëse ekzistojnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësit.
18. Zgjidhja e kontratës së punës si pasojë e mbushjes së moshës së daljes në pension nuk mund të konsiderohet nuk mund të konsiderohet si shkak i justifikuar pasi ky është një fakt objektiv që nuk lidhet me vullnetin e punëmarrësit. Mbushja e moshës së daljes në pension, nga ana tjetër, mund të shërbejë si një shkak i arsyeshëm për zgjidhjen e kontratës së punës, duke respektuar afatin e njoftimit. Për këto motive, zgjidhja e kontratës së punës ndaj paditëses Lavdie Shanaj do të konsiderohet si zgjidhje e menjëhershme e pajustifikuar.
iii) Në lidhje me dëmshpërblimet e pretenduara nga paditësja
19. Referuar përsëri pikës 26 të kontratës së punës nr. 2710/9 prot, datë 01.08.2013, të lidhur ndërmjet të paditurit si punëdhënës dhe paditëses si punëmarrëse, duke qenë se marrëdhëniet e punës kanë zgjatur mbi pesë vjet dhe zgjidhja e kontratës së punës ka qenë e menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara, atëherë paditësja ka të drejtën e një dëmshpërblimi prej tre muajsh pagë. Edhe pse kontrata e punës ishte lidhur me afat, palët, me vullnetin e tyre të plotë kishin parashikuar se kontrata mund të zgjidhej edhe përpara përfundimit të afatit, duke respektuar afatin e njoftimit.
20. Bazuar në nenin 144 të Kodit të Punës, i padituri kishte barrën e provës për të vërtetuar respektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës, gjë të cilën nuk e bëri. Sipas njoftimit nr. 3426 prot, datë 21.10.2013, të të paditurit, paditësja është njoftuar vetëm për tu paraqitur pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, për të kryer procedurat për shkëputjen e marrëdhënies së punës, ndërsa me vendimin nr. 315, datë 01.11.2013, të administratorit të shoqërisë Albeptrol sh.a, është vendosur që paditëses t’i zgjidhet kontrata e punës. Nga këto shkresa si dhe nga aktet e tjera që gjenden në dosjen gjyqësore, nuk rezulton që të jetë mbajtur ndonjë takim për motivet e zgjidhjes së kontratës së punës, ku punëdhënësi të paraqiste arsyet e zgjidhjes së kontratës së punës dhe punëmarrësi të parashtronte argumentet e tij si dhe njoftimi i mëvonshëm për zgjidhjen e kontratës së punës. Në këto rrethana, i padituri detyrohet t’i paguajë paditëses një dëmshpërblim prej dy muajsh pagë.
21. Konstatohet se marrëdhëniet e punës së paditëses kanë zgjatur për një periudhë prej dyzet e një vitesh, në mënyrë të pandërprerë, kjo mbështetur në shënimet e librezës së saj të punës. Duke qenë se zgjidhja e kontratës së saj të punës u bë nga punëdhënësi, pa shkaqe të justifikuara, atëherë paditësja duhet të përfitojë një shpërblim sa paga e një pesëmbëdhjetë ditshi për çdo vit vjetërsie, pra në total dyzet e një paga pesëmbëdhjetë ditore.
22. Paditësja pretendoi një shpërblim prej 25.000 (njëzet e pesë mijë) lekësh, e parashikuar në pikën 14 të kontratës së punës. Gjykata e konsideron të pabazuar këtë pretendim. Kjo pikë e kontratës së punës parashikon dhënien e një shpërblimi prej 25.000 (njëzet e pesë mijë) lekësh, për punëmarrësit që kanë vjetërsi pune mbi pesëmbëdhjetë vjet (siç rezulton të jetë edhe paditësja), në momentin e marrjes së pagës që paguhet për pushimeve vjetore. Në kushtet kur paditësja nuk ngriti pretendime për pushime vjetore të pa mara, atëherë edhe ky pretendim, i lidhur me të parin, automatikisht do të rrëzohet.
23. Gjykata vlerëson se paditëses duhet t’i akordohet edhe shpërblimi për zgjidhjen e pajustifikuar të kontratës së punës. Paditësja pretendoi një shpërblim prej një viti pagë. Gjykata çmon se ky kërkim duhet të pranohet pjesërisht, vetëm për pagën e një pesëmbëdhjetë ditshi.
24. Dhënia e shpërblimit prej jo më shumë se një vit pagë, për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës, e parashikuar në nenin 155 të Kodit të Punës lidhet dhe përcaktohet nga dy faktorë, cenimi i elementit moral dhe cenimi i elementit material. I pari konsiston në tronditjen psikologjike që i shkaktohet punëmarrësit si pasojë e ndërprerjes së menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara, të kontratës së punës nga punëdhënësi. Kjo tronditje është më e madhe, sa më e madhe të jetë shkalla e abuzivizmit të punëdhënësit në lidhje me shkakun e zgjidhjes së kontratës së punës, sa më shumë të ketë zgjatur marrëdhënia e punës dhe sa më e keqe të jetë gjendja ekonomike e punëmarrësit dhe familjes së tij. Elementi i dytë qëndron në pakësimin e të ardhurave si pasojë e ndërprerjes së këtij burimi si dhe ulja e standardit të jetesës. Cenimi konsiderohet më i lartë, në rastet kur paga përbënte burimin e vetëm të të ardhurave për punëmarrësin dhe familjen e tij.
25. Në rastin e paditëses nuk u provua cenimi i asnjërit prej dy faktorëve, në masë të tillë, sa t’i jepte të drejtë gjykatës që të akordonte dëmshpërblimin maksimal ndaj saj. Paditësja edhe pse kishte dyzet e një vjet punë ishte plotësisht e vetëdijshme për mbushjen e moshës së daljes në pension. Edhe pse ky nuk përbën shkak ligjor për ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës, përsëri është një element i aspektit moral që duhet ta çojë vetë punëmarrësin në tërheqjen e tij dhe fillimin e procedurave për përfitimet nga skema e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu edhe punëdhënësi nuk provohet të ketë vepruar në mënyrë abuzive dhe keqdashëse pasi gjendej papara një akti nënligjor, Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 478, datë 16.06.2010, i cili e detyronte të zgjidhte kontratën e punës me të gjithë punëmarrësit që kishin mbushur moshën e daljes në pension. Një fakt i tillë dihej nga punëdhënësi edhe në momentin e lidhjes së kontratës së punës, megjithatë, siç u pohua nga të dyja palët, paditëses iu lidh një kontratë me afat për shkak se i padituri kishte nevojë të përkohshme për shërbimet e saj si punonjëse me eksperiencë. Në të njëjtën kohë, paditësja nuk provoi ndonjë cenim të rëndë të elementit material si pasojë e zgjidhjes së kontratës së punës. Ajo tashmë është përfituese e pensionit të pleqërisë, i cili edhe pse mund të jetë dukshëm më i ulët se paga, përbën një fakt të pashmangshëm për punëmarrësin, pavarësisht kohës se kur mund të ndodhë. Së fundi, dëmshpërblimet e tjera që iu akorduan paditëses janë të mjaftueshme për të arritur qëllimin që synon instituti i dëmshpërblimit, si rivendosje e pjesshme e të drejtave të shkelura.
26. Përcaktimi i shpërblimit dhe dëmshpërblimeve që do të përfitojë paditësja do të bëhet bazuar në pagën bruto të saj, prej 85.500 (tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekë, e provuar me shkresën nr. 3429 Mod. 1, datë 22.10.2013, të shoqërisë Albpetrol sh.a.
iv) Shpenzimet gjyqësore dhe e drejta e ankimit
27. Për sa i përket shpenzimeve gjyqësore, bazuar në nenin 106 të Kodit të Procedurës Civile, për pjesën e pranuar të padisë do t’i ngarkohen të paditurit, ndërsa për pjesën e rrëzuar të saj, do t’i mbeten paditëses, duke qenë se gjykata do të vendosë pranimin pjesërisht të padisë. Këto shpenzime përbëhen vetëm nga taksa e regjistrimit. Përfaqësuesja e paditëses nuk paraqiti ndonjë dokument ligjor (si p.sh faturë tatimore shitje) me të cilën të provonte shpenzimet e përfaqësimit që mund të kishte parapaguar e përfaqësuara prej saj.
28. Në lidhje me të drejtën e ankimit, në nenin 443 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se afati i ankimit në gjykatën e apelit, ndaj vendimit përfundimtar të gjykatës së shkallës së parë, është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë dhe, referuar nenit 444 të tij, fillon nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.
PËR KËTO ARSYE:
Gjykata, bazuar në nenet 126 dhe 306 – 310 të Kodit të Procedurës Civile;
V E N D O S I:
U shpall në Fier, më 22.04.2014.
Ky cuni me siguri eshte nipi i Prof Servet Pellumbit.
O shoku niprit e Servet Pellumbit jetojne e punojne ne emigracion dhe jane nga korca e jo laluc fieri dhe me shkolle pe te Saliut
O gazetari mir qe sdoje te beje te ditur emrin e paditeses .ne fillim te artikullit me iniziale po te padija?
Hajde tallje,bythe me ligjet e shtetit hajde. Po pse nuk ka gjykates qe te gjykoje kete palo gjykates? Ketij gjykatesi,jo vetem ti hiqet licensa per gjithmone por dhe te procedohet per gjyq,mbasi keto jane manovra per te ndare leket me njeri tjetrin,paditesja me gjykatesin.
une e njoh kete djale. Ka perspektive. Vigan
Me NGA dal ne kto raste z. Gazetar duhen par njeher aktet ligjore. Jo direkt me paragjykime
Vendim shume I sakte!
Edhe nese ke mbushur moshen per pension, ligji nuk te detyron te dales h ne pension, jo vetem ne Shqiperi, pir edhe ne shume vende te tjera. Perndryshe do te kishim te benim me diskriminim.
PERDERISA KOMPANIA I KA DHENE 2 PAGA MUJORE,KA DICKA QE NUK SHKON KETU..
KANE BERE NAI MARIFET ATA QE TA HEQIN.
GJITHSESI PER KETE RAST,BRAVO GJYQTARI
Turp per kete sistem drejtesie qe kemi.O Edi Rama po nuk bere qilizem ne drejtesi,dorezoe vete.
kush eshte kunder ketij vendimi nga forumistet nuk eshte tjeter pervecse nje bole ziliqar bravo gjyqtarit,dhe sa me shume vendime te tilla per popullin e thjeshte.
Ky gjyqtari qenka rob zoti.Edhe vete Sala do ta kishte zili per kete pelivanllek qe ka bere.Me kete precedent qe ka vendosur kjo gjykate falimentimi i shtetit shqiptar eshte i sigurte.Zoti na ruajte nga keta karagjoze.
…do i dru ky gjyqleshi…por dhe pensionistja se kushedi rinohet
pune korrakesh,varu ziken……….vete padisin,vete gjyqesohen,vete vendosin,nje bourdhelo e vertete………..!!
me keta laro nuk shkohet ne Evrope………
Gazeta tema nuk eshte fare professionale qe ju te fyeni dhe denigroni gjykatat dhe gjyqtaret ne kete menyre.
Gjytari ka zbatuar ligjin nderkohe qe personi eshte larguar nga puna ne menyre te kunderligjeshme nga albpetroli I Kocos
Apo mendoni qe gjykatat jane te teperta tani ??????
Mire qe nuk I paskeni bere dhe ketij ndonje slum per moshen dhe vendlindjen
si avokat i them:
Bravo gjyqtari i Fierit. as keta gjyqtaret e tiranes e as Gjykata e Larte s’e bejne nje motivim dhe nje parashtrim te tille. Nje precedent per t’u vleresuar, se i ve me shpatulla mbas murit Eskamotazhet ligjore qe po perdorin drejtorite dhe administrata e sotme.
Gjyqtari ka vepruar shume drejt se dalja ne pension eshte e drejte dhe jo detyrim. Te pakten ky gjyqtar eshte djale me integritet dhe kurajoz. Mos u mundoni te hidhni balte mbi te gjithe sic e keni zakon.
Lexojini mire ligjin, nuk te nxjerr kompania ne pension, je ti qe jep doreheqjen kur del ne pension. Nuk ka asnje vend europian qe te pushojne nga puna pse mbushe moshen e pensionit. Ka nje vkm te sales(qe eshte antiligjore) qe detyron administraten te nxjerre me “detyrim” ne pension ata qe kane mbushur moshen, Desha tju kjtoj zoti gazetar qe Albpetroli nuk ben pjese tek administrata publika, eshte SH.A shterore. Edhe njehere qe gjykata ben punen e vet do nxjerrim ndnj klecke. e keni lexuar mire vendimin e gjykates? Ne nje moment shkruani “Albetroli i ka dhene dy paga ne momentin e largimit nga puna”. Kur robi del ne pension nuk ka ndnj ligj ne Shqiperi qe ti jap dy tre rroga….
Vendim dhe arsyetim i drejte per mendimin tim, e drejta per dalje ne pension eshte e punemarresit. Detyrimi per punedhenesin eshte te zbatoje afatet dhe kushtet e kontrates se punes si dhe kodin e punes ne rast te prishjes se kontrates para afatit.
Mos i bini ne qaf kot gjyqtarit, kur eshte paaftesi e administrimit te shoqerise si dhe akteve nenligjore qe ne shume raste jane ne kundershtim me ligjet qe mundohen te rregullojne.
ky gjyqtar eshte legen.Shikojeni mire kur eshte lidhur kontrata kur pd ra nga pushteti
Ky pellumbi e paska mar seriozisht mbrojtjen e vetvetes. Gjith komentet qe e mbrojn I paska shkruar vet. Po Ik o derzi se e dim se si I ndani leket pjes pjes me gjyqtaren. Disa nuk kan buk te Han kruse kjo w fycka sipas teje I bie Te Mari dhe roge dhe pension. Kriminel i koruptuar. Mos u merzit se shun Shpejt do tjua sekuestrojn pasurit o pellumbi gjin Gjonit
Asnje nuk diskuton se si ariti kjo zonje e nderuar te lidhi nje kotrate 2 vjecare me page 85000 ne preg dalje ne pension?!. Me siguri ka qene shume e rendesishme dhe e pa zevendesueshme. Nderkohe qe koleget e saj jane flakur ne rruge pa e mbushur moshen e pensionit dhe pasi kane punuar per kete ndermarje nje jete te tere. Po per keta puninjes e drejtues qe lidhin kontrata te tilla a ka vendime?! Znj. Shanaj ti I fitove leket me ligj, por je pjese e mashtimit dhe po pi gjakun e naftetareve te tjere qe nuk moren asnje qindarka. Ti gezosh.
vendi I gjykats I drejte megjisthse aspak I moralshem.
Shume mire ka bere! Pensioni eshte e drejte e individit. Nese mund te punoje, aty te rrije. Nje 60 vjecar mund te jete akoma i forte per te punuar. Pse t’i shtrije doren kalamajve te vet per lek buke, kur eshte ne gjendje?!
Ju qe jeni kunder, mendojeni mire kete situate!
Hajt shnet!
Te lumt o prokuror sa lek ke mar o te qifshin roptte gjall e te vdekur ne varr
Te kishte nja 10 gjyqtare me shume kjo Shqiperi me integritetin, pastertine, moralin e larte dhe profesionalizmin e Engertit, do te ishte parajse!! Mjerisht s’te lene rehat hajnat as kur jep nji vendim super te drejte! Une e njoh kete djale! Dhe eshte per tu admiruar drejtesia e tij! Mund te them me bindje se eshte nga te paktet ne gjyqesor qe ka mbetur i paperlyer e i panenshtruar! Vazhdo keshtu! Qendro i paster e i bardhe sikurse mbiemri qe mbart! Qente le te lehin, karvani te shkoje perpara :)))
Gjithmonë do të ketë pakënaqësi dhe pa-dakordësi në lidhje me vendimet që jepen nga gjykata (gjyqtari apo trupi gjykues).
Kuptohet dhe është brenda konceptit që vendimi për palën humbëse pothuaj gjithmonë është i padrejtë, i kontestueshëm apo i njëanshëm dhe se ky mospajtim i palës humbëse me vendimin e dhën, merr zgjidhje duke ndjekur shkallën tjetër të gjyqësorit që është ajo e Apelit dhe Gj.e Lartë, pasi siç e dimë(për ata që nuk kanë njohuri në fushën e drejtësisë) sistemi gjyqësor është i pavarur nga pushtetet e tjera dhe funksionon në 3 shkallë , ku të dyjave palëve u jepet mundësi që të ankimojnë ato vendime për të cilat ata mendojnë se janë të padrejtë, të njëanshëm (kur gjuqtari ka konflikt interesi me palët) apo i pabazuar në ligj etj…
Nisur nga sa më sipër dhe pa e zgjatur shumë, Nëse pala e paditur apo pala paditëse është e pakënaqur me vendimin, ka të drejtë që brenda afateve të parashikuara me ligj ta ankimojnë atë dhe jo t’iu drejtohet mediave apo pseudo gazetarëve që tu zgjidhin problemin dhe se askush nuk është i legjitimuar( përfshirë ktu komentuesit dhe aq më pak ata që nuk janë kompetentë në fushën e drejtësisë) që duke mos pasur njohuri dhe duke mos njohur ligjet, të përpiqen të demigrojnë figurën e gjyqtarit dhe të baltosin sistemin gjyqësor…
Vendimi është i drejtë dhe i arsyetuar në mënyrë shteruese….
Dhe një këshill nga ana ime për ata që janë racionalë dhe janë kërkues ndaj vetes, të shkrua për ato që dini dhe keni kompetencë, ti arsyetoni ato që shkruani, të reflektoni dhe mendohuni para se të shkruani dhe jo të komentoni me “emocione” pra të jeni të vetëdijshëm dhe racional për ato që thoni dhe jo tu marri yshti përpara pa e ditur se ç’po thoni apo bëni.. (dhe pse ky “lajm” ka dy vjet që është postuar ) prap se prap opinioni im është aktual dhe gjithmonë ka vlerë për tu përdorur, pasi ne ende si shoqëri vazhojmë të jemi injorantë në shumë aspekte (kush pranon realitetin do të thotë që po merret me problemin pra për ta zgjidhur atë dhe jo të mbetet aty ku koha dhe mendja kanë ndaluar për disa). Kjo vlen dhe për pseudo gazetarët.
Flm…
Gjithmonë do të ketë pakënaqësi dhe pa-dakordësi në lidhje me vendimet që jepen nga gjykata (gjyqtari apo trupi gjykues).
Kuptohet dhe është brenda konceptit që vendimi për palën humbëse pothuaj gjithmonë është i padrejtë, i kontestueshëm apo i njëanshëm dhe se ky mospajtim i palës humbëse me vendimin e dhën, merr zgjidhje duke ndjekur shkallën tjetër të gjyqësorit që është ajo e Apelit dhe rekursi në Gj.e Lartë, pasi siç e dimë(për ata që nuk kanë njohuri në fushën e drejtësisë) sistemi gjyqësor është i pavarur nga pushtetet e tjera dhe funksionon në 3 shkallë , ku të dyjave palëve u jepet mundësi që të ankimojnë ato vendime për të cilat ata mendojnë se janë të padrejtë, të njëanshëm (kur gjuqtari ka konflikt interesi me palët) apo i pabazuar në ligj etj…
Nisur nga sa më sipër dhe pa e zgjatur shumë, Nëse pala e paditur apo pala paditëse është e pakënaqur me vendimin, ka të drejtë që brenda afateve të parashikuara me ligj ta ankimojnë atë dhe jo t’iu drejtohet mediave apo pseudo gazetarëve që tu zgjidhin problemin dhe se askush nuk është i legjitimuar( përfshirë ktu komentuesit dhe aq më pak ata që nuk janë kompetentë në fushën e drejtësisë) që duke mos pasur njohuri dhe duke mos njohur ligjet, të përpiqen të demigrojnë figurën e gjyqtarit dhe të baltosin sistemin gjyqësor…
Vendimi është i drejtë dhe i arsyetuar në mënyrë shteruese….
Dhe një këshill nga ana ime për ata që janë racionalë dhe janë kërkues ndaj vetes, të shkruani për ato që dini dhe keni kompetencë, ti arsyetoni ato që shkruani, të reflektoni dhe mendohuni para se të shkruani dhe jo të komentoni me “emocione” pra të jeni të vetëdijshëm dhe racional për ato që thoni dhe jo tu marri yshti përpara pa e ditur se ç’po thoni apo bëni.. (dhe pse ky “lajm” ka dy vjet që është postuar ) prap se prap opinioni im është aktual dhe gjithmonë ka vlerë për tu përdorur, pasi ne ende si shoqëri vazhojmë të jemi injorantë në shumë aspekte (kush pranon realitetin do të thotë që po merret me problemin pra për ta zgjidhur atë dhe jo të mbetet aty ku koha dhe mendja kanë ndaluar për disa). Kjo vlen dhe për pseudo gazetarët.
Flm…